29 Prill 1999 –Lady Thatcher: “ DUHET T’I JEPET PAVARESIA KOSOVES”-
Nga Prof. Sami Repishti
Ridgefield,CT.USA.- Prej vitit 1991 me sulmin ushtarak te Ushtrise Jugosllave (JA), ne te vertete serbe nen drejtimin e kriminelit te luftes Slobodan Millosheviq, deri ne qershor 1999, me disfaten e plote millosheviqiane, dhe hymjen e trupave te NATO’s ne Kosove, çlirimi i vendit dhe kthimi i afer nji miljone refugjateve shqiptare ne votrat e tyne stergjyshore, ish-Jugosllavia dhe popujt e saj pesuen rrjedhimet e nji konflikti sa te çmendun aq edhe gjakatar.
Sot, mund te themi se lufta ne ish-Jugosllavine ka qene ne thelb ne mes te serbeve e malazezve “superiore” versus çdo jo-serbi dhe jo-malazezi “inferiore”. Kjo lufte dallohet per theksin e saj te forte racist-nazist. As “interesat kombetare” as “siguria kolektive” nuk kane luejte nji rol kryesor, me gjithe propaganden zyrtare. Lufta ne ish-Jugosllavine na kujton konfliktet tribaleske dhe fetare te Mesjetes.
Susan L. Woodward tue komentue per kete fenomen qe agresoret serbe e mohojne, perfundon:”Vete akti i imponimit – ne vete nji akt thellesisht nacionalist- ne berthamen e vet ashte nji ndjenje perjashtimi e paragjykimi ndaj shume popujve te ndryshem qe percaktohen nga zanafilla e tyne si te ndryshem, bile edhe si sub-human (nen-njerezor) e prandej lecka pa vlere – justifikoi mos-veprimin per ndalimin e gjenocidit. Ky qendrim racist per shumicen e madhe te Jugosllavise ka qene tragjedia ma e madhe e luftes”.(“Balkan Tragedy”)
Shume qarqe politike europiane perqafuen nji “politike konservative” qe u shkaktue nga karakteri etnik i konfliktit. Ata perqafuen premizen se pushtimet territoriale me force nuk mund te ndryshohen pa force, dhe se coptimi i ish-Jugosllavise mbi baza etnike ishte i pandaleshem. Shtetet e Bashkueme, ne kundershtim me europianet, nuk pranuen kete premize.
Zanafilla e konfliktit “jugosllav” ka qene shkaterrimi i autoritetit qeveritar dhe thyemja e rendit politik e civil mbas vdekjes se diktatorit J.B.Tito (1980), nji gjendje e precipitueme nga ramja e shpejte ekonomike e vendit. Situata e krijueme bante te pamundun per “autoritetin shtetnor” me zgjidhe problemet centrifugale qe dolen ne siperfaqe, nga te cilet “nacionalizmi” serb e kroat ishte ma i randesishmi. Ketu u imponue edhe zgjimi kombetar i popullsise se shtypun shqiptare ne ish-Jugosllavine, kryesisht ne Kosove e Maqedoni.
Sistemi i komplikuem i te drejtave kushtetuese inkurajoi dinamiken nacionaliste, dhe bani te pamundun zgjidhjen e problemit te riorganizimit politik te ish-Jugosllavise. Koncepti i “vete-vendosjes deri ne shkeputje” nuk paramendonte rrjedhimet e kerkeses per nji shtet kombetar. Ballafaqimi e dhuna qeveritare keqesuen gjendjen edhe ma shume.
Politika e “te jashtemve” qe nuk deshti te kuptoj thelbin e konfliktit jugosllav vonoi zgjidhjen e konfliktit, e lehtesoi zgjatjen e tragjedise ne ate vend. Ky qendrim imoral konsideronte agresorin dhe viktimen njilloj pergjegjes. I njohun si parimi “amoral equivalency”, ajo gjeti mbrojtjen e saj ne personin e kryeministrit britanik, John Major,(1990-1997), dhe presidentit francez, François Mitterand (1981-1995), dy arkitektet e politikes se “embargos” se armeve, nji denim me vdekje per kundershtaret e Millosheviqit (kryesisht myslimanet e B-H-es)
Per tre vjet e gjysem (1992-95),Bosnia nuk u lejue me ble armatime per mbrojtje, dhe NATO nuk u lejue me bombardue pozicionet serbe. Si rrjedhim. i gjithe arsenali luftarak i ish Ushtrise Jugosllave i marrun me force nga Millosheviqi, u perdorue kunder Sllovenise, Kroacise, Bosnje-Herzegovines, dhe ma ne fund kunder Kosoves.
Nji nga figurat e ndrituna europiane qe kundershtoi kete politike, ka qene Baronesha Margaret Thatcher ish kryeminister i Mbretnise se Bashkueme (1971-1990). Ajo deklaroi se qendrimi anglo-francez perkrahe Serbine agresore dhe se “…myslimanet e Bosnjes jane viktima kryesore e agresionit serb.” Tue fole per mbasardhesin e vet, John Major, ajo tha se “….ai ishte nji zhgenjim i madh” (“…a great disappointment”). Ne nji leter konfidenciale te dates 2 maj 1993, firmue JohnM. thuhet:” …ashte e nevojshme qe te vonohet sa ma shume çdo veprim (per krijimin e nji shtetit mysliman ne Bosnje.SR) deri ne ate dite kur B-H nuk ekziston ma si nji shtet qe qendron ne kambe, dhe popullsia myslimane ashte nxjerre krejtesisht jashte tokes se vet”. (Letra ashte kontestue ma vone.SR)
Gabimi fatal i kursit politik Major-Mitterand dhe korrektesa parimore e qendrimit te Lady Thatcher-it u konfirmue ne vitin 2011, nga ish Ministri i Mbrojtjes britanik, Malcolm Rifkind, cili pranoi publikisht se “…embargo-ja a e armeve e O.K.B-se per Bosnjen ka qene “ …a serious mistake” (nji gabim i rande) qe u kushtoi jeten qindera mijera viktimave ne Bosnje, Kroaci e ma vone ne Kosove. Per fatin tone. ardhja ne fuqi e kryeministrit Tony Blair dhe raportet e tia me Presidentin Clinton siguruen nji orientim te ri, dhe ma realist. Sikur ky qendrim te mos kishte ndryshue Kosova do te kishte pesue shpopullezimin dhe fatin tragjik te Çamerise martire…!
Qendrimi i SHBA-se kundrejt ketij konflikti ka qene ma parimor. Ne rastin e Kosoves, SHBA e bani te qarte qendrimin e saj me deklaraten e ish Presidentit G.W.H Bush (1988-92) me 24 dhetor 1992: “Ne rast te konfliktit ne Kosove, te shkaktuem nga veprimtaria serbe, SHBA do te jene te pergatituna me perdorue forcen ushtarake kunder serbeve ne Kosove, si dhe ne vete territorin e Serbise,” (The New York Times, 28 dhetor 1992,f.A6). (Ky qendrim i vendosun u ba i mundun me perkrahjen e Sekretares se Shtetit, Madeleine Albright, Senatorit Robert Dole, dhe lobimit te bashkesise shqiptaro-amerikane.SR)
Vetem dy muej ma vone, me 10 shkurt 1993, Administrata e re e Presidentit W.J.Clinton (1992-2000) mori te njajtin qendrim. Sekretari i Shtetit W,Christopher deklaronte: “Na jemi te gatshem me reague kunder serbeve ne rast te nji konflikti ne Kosove te shkaktuem nga veprimtaria serbe;….“(The New York Times, 11 shkurt 1993,f.A12). Pikesynimi i diplomacise amerikane ka qene – dhe mbetet- pengimi i perhapjes se konfliktit ne Ballkan.
Qendrimi i Lady Thatcher-it u prononcue me nji qartesi jo te zakonshme, dhe me nji stil mbreselanes me daten 29 prill 1999, perkthimin shqip te te cilit, riprodhojme:
***
London, U.K. 29 prill 1999.- “Ne Shtatorin e kaluem, shkova ne Vukovar, nji qytet i
shkaterruem, dhe qytetaret e te cilit u masakruen nga ushtaret e Slobodan Millosheviq-it. I gjithe vendi biente ere vdekje, dritaret sikur vajtojshin, dhe rrenojet sikur na shikojshin. Per rreth Srebernices, aty ku as une as njeri tjeter nga Perendimi kishte vue kambe, kufomat e mijera viktimave te masakrueme pushojshin ne varreza pa emen. Ne Kosove, duhet te aktivizojme imagjinaten tone me kuptue mbrapeshtite e ligesise njerezore, thellesimin e degradimit njerezor, e rreshtat e gjate e te pafund te refugjateve qe leshojne vatrat e tyne. Dhunime masive, varreza masive, vdekje, kampe, bashkesi historike te shlyeme prej faqes se dheut nga pastrimi etnik. Keto jane monumentet e triumfit te Millosheviq-it!
Ata jane, gjithashtu, le ta themi hapun dhe ta pranojme, rezultatet e tete viteve te gjata te dobesise se Perendimit. Kur do te mesojme mend?
Paqesimi i diktatorit ka deshtue, ashtu si deshtoi ne vitet ’30. Atehere, kishte si gjithenji politikane qe mendojshin se çmenduria e Hitlerit mund te permbahej, dhe se perleshja mund te evitohej. Edhe ne ditet tona, asnjihere nuk kane mungue politikanet dhe diplomatet e gatshem me bashkepunue me Millosheviq-in e Serbise. Ne çdo kohe, qofte ne vitet ’30 apo ne vitet ’90, tirani hodhi rrjetin, dhe bashke-bisedueset naïve rane mbrenda pa kundershtim.
Per tete vjet me rradhe, une kam ba thirrje: Serbia duhet ndale! Edhe mbas masakres se Srebernices, kishte nga ata qe deklarojshin se thirrjet e mia per veprim ushtarak ishin thjeshte “pakuptimesi emocionale”, fjale qe, mendoj une, vetem nji mashkull mund te shqiptoje!
Por, ka pase arsye te forta me veprue qyshe ne fillim. Perendimi mund te ndalonte Millosheviq-in ne Slloveni ose Kroaci, me 1991, ose ne Bosnje me 1992. Ajo qe ne vendosem ishte me i mohue kundershtareve te Millosheviq-it mjetet e armatimit per vete-mbrojtje, keshtu qe agresioni i tij u lejue te lulezoje.
Edhe ne vitin 1995, kur ma ne fund nji kombinacion i forcave ajrore me trupat tokesore te armatosuna mire kroate dhe myslimane thyen forcen agresive serbo-bosniake, na nderhyme me ndalue perparimin ne Banja Luka, dhe me pengue çdo veprim qe kercenonte Millosheviq-in. Edhe ne ate moment, udheheqsit politike europiane akoma besojshin se kasapi i Beogradit mund te ishte nji force stabilizuese. E keshtu, qe ku gjindemi sot, akoma ne nji lufte tetevjeçare, ne terrene te veshtira, dhe deri tashti pa ndonji mbeshtetje efektive lokale, me nji sistem informatash jo te plota, dhe me qellimet e luftes qe disa akoma i quejne jo te qarta, dhe jo bindese.
Megjithate qe u tha – dhe duhet te themi keshtu qe mesimet jane marre dhe jane pervetesue,- le te jete e qarte per te gjithe: kjo ashte nji lufte qe duhet fitue!
Une e kuptoj nervozizmin qe kane krijue disa elemente per arsye te menyres si kjo lufte ka fillue. Por, ata lekunden ne qendrimin e tyne e pyesin ne se, ajo qe ngjet sot ne Kosove, ashte ne te vertete e nji randesie te arsyeshme me justifikue nderhymjen tone ushtarake, nençmojne shume rrjedhimet e nji mosveprimi. Ka gjithehere nji plan mbas çmendurise se Millosheviq-it. Ai ashte mjeshter i shfrytezimit te valeve te refugjateve me destabilizue vendet fqinje qe i strehojne, dhe me dobesue kundershtaret. Kete, na nuk mund ta lejojme! Vendet kufitare me Serbine nuk kane mundesi me absorbue nji miljon refugjate shqiptare pa krijue nji zinxhir disintegrimi violent, tue perfshi ndoshta edhe vendet e NATO-s.
Por, justifikimi ma me randesi per veprimtarine ushtarake ashte thjeshte natyra e anmikut qe perballojme. Ketu nuk ashte fjala per disa hajdute te vegjel, brutaliteti i te cileve na fyen here mbas here. Rregjimi i Millosheviq-it, dhe ideologjia gjenocidiale qe e mbeshtete paraqesin diçka krejtesisht te ndryshme- nji monster te vertete te se keqes, nji monster i cili nuk ashte e sigurte ne se mund te ndalet ose te permbahet; nji monster qe duhet te mundet plotesisht,… e serbet duhet te shohin shkaterrimin e tij.
Kurdo qe te bahet kjo, na duhet te marrim mesim nga ajo qe ka ngjare, e simbas te gjithe shenjave qe kemi deshmue nuk e kemi pranue. Por, sot nuk ashte koha! Ka pase mjaft spekulime mediatike deri sot mbi pikesynimet dhe taktikat, dhe disa komentime te turpshme, e demoralizuese te cilat veçse ndihmojne anmikun. Prandej, une nuk do te flas per kete taktike, tani. Por, due te them vetem dy gjana:
E para, mbi pikesynimet tona themelore. Do te ishte diçka e pashpirt dhe marrezi njikohesisht me shpresue se shqiptaret kosovare do te pranojne me u kthye perseri, ne çfaredo forme qofte, nen sundimin serb. Duhet t’i jepet pavaresia Kosoves, fillimisht nen mbrojtjen nderkombetare. Dhe nuk duhet te kete coptim te Kosoves, nji plan qe sot paraqitet nga disa korba mavri si zgjidhje. Coptimi sherben vetem si shperblim per dhunen dhe spastrimet etnike. Do te ishte njilloj si me pranue disfaten! Dhe une nuk prekem fare nga lutjet serbe me sundue mbi pjesen ma te madhe te Kosoves sepse atje gjinden vende shenjte serbe. Nji lutje e ketille vjen nga ata qe rrafshuen sistematikisht kishet katolike e xhamite myslimane kudo qe shkeli kamba e tyne, dhe ashte nji argument aq cinik sa mund te quhet fyemje e hyjnise!.
E dyta, mbi metodat e perdoruna ne lufte. E dijme qe nuk ka lufte humanitare. Lufta ashte serioze dhe vdekje-prurese. Ne lufte, rreziku ashte i paevitueshem, dhe viktimet, tue perfshi fatkeqsisht edhe viktimet civile, duhet t’i kemi parasyshe. Ne qofte se perpiqemi me luftue me nji dore te lidhun mbas kurrizit, atehere kjo ashte menyra ma e mire me humbe luften. Na vajtojme gjithehere humbjen e jetes. Por nuk duhet te kete asnji dyshim se nuk jane ushtrite dhe pilotet tone qe jane fajtore; fajtore jane njerezit e se keqes qe e shkaktojne.
Qellimi i luftes ashte fitorja! Dhe fitorja e vetme qe synojme na sot ashte me pengue Serbine qe ne te ardhmen te kete mjetet e luftes me sulmue fqinjte, me terrorizue popullsite jo-serbe. Kjo kerkon denimin e vullnetit politik serb, shkaterrimin e maqines luftarake serbe, dhe te gjithe strukturen qe e mbeshtete. Na duhet te jemi gati me perballue te gjitha te papritunat e luftes – tue perfshi ne se ashte nevoja- dergimin e trupave tokesore. Dhe duhet te pergatitemi per nji lufte te gjate.
(Baroness Margaret Thatcher, ish kryeminister i Britanise se Madhe (1979-90)
***
Falemnderit Lady Thatcher! “Lehte ju qofte mbi vorr ledina!” (S.R.)