Nga Gëzim Llojdia/
1.
Laguna e Orikumit një ndër dy lagunat e gjirit të Vlorës po shkon gradualisht drejt origjinës së saj ,kënetizimi i një hapsire ujore që u bonifikua në vitet e socializmit.
Qyteti aktual i Orikumit thuhet në një studim të kyrer nga kjo bashki , është ndërtuar dhe banuar në mes të viteve 1945-1961. Ai është i vendosur në afërsi të qytetit të lashtë të “Orikut”. Ky qytet i lashtë përdorej edhe për komunikimin me Greqinë (Korfuzin) dhe gjithashtu ishte vetëm 40 kilometra nga Italia (Otranto) përtej detit, duke e bërë atë një pikë ndalimi të përshtatshëm për udhëtim në mes të Greqisë dhe Italisë. Burimet e hershme e përshkruajne atë si një Liman, apo port, por në fund ai ka arritur statusin e një qyteti dhe rreth 230-168 p.e.s ku dhe hodhi në përdorim monedhën e vet me legjendën e Orikut.Ai kishte një rëndësi ushtarake nën sundimin romak, duke shërbyer si një bazë gjatë luftërave të Romës me Ilirët dhe me Maqedoninë ishte qyteti i parë që u mor nga Jul Çezari gjatë pushtimit të tij të Epirit dhe është i dokumentuar në luftërat e tij civile. Osmanët e quajtën Orikumin “Pashaliman, Porti i Pashait “, dhe Laguna ende mban këtë emër, si dhe Baza Ushtarake e Marinës Shqiptare.
Një udhëtim i shkurtër, në këtë zonë tregon qartë shenjat në fillesë dhe gjurmët që laguna ka vite që ka hyrë në këtë process ,ndërkohë ka filluar kënetizimi i saj duke vendosur nën pushtetin e ujit cdo ditë sipërfaqe, që dikur ishin të mbrojtur nga masat që zbatoheshin për ruajten e saj.Kanalet qarkulluese të ujrave janë bllokuar dhe kjo situatë ka vijuar që prej viteve’90 duke qenë edhe një prej shkaqeve të kënetizmit të saj.Hidorvori në vitet e fundit ka punuar me një pompë të vetme duke lejuar ujërat të depërtojnë përtej barrierrave duke shtuar kështu sipefaqen që prishej nga bonifikimi drejt kënetizmit.Rruga kryesore që shkon drejt lagunës deri tek kisha është ngrënë vende vende nga uji dhe udhëtimi nëpër të mbetet i frikshëm për shkakun e ujërave që rrisin sipërfaqen dhe pranin e tyre.Mbyllja e dy pikëtakimit të ujërave me detin sic ishte pranë postbllokut të parë dhe tek pastblloku i dytë( u hap tre vjet më parë ),krijuan kushte të favorshme për ta kthyer në një kënetizmi të plotë dhe ti rikthyer lagunës tokat e mara prej saj 25 vjet më parë.
2.
Laguna e Orikumit ,shtrihet ne fundin jugor te gjirit te Dukatit shkruhet në:( Ruajtja e ligatinave dhe ekosistemeve bregdetare ne rajonin e Mesdheut,plan Menaxhimi Kompleksi:LlogoraRreza e Kanalit Dukat, Orikum, Tragjas, Radhime,Karaburun,Drafti perfundimtar Dhjetor, 2004)dhe eshte e lidhur me detin me ane te nje kanali.Ne ditet e sotme kane mbetur vetem 130 ha te lagunes se meparshme te madhe Orikumit (PashaLiman). 25 vjet me pare si rezultat i disa punimeve kulluese dhe ndertimit te nje argjinature u thane rreth 400 ha te lagunes se meparshme.Ne te njejten kohe shpyllezimet intensive kane ndryshuar ne menyre drastike karakterin e zones. Sasia e reshjeve gjithashtu eshte ulur.Shume prej tokave bujqesore aktualisht jane braktisur ose perdoren kullotje jo intensive Rrjedhimisht, vegjetacioni natyror ka pushtuar pjese te konsiderueshme te tokave te meparshme te kultivuara dhe te pyjeve.Rrjedha e ujit te fresket ne lagune si dhe uje kembimi midis detit dhe lagunes eshte reduktuar. Kjo ka ndryshuar hidrologjine e lagunes. Pjesa bregdetare e Lugines se Dukatit, ka nje origjin
aluvionale me nje siperfaqe te perafert prej 1000 ha. Kjo eshte zona, ku eshte e vendosur laguna e Orikumit,130 ha.Cdo qeveria prej viteve ‘90 e ka vendosur në prioritet e saj.Programet duke eshpallur zonë të mbrojtur nuk kanë dhënë rezultat.Asnjë masë nuk është marë për mbrojtjen nga kënetizimi i lagunës.
Sipërfaqja e lagunës së Orikumit normalisht është 105 Ha,thuhet në studimi:Përmirësimi i Mbulimit dhe Efikasitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Detare dhe Bregdetare (Studim Socio-Ekonomik ) Zona e Mbrojtur Detare dhe Bregdetare ( ZMDB) Karaburun – Sazan, dhe mund të shkojë 115 Ha kur niveli i ujit në lagunë është i lartë e ndikuar nga kushtet klimaterike. Mesatarisht thellësia e lagunës shkon nga2.8 në ne 3.0 metër.
Që prej vitit 2003, laguna administrohet nga një shoqëri private e quajtur “Kthesa”, e cila është e liçensuar për shfrytëzimin e saj dhe është përgjegjëse për mirëmbajtjen e lagunës. Ndërmarrja operon me 2-3 varka të vogla të quajtura “sandale” me përmasat 3.8 – 4.0 ml të gjata. Numri i peshkatarëve që punojnë në lagunë nën menaxhimin e “Kthesës” është 9 (nëntë) në total. Kjo ndërmarrje ka krijuar rregulla me qëllim mbrojtjen e Lagunës. Bazuar në këto rregulla, përgjatë periudhës Shkurt – Maj, peshkimi në lagunë është i ndaluar. Dajlani dhe kanale të tjera komunikuese të lagunës me detin janë të hapura me qëllim qarkullimin e ujit dhe rifreskimin e ujit të Lagunës së Orikumit. Periudha e peshkimit në lagunë është Shtator – Janar. Rrjetat e peshkimit janë të tipit 32 mm dhe 40 mm (madhësia e nyjeve) dhe ata nuk përdorin rrjetat standarte prej 24 mm, me qëllim që të mos peshkojnë peshq të vegjël. Si rrjedhojë peshkimi nga amatorët apo persona të tjerë, me përjashtim të peshkatarëve të “Kthesës” është i ndaluar. Kjo për shkak të përdorimit të dinamitit nga disa persona, vite më parë. Katër lloje peshqish mund të kapen në lagunë: kocja, qejfulli, ngjala dhe levreku. Molusqet e lagunës janë shumë të rëndësishëm në terma ekonomike dhe ekologjike. Rudipates decussatus dhe Venerupis aurea janë dy lloje kryesore në këtë zonë.Prodhimi mesatar vjetor i peshkut në Lagunën Orikum është 100 Kv dhe rreth 15-20 Kv molusqe të cilësisë së lartë dhe shumë të preferuara në treg. Prodhimi vjetor i peshkut është luhatur midis viteve 2003 – 2011. Periudha më e mirë produktive ka qenë në vitet 2003 – 2004, më vonë përgjatë viteve 2005 – 2008, u evidentua një pakësim i prodhimit të peshkut dhe si rrjedhojë dhe pakësimi i të ardhurave të anëtarëve të shoqërisë. Shoqëria “Kthesa i rriti investimet për mirëmbajtjen e lagunës në 2008 në shifren rreth 50,000 dollarë, ndërsa në përgjithësi shpenzimet vjetore janë mesatarisht nga 25,000 deri në 35,000 dollare.
Në vitin 2008, shoqëria investoi në bërjen operacionale të kanalit të dytë komunikues ose siç e quanin peshkatarët “kanali i dytë mbështetës”. Ata kuptuan se pakësimi i peshkut vinte si rrjedhojë e ujit të lagunës. Precipitimi, avullimi dhe hyrja e ujit të fresket kishte ndikuar në natyrën e lagunës. Një kanal komunikimi nuk ishte i mjaftueshëm për sa kohë laguna kishte ndryshuar parametrat e saj fizike dhe kimike. Si rrjedhojë nevojitej një rifreskim apo qarkullim intensiv i ujit.
3.
Laguna e Orikumit okupon pjesen me te ulet te nje fushe me pjerresi te bute dhe eshte vendosur ne rajonin e Vlores prane bazes ushtarke te Pasha Limanit (pjesa perendimore) dhe Bashkise se Orikumit ne Lindje.Pershkrimi i zones:Laguna e Orikumit ne vetvete ze nje siperfaqe prej130 ha ndersa fushat e ulta rrethuese te Dukatit mbulojne rreth 1000 ha. Zona perbehet nga nje fushe e ulet me prejardhje nga material solide te depozituara prej lumit te Dukatit. Laguna ka nje thellesi maksimale prej 3 m dhe lidhet me detin nepermjet nje kanali te vetem me gjatesi 50 m. Laguna rrethohet nga nje dige ne drejtimin Lindje-Jug, ku nje stacion pompimi nuk lejon rrjedhjet e ujerave te embla ne lagune. Ne pjesen Jug-Lindore te lagunes gjendet nje ish-mocalishte e drenazhuar ne trajten e nje toke torfe te pasur. Per arsye te shkembimit te ulet te ujit me detin dhe ri devijimit te lumit te Dukatit (15 vjet me pare), i cili me pare perfundonte ne lagune, i gjithe ekosistemi ka pesuar nje ndryshim te rendesishem te rregjimit te ujit. Pylli original i fushes lymore pothuajse eshte zhdukur.
Mjedisi ligatinor:Laguna e Orikumit eshte ne nje zone ushtarake te kufizuar dhe eshte perhere e lidhur me detin nepermjet nje kanali. Ne pjesen jugore te lagunes, ka nje prurje te kufizuar te ujerave te embla. Llojet e mepareshme te habitateve dhe bimesise se ujerave te embla dhe te kripura jane zevendesuar nga habitate tipike te ujerave te kripura dhe te njelmeta. Laguna eshte e pasur me Cladophora sp. dhe mjaft fitoplanktone qe konsistojne kryesisht ne dyatome (Chaetoceros, Ciclotella, etj) dhe peridine (Prorocentrum). Gjallesat e thellesise jane gaforret (Carcinus aestuarii) dhe molusket (Cerithium vulgatum), (Murex trunculus), (Muricopsis inermis), (Bulla striata), (Venerupis pullastra), Butake (Cardium edule), (C. glaucum). Laguna eshte e prirur ne vitet e fundit ndaj nje rritjeje te vazhdueshme te gaforreve qe bashke me ndryshimin ne bashkesine e algave mund te interpretohet si tregues i zhvendosjes se te gjithe ekosistemit drejt eutrofikimit. Kallamishtet jane mjaft te zhvilluara pergjate pjeses perendimore te lagunes. Ky lloj habitati eshte ruajtur nga prurjet e ujit te embel nga disa burime te vogla sikunder edhe nga nje kanal kullues ne kete pjese te lagunes. Kufijte Jug-Jug perendimore te lagunes jane te formuar nga shoqerime te makieve si Xine , Mersine, Mrete, dhe kufijte Jug-Juglindore kane shoqerime te Kallamishteve, Ambrukut, Kulmakut bregdetar, Xunkthit te bute, Fsheses se rendomte. Gjiri eshte shume i pershtatshem per zogjte migrues, por gjenden vetem pak vende te pershtatshme pushimi per ta. Rezerva e rendesishme e peshkut rrit mundesine per Karabullaket, Cafkat e medhaja te bardha dhe Cafkat gri. Peshkimi dhe rritja e peshkut ne lagune nuk jane shume te rendesishme. Kryesisht peshkohen Ngjalat, Venerupis pullastra dhe Koca.
Mjedisi tokesor:Vlerat e dikurshme biologjike te kesaj zone jane reduktuar ne menyre drastike si rrjedhim i veprave kulluese. Zona ka ruajtur dicka nga rendesia e dikurshme per dimerimin e shpendeve dhe zogjve te ujit.Aktiviteti njerezor:
Pjesa me e mire e zones nuk eshte e arritshme per arsye te nje baze ushtarake detare akoma ne funksion. Toka bujqesore qe e rrethon eshte ne pjesen me te madhe e abandonuar dhe aktualisht perdoret per kullotje jo intensive. Peshkimi ne zone nuk eshte aktivitet i rendesishem.
Turizmi:Zona ofron mundesi te mira per zhvillim ekoturizmi, por deri tani nuk eshte shfrytezuar nje mundesi e tille per arsye te rendit te kesaj zone. Keto mundesi nuk jane vetem per zonat arkeologjike, por gjithashtu per floren dhe faunen shume te pasur te kesaj zone. Mundesi te mira per zhvillimin e turizmit i dedikohen plazhit mjaft te bukur me zall dhe uje te paster. Laguna ka habitat te duhur per zogjte e ujit dhe gjithashtu per specie te tjera. Midis pengesave te mundshme per zhvillimin e turizmit ne kete zone mund te listojme gjithashtu ekzistencen e bazes ushtarake detare (Pasha Limani). Nje aspekt i rendesishem per vlerat e Lagunes se Orikumit eshte prezenca e qytetit te lashte dhe historise se tij. Ngulimi i hershem i Orikumit daton ne Shekullin e 3-te Para Krishtit. Ai u be nje qender e rendesishme tregetare per kohen. Me vone u be nje port i rendesishem Turk (Pasha Limani). Ndermjet gjetjeve te rendesishme arkeologjike ne kete zone mund te permendet nje amfiteater te vogel jo plotesisht te shkallezuar.
Statusi aktual mbrojtje/ruajtje:Zona eshte e vetmja qe nuk perfshihet ne rrjetin e zonave te mbrojtura ne Shqiperi. Ajo mbrohet ne nje fare menyre nga forcat ushtarake prane zones. Drejtoria e Sherbimit Pyjor ne Vlore eshte pergjegjese per administrimin e zones, por duke qene e percaktuar si Park Arkeologjik administrohet gjithashtu edhe nga Ministria e Kultures.