• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Strategjia e fuqisë ruse: zgjerim i Rusisë, copëtim i Evropës

May 8, 2014 by dgreca

nga Laurent Chalard/Le Figaro/
Kriza ukrainase e vitit 2014, tashmë mund të konsiderohet si agimi i një epoke të re gjeopolitike për kontinentin evropian, në origjinë të ndryshimeve më të rëndësishme që prej rënies së perdes së hekrut në vitin 1989 dhe nryshimeve teritoriale që vijuan më pas, ku tronditja më e fundit ishte shpallja në shkurt të vitit 2008 e pavarësisë së Kosovës.
Në fakt, logjikës së zgjerimit drejt lindjes të modelit demokratik perëndimor, që për disa ekspertë është e shkruar në vetë “kuptimin e historisë”, me sa duket po i vjen fundi.
Rimëkëmbja e një fuqie imperiale me tendenca autokratike të sigurta në kufijtë e saj orientalë, Federata Ruse, po ngre në pikëpyetje 20 vite zgjerim të Evropës perëndimore në pjesën lindore të kontinentit, duke ndjekur logjikën e një pushtimi që asnjëherë nuk ka dalë në pah, pasi vendet e ish-bllokut komunist u ndjenë të detyruara (me vullnetin e tyre të plotë) që të përshtasin ekonominë e tyre dhe sistemin e tyre politik me rregullat e vendosura nga Brukseli.
Në fakt, Rusia e Vladimir Putinit synon që të hyjë përfundimisht në lojën politike evropiane, nga e cila ajo u largua, veprim ky që me shumë mundësi do të gjykohet nga paraardhësit tani si një aksident i historisë, shpërbërja e Bashkimit Sovjetik.
Strategjia e tij mbështetet në dy elementë që kanë si synim përfundimtar shndërrimin e Rusisë në dominuese të kontinentit.
Elementi i parë ka për qëllim përforcimin e peshës demografike të Rusisë. Nëse kjo e fundit është vendi më i madhe në botë për nga sipërfaqa, ajo vuan nga një dobësi demografike, që e pengon të shtypë krejtësisht vendet e tjera evropiane.
Me rreth 143 milionë banorë ajo është shteti më i populluar në evropë, por është më makë se dy herë pesha e Gjermanisë që është pas saj në numër popullsie me rreth 80,5 milionë banorë.
Për pasojë, përveç çështjeve gjeopolitike të ndryshme që janë dalja në Detin e Zi apo kontrolli i gazsjellësve, krerët rusë kërkojnë sot gjithashtu që të rrisin popullsinë si dhe sipërfaqen e shtetit të tyre.
Por, është drejt perëndimit që mundësitë e zgjerimit janë më të rëndësishmet në kërë aspekt, për shkak të densitetit të popullsisë që është shumë më i lartë në Evropën lindore se sa në Azinë qendore si dhe për shkak të pranisë së ndjeshme të popullsisë rusofone duke i dhënë shpresa Kremlinit që të synojë të kontrollojë rajone që përmbajnë gjithashtu minoritete jorusofone.
Rasti i Ukrainës është mëse i dukshëm, ku Rusia synon potencialin e 21,5 milionë banorëve të rajoneve lindore dhe jugore të vendit, ku rreth tetë milionë prej tyre janë rusë etnik.
Gjithashtu kemi edhe rastin e Bjellorusisë dhe 9,5 milionë banorët e saj, ku Rusia do të përpiqet t’i rekuperojë pasi të jetë regulluar një herë e përgjithmon “çështja Lukashenko”, diktatura e të cilit është duke përfunduar.
Si përfundim, Rusia mund të shpresojë, duke mbajtur një politikë imigracioni dhe duke vazhduar rimëkëmbejn e nivelit të lindshmërisë, të përbëjë një entitet gjeopolitik që numëron rreth 175 milionë banorë, të cilëve mund t’i shtohen në Azi në trajtën e një shoqate (Bashkimi Euroaziatik?) Kazakistani dhe 16 milionë banorët e tij (ku 3,8 milionë janë rusë sipas regjistrimeve të vitit 2009), pra një total prej rreth 200 milionë banorë, që do t’i japin një peshë më të rëndësishme përball shteteve të tjera evropiane.

Paralelisht, elementi i dytë i strategjisë ruse konsiston në dobësimin e konkurentëve të saj evropianë, duke reduktuar madhësinë e tyre nëpërmjet mbështetjes së lëvizjeve që kërkojnë pavarësi që po përforcohen pas krizës ekonomike, diçka që në mënyrë indirekte kontribuon edhe referendumi i Krimesë, pasi kjo hap një kuti të vërtetë të “Pandorës”, që nuk është pa pasoja në krahun e Moskës.
Në fakt, më shumë Evropa do të jetë e copëzuar në një pafundësi shtetesh, më e lehtë do të jetë për një vend me rreth 200 milionë banorë që të imponojë pikëpamjet e veta duke luajtur me konkurencën mes tyre duke ndjekur kështu proverbin e vjetër latin “përça dhe sundo”.
Në këtë kuadër, pavarësia e Skocisë përbën me shumë gjasa objektivin kryesor të Rusisë pasi kjo do të mundësonte dobësimin e Britanisë së Madhe, vend i gjykuar nga Moska si kali i Trojës amerikan në Evropë, duke e bllokuar nga aksesi i burimeve të Detit të Veriut dhe nga baza e sajë kryesore e nëndetëseve bërthamore.
Por, ndonëse për sa njohuri kemi deri tani është e pamundur që të provohet ekzistenca e një lidhjeje mes Moskës dhe pavarësisë së Edinburghut, rritja e ndjeshme kohët e fundit e një vote në favor të pavarësisë në Skoci, sipas sondazheve të fundit, ndoshta nuk është krejtësisht pa lidhje me precedentin e Krimesë.
Më pas, Rusia ka të gjitha interesat që të favorizojë shpërbërjen e vendeve të tjera të mëdha evropiane, qoftë kjo Spanja me Katalonjën apo Italia me ambicjet separatiste të Veriut.
Ndërsa, për sa i përket shteteve si Franca apo Gjermania, që kanë një përbërje teritoriale më të fortë, do të ketë më shumë tendencën e ngritjes së minoriteteve etnike, që janë gjithnjë e më shumë të rëndësishme në aspektin numerik në kuadrin e shteteve multikulturore “de facto”, kundër regjimeve që janë në pushtet dhe duke favorizuar lëvizjet ekstremiste në popullsitë autoktone, si Fronit Nacional që është në Francë, me synimin e goditjes së kohezionit kombëtar.
Pasi është paraqitur strategjia ruse, që ndjek një logjikë gjeopolitike të qartë dhe të saktë, pyetja kryesore i drejtohet elitave evropiane dhe ka të bëjë me politikat që duhen përshtatur për t’iu kundërvënë në mënyrë të efektshme.
Ose, për këtë, del e nevojshme që të ndryshohet mentaliteti, do me thënë që duhet pushuar së marrë dëshirat për relaitete dhe të mendohet se raportet mes shteteve janë vetëm raporte forcash ekonomike.
Sikurse na e tregojnë sukseset e pamohueshme të politikës së jashtme ruse që prej disa vitesh, por fuqia mbështetet edhe në elementë të tjerë, si fuqia ushtarake ruse që ka një vizion afat gjatë dhe aftësinë për të parashikuar reagimet e kundërshtarit të saj.
Pra është e rëndësishme të ndërtohet një shkollë gjeopolitike evropiane pragmatike dhe e pavarur nga influencat e jashtme që të mund të orientojë në mënyrë të vazhdueshme vendimarrësit politikë si dhe t’i formësojë sa më mirë këta të funit me ushtrimin e pushtetit në një realitet ku bota është në lëvizje të vazhdueshme./
(Ky artikull është shkruar nga Laurent Chalard dhe është marrë nga gazeta Le Figaro më datë 8 maj 2014)

Filed Under: Analiza Tagged With: copëtim i Evropës, Laurent Chalard, Strategjia e fuqisë ruse: zgjerim i Rusisë

Artikujt e fundit

  • GADISHULLI BALLKANIK  
  • Lindja e Mesme, Trump dhe kthimi në Realpolitikë
  • HISTORIA E KRYEVEPRES SË NDOC MARTINIT
  • SI LETRAT BRENDA SHISHEVE…
  • Zëri i gjëmimshëm i Andrea Bocellit, si një thirrje për zgjim shpirtëror
  • SI U HOQ BUTRINTI NGA DUART E PUBLIKUT
  • Të arratisurit nga Shqipëria deri më 31 tetor 1990
  • Nga lufta e Kosovës, në Distriktin 14-të në New York
  • Hieroglifet e mallit…
  • Një ftesë për shqiptarët e Amerikës
  • VATRA ORGANIZON SIMPOZIUM SHKENCOR NË 50 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT ABAS KUPI
  • Si e ka portretizuar Kosova sportin në pullat e saj postare
  • Balluku nuk është rasti, është testi!
  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT