-Federata Vatra ngushellon
inxhinier Bujar Golemi, nje nder themeluesit e deges se Vatres ne Queens,
femijet Ingrid Golemi dhe Artan Golemi si dhe te gjithe miqte dhe te njohurit.
Shpirti I Lilit pushofte ne paqe!
***
LILI mori urimin Diten e Nenave,12 Maj 2019
Nga Pertefe LEKA/ DIELLI
Lili u rrit si lule ne
familjen Zajmi,por nuk i shpetoi dot luftës së klasave.Kur vëllai i madh Fuati,
u arratis,e Gjithë familja u internue ne Tepelenë.
Lili i tregonte me detaje dhe me emra familjet bashkudhetare në zjarrin e
ferrit komunist.Kështu mbajti mbi supe barren e persekucionit,por pa u
përkulur.
Martesa me Inxh.Bujar Golemin sikur e shpërndau sado pak ate re te zezë qe e
ndiqte nga pas.
Ishte çifti me elegant dhe më i dëgjuar në rrethet intelektuale te qytetit te
kulturës,Shkodēr.
Lili ishte mësuesja e matematikës me talent të veçantë e cila iu përkushtue
arsimit.
Me biçikletën e saj, karakteristikē e shkodranëve, vraponte nepër baltat e
fshatrave per të dhënë dituritë,pa kundërshtuar asnjehere emërimin që i
bëhej,sepse ishte motra e te arratisurit politik.
Lili e lidhi jetën në një familje te qete shkodrane pa perqasje
politike.Vjehrri i saj, Zotni Qamil Golemi, mesues i vjetër ,i nderuar dhe i
respektuar arriti t’i shkollonte te gjithe fëmijet me arsim te larte.Lili
ndihej e barabartë në ate familje sepse askush nuk ia kujtonte si negacion
vellain e arratisur ,por të gjithë ia qanin hallin prindërve te saj qe nuk mund
te kontaktonin me djalin e tyre.
Perveç hijeshisë që i kishte falë natyra,kishte një krenari te pafajësisē,qe e
manifestonte me nje pune korrekte në marredheniet me drejtuesit.Asnjëherë nuk
pati fatin te përfitonte nga kontributet e te shoqit Inxh.B.Golemi
arkitekt,sportist,tranier…por gjithmonë qëndroi kryelartë.
Kur viti 90 -të, rrokullisi shemtirën e përçarjes njerëzore,Lilit iu dha
mundësia të bashkohej me vëllain e dëshiruar nder dekada per te marre frymë
lirisht ne Andrren Amerikane.
Femijet e saj duke pasë edukatën e mirëfilltë familjare u bashkuan me
prinderit. Vajza Ingrid i pasuroi diturite ne Universitet e New York-ut ne
fushen e Jurisprudencës dhe djali Artan ne akitekturen kompjuterike.
E kompletuar ne harmoninë familjare dhe ne mbarëvajtjen e saj i shfaqet
semundja që ia vështirësoi jetesen.
Mirënjohja që buronte nga shpirti i saj fisnik për shërbimet spitalore të
përsosura dhe veçanërisht për gatishmërinë dhe përkushtimin e mjekut te saj
primar Dr.Myrtezani mbushej me optimizem dhe mbijetonte. Sherbimet që i bënte e
bija, në shtëpi,ia mbushnin shpirtin me dashuri.”Nuk di kur flenë kjo vajzë,-e
persëriste përherë-gjithë natën rri pranë meje”Giti,juristja
shqiptaro-amerikane është një shembull i rrallë në përkushtimin serioz si nē
detyren zyrtare dhe ne familje,e krahasuar me brezin e sotēm të marrun mendsh
pas teknologjisë së komunikimit informal.
Po kështu edhe Bashkëshorti,Bujari,i cili e vuri gjithe kohë në dispozicion të
Lilit. Ai u kthye ne një amvisē shtëpiake që përgatiste ushqime bio sipas
rekomandimeve te mjekëve .
Nje rast unikal që përveç, ec e jakeve neper spitale heronjtë e saj
Giti,Bujari,Artani sherbimet më tê renda i kryenin në shtëpi.
Kështu e ndjera mori me vete kënaqësinë shpirtërore, dashurinë e tyre,duke iu
dhënë uratën “Dritë paçi në jetë tuaj”.
***
Lili ishte nena e Avokates Ingrid Golemi dhe inxh Artan Golemi.
-Federata Vatra ngushellon inxhinier Bujar Golemi, nje nder themeluesit e deges
se Vatres ne Queens, femijet Ingrid Golemi dhe Artan Golemi si dhe te gjithe
miqte dhe te njohurit. Shpirti I Lilit pushofte ne paqe!