• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Lili Zajmi Golemi ndërroi jetë në Nju Jork

May 15, 2019 by dgreca

-Federata Vatra ngushellon inxhinier Bujar Golemi, nje nder themeluesit e deges se Vatres ne Queens, femijet Ingrid Golemi dhe Artan Golemi si dhe te gjithe miqte dhe te njohurit. Shpirti I Lilit pushofte ne paqe!
***

LILI mori urimin Diten e Nenave,12 Maj 2019

Nga Pertefe LEKA/ DIELLI

Lili u rrit si lule ne familjen Zajmi,por nuk i shpetoi dot luftës së klasave.Kur vëllai i madh Fuati, u arratis,e Gjithë familja u internue ne Tepelenë.
Lili i tregonte me detaje dhe me emra familjet bashkudhetare në zjarrin e ferrit komunist.Kështu mbajti mbi supe barren e persekucionit,por pa u përkulur.
Martesa me Inxh.Bujar Golemin sikur e shpërndau sado pak ate re te zezë qe e ndiqte nga pas.
Ishte çifti me elegant dhe më i dëgjuar në rrethet intelektuale te qytetit te kulturës,Shkodēr.
Lili ishte mësuesja e matematikës me talent të veçantë e cila iu përkushtue arsimit.
Me biçikletën e saj, karakteristikē e shkodranëve, vraponte nepër baltat e fshatrave per të dhënë dituritë,pa kundërshtuar asnjehere emërimin që i bëhej,sepse ishte motra e te arratisurit politik.
Lili e lidhi jetën në një familje te qete shkodrane pa perqasje politike.Vjehrri i saj, Zotni Qamil Golemi, mesues i vjetër ,i nderuar dhe i respektuar arriti t’i shkollonte te gjithe fëmijet me arsim te larte.Lili ndihej e barabartë në ate familje sepse askush nuk ia kujtonte si negacion vellain e arratisur ,por të gjithë ia qanin hallin prindërve te saj qe nuk mund te kontaktonin me djalin e tyre.
Perveç hijeshisë që i kishte falë natyra,kishte një krenari te pafajësisē,qe e manifestonte me nje pune korrekte në marredheniet me drejtuesit.Asnjëherë nuk pati fatin te përfitonte nga kontributet e te shoqit Inxh.B.Golemi arkitekt,sportist,tranier…por gjithmonë qëndroi kryelartë.
Kur viti 90 -të, rrokullisi shemtirën e përçarjes njerëzore,Lilit iu dha mundësia të bashkohej me vëllain e dëshiruar nder dekada per te marre frymë lirisht ne Andrren Amerikane.
Femijet e saj duke pasë edukatën e mirëfilltë familjare u bashkuan me prinderit. Vajza Ingrid i pasuroi diturite ne Universitet e New York-ut ne fushen e Jurisprudencës dhe djali Artan ne akitekturen kompjuterike.
E kompletuar ne harmoninë familjare dhe ne mbarëvajtjen e saj i shfaqet semundja që ia vështirësoi jetesen.
Mirënjohja që buronte nga shpirti i saj fisnik për shërbimet spitalore të përsosura dhe veçanërisht për gatishmërinë dhe përkushtimin e mjekut te saj primar Dr.Myrtezani mbushej me optimizem dhe mbijetonte. Sherbimet që i bënte e bija, në shtëpi,ia mbushnin shpirtin me dashuri.”Nuk di kur flenë kjo vajzë,-e persëriste përherë-gjithë natën rri pranë meje”Giti,juristja shqiptaro-amerikane është një shembull i rrallë në përkushtimin serioz si nē detyren zyrtare dhe ne familje,e krahasuar me brezin e sotēm të marrun mendsh pas teknologjisë së komunikimit informal.
Po kështu edhe Bashkëshorti,Bujari,i cili e vuri gjithe kohë në dispozicion të Lilit. Ai u kthye ne një amvisē shtëpiake që përgatiste ushqime bio sipas rekomandimeve te mjekëve .
Nje rast unikal që përveç, ec e jakeve neper spitale heronjtë e saj Giti,Bujari,Artani sherbimet më tê renda i kryenin në shtëpi.
Kështu e ndjera mori me vete kënaqësinë shpirtërore, dashurinë e tyre,duke iu dhënë uratën “Dritë paçi në jetë tuaj”.
***
Lili ishte nena e Avokates Ingrid Golemi dhe inxh Artan Golemi.
-Federata Vatra ngushellon inxhinier Bujar Golemi, nje nder themeluesit e deges se Vatres ne Queens, femijet Ingrid Golemi dhe Artan Golemi si dhe te gjithe miqte dhe te njohurit. Shpirti I Lilit pushofte ne paqe!

Filed Under: Komunitet Tagged With: Lili Zajmi Golemi

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT