“BIJTE E SHQIPES- VEPRIMTARI PER DRITERO AGOLLIN DHE ESAD MEKULIN NE FILADELFIA.MORI PJESE EDHE AMBASADORJA E SHQIPERISE NE SHBA,
ZNJ. FLORETA FABER/
ZNJ. FLORETA FABER/
Nga: TAJAR DOMI/
Muaj Tetor, i njohur si muaj i letërsisë, çdo vit përcillet me aktivitete letrare për tu njohur apo për të përkujtuar jetën dhe veprën e shumë prej figurave të mëdha të letrave shqipe, në përvjetorët e tyre të lindjes, apo edhe të vdekjes. Në komunitetin shqiptar në Filadelfia, Shoqata “Bijtë e Shqipes”, ka organizuar ndër vite të tilla veprimtari kushtuar njerëzve të mëdhenj të luftës e të penës, që nga Skenderbeu, Ismail Qemali, të mëdhenjtë e Rilindjes, J.D. Rada, Naim, Sami e Abdyl Frashëri, të mëvonshmit Migjeni, Petro Marko, Ismail Kadare , Ali Asllani, Aristidh Kola, Betim Muco e shumë të tjerë. Këtë vit, ishte planifikuar dhe u zhvillua më datën 15 tetor 2016 , në Qendrën Social –Kulturore të komunitetit, takimi që iu kushtua 85 vjetorit të lindjes të njeriut dhe poetit të madh Dritëro Agolli, që me veprën e tij bëri epokë të letrave shqipe, si dhe 100 vjetorit të lindjes të Esad Mekulit , një emër gjithashtu i madh në Kosovë , në periudhën para dhe pas luftës së dytë botërore.
Pjesëmarrja mjaftë e gjerë e bashkatdhetarëve tanë në këtë veprimtari, i rriti vlerat e saj dhe shprehu dashurinë e këtyre njerëzve për trashëgiminë kulturore dhe figurat tona kombëtare të kësaj fushe. Ndërsa prania e Ambasadores tonë në SHBA, znj. Floreta Faber, bëri që pjesëmarrësit si dhe organizatorët, të ndjeheshin të vlerësuar edhe më shumë në punën e tyre duke stimuluar vazhdimësinë e veprimtarive atdhetare edhe në të ardhmen. Znj. Floreta ishte e njohur me komunitetin shqiptar në Filadelfia. Ajo ka qenë e pranishme me safin e Ambasadës në veprimtaritë masive të festës së Flamurit 2015, ndërsa me datën 17 janar 2016 zhvilloi një vizitë në një ditë mësimi në shkollën shqipe “Gjuha Jonë ”, këtu në Filadelfia. Ishte e para përfaqësuese e shtetit shqiptar në 12 vite që shkolla shqipe qëndron e hapur, që interesohej për ecurinë e kësaj shkolle si dhe për problemet që kishte, duke u angazhuar në zgjidhjen e tyre, sidomos paisjen me libra, një shqetësim i vazhdueshëm i yni. Në përsh ëndetjen e saj në këtë takim të sotëm, znj. Ambasadore, vlerësoi organizimin e këtij takimi për këto dy figura të mëdha kombëtare, ndërsa nuk kurseu fjalët më të mira “ për atë çfarë është arritur këtu në Filadelfia, lidhur me trashëgiminë e kulturës, historisë e gjuhës shqipe nëpërmjet shkollës “Gjuha Jonë ”, e cila nga viti në vit është rritur cilësisht dhe në numër të nxënësve.” Ajo nuk harroi të përkujtojë me pak fjalë edhe poetin e madh shqiptar, Migjenin , meqenëse ai kishte këtë vit 105 vjetorin e lindjes. “ I yti nuk të harron”, – i thamë me shaka znj. Floreta, pasi edhe ajo është vajzë me origjinë nga Shkodra. Figurën e Migjenit, ne e kishim përkujtuar me një veprimtari të tillë letrare, pesë vite më parë, në 100 vjetorin e lindjes . Më tej ajo, i njohu pjesëmarrësit me shërbimin e lehtësuar që njerëzit e diasporës mund të marrin me shërbimin e ri të “E – Konsullata” , si dhe me organizimin e Samitit të Diasporës në Shqipëri më datën 18-20 Nëntor 2016, ku secili mund të aplikojë për tu bërë pjesë e tij.
Në materialin e përgatitur nga z. Sotir Goxhaj, mbi veprën letrare të Dritëro Agollit, ishin çekur disa nga veprat më brilante të autorit, duke synuar tu jap edhe vlerësimet për to, sigurisht jo si kritik letrar, por si dashamirës , lexues i këtyre veprave. Poezia e Dritëroit , përshkohet nga kulti i vendlindjes, i tokës, i bukës, i parmendës, i familjes, i prindit, nga shenjtërimi i natyrës shqiptare, të arës e i bagëtisë duke krijuar kështu imazhin e një Shqipërie ideale. Agolli është poeti i dhimbjes njerëzore e i filozofisë mjekësore. Z. Goxhaj përmend shumë nga veprat e tij si : “Devoll-Devoll” . “Hapat e mia në asfalt” , “Baballar ët”, “N ënë Shqipëri”, “Fjala e gdhendur në gurë”, ”Udhëtojë i menduar”, “Lypësi i koh ës” , “Peligrini i vonuar” etj, ku çfaqen dukshem cilësitë e mësipërme. Ndërsa disa nga romanet e tij që janë bërë edhe skenare filmash, si “Komisari Memo”, “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” e shumë të tjerë, janë tashmë të njohur për vlerat e tyre jo vetëm letrare, por edhe kritike apo lartësuese të atyre që duheshin lartësuar.
Zv. Kryetari i shoqats “Bijtë e Shqipes”, z. Dritan Matraku, që e mori fjalën në vazhdim , midis të tjerash tha: “…unë nuk jam poet e as gazetar, por për Driteroin mund të flas gjithë natën,…kur lexoj poezit ë e tij , humbas në to dhe më përpin çdo varg. Ne poezitë e tij gjen vend çdo moshë, që nga fëmija deri tek i moshuari. Ai i këndon dashurisë, bukurisë, familjes, atdheut. Tek “Nënë Shqipëri”, midis të tjerave lexojmë: “Më thonë se shëmbëllej me ty këmbë e kokë, / Doemos, / Të kam nënë.”
Janë bërë të njohura vargjet e “Devoll-Devoll” : “Paskam marrë baltën tënde arave/ Në një trastë leshi nën gunë,/ Për ta sjellë në lidhjen e shkrimtarëve.”
Personazhet e Agollit janë sa të çuditshëm aq edhe të zakonshëm, sa tragjik aq edhe komik , sa të thjeshtë aq edhe madhështor. Frazeologjia e pasur dhe gjuha popullore e përdorur, e bëjnë përgjithësish tërë veprën letrare të Agollit, ndër më të lexuarën sot.
Z. Llazar Vero, kishte zgjedhur për të recituar para publikut dy vjersha. Njëra e Dritëroit, ndërsa tjetra shkruar për Dritëroin . Vargjet e së parës janë me sa duket për politikën e politikanët tanë : “ Më gjurmon dikush patjetër,/ Dhe vërtetë s’di nga t’ia mbaj,/ Majtas vrap më dalin dreqër,/ Djathtas vijnë e presin djaj./ Nga dollapi nxjerr një pjepër,/ Thela-thela nis ta çaj,/ Gjysmë e pjeprit plot me dreqër,/ Gjysma tjetër plot me djaj./…..
Në poezinë e Bedri Islamit për Dritëroin, ai midis të tjerash lexon: “ Në botë secili zgjedh zotin e tij,/ Të mirë , të urtë, të sertë domosdo,/ Unë falem dhe në gjunjë i bie,/ Perëndisë time, Dritëro./
Kështu pra, Dritëro Agolli, ky kolos i letrave shqipe, të cilin një poet i huaj e ka cilësuar si Homeri i Ballkanit, ngrihet me veprën e tij edhe si Perendi , për ata që e lexojnë si duhet atë.
Dritëroi, në jetën e tij, nuk ka qenë vetëm një poet e një shkrimtar që bëri epokë, por ai është në të njëjtën kohë një njeri me shpirt të dashur dhe pjesëmarrës në politikën shqiptare të dy periudhave, kontribues me qëndrimet e tij parimore në momente kthesash të mëdha të historisë së vendit. Ai ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve deri në vitin 1992, deputet i Kuvendit Popullor deri në vitin 2005. Eshtë vlerësuar “Qytetar Nderi” i qytetit të Tiranës, Korçës, Gjirokastrës etj, dekoruar me dekoratën më të lartë, “ Nderi i Kombit”, nga Presidenti i Republikës, ndërsa kohët e fundit nga Presidenti i Kosovës u vlerësua me “ Urdhëri i Pavarësisë së Kosovës”.
Veprimtaria vazhdoi me materialin e përgatitur nga z. Sadik Elshani, të cilin e kishte titulluar : “Esad Mekuli, poet dhe bir besnik i popullit të vet”, në të cilin ishte përfshirë një informacion i gjërë mbi jetën dhe veprimtarinë letrare e atdhetare të tij. Esad Mekuli, me të drejtë konsiderohet babai i poezisë shqiptare të Kosovës dhe gjithë trojeve shqiptare në ish Jugosllavi. Ai ishte poet, shkencëtar, intelektual dhe burrë i guximshëm i Kosovës. Së bashku me Hivzi Sulejmanin, Mark Krasniqin, Idriz Ajetin , Anton Çetën, Skender Rizajn, Ali Hadrin etj, përbëjnë brezin e parë, brezin e artë të intelektualëve shqiptar të Kosovës, të cilët u bënë bartës të zhvillimeve të jetës kulturore, artistike e shkencore të Kosovës. “Ai ishte njeri që s’dinte të frikësohej”- është shprehur shkrimtari dhe atdhetari i madh Adem Demaçi. Revoltat e Mekulit në shkrimet e vjershat e tij, krahasohen me ato të Migjenit. Kur mësoi për Memorandumin famëkeq të Vasa Cubrilloviqit ( më 7 Mars 1937), që bënte thirrje për d bimin e mijëra shqiptarëve nga Kosova për në Turqi, Esad Mekuli shkroi poezinë “A asht fajtor shqiptari”, prej së cilës po citojmë disa vargje: “ A asht fajtor shqiptari pse sytë flakë i vetojnë,/ Tue shikue se si tjetri nga plangu e shtëpia e dëbon,/ A asht fajtor pse asht dhe kurrë të mos jetë dëshirojnë,/ Pse për vatër derdh gjak dhe i gjallë nuk e l’shon.
Poezia e Esad Mekulit është e fuqishme, që përshkohet nga ndjenja të thella atdhedashurie. Poezitë e tij si : “I varuri i këndon lirisë”, “Mos më thirr me emën të huej”, “ Unë ”, janë thirrje këmbëngulëse që shqiptarët të qëndrojnë në vendin e vet. Studiuesi dhe kritiku letrar i Kosovës, Rexhep Qosja, është shprehur se fama e Mekulit mund të matet me atë të Majakovskit, Lorkes, Apolimerit apo Jeseninit në vendet e tyre. Krijimtaria e tij ishte për të gjithë brezat, për të gjitha kohërat. Esad Mekuli ishte edhe një përkthyes shumë i mirë, duke përkthyer në serbokroatisht edhe shumë poezi të Migjenit, romanin e Ismail Kadaresë “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” , etj. Në këtë 100 vjetor të lindjes të Esad Mekulit, ne e ndjemë detyrim ta përkujtonim veprën e tij letrare dhe gjithë jetën e tij prej patrioti dhe atdhetari.
Poezia e Esad Mekulit është e fuqishme, që përshkohet nga ndjenja të thella atdhedashurie. Poezitë e tij si : “I varuri i këndon lirisë”, “Mos më thirr me emën të huej”, “ Unë ”, janë thirrje këmbëngulëse që shqiptarët të qëndrojnë në vendin e vet. Studiuesi dhe kritiku letrar i Kosovës, Rexhep Qosja, është shprehur se fama e Mekulit mund të matet me atë të Majakovskit, Lorkes, Apolimerit apo Jeseninit në vendet e tyre. Krijimtaria e tij ishte për të gjithë brezat, për të gjitha kohërat. Esad Mekuli ishte edhe një përkthyes shumë i mirë, duke përkthyer në serbokroatisht edhe shumë poezi të Migjenit, romanin e Ismail Kadaresë “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” , etj. Në këtë 100 vjetor të lindjes të Esad Mekulit, ne e ndjemë detyrim ta përkujtonim veprën e tij letrare dhe gjithë jetën e tij prej patrioti dhe atdhetari.
Në mbyllje të këtij aktiviteti, z. Vlashi Fili, sekretar i shoqates “Bijtë e Shqipes” dhe zv. Kryetar i shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro- Amerikanë, lexoi letrën e urimit që Komuniteti Shqiptar i Filadelfias i dërgon të madhit Dritëro Agolli, me rastin e 85 vjetorit të lindjes, ku midis të tjerave thuhet : “…Jemi mbledhur këtu në Filadelfia të SHBA–së, për të festuar 85 vjetorin tuaj të lindjes, një përvjetor i gëzuar për të gjithë të dashurit tuaj dhe bashkatdhetarët kudo që janë. Ndodh kjo sepse jeta juaj është e lidhur me të gjithë brezat që jetojnë sot, me luftën për çlirim, me ndërtimin e Shqipërisë dhe me demokracinë. Poezitë, romanet, novelat, skenarët e filmave, janë pjesë e pandarë e jetës së vendit, e secilit prej nesh si dhe e shkollës shqipe “Gjuha Jon ë” që prej 12 vitesh këtu në Filadelfia, u mëson fëmijve tanë, gjuhën, historinë e kulturën tonë kombëtare. … Ndaj sot përulemi me respekt ndaj personalitetit tuaj të madh, artit tuaj bashkohor dhe guximit qytetar. Gëzofshi edhe shumë e shumë vite të tjera. Pjesë e këtij urimi, është edhe Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, znj. Floreta Luli-Faber, e cila mori pjesë në këtë veprimtari”.
Duke ftuar pjesëmarrësit për koktejlin e zakonshëm që tashmë është në traditën e komunitetit, veprimtaria mbylli me sukses qëllimin e saj, ndërsa ata shijojnë gjatë nj ë kohe jo të shkurtër gatimet tradicionale që amvisat shqiptare afruan për këtë darkë, shoqëruar me pije, biseda te lira e humor mjaft të këndshëm me njëri tjetrin.
Filadelfia, 15 Tetor 2016