James Everett Dutschke i akuzuar në çështjen e letrës me helm ricin postuar Obamës – Nëse shpallet fajtor për akuzat, ai mund të përballet me burgim të përjetshëm dhe qindra mijëra dollarë në formë gjobe do të paguaj për dëmin./
Nga BEQIR SINA, New York/
JACKSON, Mississippi – Një juri federale në Misisipi ka paditur një njeri si të dyshuarin e vetem për dërgimin e-një letre me helm ricin-laced në zyrën e Presidenti Barack Obama, në Shtëpinë e Bardhë dhe disa zyrtarëve të tjerë, sipas një aktakuze të bërë publike të hënën, shkruan shtypi amerikan .
Sipas shtypit amerikan, padia e ngritur ndaj 41-vjeçarit James Everett Dutschke, e akuzon atë në 5 shkallë, duke përfshirë edhe prodhimin dhe magazinimin e helmit ricin-laced, ai ka kërcënuar jetën e Presidentit të SHBA, dhe të zyrtarëve të tjerë dhe se i dyshuari është duke u përpjekur të pengojë hetimin.
Gjithashtu sipas disa burimeve zyrtare, thuhet se “Nëse shpallet fajtor për akuzat, i dyshuari mund të përballet me burgim të përjetshëm dhe qindra mijëra dollarë në formë gjobe të paguaj për dëmin e shkatuar”.
“I dyshuari Dutschke, u arrestua në shtëpinë e tij në Tupelo – Misisipi në 27 prill. Ai është i dyshuari i vetëm që mbahet deri tani për postimin e letrave me pluhurin helmues ricin-laced drejtuar Shtëpisë së Bardhë më 8 prill, Presidentit Barack Obama, dhe disa zyrtarve të tjerë, në Shtëpinë e Bardhë,” ka deklaruar senatori Roger Wicker nga Mississippi dhe Gjyqëtari Sadie Holland, nga Gjykata e Drejtësisë së Prefekturës Lee County, e Misisipit
Shtypi amerikan nënvizon se Dutschke, vetë ka mohuar çdo përfshirje, në këtë çështje.
George Lucas, një avokat për Dutschke, tha se ai nuk kishte parë ende aktakuzën dhe nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm, rreth reagimit të klientit të tij, që mbahet në burg.
Dutschke është personi i dytë për t’u përballur me akuzat në këtë rast.
Paul Kevin Curtis, një 45-vjeçar, u arrestua më 17 prill, por akuzat kundra tij u hodhën poshtë gjashtë ditë më vonë, se ai u arrestua duke e lënë të lirë atë.
Curtis, tha dje se pas arrestimit të tij, ai besonte që akuza e ngritur ndaj tij ishte e kurdisur. Curtis tha se ai dhe Dutschke njohin njëri-tjetrin dhe se ai kishte një “gjakëmarrje”.
I akuzuari 41-vjeçari James Everett Dutschke, një ish instruktor i arteve marciale, ka drejtuar pa sukses një fushatë zgjedhjesh, në shtetin e tij, duke përfshirë edhe një sfidë të vitit 2007, në fushatën e djalit të kongresmenit të shtetit Misisisipi nga partia Demokratike Steve Holland.
Autoritetet thanë se ata kishin gjetur gjatë hetiemve një qese plastike me pluhur, që Dutschke, kishte provuar për ta larguar nga ish-studio e tij e arteve marciale dhe e kishte hedhur në plehra aty pranë. Hetuesit thanë se qesja ka testuar pozitiv për ricin-laced dhe ADN-ja e tyre tregon se dy njerëz ishin marrë me të, duke përfshirë Dutschke.
Autoritetet nuk kanë thënë se kush tjetër kishte “dorë” në qesen me helm (ricin-laced), por një agjent i FBI dëshmoi gjatë seancës paraprake se shumica e materialit gjenetik mbi atë i përkiste Dutschke, e cila ishte marrë nga provat e ADN-së.
Autoritetet thanë Dutschke, ka përdorur internetin për të bërë tre blerjet e produktit – të quajtur castor beans një bimë që prodhon ricinin. Ricini-laced, thonë hetuesit është helm, dhe se Dutschke ka hulumtuar se si të bëjë një helm të tillë me këtë lloj bime – të quajtur castor beans.
FBI nuk ka zbuluar ende detaje rreth asaj se sa vdekjeprurës është ky lloj helmi i cili quhet ricin – laced. Një zyrtar i Senatit ka thënë se ricin nuk ishte armë kimike, çka do të thotë që ajo nuk ishte në një formë që mund të hyjë lehtë në trup. Megjithëse, tha ai ajo të sjell probleme vetëm nëse e ke thithur, atë atëhere pluhuri ricin mund të shkaktojë mbylljen e rrugëve të frymëmarrjes, në mesin e simptomave të tjera.