*Shoqata Atdhetare Dibra në Nju Jork, mbajti Kuvendin e X-të zgjedhor – Dashnor (Dashi) Miftari zgjidhet kryetar /
* Në emër të Kuvendit të SHAD, iu dha një respekt i veçantë me një minutë heshtje, luftëtarit të lirisë së Kosovës, ushtarit të UÇK-së, Fatmir Abdullai – Begu – krenarisë së kombit “Fatmir Begu” Lavdi !/
Nga Beqir SINA – Staten Island NY/
STATEN ISLAND NY: Shoqata Atdhetare Dibra, ditën e diel në mesditë ( 31 janar ) mbajti Kuvendin X-të, të saj, zgjedhor në sallën e Dibra Klub ( Besim “TITI” Maqellara) Staten Island, New York, me një pjesmarrje të madhe dibranësh.Në këtë Kuvend – i cili ndoshta ka qenë edhe më i organizuari i kësaj shoqate në vitet e fundit, u hap nga Kryetari në ikje, zoti Musa Paçuku, një veprimtar i njohur në çështjen kombëtare, i cili e udhëhoqi me një përkushtim të veçantë këtë shoqatë, gjatë mandatit që ai la pas.
Paçuku, mbasi lexoi raportin në mbledhjen e parë, ku pos mangësive ai vuri në pah edhe disa nga rezultatet më të mira, të punës së SHAD, gjatë mandatit të tij, si kryetar.
Ai i dha një vend të veçantë, dhe meritor atyre dibranëve, që së bashku me të, nuk iu ndanë shoqatës në momente më të vështira, të punës dhe mbarvajtjes së saj. Duke u dalluar me kontributin e tyre : në protestat para OKB-së, për mos-devijimin e lumit Radika, mbrëmjet tradicionale dibrane, ngritjen e flamurit me rastin e 28 Nëntorit, promovimin i librit të shqiptarëve të Rekës, e të tjera aktivitete me komunitetin shqiptarë.
Kryetari, në largim, përcolli edhe mesazhin dhe frymën e bashkimit në komunitet, dhe në mes komunitetit dibranë dhe shoqatës, i cili tha Paçuku duhet të ketë më tepër bashkëpunim, me më shumë pjesëmarrje të të rinjët dhe gjithë komunitetit dibranë në Shtetet e Bashkuara, në veprimtaritë kulturore, sociale dhe promovuese të dibranëve, dhe ato me karakter kombëtar, dhe jo si gjatë dekadës së fundit.
Në këtë Kuvend dibranë në Amerikë, folën edhe të katër kryetarët që e udhëhoqën në vitet e fundit shoqatën dibrane, zoti Lavderim Cami, z.Xheladin Pjeçja, z.Ibrahim Kolari dhe z. Ilir Rusi, të cilët thanë se “ka qenë previlegj dhe krenari, që ata udhëhoqën”SHOQATËN ATDHETARE DIBRA”, duke punuar me një përkushtim të veçantë ( pa ndonjë interes ) për të bërë më të mirën, për komunitetin dibranë në Shtetet e Bashkuara, dhe Dibrën, qytetin që u jep një krenari si emër, tek të gjithë shqiptarët, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Luginën e Preshevës, Çamëri dhe diasporë” thanë ata.
Por, të katër ish kryetarët e fundit, edhe veprimtarë të tjerë të komunitetit dibranë, anëtar të pandar të shoqatës në SHBA, prej se ajo u themelua, u shprehen edhe pak kritik, për atë përse shoqata vitet e fundit erdhi deri tek dëshperimi, “lodhja” e dibranëve, dhe dështimi i radhës, sidomos me uljen ndjeshmërisht të interesit, për shoqatën, nga të gjithë dibranët në zonën e Tri-Shteshit, ku thuhet se janë më shumë se 15 mijë dibranë, madje edhe prej tyre që kan bërë edhe ndonjë histori suksesi.
Mbasi kryesia e shoqatës zgjodhi me vota kryesinë permanente për udhëheqjen e Kuvendit, me kryetar Lavderim Cami, anëtar, z Musa Paçuku, Gazmend Kërkuti dhe Fisnik Daci, u miratua programi për zhvillimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e Kryetarit të ri.
Më pastaj, u shpallën dhe u miratuan menjëher tre kandidaturat, Shpend Koleci, Dashi Miftari, dhe Besim Ramadani, dhe, u diskutua nga tre kandidatët, me përgjegjësi, duke iu përgjigjur pyetjeve të, të pranishmeve, se çfarë do të bënin ata me shoqatën. Sidomos, lidhur me shqetësimin e komunitetit dibran për ta rivitalizuar atë, dhe kthyer atu ku e meriton dhe e ka qëllimin shoqata. Gjithashtu, u folë mbi rëndësinë e programit të SHAD-së- Statusit të saj, si dhe për risitë që ata mund të sjellin me ndryshimet që duhen bërë për mbarvajtjen e saj.
Në fillim në emër të Kuvendit të SHAD, iu dha një respekt i veçantë me një minutë heshtje, luftëtarit të lirisë së Kosovës, ushtarit të UÇK-së, dibranit Fatmir Abdullai – Begu – krenarisë së kombit “Fatmir Begu” Lavdi !
Kuvendi i X-të, zgjedhor, mbasi u njoh me kandidaturat dhe debatin që u zhvillua me këtë rast, nisi me procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri, si dhe miratoi disa ndryshime mbi organet udhëheqëse të kësaj shoqate, sidomos atë të uljes së numërit të anëtarëve të kryesisë nga 21 në 11 dhe ata të zgjidhen nga Kryetari i ri.
Për kryetar i kësaj shoqate, me shumicë “dërrmuese”, u zgjodh një i ri në komunitetin dibranë Dashnor (Dashi) Miftari, (afaristë majft i suksesshëm me vëllezërit e tij -) të cilit i pari ia urojë zgjedhjen – ish kryetari zoti Musa Paçuku, dhe dy kandidatët e tjerë, Shpendi Koleci, i cili mori 26 vota dhe Besim Ramadani i cili mori vetëm 6 vota.
Të pranishëm në këtë Kuvend zgjedhor i ishin më shumë se 112 veta si dhe katër kryetarët e fundit, Cami, Pjeçja, Kolari dhe Rusi, dhe shumë veprimtar të dalluar të komunitetit, dhe Klubi i Futbollit Korabi nga Nju Jorku me president Murat Melën.
Zgjedhjet ishin shumë demokratike, transparente( fair pa asnjë kundërshtim dhe dyshim) dhe me një pjesëmarrje me diskutime mjaft konstruktive, të cilat tani patjetër që duhet t’i shërbejnë, gjithësesi, edhe më shumë kryetarit të ri e kryesisë, së Shoqatës më të suksesshme në komunitetin shqiptarë, dhe një ndër më të nderuart në Shtetet e Bashkuara, Shoqatës Atdhetare Dibra në Satetn Island – New York.
Për së fundi në mbyllje të Kuvendit të X-të , kryetari i sapo zgjedhur i Shoqatës Atdhetare Dibra , në Staten Island – New York, zoti Dashnor (Dashi) Mifatri, pasi përshëndeti të pranishmit i falënderoi ata për besimin që treguan, dhe, kërkojë që ky besim të vazhdojë edhe mëtutje me mbështetjen e tyre, mbas këtij kuvendi.
Mes tjerash ai tha se: “Jam me të vërtet i emocionuar , dhe krenar e’i perveligjuar me dhënien e besimit nga ana juaj si kryetar i SHAD, gjë që për mua paraqet një motiv shtese për punën që që do të jetë fryt i përpjekjeve tona të përbashkëta si komunitet dibranë në SHBA. Unë premtoj – që së bashku me ju – çdo dibran do të punoj drejtë, me sinqeritet, përkushtim dhe vetëm në të mirën dhe në shërbimin e komunitetit dibranë, e veçanërisht asaj dibrane, këtu në zonën e Tri-Shteshit, ku ne mblidhemi rreth kësaj shoqate.
Gjithmonë, duke pasur parasysh se kemi një komunitet kaq të madh dhe mjaftë të rendësishëm, me kontributë të veçantë edhe në aspektin kombëtar, ndër vite këtu në SHBA. Mbasi, dibranët, kanë bërë histori suksesi dhe janë, biznesmen, afaristë dhe intelektual të dalluar në komunitet. Komuniteti, ynë, tha Miftari, ka një rini shëmbullore ( fëmijët dibranë të shkolluar, dhe shkëlqyer në shkollat më të mira Amerikane) nga e cila unë besoj që së bashku me ju – dhe çdo njerin me ne, me atë kontributin e tij – do të mund të kryejmë punë të mëdha, që do të jenë në të mirë të të gjithëve, ne komunitetit dibranë dhe Dibrës, qytetit tonë historik, dhe çështjes madhore, asaj të gjithë shqiptarëve – çështjes sonë kombëtare”.