NGA KLARENC NOVAKU- Florida-USA/*
Sikur z. Lulëzim Basha të kishte qenë kandidat për kryministër në Kanada, jam i bindur se do të kishte qenë më i votuari dhe një nga kryeministrat më të sukseshëm, por fati e solli në Shqipëri, ku në xhunglën elektorale, bëhen pazare të pista,ku mafia dirigjon tregun e shitblerjeve të votave. Paradoksi në Shqipërinë tonë qëndron tek populli, që shanë Ramën dhe voton Ramën…
Në 25 Prill, PD sipas qeverisë humbi zgjedhjet. Me qeverinë duket se janë bashkuar edhe kundërshtarët e mbetur të Lulzim Bashës brenda Partisë Demokratike; nuk po them për ata që i gënjeu mendja dhe krijuan partiçka të reja për inat të Lulzimit dhe fundosën veten dhe i hoqën ca vota opozitës, por për ata që po udhëheq Nishani dhe Imami.Zërat kundër, që nuk merren me arkitektët e masakrës elektorale, po kërkojnë kokën e kryetarit. Në fakt, për mua, z.Basha me demokratët nuk humbën në këto zgjedhje të 25 Prillit, përkundrazi fituan. Përse? Për dy arsye: Së pari, PD-ja u ringrit në këtë fushatë, pavarsisht masakrës së bandave, mori më shumë vota, përcolli më shumë shpresë dhe besoj se do t’ia bëjë të vështirë mandatin socialistëve. Së dyti; sepse me këtë humbje nxorën kokat të pakënaqurit brenda Partisë Demokratike, të cilët me zhurmën që po bëjnë, po mbulojnë zullumet e mazhorancës në masakrën elektorale. Lëvizja e tyre është fare e lexueshme, për interesa personale,per pakenaqesi, per moskonkurim në fushatë janë hedhur në sulm. Prisni burra, ja, erdhi Kuvendi i Korrikut, kandidoni po jeni të zot fitoni, por mos vraponi, zbuloni më parë mekanizmat e masakrës elektorale të mazhorancës, që të shpëtoni demokracinë nëse u dhimbet!
Një demokrat i vërtetë nuk mund të sillet si komunist,kur hap front të ri lufte, pa gjetur më parë shkaqet e humbjes, kur pas gjithë atyre sakrificave që kanë bërë votuesit,ustallarët e masakrës,fërkojnë duart dhe thërrasin”kokat hëngshit”. Jo zotni, ka ardhur koha që të zbulohen marifetet se si devijojnë votat, ky është veprim që nuk prêt, jo heqja e kryetarit.
Zërat brenda PD për spostimin e Bashës nga posti i kryetarit nuk janë aspak në favor të demokratëve apo demokracisë në vend, ata janë zërat e ta pakënaqurve, të kamufluarëve, kameleoneve, pasardhës të komunistëve… Mendoj se reformat që Basha ka bërë i tremb ata se mund të mbeten të zveshur poltikisht, pa poste, pa imunitet, kjo mund ti bëjë viktima të radhës të drejtesise, nëse egziston.
Dëgjojmë që pa pikë morali akuzojnë Bashën për shitje të emrave në lista si për deputetë apo kryetarë bashkish, kjo ndodh sot kur këtyre demokratëve të zelltë ju preket interesi personal… Po a s’janë këta mostra që akuzojnë Bashën që kanë qenë ligjvënës në parlamentin tone, dhe çfarë bënë? Kaluan ligje që I bien në shpinë opozitës…
Të lëvizësh z.Basha nga posti i kryetarit do të thotë që t’ua zgjasësh qeverisjen Ramës- Ballës- Gramoz Ruçit, Tom Doshit, Rakipit… me kompani….
Një lëvizje kundër lidershipit të demokratëve do të ishte fatale për vetë PD. Kam mendimin se me situatën e tanishme në PD, i vemti person që mundet ta rrëzojë PS nga pushteti , mbetet Basha.
Si demokrat më vjen keq që masakra elektorale në vend që të godasë ata që e gatuan, ka thirrë në ndihmë lëvizjen “Basha Ik”, si patericë për të mbajtur qeverinë socialiste. Gjithësesi PD duhet të luftojë në dy fronte, në zbardhjen e masakrës dhe dërgimin para drejtësisë të autorëve të masakrës,si dhe thellimin e reformimit brenda saj, por duke i drejtuar sytë jo nga Imamët, Nishanët e CO, por tek të rinjtë, ata që kanë vizion për ta çuar përpara PD.
Unë mendoj e shpresoj se këmbana vëretë po bie, po kësaj here jo për Bashën, po për ata që janë fshehur deri tani nëpër zyrat e PD dhe nuk kanë bërë asgjë për PD…as për qytetarët. Dëshiroj që lëvizja brenda PD ” Basha Ik “ të mos jetë gjë tjetër veçse ulërimat e fundit e neokomunistëve, të shitur si demokratë.
*Autori është pjesë e kryesisë së degës së Vatrës në Tampa dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Vatrës.