Letër e Ahmet Zogut dërguar Fan S Nolit/
I dashur mik Mgr. Fan S Noli-Në Romë/
Që posa mora Letrën e parë të Z. Suej, i pagova të hollat të zot të shtëpisë edhe shërbëtorit tuej ashtu siç më shkruanit në letër, duke ju marrë dëftesat e duhura.
Sa për punën e mobillavet, kemi pyetur në Doganën e Durërsit, por asgjësendi nuk ka ardhur. Gjithashtu edhe për të quajturin Nasi Laze kam për të bërë hetime ku është arrestuar, se këtu në Tiranë nuk ndodhet nëj emër i atillë.
Gëzohem që kurdoherë të jinni mirë edhe që përçpejti u bashkofshim këtu!
Dyke ju çuar përshëndetjet e mia, mbetem
Juaji me besë.
Zogu
Tiranë, 15-VII-1922