• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova, letër nga NATO

December 8, 2016 by dgreca

-Mustafa: NATO i ka hapur udhë avancimit të raporteve të bashkëveprimit me Kosovën/

unnamed-11-mustafa1-mustafa-ule1-flet-enveri3-me-enverin

-Ministri i Jashtem Hoxhaj: Kosova ka hyrë në një fazë të re të marrëdhënieve me NATO-n/

PRISHTINË, 8 Dhjetor 2016-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ NATO i ka hapur udhë avancimit të raporteve të bashkëveprimit me Kosovën, tha kryeministri Isa Mustafa, sot në një konferencë shtypi së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, duke prezantuar të arriturat e Kosovës në raport me organizatat ndërkombëtare dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit. “Fillimisht, më lejoni të ndaj me ju një lajm të rëndësishëm, i cili dje na erdhi nga NATO-ja, konkretisht nga Sekretari i Përgjithshëm i saj, Jens Stoltenberg”, tha Mustafa. Ai përkujtoi se, në cilësinë e kryeministrit të Kosovës vitin e kaluar i ka dërguar një letër Sekretarit Stoltenberg, ku ka kërkuar zyrtarisht fuqizimin e bashkëpunimit të Kosovës me NATO-n, në disa dimensione të rëndësishme për Kosovën. “Si rezultat, dje pranova zyrtarisht një përgjigje shumë inkurajuese nga NATO-ja në letrën tonë. Duke marrë në konsideratë propozimet tona të arsyeshme, Sekretari i NATO-së në përgjigjen e tij na ka konfirmuar avancim substancial të bashkëpunimit dhe mbështetjen e Kosovës si dhe pjesëmarrjen e Kosovës në programet e ndryshme të NATO-s”, theksoi Mustafa.

Më konkretisht, vijoi ai, Këshilli i Atlantikut Verior është pajtuar për fuqizimin e bashkëpunimit të NATO-s me Kosovën brenda mandatit respektiv të KFOR-it dhe të Ekipit Këshillues Ndërlidhës të NATO-s, i cili bashkëpunim pritet të avancohet nga fillimi i vitit të ardhshëm.

“Në letrën e NATO-s na  kanë ofruar mundësi për aktivitete shtesë të dizajnuara për të fuqizuar bashkëveprimin me Kosovën”, tha Mustafa.

Kryeministri i Kosovës bëri të ditur se, këto aktivitete përfshijnë: – Rritjen e vizitave të Këshillit të Atlantikut Verior dhe takimet me Ekipin Këshillues Ndërlidhës të NATO-s si dhe autoritetet relevante të Kosovës, përmes të cilave do të zgjerohet dialogu politik.

– Pastaj dialogu për aktivitetet e bashkëpunimit praktik me NATO-n.

– Aktivitete shtesë të përshtatura për nevojat specifike të Kosovës, të cilat mund të përfshijnë mbrojtjen e rrjeteve informatike, edukim, trajnime dhe logjistikë.

– Zgjerim të aktiviteteve në kuadër të Programit “Ndërtimi i Integritetit” me qëllim të rritjes së kapaciteteve institucionale.

– Pjesëmarrje në disa prej aktiviteteve të Programit të NATO-s “Shkenca për Paqe dhe Siguri”, që ka të bëjë me mekanizmat që ofrojnë mundësitë për shkencëtarët dhe ekspertët e NATO-s dhe vendeve partnere të bashkëpunojnë në relacionet e shkencave civile, teknologjisë dhe të inovacionit.

– Konsiderimi i mënyrave që Forca e Sigurisë së Kosovës, në suaza të mandatit të saj, të marrë pjesë si vëzhguese në ushtrimet e Qendrës Koordinuese Euro-Atlantike për Reagim në Fatkeqësi (EADRCC).

– Eksplorimi i mënyrave që FSK-ja, në koordinim me Ekipin Këshillues Ndërlidhës, të marrë pjesë edhe në ushtrimet e KFOR-it, në përputhje me mandatin e saj.

– Ndërsa, Divizioni për Diplomaci Publike i NATO-s do të konsideroj rrugët për bashkëpunim dhe përkrahje të institucioneve relevante të Kosovës, OJQ-ve, Universiteteve,  dhe akterëve tjerë të shoqërisë civile që merren me çështje të paqes dhe sigurisë, me komunikim dhe diplomaci publike. “Pra, Sekretari i NATO-s, Stoltenberg, na ka kthyer një përgjigje tejet kuptimplotë, e cila në esencë krijon mundësitë për bashkëpunim thelbësor ndërmjet Republikës së Kosovës dhe NATO-s”, theksoi Mustafa.

Ai tha se konsideron se ky është një lajm shumë i rëndësishme për Kosovën, pasi që hap një kapitull të ri të marrëdhënieve dhe mbështetjes së NATO-s dhe po ashtu e fuqizon rolin e Kosovës si faktor i stabilitetit në rajon dhe si një partner i besueshëm i NATO-s në përballimin e sfidave rajonale dhe globale të sigurisë. “Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj, shpreh mirënjohje për NATO-n, shtetet anëtare, Sekretarin Stoltenberg dhe autoritetet tjera, duke theksuar kënaqësinë që kjo organizatë e cila para 17 vjetësh ndërhyri për të mbrojtur vlerat më të larta humanitare në Kosovë, tashmë i ka hapur udhë avancimit të raporteve të bashkëveprimit me shtetin e Kosovës”, u shpreh Mustafa. Ai shtoi se, ashtu siç është nënvizuar edhe në Samitin e NATO-s në Varshavë, ku liderët e shteteve mirëpritën aspiratat e Kosovës për avancimin e aftësive për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët e saj dhe për të kontribuar në sigurinë në rajon dhe më gjerë, shpreh përkushtimin e Kosovës që gradualisht të avancojë në procesin e anëtarësimit dhe që në një periudhë optimale të bëhemi anëtare e NATO-s. “Si Kryeministër i vendit, vlerësoj se Kosova ka bërë dhe po bën hapa të sigurt në ndërtimin e institucioneve shumë të afta dhe kredibile në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes. Kemi Policinë e Kosovës, e cila është ranguar si shumë kredibile, e organizuar dhe e menaxhuar mirë, ashtu siç është edhe Forca e Sigurisë së Kosovës, e organizuar sipas standardeve më të larta, ndërsa pjesëtarët e saj janë të shkolluar dhe të trajnuar në qendrat elite amerikane dhe evropiane. Duhet përmendur edhe AKI-në e cila po tregohet shumë profesionale dhe e përgjegjshme në fushëveprimin e saj shumë të ndjeshëm”, tha Mustafa.Ne, përfundoi kryeministri i Kosovës, do të mbështesim fushën e sigurisë dhe do të bashkëpunojmë ngushtë me NATO-n për t’i kontribuar paqes dhe stabilitetit jo vetëm në këtë pjesë të Evropës por edhe në aspektet globale.

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj  tha se Republika e Kosovës ka hyrë sot në një fazë të re të marrëdhënieve me NATO-n.“Letra e nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm drejtuar kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa e shpreh në fakt vullnetin e 28 shteteve anëtare të NATO-s për një etapë të re të integrimit euroatlantik të Kosovës.
Prej sot kemi shpejtësi tjetër. Prej sot fillojmë të lëvizim në mënyrë konkrete drejt integrimit të Kosovës në NATO”, u shpreh Hoxha.Ai tha se, letra e Sekretarit të Përgjithshëm Stoltenberg ofron një raport të mirëfilltë mes NATO-s dhe Kosovës dhe një substancë të plotë të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe NATO-s.“Nga dita e sotme Kosova shndërrohet nga një konsumues i sigurisë, pasi kemi qenë konsumues i sigurisë për një kohë të gjatë, për shkak të pranisë së madhe të trupave të KFOR-it, në një prodhues dhe eksportues të sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare”, theksoi Hoxhaj. Ministri i Jashtëm tha se, Kosova do të bëjë përpjekje maksimale që t’i përmbushë të gjitha kriteret, të gjitha kushtet, me qëllim që në një të ardhme të afërt t’i bashkohet edhe Programit të Partneritetit për Paqe, si parakusht për anëtarësim drejt NATO-s.

 

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, kosova, letër nga NATO

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT