NJU JORK, 28 shtator– Presidenti amerikan, Barack Obama bëri thirrje për mobilizim global për të përmbushur një sërë qëllimesh të OKB-së për zhvillimin duke thënë se “cinizmi është armiku ynë”.
Obama dhe udhëheqësit e tjerë mbajtën fjalime në Kombet e Bashkuara në ditën e tretë dhe të fundit të samitit duke diskutuar një sërë qëllimesh globale të zhvillimit, që u miratuan zyrtarisht të premten dhe do të realizohen gjatë 15 viteve të ardhshme.
Obama u zotua të punojë drejt përmbushjes së qëllimeve në SHBA-se dhe jashtë vendit gjatë kohës së qendrimit të tij në detyrë dhe më tej.
“Ne mund të thyejnë ciklin e varfërisë, njerëzit dhe kombet mund të rrisin mirëqenien”, tha Obama.
“Shumë prej krizave aktuale botërore mund ishin shmangur nëse shtetet do të kishin investuar tek qytetarët e tyre dhe nëse vendet më të pasura të kishin qenë partnerë më të mirë në ndihmën ndaj tyre”, tha presidenti amerikan.
Obama bëri thirrje për qeverisje më të mirë, për promovim të të drejtave të grave, qasjen në arsim dhe dhënien fund të pabarazisë sociale në mbarë botën.