Lidershpi i femres eshte kthyer te jete nje fakt i epokes post moderne. I shfaqur si nje fenom i natyrshem ne te gjitha nivelet ai ka sjelle tipare qe padyshim kane terhequr vemendjen e studiuesve. Pothuaj te gjithe teoricienet e lidershipit arrijne ne nje pike te perbashket mendimi: lidershipi femeror prezanton tiparet e lidershipt transformues, shpirteror, pjesemares e mbi te gjitha atij sherbetor. Gjithashtu, te gjitha studimet njezeri konkludojne se femrat ne krahasim me meshkujt kane nje nivel me te larte te inteligjences emocionale dhe ky eshte nje tjeter faktor qe i ben ato te suksesshme ne misionin e liderit.Po te shkojme mbrapa ne kohe, pikerisht tek roli i femres nder shekuj do te dallojme se ajo ne fakt gjithmone ka drejtuar ne heshtje. Miti i Adamit dhe Eves eshte nje prove e forte. Adami vertet e shijoi i pari mollen por drejt ketij akti e orientoi dhe drejtoi Eva. Ajo qe udheheqesja e vertete, qe ne heshjte e me bindje e coi Adamin drej aktit final .
Po t’i kthehemi shume miteve greke, por edhe me te lashta se to, gjithmone do te veme re femren qe keshillon ne heshjte, vepron ne heshtje por qe gjithmone ka influence e gjurme ne vendimarrje.
Njeriu i lashte jo rastesisht kishte vendosur ne Olimp shume perendi femra; ishin ato qe ne me te shumten e hereve vendosnin fatet e njerzve, fatet e paqes apo te luftes. Kjo rrefen me se mire se ne nendergjegjen e njeriut te lashte femra ka aftesi drejtuese, percaktuese, dhe mbi te gjitha shume here decisive.
Po t’i rikthehemi rolit te saj ne institucionin e pare qe historia e njerzimit ka njohur dhe qe eshte familja, do te shohim qe femra serisht ka patur nje rol lidershipi ne heshtje. Ajo nuk shfaqet hapur, por eshte prapa cdo vendimi dhe jep mendimin e saj tek partneri duke influencuar thellesisht ne gjykimin dhe vendimet e tij. Ajo ka drejtuar ‘nga prapa dhe ne heshtje’ ne jete te jeteve . Kjo do te thote se pozicioni i saj i sotem ne lidership nuk eshte risi per seksin femer por ai eshte thjesht nje shprehje e hapuar e asaj qe ajo e ka kryer ngahera dhe eshte thjesht nje shfaqe natyrale e arketipit te trasheguar.
Femra ne vetvete trashegon shume arketipe qe e kthejne ate vetvetiu ne nje lider te sukseshem, por pike se pari ajo mbart arketipin e sherbimit pa kushte. Nese femra eshte nje lider , ajo shfaqet se pari si nje lider sherbetor. Nder teoricienet e lidershipit i pari qe foli per lidershipin sherbetor ka qene ne vitin 1970te Robert Greenleaf I shkolles Amerikane te lidershipit , i njohur edhe si babai i lidershipit sherbetor ne boten moderne. Ne fakt termat lider dhe sherbim shume prane njeri tjetrit i kemi gjetur si fillim ne Bibel ne goje te Jezusit . Sipas Tij , cdo kush qe pretendon te jete nje lider se pari duhet te jete nje sherbetor, pra duhet t’i sherbeje ndjekseve te tij. Sherbimi per femren nuk eshte dicka qe ajo duhet ta mesoje apo per te cilen ajo duhet thelluar ne studime; perkudrazi, eshte dicka qe tek femra gjendet fare natyrshem pasi eshte pjese e lindur e saj. Ne ndryshim nga meshkujt, ajo nuk shqetesohet aspak te shfaqe sherbimin maksimal dhe pa kushte ne cdo pozicion lidershipi. Kete ajo e ben pa sforco dhe pa droje.
Eshte arketipi femeror qe e con femren vetvetishem drej lidershipit sherbetor . Nisur nga arketipet e trasheguara te femres dhe krahasuar keto me cilesite e liderit sherbetor do te shohim shume ngjashmeri, por mbi te gjitha te dy palet ndajne te njejtat vlera njerzore.
Le te rreshtojme disa ngjashemri mes krahasimeve:
- Femra eshte e prirur te jape dashuri- po ashtu ben edhe lideri sherbetor.
Askush me shume se nje femer mund te njoh artin e dhenies se dashurise. Femra ka qene gjithmone nje ‘dhenese ‘. Arketipi e udheheq te jap ndjenja positive pa kushte . Roli i saj ne familje me shume se i kujtedo tjeter ka qene shpirteror dhe ajo eshte ndier gjithmone e privilegjuar ne realizimin e keteij misioni . Ajo mbetet dhenesja e perjetshme dhe e devotshme e ndjenjave dhe ajo nuk ndihet aspak ne siklet ne kete rol. Gjithmone i kemi bere pyetjen vetes, pse nje femer qan pa ndroje ne publik ndersa per nje burre kjo do te quhej dobesi? Pergjigja eshte fare e thjeshte- Femra nuk ka ndroje t’i shfaqe ndjenjat e saj hapur dhe ne sinqeritet maksimal. I njejte eshte lideri sherbetor, ai nuk kursehet t’i shfaqe hapur emocionet e tij positive per ndjekesit. Keta te fundit e duan liderin sherbetor pikerisht se gjejne tek ai njeriun qe i do pa kushte dhe u sherben pa kushte.
- Femra nga natyra ka qene dhe mbetet gjithmone pranuese dhe jo perjashtuese . I tille eshte edhe lideri sherbetor .
Arketipi i saj nder shekuj eshte zhvilluar me shume drejt pranimit se drej perjashtimit. Qe nga mitet me te lashta e deri tek ato me moderne gjejme figura te femres qe e prezantojne ate me shume drej paqes dhe krijimit te urave te progresit se drejt regresit apo shkaterrimit. Roli i saj ne familje per mijra vjet ka qene te ndertoje harmoni dhe ura komunikimi. Ajo nuk e deshiron dhe nuk e ushtron perjashtim. Arketipi qe vjen nga roli i saj ne familje na meson se ne rolin e nenes , femra gjithmone i ka pranuar femijet e saj pa asnje medyshje edhe pse mund te mos kete qene dakort me zgjedhjet apo veprimet e tyre.
Poema e famshme e Robert Frost – “Vdekja e ish punonjesit”vjen ne reference ne keto caste. Kjo poeme mbahet ne historine e letersise , psikologjise apo dhe sociologjise , si referenca me e mire sesi dy sekse apo karaktere te ndryshme mbajne qendrim krejt te ndryshem per te njejtin fenomen .
Wiliam dhe Mary jane nje cift pa femije qe jetojne e drejtojne nje ferme. Silas eshte nje ish punetor i tyre qe dikur I pa braktisur duke ja lene punen pa mbaruar. Poema fillon tek Mary kthehet ne shtepi dhe I tregon te shoqit se kishte takuar Silas dhe ai ishte shume I semure dhe pa streh dhe deshironte te vinte dhe kalonte ditet e fundit te jetes ne shtepine e tyre . Wiliam nxehet nga kjo kerkese dhe nuk pranon kursesi t’i hap deren dikuj qe e kish tradhetuar dikur . Nga ana tjeter Mary , shume zemergjere afron natyren pranuese dhe te bute te femres , duke vleresuar se do te ishte me mire qe atij t’i hapej dera duke lene prapa cdo gje qe kish ndodhur me pare. William pasi kundershton pritjen e Silas i thote se shoqes: ” “Shtepia eshte vendi ku dhe kur duhet te shkosh dhe ku ty te presin” ndersa e shoqja ja kthen : “Une do ta quaja, shtepia eshte ajo gje qe ndoshta edhe se meriton”. Pra dukshem William i mbahet parimit te korrektesise ndersa Mary atij te zemergjeresise dhe pranimit pa kushte. Shtepia per Wiliam eshte vetem vendi ku duhet ta meritosh pritjen ndersa per Maryn shtepia duhet te jete streha e perhershme ska rendesi nese e ke merituar apo jo pritjen . Parimi human “cdo njeri ka nevoje per nje streh’ eshte bindja e Maryt, ndersa ajo e Wiliam eshte “cdo njeri duhet t’a meritoje nje strehe”. Ky dialog kaq i thjeshte nga dy fermere po te tille mbart ne fakt nje filozofi te tere – qe fillon me pyetjen – Duhet dhene dashuri pa kushte apo kjo duhet merituar ? Duhet hapur porta e ndihmuar e pranuar cdo nevojtar apo kjo duhet merituar ? Mary simbolizon shpirtin e bute te femres e cila gjithmone ka qene dhe mbetet dhenesja pa kushte ; ajo simbolizon nderkohe edhe lidershipin sherbetor qe parim thelbesor ka sherbimin ndaj ndjekseve pa asnje kondite dhe pa prituar asgje ne shperblim.
- Femra e ka kujdesin pjese te arketipit te asaj ; te tille e ka kujdesin edhe lideri sherbetor.
Ndjekesit per femren ne lidership jane si vete femijet e saj; Misioni i pare i cdo femre ka qene dhe mbetet kujdesi pa kushte ndaj femijve. Pushteti per femren nuk eshte qellim ne vetvete, as mision qe eshte thirur per ta arritur. Ne te kundert kujdesi eshte qellim, eshte mision qe ajo e trashegon dhe ushtron shume mire . Femra pushtetin e ndjen, kerkon dhe shijon si kujdestari, jo si ekzistence apo kenaqesi ekzistence . Kjo e afron akoma dhe me shume me liderin sherbetor. Qellimi universal i cdo femre eshte te shoh femijet e saj te arrijne me te miren , te realizojne endrrat e te jene sa me te sukseshem dhe epr kete ajo aforn kujdesin maksimal krahasur me kedo perreth saj. Ne te njetjen forme te vetvetishme femra ne lidership perpiqet , kujdeset dhe sakrifikon maksimalisht qe ndjekesit e saj te arrijne qellimin dhe suksesin. Dhe ketu ajo eshte serisht shume prane liderit sherbetor.
- Si femra dhe lideri sherbetor kane aftesine dhe durimin te degjojne .dhe shfaqin tolerance.
Duke qene prej mijra vjetesh ne hije, arketipi i femres ka ndertuar nje natyre tolerante dhe ne sherbim , ku te degjuarit me durim ka qene pjese e pandare. Duke dashur gjithmone te perkrah partnerin e saj mashkull ajo pas cdo degjimi ka dashur ngahera te jete e sinqerte dhe e vertete ne keshillat e saj , por ajo asnjehere nuk ka rreshtur se qeni tolerante , pasi dhe vete pozicioni i saj si sex i dyte, ja ka imponuar kete qendrim nder gjenerata. Te njejtin profil ka lideri sherbetor .Ai eshte degjuesi me i mire krahasur me te gjithe llojet e tjera te lidershipit , por ai eshte dhe me paqesori dhe toleranti. Lideri sherbetor i degjon me vemendje ndjekesit e tij, kerkesat e tyre dhe perpiqet maksimalisht te vihet ne sherbim te tyre. Ai zgjedh gjithmone paqen ne vend te luftes, tolerancen ne vend te konfliktit , fjalen ne vend te armes. Martin Luther King apo Gandi ndertuan nje levizje te tere bazuar vetem ne keto parime dhe e fituan nje kauze qe deri para tyre dukej krejt e pamundur.
- Femra sakrifikon, po keshtu vepron dhe lideri sherbetor
Arketipi i femres gjithmone eshte ndertuar mes akteve te sakrifices. E gjithe anatomia e saj eshte bazuar mes akteve te sakrifices. Cdo femer mban me vete pasurine e te qenurit nene dhe natyrshem cdo nene ka instikitn te vendose femijet para vetes , te vetflijohet per femijet ne cdo rast e ne cdo kohe . Ajo mban femijen 9 muaj ne trupin e saj; ajo ndien dhimje gjate lindjes. Ajo I jep gji dhe kujdeset per femijen per vite me rradhe ; ajo kujdeset per sa e sa shume detaje rrotull shtepise. Vete trupi i saj eshte ndertuar me nje anatomi per te vuajtur me shume . Natyrshem, ajo eshte ndertuar biologjikisht te duroje me shume ; ndaj ne pozicione lidershipi ajo nuk se zgjedh te sakrifikoje; ajo e ben kete natyrshem , pasi arketipi I saj punon po kaq natyrshem. Nga ana tjeter lideri sherbetor sakrifikon per ndjekesit deri ne vetmohim . Nuk eshte rastesi qe ne me te shumten e rasteve lideret sherbetor jane kthyer ne heronj te ndjekesve te tyre dhe kane frymezuar gjenerata. Vete jeta e tyre e vetmohuar dhe e sakrifikuar eshte nje shembull frymezimi . Gandi apo Martin Luther King jane shembujt me konkrete.
Perderisa nje femer trashegon gjithe arketipet per te qene nje lider i sukseshem sherbetor , kjo do te thote se femra nga natyra eshte e priur te jete nje lider shume i arrire; Megjithate, kjo nuk do te thote se sa here qe shohim nje femer ne drejtim ajo vetvetiu eshte e suksesshme; Analiza qe beme i rreferohet vyrtyteve te lindura te femres qe e prijne ate drejt lidershipit sherbetor. Por lidershpi ne vetvete eshte ndoshta pozicioni/ profesioni me i veshtire dhe jo I lehte per gjithkend . Kjo do te thote se ndonese nga arketipi femra trashegon shume dhunti te artit te drejtimit, serisht kjo nuk do te those se ajo automatiksht do te jete e sukseshme kudo dhe sa here drejton. Lider me shume behesh se lind thone njezeri te gjitha shkollat e lidershipit. Mes tipareve te trasheguara dhe atyre te fituara dhe pervetsuara, gjithmone krijohet nje balance dhe nuk dihet kush merr me shume perparesi. Tiparet e lindura kane te bejne me shume me natyren e liderit , por tiparet e fituara kane te bejne me shume me karakterin e tij dhe dihet se sikur ne jete edhe ne lidership percaktuese nuk behet natyra e liderit por karakteri i tij. Ndaj nuk eshte habi qe ne kemi njohur e pare shume femra te suksesshme ne lidership, sikur kemi pare dhe opozitat e tyre. Ne kemi njohur Nene Terezen por dhe Nexhmije Hoxhen(Si e kunderta).