

Nëna Lefko, siç thërrisnin të vegjël dhe të rritur në Pelham Park, Bronks, nuk do ta shohim më, zërin e saj të dashur e të ëmbël, nuk do ta dëgjojmë më. Ajo grua aq e sjellshme, e respektuar dhe e dashur me të gjithë, të mëdhenj e të vegjël, shkoi të pushoi përgjithmonë. Nënë Lefkothea Bozhiqi, bashkëshortja e Mihalit, ndërroi jetë ditën Hënë, 7 tetor 2019.Ajo la në pikëllim të thellë bashkshortin Mihal Bozhiqi, vajzën Elida me bashkshortin e saj, mbesat Jona dhe Elina.
Familja njofton Komunitetin shqiptar se shërbimet funerale do të organizohen ditën e Enjte me 10 tetor 2019, nga ora 5. 00.P.M. deri në 9.00.P.M.në Shtëpinë Mortore: Ralph Giordano Funeral Home, që ndodhet në adresën: 1727 Crosby Ave., Bronx, NY 10461. Tel i Funeralit: (718)829-5580. Ndërsa varrimi do të organizohet ditën e Premte, 11 tetor 2019, në orën 11.00 .A.M.në Oakwood Cemetery, në adresën:315 Lexington Ave., Mt. Kisco, NY.
***
Lefkothea passed away on Monday, October 7, 2019. The family will receive relative and friends at the Ralph Giordano Funeral Home, 1727 Crosby Ave., Bronx, NY on Thursday, October 10, 2019 from 5:00 P.M. to 9:00 P.M. Prayer Services will be held at the funeral home on Thursday at 8:00 P.M. A Graveside Service will be held at Oakwood Cemetery, 315 Lexington Ave., Mt. Kisco, NY on Friday, October 11, 2019 at 11:00 A.M. Visitation at the Ralph Giordano Funeral Home from 5:00 PM to 9:00 PM on October 10, 2019.