• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Leksion Miron Çakos se si shkruhet historia

January 16, 2016 by dgreca

Replikë z.Miron Çako/
Nga Arben LLALLA/
Edhe pse Miron Çako, më lexon rastësisht, nuk ka shumë kohë, apo edhe vendos personalisht të thyejë qëndrimin e Janullatosit për heshtjen kundër kërkesës sime për lutje dhe kërkim falje për Genocidin grek kundër popullsisë shqiptare në Çamëri. Gjërat më të natyrshme në krishtërim, sërish përgjegjësi i katekizmës së KOASH-it, ndërhyn me mani aty ku nuk i takon, sepse unë nuk i drejtohem atij, me “një tjetër replikë për z.Llalla”, ku tregon qartë se ka urdhër të gjejë kohën, të më lexojë sistematikisht dhe të thyejë me urdhër suprem heshtjen, pasi askush tjetër me minimumin e formimit kishtar dhe kulturor nuk mund të kundërshtojë një kërkesë legjitime për pranim faji (jo personal), kërkim falje, në shembull edhe të kishave të tjera, dhe kryerje lutjeje për viktimat e një genocidi. Të kundërshtosh me patologji këto kërkesa, siç bën Çako, do të thotë të mos jesh i krishterë, pasi nuk ka të krishterë në botë, që t’i thuash, lutu për viktimat e dhunës, dhe të thotë, që nuk e bëj kurrë sepse i urrej këto viktima.
Së dyti, të përpiqesh të gjesh gjëra që unë nuk i them, vetëm për ta bërë argumentin emocional, që të fitosh pikë aty ku merr rrogën, kjo të tregon qesharak, sepse nuk shkruaj vetëm për besimtarët, por për të gjithë opinionin publik, që gjykon mbi faktet dhe jo mbi “mallkimet” e Çakos. Me pak fjalë, Mironi më thotë, që Anastasi nuk është fajtor, ai nuk i ka vrarë çamët, sepse ka qenë minoren kur ka ndodhur genocidi, ndaj nuk ka as pse të kërkojë falje. Ky argument është më se fëminor ose tregon dëshpërimin e urdhëruesit të Çakos. Kur e kam ngarkuar unë kryepeshkop Anastasin me faj personal? Madje unë jam kujdesur të them, që as nuk akuzoj gjithë kishën apo popullin grek, por klerikët kishtarë dhe shtetarë të caktuar, që i kam emëruar me kujdes, sipas fakteve që kam përpara, dhe kam thënë gjithashtu që Anastasi duhet të kërkojë falje, si pasardhës i tyre në detyrën peshkopale, meqë gradën e ka marrë prej Jeronimit ish kryepeshkop të Athinës, edhe ky i dorëhequr me detyrim, për bashkëpunimin e tij me juntën ushtarake greke, por këtë gjë do e trajtoj në një shkrim tjetër.
Këtu qëndron madhështia e një njeriu, i nderuar katekist, kur kërkon falje edhe për gabime që nuk i ke kryer vetë, por që ndjen edhe ti një pjesë të përgjegjësisë, si qelizë përbërëse e institucionit të përfshirë. Por Mironi nuk ndalet, më akuzon si gënjeshtar që flas pa baza, madje më këshillon të shkoj tek një psikolog apo rrëfyes shpirtëror, ndaj dhe unë, meqë më fton të bëj një vetëkorrektim, po e bëj, por duke i dhënë një leksion falas Çakos, sesi punoj unë si historian dhe ku bazohem kur them të vërtetat, të cilat nuk detyroj askënd t’i besojë, madje ftoj gjithkënd të shohë faktet me kritikë shkencor. Një individ apo fenomen e marr për objekt studimi, siç kamë marrë dhe po thellohem me Janullatosin, nuk më impresionojnë dekoratat apo çmimet, nuk mahnitem nga fasada, por më tërheq fakti, premisa reale, që më çon në konkuzionin shkencor. Gjithashtu, as teksti i kalendarit kishtar që Ti ke vënë në replikën tënde, nuk më bën përshtypje, sepse nga një analizë kritike teksti, autori më rezulton vetë Janullatosi, i cili këto përjetime vetëmburrëse, i hedh në kalendarin që u shet besimtarëve. Nuk vë në dyshim veprat, vë në pikëpyetje arsyen e kësaj veprimtarie dhe cili financues qëndron nga pas, pasi ato nuk bëhen me “lypje ndërkombëtare”, dhe këtë quaj mit, por Ti nuk do të kuptosh Miron, djali i Sabahudinit, sepse ashtu ta do puna.
Meqë do me patjetër që të kërkoj përgjegjësi individuale nga Janullatosi, unë nuk kam frikë ta bëj, por duhet më përpara të bazohesha në fakte, dhe ato, m’i dha vetë Ai në intervistën e fundit, dhënë televizionit shtetëror grek, ku në gjykimin tim, dhe për këtë nuk je i detyruar të biesh dakort, vetë Ai, tashmë jo më 15-vjeçari yt i dikurshëm, por 86-vjeçari i sotshëm, bëhet vazhdues i aktivitetit të mitropolitëve pjesëmarrës në genocidin grek dhe a e di pse? Sepse mitropolitët vranë, ngaqë i urryen çamët për dy arsye, se ishin myslimanë dhe se ishin shqiptarë, ndaj vranë dhe ortodoksë shqiptarë të Çamërisë. Ndërsa Janullatosi në intervistën e tij, godet vetëm këto dy shtylla konkrete të vendit që i mban titullin (Anastasi i Shqipërisë) dhe e ngriti në nivel Primati, faktin që deklaroj se islami është i rrezikshëm dhe dhuna e tij buron nga Kurani, si dhe faktin që ëndrra e tij e parealizuar është të hapë Fakultet të Gjuhës Greke. A thua se katedrat e greqishtes në Tiranë dhe Gjirokastër, si dhe gjithë zinxhiri i shkollave private greke në Shqipëri, nuk mjaftojnë për lëvrimin e mjaftueshëm të kësaj gjuhe dhe kulture? A ma shpjegon dot ti këtë gjë, se unë nuk e kuptoj, ç‘i duhet Kishës Shqiptare të hapë Fakultete të greqishtes, kur ato madje janë edhe me tepri? Pse nuk hap Fakultet të shqipes, Janullatosi, kështu kontribuon fuqishëm në krijimin e kishës lokale? Ndaj edhe unë i quaja mite te pabesueshme deklaratat e tij, dhe Ti me gjithë sforcon tënde, nuk mund që t’i përgënjeshtrosh të gjitha se thellë-thellë e di se kam të drejtë.
Ndaj, z. Miron Sabahudin Çako, për mua dhe sigurisht për ty jo, Janullatosi është vijues indirekt i kësaj politike, sepse urren myslimanët dhe shqipen, të cilën s’e mësoi dhe nuk e foli kurrë. Shihi dhe ti faktet, intervistën e ke, shko tek min. 39’.51” e në vijim e dëgjoje me veshët e tu, edhe pse Ti nuk di greqisht, por kërko ndihmën e përkthyesit siç bën Janullatosin. Dëgjoje ç‘thotë në kulmin e sinqeritetit të tij:“Islami është organizatë politike, Muhameti është udhëheqës ushtarak. Ne Kuran thuhet luftoni të pabesët. Ka shumë ushqim për dhunën në vargjet e Kuranit.”
A ka më arsye një njeri me deklarata ta tilla skandaloze islamofobike, të rrijë e të pretendojë që po promovon si kryetar fetar, bashkëjetesë dhe harmoni mes religjioneve? Anastasi nuk i ndan dot kurrë këto vlera, Ai po të kishte jetuar në kohën e genocideve, me këtë qëndrim që ka sot, antimysliman dhe antishqiptar, do të ishte potencialisht në krye të atyre çetave famëkeqe që përmenda unë dhe ndaj sërish dal me kërkesën tjetër publike që Janullatosi të kërkojë të falur, këtë rradhë për deklaratat e tij personale antimylsimane, që fyejnë një komunitet të tëre fetar në trojet shqiptare. Prandaj misioni yt për ta mbrojtur po shkon në drejtim të paditur, Miron.
Tani, meqë Ti m’u drejtove mua personalisht, edhe pse unë as nuk të njihja fare, më bërë kurioz që të të njihja më mirë dhe kështu si historian të ktheva dhe ty në objekt studimi. Kështu po i përgjigjem pyetjes tënde se kush jam unë dhe si i nxjerr konkluzionet e mia. Dy janë rrugët kryesore që një historian konkludon për një individ, si në rastin tonë, dëshmitë që jep ai për veten dhe dëshmitë që japin të tjerët për të. Në rrjetet sociale, ekziston një dëshmi me shkrim e Miron Çakos, që nëse s’ekziston njeri tjetër me të njëjtin emër je ti. Unë u befasova nga ajo që Ti thoshe për veten në atë rrëfim publik: “Prej shumë vitesh që nga fëmijëria ndjeja brenda vetes diçka jonormale. Në mendjen dhe në trupin tim sikur ishte një tjetër person që donte të më kontrollonte mendimet, ndjenjat, vullnetin dhe çdo veprimin tim. Isha i dyzuar. Në mendjen time shpesh kalonin mendime të frikshme dhe nxitje për të kryer gjëra jo normale deri në krim ose në vetvrasje. Këto mendime më vinin për njerëzit më të dashur…”. Kjo është e frikshme Miron dhe ndjeva keqardhje për atë që Ti kishe kaluar në fëmijëri dhe në rininë tënde. Ti thua në dëshmi që ke bërë dhe një vizitë tek psikiatri Nasi Bozheku, i cili jo në syrin tënd dëshmoi “se e kanë në racë këtë gjë”, duke bërë një konfirmim shkencor të një gjendje depresioni të thelluar të trashëguar, pasi Ti sërish dëshmon (dhe më vjen keq që e them, por ti e thua vetë publikisht), që yt atë ka vrarë veten dhe këtë tendencë e trashëgove dhe Ti.
Kjo ishte tronditëse për mua, tashmë po filloj të të kuptoj më mirë edhe maninë tënde në reagimet e tua, kur thua që jemi burra e s’kemi frikë ndaj të “gjykoftë=vraftë” Zoti, këtu Ti jep shenja dhune dhe kërcënime, të njëjtat me ato që përjetoje në rininë tënde, sepse njeriu Miron, është produkt i fëmijërisë së vetë, ndaj ndjeva se Ti vetë je viktimë e të kaluarës tënde të dhimbshme.
Ti më thua mua të shkoj tek psikologu, ngaqë vetë Miron ka vajtur nëpër psikiatër dhe shëronjës popullorë. Këto thua Ti, në dëshminë tënde, nëse i përgënjeshtron që nuk je Ti, unë tërhiqem, por nga shkrimet e tua, del se Ti je, njeri i dhunshëm, arrogant, me tendenca të theksuara homicide dhe suicide. Dikur Miron ke dashur të vrasësh njerëzit e tu të afërm, nuk e di, po ndoshta psikiatri Nasi Bozheku mund të të ketë hapur edhe ndonjë kartelë mbas vizitës që të bëri, në të cilën, mund të gjejmë të dhëna të tjera për ty, sepse kjo kartelë do ishte një burim i mirë dokumentar se cili je Ti në të vërtetë dhe kjo më shqetëson akoma më shumë.
Ti në dëshminë tënde thua gjithashtu se dëgjoje zëra në kokën tënde që kur ishe fëmijë, se ishe i poseduar nga djalli, se të kanë bërë magji të afërmit e tu, ty edhe babait tënd që “kur të bëheshe 21 vjeç të vrisje veten” dhe që këtë do ta bëje, nëse nuk do të ishe shëruar nga ndërhyrjet e një gruaje karizmatike e cila “të punoi”, të shëroi, të pagëzoi (ti thua se ishe bektashian me origjinë), të gjeti nuse e të martoi, dhe të futi në punë edhe në kishë, dhe Ti thua se për të gjitha këto që ke në jetë, i detyrohesh kësaj shëronjëseje. Më fal Miron, por jam aq i habitur nga këto që shkruan, saqë nuk mund të të marr dot seriozisht, sepse mënyra se si Ti mendon dhe logjikon është e kompromentuar nga sëmundja që të kanë diagnostikuar.
Ti thua se je shëruar, por në rastin e një të sëmuri të këtij niveli ekstrem, deklarata e tij për shërim është e pavlefshme, sepse ashtu siç je diagnostikuar shkencërisht, dhe këtë e thua vetë pa ndrroje, rrëfim i guximshëm i yti, për të cilin të përgëzoj, faktin e shërimit tënd, do të duhet ta vërtetosh shkencërisht. Pra, një psikiatër ekspert të deklarojë shërimin tënd të plotë, që të besojmë edhe ne në mrekullinë që shpall, siç e bëjnë edhe kishat e tjera certifikimin e mrekullive me dëshmi ekspertize mjekësore.
Dhe meqë je burrë dhe s’ke frikë, nuk besoj që të mohosh ato që kë thënë vetë, se do mohoje besimin tënd në Zot dhe te gruaja që të shëroi, por mua s’më shqetëson fakti se Ti mund ta mohosh dëshminë tënde, mua më shqetëson fakti, se cila është arsyeja që një njeri me kaq probleme sa Ti, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ta vërë në një post delikat, ku Ti ke kontakt me fëmijë dhe të rinj, dhe përbën një rrezik për ta, sepse do ishte e paimagjinueshme të mendoja se ç‘mund t’u ndodhte këtyre fëmijëve, nëse zërat që të thoshin dikur të vrisje, të të ktheheshin edhe njëherë në kokë. Të falenderoj që më bërë t’i ktheja sytë edhe nga ty, më pasurove pamasë.
Kështu e shkruaj unë historinë Miron, nëse do ende, do të shkruaj edhe për dokumentat që disponoj, se ç‘thonë të tjerët për ty, por them që të mos merrem më me ty, sepse kam gjëra më të rëndësishme për tu marrë.

Filed Under: Opinion Tagged With: arben llalla, historia, Leksion Miron Cakos, se si shkruhet

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT