• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shqipe Biba/Histori suksesi

July 22, 2015 by dgreca

Flet‘’Shqiponja Shqiptare’’ Shqipe Biba, pateriotja e vertete qe jeten ia kushtoi perparimit te Gruas dhe Kombit Shqiptar/
Bashkebisedim, Shqipe Biba dhe Liliana Pere/
Sapo ka nisur te agoi mëngjesi dhe unë po kryej punen impenjative, te perditshme, kontrolloj e-mailin në kompjuterin tim. Shoh e-mailin e mirepritur nga ‘’Shqiponja e Kosoves’’ , Dua ta quaj keshtu se ajo e meriton, ta simbolizosh me Shqiponjen dykrenare qe mbart flamuri Shqiptar.
Lexoj, lexoj dhe zemra me rreh fort. Ku e gjen Shqipja gjithe kete force? Gjithe kete perkushtim dhe vitalitet? Njé grua me energji te medha positive, me njé formim te larte dhe aktivitet te dendur ne dobi te Gruas dhe kombit shqiptar.
Aktiviste ne Shoqaten “Kosova Demokratike” dhe shoqaten Vatra themeluese e Deges se Lidhjes Demokratike te Kosoves me seli ne NY.
Ne Mars te vitit 1990 hap radion e LDK ku deri pas perfundimit te luftes ne Kosove, me 1999 udheheqe kete mjet informimi.
Themeluese dhe udheheqese ne QIK Qendren per informim te Kosoves pe SHBA dhe KANADA Themeluese e shkolles se pare Shqipe “28 Nentori” ne Staten Island dhe se bashku me bashkeshortin Safet Biba. Me pastaj ne Klubin shqiptar e “28 Nentori” te emertuar nga vet emri i skolles shqipe e cila sa vjene e zgjerohet.
Duke ndjere mungesen e gruas shqiptare ne te gjitha aktivitetet e komunitetit themeloi Organizaten e pare te gruas “Motrat Qiriazi” emertim ky duke u bazuar ne njohjen e vepres se Motrave Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi.
Botuese e revistes”Shpresa” si redaktore dhe gazetare, duke trajtuar keshtu brengat dhe sukseset e bashkevendaseve ne SHBA e ne vecanti femres shqiptare. Shqipe Biba ka udhehequr dhe drejtuar programin televiziv javor ne kuader te Albaninan TV, duke trajtuar tema te karakterit social ne mesin e diaspores shqiptare ne NY dhe rrethine.
Ajo eshte intervistuese e mire pothuajese shumicen e figurave te shquara Shqiptare dhe amerikane.
Si Presidente, Senatore, Kongresiste nga SHBA dhe Shqiperia, Kosova dhe trojet tjera shqiptare.
Humaniste ne aktivitetin, ne mesin e organizatoreve kyq te pothuajese te gjitha protestave dhe demostratave te organizuara si ne NY,Washington, Dejton Ohaio.
Jam pritur ne Kogres e Shtepine e Bardhe ne Washington D.C si pjese e delegacionit shqiptare per te trajtuar qeshtjen e Kosoves.
Organizatore dhe udheheqese ne shumicen e koncerteve humanitare ne shume qytete te Amerikes si NY, Conecticut, New Jersy, Cikago, Detroid e Dallas Texasduke treguar né solidaritet te madh per popullin e Kosoves ne faza te para dhe pas lufte.
Ka mbeshtetur maksimalisht duke grumbulluar fonde dhe te mira materiale ne vlere prej $170.000 ne ndihme te jetimeve te Krushes se Vogel, ne vitin 2002 derguar permes detit nje kontigjent te cilin me veshtiresi e kam derguar ne Kosove pasi qe Greqia me detyroi te paguaj nje shume te madhe te hollash si cmim doganor.

Shqipja ka punuar vertet me vetmohim si intelektuale e shquar, njé pateriote e vertete duke ndjekur traditen e saj familjare. Babai Nexhmi Sejdiu eshte nje nder themeluesit e NDSH, dhe me pas mbasi mbroi vuajtjet e regjimit te asaj kohe punon Profesor Gjimnazi per te te mbjelle arsim e kulture ne vendin tyre martir Kosove.
Shqipja ‘’Shqiponja kosovare’’ fluturoi me pas kur ne Nyc per aresye te njohura si per shume shqiptare. Ajo vazhdoi te punoje më fort, e palodhur dhe humane per te perhapur kulture dhe per te ndihmuar bashkeatdhetaret e saj ne Kosove dhe vazhdoi te punoje per idealet dhe aspirat per te ngritur vlerat e gruas shqiptare, per te transmetuar kulture. Jo pa qëllim po e përmend këtë fakt, sigurisht kjo figurë jo karizmatike ne natyren e saj, por njé heroine e heshtur, njé luftetare e vendosur, njé
Grua qe flet pak dhe vetem me punen saj kualitative, parreshtur asnje minute. Pasi mbarova e qullosur nga lotët, per vuajtjet e saj, njé krenari dhe dashuri e madhe me pershkoi te gjithen per kete grua shqiptare.
Sa shumë u emocionova, kurrë më shumë se këtë herë, me duket sikur me krah flatrash Shqipja vjen lehte lehte , dhe bashkohet me tingujt harmonike te nje kenge lirie, kenge te gjuhes shqipe, kenge te evolucionit madheshtise dhe perparimit te gruas shqiptare ne Kosove dhe vendin ku tani ajo jeton, Eshte melodia e rruges se suksesit te Shqipe Bibes , Gruas shqiptare, që shumë popuj akoma nuk e kanë degjuar kengen e lirise dhe madheshtise te gruas Kosovare, edhe pse në këtë fillim shekulli! Shteti më i fuqishëm në botë Amerika i doli në krah Kosovës për Lirinë ëndërruar dhe shtet formimin .
Endrra për Lirinë. Panvaresine, dhe integritetin e saj te larte professional e njerezor. Këtë kishte ndjerë gruaja shqiptare qe jeton ne shtetit Amerikan, kur makina kriminele e shetit Serb, me Sllobodan Miloshevicin kishte kryer dhunimet dhe masakrat më të egra që ka parë historia e njerëzimit.

Ja pra ky emer ‘’Shqipe’’ sa kuptimplotë dhe simbolikë, komunikimi i ngrohtë online, modestia dhe deshira per te mos folur shume per vehten, puna e saj pateriotike me permasa shume dimesionle me krijoji nje respekt te madh, me la mbresa te thella, jeta dhe puna e shkelqyer e saj. Emocione te paimagjinueshme, më dha flatra duke fluturuar e lirë në boten e grave shqiptare qe deshirojne Integrimin ne boten e lire , paqesore dhe humane .

Bisedon Liliana Pere
Profili I Shqipe (Sejdiu) Biba
Shqipe Biba Lindur me 1957 ne ne nje fshat malor te quajtur Hotle rrethina e Kumanove.
Shkollen fillore dhe te mesme i kam perfunduar ne Podujeve.
Fakulteti Juridik -dega e Gazetarise diplomuar me 1979
Kam studiuar edhe degen Gjuhe dhe Letersi Shqipe
Ne vitet 2001-2002 vazhdoj studimet ne NYU INternational Trauma Studies
Nga viti 1979-1985 kam punuar si gazetare/reportere ne Televisionin e Prishtines -programi dokumentar
Nga vitet 1977-1985 bashkepunetore e gazetes Rilindja, revistes javore Zeri dhe revistes Kosovarja.
Nga viti 2002-2006 jap mesim ne GIT Instituti Teknologjik Globe.
Tani jam e licencuar per shitblerjen e pasurise se patundshme (Real estate) nga shteti i NY dhe jetoje e veproje ne NY.

Me 1985 per arsye te thjeshte politike emigroi ne SHBA/New York se bashku me bashekeshortin Safet Biba dhe tre femijet e mi ate kohe Dritero 4 vjec dhe Mirdita e Bardhoku pa mbushur dy vjet.
Menjehere me 1986 angazhohem ne Shoqaten “Kosova Demokratike” dhe shoqaten Vatra.
Ne Janar te vitit 1990 se bashku me nje grup te vogel bashkekombasish themelojme Degen e Lidhjes Demokratike te Kosoves me seli ne NY
Ne Mars te vitit 1900 hap radion e LDK ku deri pas perfundimit te luftes ne Kosove me 1999 udheheqe kete mjet informimi.
Me 1991 themeloje dhe udheheqe QIK Qendren per informim te Kosoves pe SHBA dhe KANADA program thjeshte informativ transmetuar per cdo dite 7 dite ne jave.
Me 1992 ne Nentor themeloje shkollen e pare Shqipe “28 Nentori” ne Staten Island dhe se bashku me bashkeshortin Safet Biba e udheheqim kete shkolle nga shtepia jone. Me pastaj ne Klubin shqiptar “28 Nentori” te emertuar nga vet emri i skolles shqipe e cila sa vjene e zgjerohet.
Me 5 Shkurt te vitit 1993 , duke ndjere mungesen e gruas shqiptare ne te gjitha aktivitetet e komunitetit themelova Organizaten e pare te gruas “Motrat Qiriazi” emertim ky duke u bazuar ne njohjen e vepres se Motrave Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi.
Drejtoje kete organizate per nje dekade duke u munduar keshtu te afroje rreth vedi edhe te tjere gra e vajza shqiptaro amerikane.Gjate kesaj kohe botoi revisten “Shpresa” si redaktore dhe gazetare, duke trajtuar keshtu brengat dhe sukseset e bashkevendaseve ne SHBA e ne vecanti femres shqiptare.
Jam e lumtur qe kam hedhur themelet e guximit dhe inkurajimin e femres shqiptare ne mergim.
Gjate kesaj kohe kam udhehequr dhe drejtuar programin televiziv javor ne kuader te Albaninan TV duke trajtuar tema te karakterit social ne mesin e diaspores shqiptare ne NY dhe rrethine.
Kam takuar e intervistuar pothuajese shumicen e figurave te shquara Shqiptare dhe amerikane.
Si Presidente, Senatore, Kongresiste nga SHBA dhe Shqiperia, Kosova dhe trojet tjera shqiptare.
Kam qene ne mesin e organizatoreve kyq te pothuajese te gjitha protestave dhe demostratave te organizuara si ne NY,Washington, Dejton Ohaio.
Jam pritur ne Kongres e Shtepine e Bardhe ne Washington D.C si pjese e delegacionit shqiptare per te trajtuar qeshtjen e Kosoves.
Kam organizuar dhe udhehequr shumicen e koncerteve humanitare ne shume qytete te Amerikes si NY, Conecticut, New Jersy, Cikago, Detroid e Dallas Texas, gjithemone ne solidarizim me popullin e Kosoves ne faza te para dhe pas lufte. Kam organizuar grumbullimin e te mirave materiale ne vlere prej $170.000 ne ndihme te jetimeve te Krushes se Vogel , ne vitin 2002 derguar permes detit nje kontigjent te cilin me veshtiresi e kam derguar ne Kosove pasi qe Greqia me detyroi te paguaj nje shume te madhe te hollash si ncmim doganor.
Me letersi jam marre qe nga femijeria. Kam shkruar e botuar proze dhe poezi.
Gjate luftes ne Kosove nga 12 Shkurti 1999 deri me 20 Prill 1999 u gjenda ne Kosove ku perveq dheimbjes se humba nenen time u ballafaqova me luften, refugjatet dhe tmerrin qe solli kjo lufte ne atdheun tim.
Meqenese gjendesha ne mesin e refugjateve ne Maqedoni, ate kohe raportoja per Radion e LDK-se duke intervistuar shume nga refugjatet ,poashtu kam strehuar dhe ndihmuar shume familje te ikura nga tmerri i luftes, shumicea nga ta kane qendruar te te afermit e bashkeshortit ti Safetit, per cka i falenderoj perzemersisht.
Sot jetoj dhe veproj ne NYC.
Ju faleminderit e dashur Shqipe Sejdiu Biba per biseden rreth jetes dhe aktivitetit tuaj pateriotik si brenda vendit dhe jashe Shqiperise. Kam biseduar me njé Grua me vlera universale, ne shume dimesione te jetes , ne fushen profesionale,dhe ate humane. Me emocionoi, me mbushi shpirtin me krenari dhe dashuri.

Bisedoi
Liliana Pere
Presidente Gruaja Shqiptare ne Bote

Filed Under: Interviste Tagged With: Liliana Pere, Shqipe Biba/Histori suksesi

Histori suksesi/ Shqiptarja e suksesshme Mirela Athanas

July 13, 2015 by dgreca

Shqiptarja e suksesshme Mirela Athanas, njé Ekonomiste ne karriere, Pianiste e mire , dhe krijuese e talentuar/
Profili i Mirela Athanas/
Nga Liliana Pere/
Mirela lindi dhe u rrit ne Tirane, nga dy prinder artiste. Gjate femijerise ajo u afrua shume me boten e artit, aq sa i ndiqte prinderit e saj edhe ne prova, pa permendur te gjitha cfaqjet, babai tenori i njohur Xhoni Athanas dhe e ema ballerina soliste Sekine Sharofi. Ne edukaten e saj ndikuan shume edhe gjysherit nga ana e babait, me te cilet ajo u rrit, te cilet ishin nga Korca, gjyshi Prift ortodox ne kishen e Metropolise ne Korce, dhe gjyshja shtepiake.
Mirela vazhdoi paralelisht dy shkolla, ate te edukimit te pergjithshem dhe shkollen e muzikes Kongresi i Permetit. Ne vitin 1974 kur po pregatitej per konkursin e Liceut, per te vazhduar ne pasionin e saj te pianos, nuk ju dha e drejta nga kryetarja e keshillit te Lagjes 5 as edhe te konkuronte per te vazhduar studimet ne Liceun Artistik, aresyeja e dhene ishte per disa aresye familjare politike nga ana e familjes se te emes. Keshtu qe pasioni per pianon dhe muziken, si nje femije i prinderve artiste, dhe vete talenti i saj, u keputen ne mes. Megjithe perpjekjet e saj per te vazhduar studimet pas shkolles Kongresi i Permetit, me mesuesen Lali Gabeci, paralelisht me shkollen e mesme te pergjithshme, nuk pati mundesi te vazhdonte studimet ashtu sic e kerkonte profesioni i pianistes. Mirela vazhdoi studimet ne universitetin e Tiranes si Ekonomiste, fale rezultateve te saj te shkelqyera ne shkolle te mesme, dhe u dipllomua ne vitin 1985. Megjithe aftesine e saj ne matematike, ne te cilen ishte shquar ne gjimnaz, Ekonomiku ishte vetem nje shkolle te cilen ajo e vazhdoi pa ndonje pasion te madh, duke vazhduar here pas here studimet e saj ne piano. Pervec kesaj, Mirela ishte shquar edhe per aftesite ne gjuhe te huaja, si Italisht dhe Anglisht, dhe pas mbarimit te shkolles, u morr me shume me mesimin e Italishtes me studente ne shtepi.
Pyetje:Liliana Di që ju tani jetoni ne USA dhe jeni njé Ekonomiste shume e mire e vleresuar Keni studiuar ‘’Computer Learning Center, dhe Business Management e Accounting’’. Ne CLC, Mirela ishte e para shqiptare qe frekuentoi kete shkolle, dhe pershtypjet e te gjithe mesuesve dhe stafit te pedagogeve ishin qe shqiptaret ishin njerez shume te zgjuar,Si mundet Ta arrinit kete sukses?
Pergjigjet Mirela:Ne vitin 1994 i jepet mundesia per te emigruar ne Amerike, vend ne te cilin kishin emigruar gjysherit e saj shume vite me pare, dhe ku kishte lindur edhe i ati i saj Xhoni. Amerika, ashtu sic e kishin pare gjithmeone ne te vetmen dritare ndaj botes, ishte vendi i “endrrave”. Sapo mberiti ne Amerike, i vuri detyre vetes te perfeksiononte gjuhen, dhe e dyta te mesonte te perdorte kompjuterin, meqenese e pa qe teknollogjia e kompjuterit ishte shume e rendesishme ne Amerike ne ate kohe dhe gjithcka po kompjuterizohesh. Rastesisht viziton nje shkolle qe kishte prane shtepise, Computer Learning Center, qe studionte per Komputer dhe Business Management e Accounting, dhe u inkuadrua ne shkolle ku e morren menjehere. Mireles i mungoi nje ndihme konkrete nga dikush qe kishte ardhur perpara ne amerike qe ta drejtonte persa i perket shkolles, keshtu qe inkuadrimi ne kete shkolle ishte menyra e vetme qe ajo pa per te vazhduar studimet dhe per t’u pregatitur per kete bote te re. Anglisht kishte mesuar ne shkolle te mesme dhe dy vitet e shkolles se larte, por ishte shume me ndryshe te komunikoje me njerez qe e kishin ate gjuhen e nenes. Keshtu qe si detyre kryesore i vuri vetes perfeksionimin e anglishtes. Shkolla e ndihmoi shume per kete, ku nder lendet kryesore ishte dhe business English. Me shume zell Mirela filloi te mesonte te gjithe terminologjinne e kompjuterit, businessit dhe accounting, te cilen e kishte studjuar ne universitetin e Tiranes, por qe ne ekonomine e marketit ishte ndryshe. Filloi edhe nje pune ne po ate shkolle, ne nje work study, ku te gjithe e vleresonin shume. Ne CLC, Mirela ishte e para shqiptare qe frekuentoi kete shkolle, dhe pershtypjet e te gjithe mesuesve dhe stafit te pedagogeve ishin qe shqiptaret ishin njerez shume te zgjuar, kjo ndodhte gjithmone kur pas saj vinin shqiptare te tjere te regjistroheshin ne shkolle, te gjitheve ju permendej Mirela.
Pyetje:Liliana: Amerika, ashtu sic e kishin pare gjithmone ne te vetmen dritare ndaj botes, ishte vendi i “endrrave”.Tek ju shoh née , kembengulje , pune sistematike paralele per te ecur ne disa fusha dhe per te qene e suksesshme,Cfarë ju pëlqen tjetër të ushtroni apo ti përkushtoheni?
Pergjigjet Mirela:Sic ndodhi edhe me vone ne te gjitha kompanite ku Mirela punoi, kur po mbaronte shkollen, meqnese kishte permendur studimet e pianos shokeve te shkolles, i kerkuan te luaje ne piano ne momentin e diplomimit te studentave te shkolles Pops & Circumstances. Mirela ishte shume e lumtur per kete, sepse do te ishte hera e pare qe do t’i binte pianos per publik, pas shume shume viteve, studjoi pjeset qe i kerkuan, qe luhen per dipllomim dhe te gjithe mbeten shume te kenaqur ne ate mbremje.
Pyetje:Liliana: Si filloi rruga e karieres se Mireles ne USA? Mirela fillon karrieren tuaj ne vitin 2002 si ekonomiste ne nje kompani investimesh dhe sot keni arritur te merrni Titullin Senior Associate ne Finance Department
Nje rruge e gjate poor e kenaqshme per te mberritur ne kete sukses?
Pergjigjet Mirela: Mbas mbarimit te shkolles Mirela fillon kerkimet e saj per te filluar nje pune qe te perdorte aftesite qe kishte mesuar ne shkolle. Vitet e para ishin pak te veshtira per te care ne boten e corporatave, keshtu qe ajo filloi pune temporare me kompani te ndryshme qe te krijonte resumene e saj. Pas kesaj, ne vitin 1997 fillon pune si sekretare ne nje kompani ku merrej me statistikat e pacienteve, aty punoi per 2 vjet, dhe krijoi nje program regjistrimi te cilin ia kerkuan ta prezantoje ne mbledhjen e boardit te kompanise. Ne vitin 1999 fillon nje pune ne Business Office te shkolles ku kishte studjuar ne 1994. Kjo ishte nje enderr per te, sepse ajo shkolle per te kishte qene kontakti i pare me ameriken, dhe kjo zyre, ajo qe i kishte dhene financial aid, ishin njerezit dhe zyra e pare ku ajo kishte komunikuar. Puna qe filloi ishte si nenpunese llogarie, dhe per pranimin ne pune e ndihmuan rezultatet qe kishte arritur ne shkolle. Ne vitin 2002 Mirela punon si ekonomiste ne nje Kompani investimesh, qe prej ketij viti deri ne vitin 2007 pozicioni i saj dhe detyrat erdhen gjithmone ne rritje. Pas ketij viti ne 2008-2009 punon si ekonomiste nje tjeter kompani investimesh. Ne vitin 2010 Punon si ekonomiste nje tjeter kompani investimesh, ku rrittet ne pergjegjesi brenda vitit, dhe pas nje vitin arrin titullin Senior Associate ne Finance Department, nje titull qe ne kompani i jepej studenteve qe kishin mbaruar shkolla te larta nga me te degjuara te Amerikes. Ne kete kompani Mirela punoi shume me buxhetin e kompanise, te cilin e kishte pasion sepse me buxhetin kishte punuar e studjuar edhe ne Shqiperi. Gjate punes ne kete kompani Mirela morri pjese ne shume seminare dhe klasa qe sponsorizoheshin nga kompania per zhvillim te metejshem studimor, dhe fitoi kredite te vazhdueshme. Nje eksperience e vecante ishte marrja pjese ne Konferencen e Simmons College, nje kolegj vetem per femra, ne te cilin speakers flasin per eksperiencen dhe rrugen e tyre te suksesit.
Pervec karieres se saj si ekonomiste, Mirela ka qene e aktivizuar edhe me komunitetin Shqiptar te Bostonit. Me ardhjen ne Amerike, pervec punes si ekonomiste, Mireles ju zgjua edhe nje here pasioni per pianon.
Pyetje:Liliana:Ju jeni diplomuar neFakultetin ekonomik,jashte deshires tuaj dhe tashme, ju e zoteroni kete profesion madje nuke late pas dhe muziken, per te permbushur talentin dhe deshiren tuaj per Piano? c’fare mbeshtetje keni pasur…. nga familja cfare mund të më kujtoni?
Pergjigjet Mirela: Gjeja e pare qe ata bene si familje ishte blerja e nje pianoje. Keshtu Mirela filloi te rifreskoje pjeset qe kishte studjuar shume vite me pare dhe te mesoje repertor te ri. Ajo u vu ne kontakt me nje pedagoge ruse, me te cilin aktivizohej i ati, ku morri edhe disa mesime. Repertori i ri filloi edhe me kerkese te kompanive ku ajo punonte.
Ne CLC i kerkuan te luaje Pops & Circumstances ne Diplomimin e studenteve. Gradualisht Mirela filloi te studionte pervec pjeseve klasike dhe kenge te lehta amerikane dhe boterore. Ne cdo kompani qe ajo ka punuar gjithmone i kane kerkuar te luaje ne piano, si per pervjetoret e krijimit te kompanise, mbremje festive etj. Me komunitetin Shqiptar te Bostonit,
Pyetje:Liliana – C’fare motivi gjeni ju ne jeten tuaj ne raport me artin , nga se frymëzoheni Tregoni ju lutem nje emocion te ndonjë ndjesie të thjeshtë që e përftojmë me shumë dashuri dhe sensibilititet per të gjithë ne…
Pergjigjet Mirela: Mirela eshte aktivizuar shume, per t’u permendur jane koncerti fondmbledhes ne Harvard University ku ajo mbajti gjithe programin, si me shoqerimin e Xhonit dhe Etleva Hima(violiniste) ashtu edhe me pjese solistike shqiptare. Me vone koncerti ne Boston University, ku shoqeroi te jatin me arien e Skenderbeut. Me arien e Skenderbeut jane paraqitur ne shume koncerte ne Boston. Ne vitin 2010 Mirela u aktivizua me korin e femijeve te shkolles shqipe ne Boston per t’u paraqitur ne festivalin e pare qe u be ne boston me kengen Ne pervjetor te ditelindjes, kjo ishte nje kenaqesi e vecante sepse asaj i pelqen komunikimi me femije. Pervec ketyre aktivitete me piano, Mirela ka edhe studion e saj ku jep mesime pianoje nxenseve nga 6-14 vjec, gje te cilen e ka me shume pasion. Recitalet e studenteve i pergatit me shume kujdes sepse do qe sejcili prej femijeve te ndihet sikur eshte ne skene dhe te duartrokitet si profesional.
Pyetje:Liliana Di që ju tani jetoni ne USA dhe jeni njé Ekonomiste shume e mire e vleresuar me, njënje Pianiste shume e dashur dhe e kerkuar per publikun jep koncerte te mirepritura,pra Mirelen e shikoj te kompletuar dhe te suksesshme , cfarë ju pëlqen tjetër te plotesoni ne ne endrat dhe prirjet tuaja ?
Pergjigjet Mirela: Ajo ka edhe nje pasion tjeter, ate te poezise. Ajo ka shkruar kur ishte ne Shqiperi, dhe ka nje permbledhje poezish ne shqip, pervec kesaj tani ajo po pergatit nje tufe me poezi ne anglisht dhe do te pergatise nje volum poezish ne shqip dhe anglisht, te cilin shpreson ta botoje ne vitin ne vazhdim.
Liliana
Ju faleminderit e dashur Znj. Mirela per intervisten ne lidhje me aktivitetin tuaj te suksesshem.
Ju uroj suksese nga zemra.
Mirela
Kam falenderimet e mija per org ‘’GSHB’’ dhe per ju personalisht znj.Liliana per kete mission kaq te bukur dhe te rendesishem per venjen ne pah te vlerave te Gruas shqiptare . Ju faleminderit.

*Liliana Pere
Presidente
Gruaja Shqiptare ne Bote

Filed Under: Interviste Tagged With: Liliana Pere, Mirela Athanas, Shqiptarja e suksesshme

Humanizmi i Shqiptares Albana Krasniqi

July 3, 2015 by dgreca

Histori Suksesi/Humanizmi – Humanizmi i Shqiptares Albana Krasniqi ne Org “Gift of Life International”ne ndihme te femijeve te semure. Ne Shkurt tevitit 2014 albana krasniqi ka marre çminin “Humanitarian Award” from Rotary District 7230 per ndihmen e dhene femijevete Kosoves./
Rrefimi I Albanes eshte mjaft rrenqethes,dhe prekes…une disa here e kame lene shkrimin dhe bashkebisedimin dhe syte me jane mbushur me lot.
Nga bashkebisedimi me Albanen dhe punen e saj jam ndjere mjaft e trishtuar , dhe e obliguar si grua , si nene se nuke duhet te lejojme askend te prishe jeten e femijeve, ato jane lulet e jetes , jane e ardhja jone qe gjenerojne progress.Te gjithe duhet te bejme shume me teper per femijet e semure kudo qe jane .Me ka dhembur shpirti shume.
Sa pasoja te tmerrshme pati ajo lufte…..
Gjakderdhja e madhe, eksodi I madh,situate e paper dhe pazakonte ndonjehere ne Europe, ndergjegjesuan bashkesine nderkombetare ta njohin vullnetin e popullit te Kosoves.. vullnetin per liri,e Panvaresi. Qofte e bekuar Amerika mikja jone e madhe ne te gjtha kohrat
Nuk ishte deshire e ketij populli qe Kosova te ngjyej ne qypin e gjakut.Asnje beteje ne Kosove nuk ishte pa nje pike gjaku,pa née dhimbje dhe shkaterrrim.
Alfabeti i lirise eshte ai i mocmi,me pushke, me dije, me guxim. Guxim shqiptar me plot guximtare dhe kryengrites te devotshem Asnje fjale e asaj kohe tregojne nuk ishte pa beteja, pa nje guxim ne vete.Liria ishte jo vetem nje deshire poor néje ender njé aspirate , dhe per te luftonin trimat, per kombin, flamurin , dhe femijet e tyre te ishin qytetare te lire te Europes .
Profili I Albanes/
Albana Krasniqi e quan veten me fat qe erdhi ne NY para se te fillonte lufta ne Kosove. Ne Gusht te vitit 1995, ajo u vendos ne NY per te vazhduar studimet. Tani ajo punon si analiste financiare ne “Portfolio Risk Management” per kompanine e njohur te sigurimeve Ambac Assurance Corporation.
Albana ka njé experience te suksesshme pune ne NY ne fushen profesionale por me shume suksese ka ne lemin e humanizmit. Ajo eshte nje bamirese e madhe dhe ne menyre vullnetare permes nje organizate bamiresie “Gift of Life International” ka shpetuar jeterat e mbi 60 femijeve nga Kosova, duke siguruar fonde per sherimin nga semundjet e zemres te cilat perpos qe jane shume te kushtueshme, nuk mund te kryhen ne Kosove.
Organizata “Gift of Life International” ka ndihmuar mbi 18,000 femije nga 67 vende te ndryshme te botes ne kater dekadat e fundit dhe tash ndihmon mbi 1000 femije ne vit te cilet vuajn nga semundet e zemres.
Gift of Life International i ka ofruar mundesine Albanes qe te ndihmoj femijet e Kosoves te cilet ne te kunderten nuk do te kishin shprese per jete. Eshte nje eksperience jashtezakonisht e cmueshme dhe ka nje vlere te vecante per te. “Eshte nje kenaqesi dhe nuk mund ta pershkruash lehte ate ndjenje qe fiton kur ndihmon njé femije dhe behesh ne njefare menyre pergjigje e lutjeve te prinderve te tyre”, thote ajo… Flet Albana per vendlindjen.
Une jam me prejardhje nga Vranoci i Pejes, e rritur ne Prishtine. Jam nje nga 7 femijet e prinderve te mi te cilet na mesuan se si te bejme me shume per komunitetin dhe njerzit ne nevoje si dhe per vendin tone. Kam 13 nipa dhe mbesa te cilet jane lumturia ime. Cdo here kam pasur passion femijet dhe cdo here jam munduar per te dhene ndihme atyre qe ishin me me pak fat dhe kishin nevoje per ndihme.
Pyetje:Albana, nga biseda mesova se keni ardhur ne NY para luftes ne Kosove, jeni diplomuar ne Degen Finance dhe krahas profesionit ju kryeni nje aktivitet shume te admirueshem bamiresie vullnetare ne nje organizate bamiresie “Gift of Life International”. Me cfare motivi dhe pasioni e ben Albana kete pune?”
Pergjigje:Duke qene e rritur ne Kosove dhe duke pare nga afer vuajtjet e popullit tone, ishte shume e rendesishme per mua qe ne menyre vullnetare te ndihmoj sado pak familjet ne nevoje. Per fat te mire me eshte dhene mundesia qe sado pak te kontribuoj per vendin tim duke ndihmuar femijet qe vuajne nga veset e lindura te zemres. Shpresoj dhe uroj qe keta femije kur te rriten te behen te suksesshem dhe te punojne per te miren e vendit se ata jane ardhmeria e Kosoves.
Pyetje:Si eshte vleresuar puna juaj ketu ne NY, si pjese e Shteteve te Bashkuara, si tempull I demokracise dhe te drejtave humane si dhe ne vendin e lindjes Kosove ?
Pergjigje:Fillimisht fakti qe rrethi, familja, miqte dhe te gjithe qe kan shprehe besimin tek une duke me mbeshtetur ne forma te ndryshme qofte me mjete financiare, me mikpritjen e femijeve dhe me cfaredo forme tjeter qe ishte e nevojshme, per mua personalisht ishte vlersimi me I madh qe kam perjetuar.
Ne anen tjeter puna e ime eshte vlersuar lart edhe nga organizata shqiptare por edhe ato amerikane. Ne Shkurt te vitit 2014 kam marre cmimin “Humanitarian Award” nga qarku I Rotarise 7230 per ndihmen e dhene femijve te Kosoves.
Ne shenje falenderimi per kontributin e dhene ne kete sfere, Ministri I Ministrise se Shendetsise se Kosoves me ka ndare nje cmim te vecante per mua.
Pyetje:A ka nostalgji, dhe dhimbje Albana per Kosoven dhe sa ndjehet se I ka permbushur detyrimet morale humane per bashkekombasit e vet? Si ka qene bashkpunimi juaj me autoritet e Kosoves,dhe si ka qene mbeshtetja e bashkeatdhetareve ketu ne NY ?
Pergjigje:Natyrisht se ndiej malle per vendin ku u linda dhe u rrita. Nuk ka rendesi se sa larg mund te jetoj njeriu nga vendlindja, me mendje dhe zemer jemi cdo here atje. Perderisa po ndertoja karieren time dhe po ndertoja jeten ne NY, kam mbajtur lidhje te ngushta me Kosoven permes familjes time ne Kosove dhe shoqerise time ketu mbrenda komunitetit shqiptar ne NY.
Bashkepunimi im me autoritet e Kosoves eshte shume I mire. Cdo here qe e vizitojme Kosoven bashke me ekipin e mjekeve dhe perfaqesuesit e organizates kemi zhvilluar takime drejt per drejte me institucionet shteterore te Kosoves duke perfshire edhe Presidenten, Ministrin e Shendetsise, drejtorin e Qendres Klinike Universitare te Kosoves, Rotarite e Kosoves por edhe mjeket e ketij drejtimi qe te gjithe se bashku ta lehtesojme dhe ta mundesojme qe sa me shume femije te ndihmohen.
Ndersa ketu ne NY, kemi hasur ne perkrahje nga perfaqesuesit e Konzullates se Republikes se Kosoves ne NY. Kam zhvilluar takime te rregullta me perfaqesuesit e konsullates gjate gjithe kohes per te rritur bashkepunimin si dhe per te rritur vetedijen e komunitetit per programin tone. Po ashtu kemi pasur perkrahje edhe nga Ambasada e Kosoves ne Washington.
Pyetje: Dua te mesoj une dhe nepermjet meje lexuesi,ka qene née rastesi apo née qellim ne vetevete,si ja filluat punes me kete organizate dhe ne cfare kapacieti jeni e angazhuar ?
Pergjigje:Une mesova per organizaten ne menyre krejt te rastesishme kur po kthehesha nga Prishtina per ne NY dhe ne te njejtin fluturim ishte edhe nja vajze ne at kohe 7 vjece e cila vinte per sherim ne New Jersey.
Ne vitin 2009 Gift of Life International kishte vene edhe lidhjet e para me Kosoven kur krijohet dega e saj Gift of Life Kosova e mbeshtetur nga Rotary Club Prishtina. Nga kjo kohe e deri ne fillim te vitit 2012 vetem 9 femije nga Kosova ishin ndihmuar nga Gift of Life International.
Duke qene e pakenaqur me numrin e vogel te femije te ndihmuar nga GOLI, ne Shkurt te vitit 2012 u takova me disa nga anetaret e bordit dhe me drejtorin ekzekutiv te organizates. Gjate bisedes qe kisha me ta I pyeta se pse kaq pak femij ndihmohen nga Kosova duke ditur se spitalet tona nuk I berballojne operimet e hapura ne zemer si dhe mungesen e eksperteve ne kete lami.
Pergjigja e tyre ishte e thjeshte “dokumentet mjeksore apo incizimet e zemres qe vijn nga atje kan kualitetin shume te dobet si dhe kerkohet angazhim me I madh I ju vet shqiptareve”.
Kjo pergjigje e lendoj shume ndergjegjien time si shqiptare prandaj ne ate moment u zotova se mos angazhimi yne si komunitet kurr me nuk do te jete shkak I vuajtjes se femijeve te Kosoves. Menjehere kontaktova komunitetin shqiptare ketu perkatesisht familjaret dhe miqte e mi dhe shpreha shqetesimin tim per kete qeshtje e si pergjigje mora perkrahjen e tyre verbale se do te jene pas meje ne realizimin e kesaj qeshtje.
Ne anen tjeter per tu njoftuar me gjendjen e femijeve ne Kosove kishim nevoje per informacione te sakta prandaj kontaktova udheheqesin e Gift of Life Kosova, profesor Dr. Mazllum Belegun.
Te gjitha keto, sigurimi I fondeve dhe informacioneve lidhur me gjendjen e femijve ishin perpjekjet e para per ta realizuar misionin e pare te skriningut ne Prishtine, mision ky I cili do te mundesonte diagnostifikimin adekuat te femijeve me vese te lindura te zemres. Per here te pare ne Maj te vitit 2012 udhetova me nje ekip mjekesh nga NY per ne Prishtine dhe per nje jave sa qendruam atje, kontrolluam mbi 60 femije. Nga 60 femijet e kontrolluar, 31 prej tyre u derguan per sherim ne spitale te ndryshme te Amerikes pastaj edhe ne Izrael, Kore Jugore e Itali.
Realizimi I suksesshem I misionit te pare dhe nevojes se vazhdueshme te femijve ne Kosove per sherim jashte vendit, me beri qe te angazhohem edhe me shume per te ngritur fonde qe te vazhdojme me misione te tjera. Pas nje angazhimi serioz arritem qe ne Maj te vitit 2014 te shkojme perseri ne Prishtine me ekipin e njejte te mjekeve per misionin e dyte te skriningut. Perseri qendruam nje jave dhe kontrolluam mbi 184 femije duke perfshire ketu edhe 40 femijet qe veq kishin mbaruar me suksese operimet ne zemer. Qe nga ajo kohe mbi 60 femije kan fituar shansen dyte per jete duke kryer operimet ne zemer.
Tani jemi ne pregaditje te misionit te trete I cili do te mbahet kah fundi I ketij viti.
Tashme jam anetare e bordit te organizates Gift of Life International si dhe anetare e komisionit per rritje te fondeve. Une kryesisht merrem me rritjen e fondeve per femijet e Kosoves por edhe te femijeve ane e mban botes.
Pyetje: Angazhimi per te ndihmuar dhe sheruar femijet eshte nje mission tejet human e njerezor, duke filluar nga marrja e femijes nga Kosova, qendrimi ne NY dhe deri te operimi e me pas sherimi I plote . Sa zgjat ky process deri ne sherimin e plote?
Pergjigje:Angazhimi i ekipit tone eshte shume i madh. Gjate qendrimit tone ne Kosove, perveq qe I diagnostifikojme femijet, I njoftojm familjaret me llojin e semundjes se femijet te tyre, pastaj iu tregojme se cfare duhet te dijne lidhur me udhetimin dhe qendrimin ne NY, dokumentet te cilat duhet ti sigurojne etj. Pasi te kthehemi nga Prishtina dergojme dokumentet mjeksore ne spitale te ndryshme per pranim, aranzhohet udhetimi per femijen dhe njerin nga prinderit, gjendet familja nikoqire ku do te qedrojne femije dhe prindi; duhet te sigurohen te gjitha akomodimet falas per ta dhe te sigurohen edhe gjerat me elementare per ta. E pasi te arrin femijet ketu, ata qendrojn prej 8 deri ne 12 jave deri ne sherim te plote varesisht se cfare lloj operimi I eshte nenshtruar femije si dhe gjendjes te tyre fizike e shendetsore.
Pyetje: Ky sherbim kaq human ne ndihme te femijeve te semure ,qe uroj gjithmone sherimin e tyre, me prek dhe me impresionon, desha te di keta femije jane nga Kosova apo edhe vende te tjera?
Pergjigje:Organizata jone ndihmone femije nga 67 vende te ndryshme te botes. Natyrisht une kryesisht ndihmoj femijet nga Kosova por kemi pasur edhe raste kur femijet kan ardhur nga Shqiperia. Ne cdo here shikojme dhe kerkojme te rrisim rrjetin e vendeve te cilat kane nevoje per ndihmen tone.
Te gjithe prinderit dhe familjaret e femijve qe vuajn nga semundjet e zemres pavaresisht se nga cili vend jane duke pas parasysh se organizata jone ndihmon femijet nga mbare bota, kane te njejten lutje se si te gjejne zgjidhje per sherimin e tyre e ne nje njefar menyre jemi bere pergjigje e lutjeve te tyre.
Pastaj duke ditur pak a shume kulturen e popullit tone, kur kane nje femije te semure e tere vemendja e familjes dhe mjetet financiare drejtohen tek ai femije dhe e trajtojne ne menyre te vecant, keshtu qe organizata jone jo vetem se shpetojme jeten e femijeve por edhe ua nderrojme jeten te gjithe pjesetareve te familjes.
Pyetje: Ju falenderoj shume e dashur Albana per kete bashkebisedim kaq interesant dhe mbreselenes qe me preku dhe me solli disa momente prane femijeve te semure qe ju uroj sherim te shpejt ane e kend femijeve qe nuk gezojne shendet te mire ne bote sepse ata jane lumturia dhe vet jeta jone, dhe ju mision te suksesshem. Urime nga zemra
Pergjigje: Albana Krasniqi:Duke ju falenderuar shume per mundesine qe me dhate per te folur per misionin tim, ju pergezoj dhe juve Liliana per misionin tuaj fisnik “Gruaja Shqiptare ne Bote” per njohjen dhe berjen prezent te punes humane dhe profesionalizmit te larte te grave shqiptare ne te gjithe boten. Ju faleminderit
Liliana PERE:Ju falenderoj shume e dashur Albana per kete bashkebisedim kaq interesant dhe mbreselenes qe me preku dhe me solli disa momente prane femijeve te semure, per kete pune dhe ndjenje humane qe ju zoteroni, ju uroj sherim te shpejt femijeve ane e kend botes femijeve qe nuk gezojne shendet te mire , sepse ata jane lumturia dhe vet jeta jone, Albana ju uroj mision te suksesshem. Suksese nga zemra!

Liliana Pere
Presidente
Gruaja shqiptare ne Bote

Filed Under: Interviste Tagged With: Humanizmi i Shqiptares Albana Krasniqi, Liliana Pere

Histori suksesi/ Flet Shqiptarja e suksesshme, artistja Flaka Goranci

June 26, 2015 by dgreca

Shqiptarja, e suksesshme, Mezzosoprano Flaka Goranci ne rolin e Vajzes se Luleve me dirigjentin shume te njohur austriak Nicolaus Harnoncourt ne Vjene/

Flaka Goranci pjesemarrese ne koncerte te ndryshme si: Gjermani, Zvicer, Itali, Angli, Israel, Maqedoni, Mal te zi, Kosove, Shqiperi, Hungari, Austri etj…/

Ajo punon me orchestra te ndryshme si : Concentus Musicus, Rahmat Hasharon Orkestra, Buchmann-Mehta Orkestra, Okestra e Operes dhe baletit ne Tirane, Okestra e RTSH ne Tirane, Filharmonia e Kosoves dhe Maqedonise etj…/

Me dirigjent te njohur si: Nicolaus Harnoncourt, Manfred Mayrhofer, Vitorio Parisi, Rafet Rudi, Desar Sulejmani. Zhani Ciko, Jetmir Barbullushi, Edmond Doko etj…

Po ashtu me regjisore te operas si: Uwe Eric Laufenberg, Niv Hoffman, Michael Grover Friedlander, Dani Ehrlich, Nikolin Gurakuqi etj…

Po ashtu Masterklase me emra te njohur si: Dan Ettinger, Charles Spencer, Vito Brunetti, Carmen Gonzalez, Caroline Merz etj…

Tashme ka dy vite qe jeton dhe vepron ne qytetin e muzikes ne Vjene. fitoj nje Burse nga fondacioni I Sopranos se famshme Hilde Zadek ne fushen e interpretimit te Liedeve Gjermane me prof. Walther Moore, studim ky I cili me ben edhe nje kengetare Liedesh gjermane dhe te kengeve ne pergjithesi e qe eshte nje specialitet me vete.

Ne Vjene jam mjaft e pranishme neper koncerte te ndryshme dhe opera te ndryshme. Per momentin do te realizoj rolin e Ida-se ne operen “Gemma di Vergy” nga Donizetti dhe vlen te permendet edhe ngjitja ne skene ne rolin e Vajzes se Luleve me dirigjentin shume te njohur austriak Nicolaus Harnoncourt!

INTERVISTA

Pyetje:- Sa e veshtire ka qene Rruga e suksesit per Flaka Goranci dhe si e ka menaxhuar ajo?

Flaka Goranci;Si nje artiste e re me shume sfida, perkushtim dhe sacrifice mund te them, qe ajo qe na duhet neve artisteve me se shumti, eshte puna. Fati eshte pjese e rendesishme e karrieres, por fati shpeshhere te ze gjate procesit te punes.

Flaka Goranci flet per Jetshkrimi dhe rrugen drejt suksesit:Une jam Flaka Goranci, kam lindur ne Gjakove me 15 korrik 1985.Qe ne moshen 7 vjeçare fillova te luaj ne piano kurse ne moshen 9 vjeqare fillova te kendoj ne koncertet per femije, ku u shperbleva me disa cmime te para.Gjate kohes se luftes, ne u vendosem ne Shqiperi si shumica nga Kosova atehere, dhe qe nga ajo kohe  u krijuan lidhjet edhe me shume me Shqiperine dhe dashuria per kete vend  sa erdhi e u be edhe me e madhe, edhe pse gjyshja ime vinte nga Shqiperia. Keshtu, ne vitin 2004 fillova studimet per Kanto ne klasen e Profesoreshes Suzana Frasheri. 4 vitet e mia ne Tirane, ishin vite te studimit, punes, sakrifices, perkushtimit duke kulminuar me suksesin ne Teatrin e Operes ne Tirane, si 22 vjecare interpretova rolin e Rosines ne operen “Il barbiere di Siviglia”  nje opera nga Rossini me shume kerkesa teknike dhe muzikale dhe rolin e Cherubino-s nga opera “Le nozze di Figaro” – Mozart, sukses ky I cili me sherbeu shume, ku menjehere pas studimeve ne Tirane fitova nje burse studimi master ne “Buchmann Mehta School of Music” ne Tel aviv, Israel ne klasen e prof. Tamar Rachum.

Po ashtu, gjate studimeve ne Tirane, ne audicionin e hapur nga Teatri amerikan “LaMaMa etc…” nga New York me regjisoren e famshme nderkombetare Ellen Stewart une fitova te luaj ne rolet kryesore ne tri shfaqjet “Il Corvo”, “Aesclepius” dhe Diana, te drejuara nga po e njejta regjisore e te cilat u realizuan ne Bienalen e Venecias, ne Festivalin  e Butrint-it dhe ne Prishtine.Dy vite studimi ne Israel ishin mjaft te ngjeshura, normalisht qe kerkesat ishin shume me te medha nga ato qe I hasim ne pergjithesi neper shkollat ne Ballkan.

Ne Izrael interpretova rolin e Dorabelles nga opera “Cosi fan tutte” – Mozart, Dido nga “Dido and Aeneas” – Purcell dhe die Mutter nga opera e K. Weill “Der Jasager”.

Kam qene pjesemarrese ne koncerte te ndryshme si: Gjermani, Zvicer, Itali, Angli, Israel, Maqedoni, Mal te zi, Kosove, Shqiperi, Hungari, Austri etj…Kam punuar me orchestra te ndryshme si : Concentus Musicus, Rahmat Hasharon Orkestra, Buchmann-Mehta Orkestra, Okestra e Operes dhe baletit ne Tirane, Okestra e RTSH ne Tirane, Filharmonia e Kosoves dhe Maqedonise etj…

Me dirigjent te njohur si: Nicolaus Harnoncourt, Manfred Mayrhofer, Vitorio Parisi, Rafet Rudi, Desar Sulejmani. Zhani Ciko, Jetmir Barbullushi, Edmond Doko etj…

Poashtu me regjisore te operas si: Uwe Eric Laufenberg, Niv Hoffman, Michael Grover Friedlander, Dani Ehrlich, Nikolin Gurakuqi etj…

Poashtu Masterklase me emra te njohur si: Dan Ettinger, Charles Spencer, Vito Brunetti, Carmen Gonzalez, Caroline Merz etj…

Kurse ne Vjene fitova nje Burse nga fondacioni I Sopranos se famshme Hilde Zadek I cili mbeshtet kengetaret e rinje te operes, dhe keshtu edhe u vendosa ne Vjene. Tashme ka dy vite qe jetoj dhe veproj ne qytetin e muzikes ne Vjene. Ketu, mora  mesime private ne fushen e interpretimit te Liedeve Gjermane me prof. Walther Moore, studim ky I cili me ben edhe nje kengetare Liedesh gjermane dhe te kengeve ne pergjithesi e qe eshte nje specialitet ne vete.

Ne Vjene jam mjaft e pranishme neper koncerte te ndryshme dhe opera te ndryshme. Per momentin do te realizoj rolin e Ida-se ne operen “Gemma di Vergy” nga Donizetti dhe vlen te permendet edhe ngjitja ne skene ne rolin e Vajzes se Luleve me dirigjentin shume te njohur austriak Nicolaus Harnoncourt!

Liliana Pere:Ju keni pregatitur njé CD me Qellimin nepermjet kesaj CD-je Vendi jone (Nepermjet fotove ne Liberth), Poetika ( Tekstet e kengeve te perkthyera) dhe Muzika (Kenget ne CD) te njihen nga popujt e ndryshem neper bote.

Flaka Goranci:Po ester e vertete. Per mua ka qene nje pune mjaft e madhe, me jane dashur me shume se dy vite per te kurorezuar nje pune te tille. Deshira ime pikerisht per nje projekt te tille, erdhi si pasoje e asaj qe fatkeqesisht Muzika dhe Kultura jone shqiptare njihen shume pak ose fare neper bote. Qellimi im eshte qe nepermjet kesaj CD-je Vendi jone (Nepermjet fotove ne Liberth), Poetika ( Tekstet e kengeve te perkthyera) dhe Muzika (Kenget ne CD) te njihen nga popujt e ndryshem neper bote.Se fundmi, ne muajin Maj 2015 kam realizuar nje projekt timin, nje CD internacionale me Kenge nga Shqiperia dhe Kosova! CD-ja titullohet “Albanian Flowers” – songs from Albania and Kosovo.Producent I CD-se eshte firma e njohur austriake “Gramola” e cila po ben edhe distribuimin e CD-se ne tregun Nderkombetar. CD-ja permban 11 kenge nga zona te ndryshme te Shqiperise dhe Kosoves, por  te perpunuara ne frymen e muzikes klasike – impresioniste nga kompozitori shume I talentuar me aktivitet ne Gjermani, Kushtrim Gashi.Ansambli muzikor I titulluar “Dielli” perbehet edhe nga instrumentist nga Filharmonia e Vjenes si : Edison Pashko, Adela Frasineanu dhe Mennan Berveniku!Bashke me CD-ne eshte edhe nje Booklet – Liberth qe permban tekstet e kengeve ne Shqip-Gjermanisht-Anglisht te perkthyera, me fotot nga vendet me te bukura te Shqiperise dhe Kosoves si dhe nje pershkrim te Muzikes Shqiptare nga nje profesor Austriak.CD-ja deri me tani eshte vleresuar shume nga kritika austriake, dhe deri me tani eshte perkrahur nga disa Institucione ne Austri, Kosove dhe Shqiperi.

Liliana Pere-Si jane Lidhjet dhe nostalgjia e Flakes me Shqiperine dhe Kosoven dhe cilat jane projektet e saj te aferta?

Flaka Goranci:Edhe pse me nje aktivitet mjaft te ngjeshur, lidhjet me Shqiperine dhe Kosoven mundohem ti mbaj sa me shume. Ne nentor, bashke me ansamblin “Dielli”, do te jemi me disa koncerte promovuese te CD-se “Albanian Flowers” ne Shqiperi dhe Kosove. Ne Korrik vij me nje koncert ne Festivalin e Beratit bashke me nje DUO asutriake.Vijme me nje concert Jazz, me kenge shqiptare dhe austriake te perpunuara si dhe nga programi standard jazz. Per mua do te jete edhe hera e pare qe dal ne skene me nje program tjeter nga ai klasik!

Liliana Pere:Cfare ka hobi  Flaka ne kohen e lire ?

Flaka Goranci:…me pelqen te luaj piano, te pikturoj, te bej not, te vallzoj dhe ta kaloj me shoqerine time kudo qe ndodhem

Liliana Pere:Flaka desha te di c’fare talenti trashegon Flaka nga prinderit ,prejardhjen tuaj  familjare dhe c’fare mbeshtetje ka pasur Flaka si artiste ne rrugen e saj?

Flaka Goranci:Familja…Babi im Flamuri, eshte inzhinjer I elektroteknikes kurse nana Iliriana eshte Doktoreshe Specialiste per Interno dhe Endokrinologji. Asnjeri nga dy prinderit e mi nuk jane muzikante por qe te dy me nje pasion te rralle ndaj kultures ne pergjithesi. Jam me fat qe kam dy prinder te cilet kane qene perkrahesit me te medhenje per mua jo vetem ne profesion por edhe ne evente te tjera qe jeta sjell. Kurse ne femijet te gjithe I jemi futur rruges se Artit! Motra ime Dardana eshte dizajnere e grafikes dhe gazetare kurse vellau Im I vogel Albani, eshte student ne Komunikim masiv dhe ne aktrim.

Muzika dhe kultura ne pergjithesi, ka qene e pranishme neper breza ne familjen tone…edhe pse shumica nga familja e ngushte jane Piktore me profesion, e di qe stergjyshi im Cana, luante ne mandoline dhe kendonte qysh ne ato kohe.

Liliana Pere:Edashur Flaka ,deshiroj te di se c’fare mesazhi jepni per artistet shqiptare neper bote ne teresi?

Flaka Goranci:Mesazh per artistet !Jo vetem ne profesionin tone por edhe ne cdo profesion tjeter, mundesia mund te te ofrohet, por nese nuk ofrohet ajo duhet te kerkohet! Vetem me kembengulje arrijme qellimet tona.Arti nuk duhet te behet vetem per show, por duhet te kete edhe mision per njerezimin, prandaj duhet vleresuar si I tille!

Liliana Pere:Si e shikon Flaka pozicionin e Gruas shqiptare sot?

Flaka Goranci:Mesazh per gruan shqiptare!

Me kujtohet poezia e Cajupit

“Burrat nën hie,
lozin, kuvendojnë,
pika që s’u bie,
se nga gratë rrojnë!”

Shpresoj te kete  ngelur vetem nje poezi…Deri me tani kemi shembuj te mrekullueshem te femrave shqiptare neper bote. Mendoj qe femra shqiptare eshte nje karakter shume I forte! Ne te njeten kohe ajo mund te beje nje karriere te suksesshme, te jete nje nene e mire, nje grua e mire dhe nje amvise e mire!Mendoj qe shkollimi dhe perkrahja nga familja ne cdo aspekt eshte I domosdoshem per ngritjen e femres, sidomos tek ne duke qene me shume nje shoqeri patriarkale.Shkollimi dhe edukimi I brezave te rinje eshte pika kyqe per nje femer.

-Ju faleminderit per Intervisten, dhe ju uroj suksese nga zemra ne karrieren tuaj artistike

Liliana Pere

Presidente

Gruaja Shqiptare ne Bote

Filed Under: Interviste Tagged With: Flaka Goranci, Interviste, Liliana Pere

Legjenda e qytetit te bardhe e Koregrafes Eneida Koraqe ne Itali

June 25, 2015 by dgreca

Histori Suksesi/Interviste/Diapazoni i balerines se suksesshme, dhe   shkollat edukuese, formuese te artit balerin te krijuar prej saj“ ArtDanceFusion” “Teatro-Danza dhe “Edu¬kim mbi të Bukurën” si mbështetje e studimit shkollor/

Nga Liliana Pere/

Eneida Koraqe – Në 1991, si shumë miq e kolegë të mi në atë  kohë u larguam nga atdheu , e u vendosëm në Itali. Ishte e tranzicionit në Shqipëri. Aventura e ikjes në Itali , per Eneiden,ka qënë në  tepër komplekse e intere¬sante . Ishin të shumta motivet e largimit si dhe e qindra shqipëtarëve të tjerë, po  Eneidae motivuar më shumë idea ndaj dickaje të re dhe të panjohur, Ky është edhe sot një motiv kur marr vendime për të lëvizur …

Në fillim u vendos në Milano dhe më vonë në Brescia. Milano jepte shumë mundësi në atë kohë si për të punuar nëpër kompani baleti por edhe për të prefeksionuar gjuhën dhe sidomos profesionin me kurse, stage në gjithë gjinitë e format e baletit. Eneida vazhdon rrefimine saj….Më vonë u zhvendosa në Brescia pasi atje banonte dhe motra ime . Në fillim kam punuar në shumë shkolla të këtij qyteti. Në 1997 krijova shkollën time “ ArtDanceFusion”. Në këtë shkollë baleti ku fëmijët e ndjekin si një akti¬vitet ja¬shtë shkollor, baleti fillon që në moshën 3- 4 vjeçare dhe hulumtohen të gjitha stilet nga ai klasik, konteporan, moden-jazz, hip-hop etj, dhe jo vetëm, edhe aktivi¬tet për grup moshe të rritura si pilatess, yoga, stretching, biodanza etj …

Jam gjithmonë e mendimit që arti mbetet gati “steril” nëse i drejtohet vetëm atij rre¬thi

Këtu më vjen ndërmend gjenialia Pina Bausch. Kam qenë gjithmonë e frymëzuar nga kjo koreografe e madhe e shekullit tonë, ku qëllimi i saj ishte të dilte nga steriliteti e prefeksionit të baletit tradizional akademik në kërkimin e një gjuhësimi Ku ballerinët profesionistë  mund të shprehin ndërmjet trupit proble¬met e sensacionet e tyre reale, emocionet e tyre të përditshme, dëshirat e tyre, e që  kjo të jetë  kaq reale sa vet publiku të gjejë në to vetveten e meqëllimin për ta bërë artin të vetin  totalisht  …  Këtë konceptim të baletit e krijimtarisë nga ana e Pina Bausch e gjej gjeniale.  Asnjë përpara saj ka ditur ta trasformoj baletin në diçka të tillë.

Që prej vitit 1999 kam krijuar një program-laborator,  “Teatro-Danza dhe “Edu¬kim mbi të Bukurën” si mbështetje e studimit shkollor . 

Në këto laboratore që i shtohen studimit tradicional ndërmjet artit, spikatin e studjohen më me deshirë lëndët mesimore. Këto programe ndihmojnë për të vëne në dukje lëndë si letërsia, historia, geografia, duke bërë interkul¬turë me to duke mos lënë mënjanë lëndë direkt të lidhura si musika e artet piktorike e kostumografia. Janë energji që shkollat italiane i japin shumë rëndësi pasi amor¬tizojnë situacione që normalisht nuk mund të ndodhin me studimet akademike, rezultatet e arritjes së obkejtivave e si reagojnë nxënësit, janë en¬tusiaste.

Mendoj që është shumë thjeshtë ndonjëherë të punosh me profesionistë që kuptojnë gjuhën professionale që ti përdor sesa me pro¬fesionistë të një gjuhë komunikimi universal duke mos dalë nga esencialia …

Më shumë vështirësi me pak ndima dhe vetem me një punë tepër të madhe të përditshme, e kam arritur këtë rezultat, që nuk është e lehtë ta krijo¬sh të bësh emër por është  akoma më e vështirë që ta mbash atë, pasi konku¬renca është vërtet e madhe në merkaton e lirë edhe per artin. Këtej artisti është i lirë po edhe i pambrojtur. Në këtë moment ky ak¬tivitet është stabël edhe se është për të thënë që arti është i pari sensor që ndjen krizën evropiane, por jam op-timiste pasi familjet bëjnë të pamundurën dhe si gjithmonë sakrifica të mëdha për fëmijët e tyre, kështu që aktiviteti vazhdon. Shkolla ime në kuandrin e fre¬kuentimit është gati internazionale kam nga shumë shtete, fëmijë rusë, ucrainë, moldavë, polakë, kinezë, italianë e sigurisht plot shqiptarë. Ah, un nuk bëj asnjë seleksionim fizik partikolar në shkollë boll të jetë dëshira për të mësuar këtë dishiplinë. Asnjë diskriminim të asnjë lloji, e kam moto dhe jam krenare për këtë. I kam provuar vibracionet e racismit mbi shpinë e nuk lejoj që kjo të ndod¬hi me fëmijët.

Intervista vazhdon

Pyetje:Liliana Pere- 1- Eneida mund të më thoni si ka lindur tek ju dëshira për tu marrë me balet, mund të më tregoni hapat e parë dhe fillimet tuaja?

Pergjigjet Eneida – Dëshira ime për baletin nis që me fillesën e kujtesës time, në atë kohë kur im gjysh një njeri tepër i kulturuar më mësonte të kërceja tangon, imagjinoj tani se ishte ajo . Sigurisht unë mbi një tavolinë të madhe të stilit italian prej druri në ngjyrë jeshile të gdhendur, dhe ai me këmbët në tokë. Kujtoj fjalën e tij “kaske” ku unë duhet të lëshoja gjithë trupin tim të brishtë fëminor mbrapa. E dyta, për baletin ishte kur pashë “ Liqenin e mjelmave”. E kujtoj fort mirë që shumë net me rradhë nuk më zinte gjumi duke menduar skenat.U dashurova pas lëvizjeve së mjelmave por edhe të  fatit të asaj kryesores…  Këto dëshira më shtynë të ndiqja në klasën e tretë kursin e baletit dhe të valleve në pallatin e pionierve në qytetin tim të lindies, Berat .

Liliana Pere-Di që ju tanimë jetoni ne Itali dhe jeni një ndër balerinat mjaft profesioniste por dhe mjaft e vleresuar, mund të më thoni dicka më shumë rreth aktivitetitit tuaj aty ku u vendoset fillimisht dheshkollës që keni hapur? Kush e frekuenton…Mësova se keni ngritur një shkollë baleti si shkon  ky aktivitet dhe cilët fëmijë e frekuentojnë?

E- Në 1991, si shumë miq e kolegë të mi në atë  kohë u larguam nga atdheu , e u vendosëm në Itali. Sapo kishte filluar koha e ndryshimeve të mëdha dhe e tranzicionit në Shqipëri. Unë isha studente në Akademinë e Arteve nga viti 1985-1989, isha e ndihesha protagoniste pasi mos harrojmë faktin që lëvizja studentare filloj nga studentet e artit.  Si të tillë dhe artistë të rinj e kishim ëndëruar dhedhamë kontributin tonë në këtë ndryshim.

Aventura e ikjes në Itali ka qënë në  tepër komplekse e interesante . Ishin të shumta motivet e largimit si dhe e qindra shqipëtarëve të tjerë, po për mua  më ka shoqëruar e motivuar më shumë idea ndaj dickaje të re dhe të panjohur, kërshëria për të realizuar një jetë të re  në një terren krejt të ri dhe i gjithi për tu zbuluar.Ky është edhe sot një motiv kur marr vendime për të lëvizur …

Në fillim u vendosa në Milano dhe më vonë në Brescia. Milano jepte shumë mundësi në atë kohë si për të punuar nëpër kompani baleti por edhe për të prefeksionuar gjuhën dhe sidomos profesionin me kurse, stage në gjithë gjinitë e format e baletit.

Më vonë u zhvendosa në Brescia pasi atje banonte dhe motra ime . Në fillim kam punuar në shumë shkolla të këtij qyteti. Në 1997 krijova shkollën time “ ArtDanceFusion”. Në këtë shkollë baleti ku fëmijët e ndjekin si një aktivitet jashtë shkollor, baleti fillon që në moshën 3- 4 vjeçare dhe hulumtohen të gjitha stilet nga ai klasik, konteporan, moden-jazz, hip-hop etj, dhe jo vetëm, edhe aktivitet për grup moshe të rritura si pilatess, yoga, stretching, biodanza etj …

Jam gjithmonë e mendimit që arti mbetet gati “steril” nëse i drejtohet vetëm atij rrethi të ngushtë që e krijon. Jam gjithmon për formën e misionin e tij më të lartë e sublim që është kënaqsia që krijon ai jo vetëm duke u shijuar nga sa më shumë individë po edhe vetpjsemarja e gjërë e tyre në të. Sot me gjithë këto forma të reja, me ndërthurjet e gjuhëzimin e arteve shprehës nëpërmjet formave të arteve moderne arrihet që ky i fundit të mos jetë  një “Luks “ vetem për të paktit. Këtu më vjen ndërmend gjenialia Pina Bausch. Kam qenë gjithmonë e frymëzuar nga kjo koreografe e madhe e shekullit tonë, ku qëllimi i saj ishte të dilte nga steriliteti e prefeksionit të baletit tradizional akademik në kërkimin e një gjuhësimi, që ndërmjet trupit  të shkohet diku më thellë. Ku ballerinët profesionistë  mund të shprehin ndërmjet trupit problemet e sensacionet e tyre reale, emocionet e tyre të përditshme, dëshirat e tyre, e që  kjo të jetë  kaq reale sa vet publiku të gjejë në to vetveten e meqëllimin për ta bërë artin të vetin  totalisht  …  Këtë konceptim të baletit e krijimtarisë nga ana e Pina Bausch e gjej gjeniale.  Asnjë përpara saj ka ditur ta trasformoj baletin në diçka të tillë.

Një pjesë tjetër që mund ta quaja vërtetë të rëndësishme në punën time por që në njëfarë mënyre është e lidhur me këtë koncept që sapo përmenda, është dhe aktivizimi im total si eksperte arti në sistemin shkollor të detyruar.

Që prej vitit 1999 kam krijuar një program-laborator,  “Teatro-Danza dhe “Edukim mbi të Bukurën” si mbështetje e studimit shkollor .

Në këto laboratore që i shtohen studimit tradicional ndërmjet artit, spikatin e studjohen më me deshirë lëndët mesimore. Këto programe ndihmojnë për të vëne në dukje lëndë si letërsia, historia, geografia, duke bërë interkulturë me to duke mos lënë mënjanë lëndë direkt të lidhura si musika e artet piktorike e kostumografia. Janë energji që shkollat italiane i japin shumë rëndësi pasi amortizojnë situacione që normalisht nuk mund të ndodhin me studimet akademike, rezultatet e arritjes së obkejtivave e si reagojnë nxënësit, janë entusiaste. Të shikosh që me pak orë mësimi arrin t’i japësh mundësinë një fëmije që se njëh baletin, artin e skenen, që ai të ndihet protagonist, ndërkohë që studion ta njohë atë , të socializohet me të e me miqtë e tij, të ndaj me to të njëjtin vend  të shënjtë sic është skena, që memorizon  dhe një koncept të studjuar në klasë, është kënaqësi.  Mëndoj që është shumë thjeshtë ndonjëherë të punosh me profesionistë që kuptojnë gjuhën professionale që ti përdor sesa me profesionistë të një gjuhë komunikimi universal duke mos dalë nga esencialia …

Më shumë vështirësi me pak ndima dhe vetem me një punë tepër të madhe të përditshme, e kam arritur këtë rezultat, që nuk është e lehtë ta krijosh të bësh emër por është  akoma më e vështirë që ta mbash atë, pasi konkurenca është vërtet e madhe në merkaton e lirë edhe per artin. Këtej artisti është i lirë po edhe i pambrojtur. Në këtë moment ky aktivitet është stabël edhe se është për të thënë që arti është i pari sensor që ndjen krizën evropiane, por jam optimiste pasi familjet bëjnë të pamundurën dhe si gjithmonë sakrifica të mëdha për fëmijët e tyre, kështu që aktiviteti vazhdon. Shkolla ime në kuandrin e frekuentimit është gati internazionale kam nga shumë shtete, fëmijë rusë, ucrainë, moldavë, polakë, kinezë, italianë e sigurisht plot shqiptarë. Ah, un nuk bëj asnjë seleksionim fizik partikolar në shkollë boll të jetë dëshira për të mësuar këtë dishiplinë. Asnjë diskriminim të asnjë lloji, e kam moto dhe jam krenare për këtë. I kam provuar vibracionet e racismit mbi shpinë e nuk lejoj që kjo të ndodhi me fëmijët.

Liliana Pere-Si janë marrëdhëniet tuaja në përgjithësi me artin cfarë ju pëlqen tjetër të ushtroni  apo ti përkushtoheni?

E- Është një mardhënie dashurie pa kufi. Vetëm brënda tij ndihem tërësisht vetvetja . Arti për mua është gjithçka, është nëna e babai që më mungojnë,  është dëshira ime strukja në folezën time, aty gjej paqe aty marr vrullin tim, aty ndihem e realizuar, por edhe e dështuar. Është një dashuri, e shpesh dashuri e uryer. Aty lodhja e humb nocionin e saj edhe orët gjithashtu nuk ndihen të rënda kur shpesh zgjuar të zë agimi, aty isolimi nga bota humbet vlerën reale. Çdo koreografi e re është si një fëmijë, ti e ke në kokë,  pastaj e ngjiz brenda vetes e pastaj e materializon në skenë. Në fund  krijimtaria jote të ngjan pak ty.

Në të vërtetë, nuk arrijë dot të ndaj baletin nga format e tjera të artit skenik si teatri e opera, siç nuk më lë indiferente lidhja e ngushtë që ka ai me artet figurative me dinamikën e trupit, me levizjen.E si mund ta ndash atë nga musika ?  Por nuk është vet baleti një forëm poetike,  një poezi e shprehur me anë të lëvizjes, një poezi ku fjala humb rëndësinë e saj ?  “Ka momente në të cilat mbetemi pa fjalë , tërësisht të humbur e që s’dimë ç’të bëjmë. Pikërisht,  në këtë moment fillon Danza” – thotë e madhja Pina Bausch .

E c’mund të them unë pas asaj përveçse t’i ndek rrugëtimin ?

Të gjitha këto reflektime mbi artin e bashkëzimin e tij duke mos lënduar ekulibrin e speçifikës të  çdonjërit prej tyre gjej mënyrën më perfekte e bashkëkohre të tij.

Shpresoj që të jenë shumë artistë që e mëndojnë si unë, do të ishte vërtet bukur…

Liliana Pere-Ju keni qenë një ndër studentët e maestros së njohur një prej profesorëve më me emër që studentët e kishin ëndërr te punonin, mjeshtrin Agron Aliaj  dhe Panajot Kanacit, cilët kanë qenë raportet me ta cmund të më kujtoni?

E – Mund të them që vërtet më ka ndimuar tepër fati. Të bëje mësim për 8 vjetët e shkollës akademike të baletit me maestron A. Alia ishte e mrekullueshme. Kam  qënë tërësisht e dashurar pas profesorit tim. Nuk kishte ditë që ai mos sillte në sallë dicka të re, ishte një mjeshtër i madh i së bukurës. Edhe një ushtrim të thjeshtë dinte ta trasformonte në diçka sureale. Nuk mund të harroj kurrë metodën e tij të studnimit të lëvizjes. I vetmi që e trashëgon është maestro Ludmill Çakalli.

Agron Alia fliste për teknikën e rregullat e një ushtrimi kur ndalonte musika e bëhej shpjegimi, por gjatë interpretimit nuk korigjonte. Të stimulonte kërcyshmërinë ndërkohë të fliste për gjethet, lulet, diellin, pranverën, vuajtjen etj etj. Çdo mëngjes çohesha me dridhjen brënda vetes për të dëgjuar zërin e tij kumbues, çdo leksion baleti ishte dhe një leksion poezie. E imagjinoj dhe tani të ulur atje mbi një piano me bisht, duke luajtur ndonjë Nocturnes të Chopin ndërkohë qëtë thotë “shtrije më shumë atë këmbë moj vajzë,  vërtet kaq pak di të bësh ti ???”, hahaha grande.

Ndërsa katër vitet e studimit koreografik në Akademinë e Arteve nën drejtimin e maestro P.Kanaçit ishin vite të marrjes së koshencës. Një  gjigand i tillë i artit me një kulturë  të gjërë, ishte e pamundur të mos linte gjurmë edhe mbi mua, si në çdo student tjetër. Maestro na linte të lirë të zgjidhnim temat e krijimtarisë. Ai nuk pengonte hovin tonë,  të mësonte të ishe esencial në art të bëje ekonomi me të, thoshte të mos ta shpërdoroje. Të jepte fare pak rregulla po ato s’duheshin të shkeleshin kurrë si për shembull 5 pikat e ndërtimit regjizorial të krijimtarisë skenike. Ishte tepër kërkues në to. Ne ndiheshim si miq me të, dukej hijerëndë nga jashtë, por ishte një person special e tëpër i afërt e me zëmër të madhe. Nuk ishte xheloz  të zbulonte sektretet e zanatit. Kam shumë mirësi brënda vetes time për të pasi kur humba tim  atë në  fund të vitit të parë në Akademi ka qënë i pranishëm në çdo zgjidhje e momente të rëndesishme të jetës tim, unë nga ana ime kur u largova për në Itali sa herë që  kthehesha i bëja vizitë në shtëpi. Vitet e fundit të jetës së tij e lanë në harresë dhe ai ndonjëherë  trishtohej  për këtë. Kishte një dinjitet ardhurues.Kënaqej me çokollatën e zezë, e veshjet e ngrohta të dimrit. Kamë një korispondence letrash shum interesante me të në ato vite, ku mbi të gjitha këshillat e tija të vyera professionale se si unë mund të vazhdoja të punoja në Itali. I kam gjitmonë në zemër maestrot e mi .

Liliana Pere-Cfarë është mësimdhënia, për ju dhe si janë raportet me koreografinë dhe krijimtarinë?

E – Mësimdhënia është një devocion për mua, njësoj si feja edhe nje meues duhet të  besojë që  ka në dorën e tij të ardhmen e një fëmije e si rrjedhoje të ardhmen e një kombi .

Nuk është e rëndësishme nëse ti spiegon matematikë, piano, letërsi o balet. Ti je aty një figurë për t’u marë shembull, je aty për të ndimuar, për të apasionuar, dëshiruar e arritur një ëndër që nuk është e jotja po që përmbush edhe të ëndërës tënde. Ti je aty në shërbim të fëmijës, të një  filizi të së ardhmes, dhe një mësues i mirë asnjëherë nuk e harron këtë. Un vij nga dy prindër që kryenin këtë profesion me shumë lumturi e seriozitet dhe mendoj që kam ndjekur edhe rrugën e tyre.

Ah, një mësues nuk mendon kurrë në fillim për onoraret e pagesen e tij, kjo vjen,  por nga fundi. Vetëm në Shqiperi ka sot fabrika- universitare e pronarë-profesorë. Pastaj persa i përket pedagogjisë profesionale unë mendoj që një profesor të jep vetëm bazat dhe strukturën e sistemit të metodologjisë të tjerat duhet të jesh i zgjuar vet ti kapësh.

Përsa i përket krijimtarisë time koreografike ajo e ka gjithmonë nismën diku thellë në një mendim, në një koncept, në pasqyrimin e një realiteti ndonjëherë edhe social, por shepshherë është edhe  një  poezi e trupit. Një tregim emozional i ndonjë ndjesie të thjeshtë që e përftojmë me shumë dashuri dhe sensibilititet të gjithë ne,  si për shembull gëzimi i të ndjerit të pikave të para të shiut mbi fytyrë në një mbrëmje shtatori etj, vallëzimi i një gjetheje në rënie, shpërthimi i një bisku, i vetmi ndryshim është që një artist  di ta trasformoëj këtë ndjesi mëse normale në dicka spetakolare duke aktivizuar imagjinatën e tij, strukturën e potencialin artistik që ka studjuar dhe ekperimentuar . Dhe këtu qëndron ndryshimi i madh midis mësimdhënies dhe krijimtarisë artistike që për mua janë dy gjëra krejt të ndryshme. Nese e para përkon me dëshirën për të dhuruar e materializuar profesion me bujarinë më të madhe për shëmbëlltyrat e ardhshme e dyta artisti krijues e bën artin duke u nisur nga dëshira për të realizuar e materializuar dicka për veten në fillim e pastaj edhe për të tjerët. Është e vështirë  në  aspektin psikologjik të  një  personi që të jetë si një petagog i mirë  edhe nje krijues i ndjeshëm e gati egonçentrik .

Liliana Pere-Mesova se shumë pjesë të baletit i keni shkruar vetë, nga se frymëzoheni dhe si është pritur nga kritika dhe artëdashësit?

E- Jam mësuar të gjej një motiv, një domethënie në atë që bëj në jetën time. Jo se ajo duhet të ketë pasur  gjithmonë një sistem organizimi, aspak për këtë, por që ajo të këtë qënë e motivuar nga një shtytje e brëndëshme emocionale o si pasqyrim i një fenomeni natyror ose social. Pra çdo gjë që më rrethon e që ndjej  mund të trasformohet në një ide, temë, dialog, ngjarje, libret, akt, sken, pjesë, lëvizje, muzikë, kostume, mjete, ndërthurje artesh për të treguar në njësim, me kushtin e vetëm, që mbi palkun skenik mos të  humbi kurrë  poezia e intimiteti i finesës artistike . Mund të tregohet çdo gjë nëpërmjet  baletit, qe nga lulja e pranverës e porsa celur e deri tek lufta e politika, por asnjeherë në mënyrë të rëndomtë e vulgare duke e shëmtuar të bukurën e artit.

Arti  ka një misionin më të japëë lumturi njerzëve,prandaj është i ëndësishëm e asnjëherë s’duhet abuzuar me të.  Ai duhet të ndjelli tek njërzit dëshirën e të bukurës, po për ta bërë këtë ai duhet të jetë shum i sinqertë.

Për këtë më pëlqen krijimtaria, ajo është pjesë normale e jetës së një artisti. Nuk ështe një lluks për të. Është i tillë  për ata që e ndjekin janë emicionante, shumë të zbërthyera mbi idene , besnike të ritmi dhe muzikës që përdoret, kostumet që janë  funksionale e pjesë e koreografisë dhe  më e rëndësishme është interpretimi e dramacitetit të pjesës me të njëjtin intesitet si ai i një pjese teatrale pasi për mua një koreografi është edhe një pjesë teatrale ndryshe ka pak vlerë.  Sepse një koregrafi e mbushur me lëvizje të shumta e pa fund të pa justifikuara është vetem një ushtrim teknik e asgjë më tepër. Ajo  ka nevojë për një ide të mirë dhe për pak lëvvizje të studjuara të stilizuara duke krijuar një lajtmotiv ne zhvillim. Koregrafitë e mia nëpër rasegna baleti e konkurse kanë  pasur sukses për vecantinë e tyre muzikore, kostumet e finesen e levizjeve  të bukurisë në tërësi. Kështu më ka mësuar Panajot Kanaçi ai thoshte: “Nuk është koregrafi vetëm lëvizja në  vetvete po gjithësia e shumë arteve bashke”. Unë kamë ndjekur këshillën e tij me sa kamë mundur dhe ndihem e realizuar.

Liliana Pere-Sa ju intereson dhe u kushtoni vëmendje zhvillimeve sociale e shoqërore sidomos asaj shqiptare?

E- Shumë.  Mendoj që po kalojmë një krizë globale një provë të vështirë që ne vetë e kemi krijuar. Ilizioni, bollëku, shperdorimi, mos respektimi i sistemit të natyrës dhe shperdorimi i saj , po edhe mos toleranca ndaj popujve, feve, dhe të problemeve të tjera ka sjellë një jetesë jo të bukur dhe të qetë në këtë  rruzull. Qeveritë duhet të kuptojnë që mos

bashkëpunimi, mos zbatimi i rregullave, dhe përfitimi brutal mbi mundësinë që i krijohen për momentin janë vetëm çështje kohe që në mos shpejt pak më tutje çdo gje do ti kthehet mbrapsht. Eksperienza e ka treguar këtë.  Pra duhet sgjuar sërish dëshira e të mirës dhe ndërgjegjes sociale dhe kjo fillon që në bangat e shkollave. Ripërtëritja do filloj që aty nëse do ketë akoma një të tillë. Nëse ne të gjithë vërtet e duam. Këto janë reflektimet e mia si qytetare evropiane e shqiptare.

Thelbi nuk ndryshon dhe as sostanca .

Liliana Pere-Si ju duket baleti dhe shkolla në Shqipëri, një artistë që jeton në vendet perëndimore, dikur me shprehej me rezerva, ju si e shihni?

E – Mendoj ndryshe. Në shkollën e baletit shqiptar bëhen përpjekje të mira që të studjohet me nivel e në formë profesionale, dhe rezultatet duken e sidomos tek meshkujt. Këta të fundit kur shkojnë nëpër Europë e pasi edhe kualifikohen aty natyrisht nuk jane thjeshte balerine trupe por solistë të parë e etoile, mund të përmend shumë emra që e kanë fillesën e tyre të formimit nga  shkollashqiptare. Gjithsesi si në çdo aspekt të zhvillimit rrënjësor që ka bërë dhe bën Shqipëria në këto momente mendoj që edhe shkolla kombëtare e baletit shqiptar ka nevoje për një reformë strukturale, por për t’u bërë këto duhen më shumë investimente në aspektin ekonomik gjë që mendoj  nuk ekziston aspak. Është një shkollim i gjate 9 vjecar që sot rëndon mbi kurrizin e familjeve që jo gjithmonë e përballojnë, shteti duhet të ndëryjë konkretisht që kështu ti jepet mundësia vetëm me të talentuarve të hyjnë në shkollë dhe jo vetëm atyre që munden ekonomikisht, sepse ulin nivelin profesional të shkollës. Ndërkohë mendoj që në dyvjeçarin e fundit të ketë një specilizim tre degësh kërcimtar të karakterit, klasik, hip-pop e modern-konteporan. Shkolla të ketë lidhje stabël që pastaj të çojë më të mirët nëpër shkolla me të kualifikuara në botë sic janë ato ruse, ( mqs ne studjojmë metodën Vaganova), për klasiken është Scala e Milanos, në Francë, Angli e Amerikë  për modern-konteporan. Shkolla duhet t’i hapi duert e saja pa frikë çdo artisti, balerini, professionisti për të bërë aty stage.Në këtë mënyrë ata sjellin eksperiencën e tyre për të mirën e përbashkët të shkollës. Por siç e them më sipër për të bërë gjithë këto gjëra duhen fonde finanziare të sigurta e të përvitshme edhe nga sponsor.  Jamë e idesë që përsa i përket disiplinës është mirë t’i kthehemi pak kohës kur un isha studente e drejtor shkolle ishte maestro Petrit Vorpsi, që kujtoj me shumë mirënjohje e respekt për përkushtimin e ndershmërine e dinjitetin që i dha në atë kohë asaj shkolle. Duhet marë si shembull …

Liliana Pere-Berat është qyteti juaj si janë raportet tuaja me atë qytet dhe njerëzit atje?/

E – Berati është një qytet i mrekullueshëm ku kam kaluar një fëmijëri  të shkëlqyer me prindërit e plot njerëz të dashur. Në atë kohë ishte vërtet qyteti  i ëndrave të mia. Për vet arkitekturën që ai mbart të duket gjithmonë sikur përjeton  një histori antike dhe lehtësisht me fantazi, mund të ndjehesh protagonistia e saj .

Një herë je një princeshë e mbyllur në kështjellë, pastaj një zanë mali  që të ndjekin për të të kapur nëpër rrugizat e gurta e që bëhen gjithmonë më të ngushta. Më pas arrin te Tabia në atë moment kur ti hidhesh ndesh shkembinjtë. Si e vetmja mundësi për të mos rënë në duart e tyre shndërohesh në një zog me krahë të bardhë e sulesh mbi Osum, që të pret në barkun e tij. aty brënda trasformohesh në një peshk të vogël e kështu shpëton… Ja kjo ishte ëndra ime që femijë. Pjellë dhe e atij Berati mendoj …

Sa futesh në atë qytet nocioni kohës humbet, vetëm ritmi gurgullues i ujit mbi zajet e lumit zvendesojnë atë të akrepave të orës, flladi i gjetheve të pemëve shumë vjecare të rri hijerëndë mbi krye sikur do të të mbrojë nga çdo gjë që mund të të vijë prej qiellit, ndërkohë që një fllad gjithmon i lehtë  përkund mendimet e ledhaton flokët. Pra në Berat ndihem e përkedhelur dhe e mbrojtur. Aty më njohin të gjithë, edhe gurët. Më vjen mirë që më në fund po kujtohen edhe për këtë qytet me vlera të mëdha kulturore. Mos harrojmë që është qytet nga më të   vjetrit ekzistues në Shqiperi edhe Ballkan. Një burim i madh turizmi

Liliana Pere-Jeni një zonjë ne karriere por dhe një nënë di që keni një djalë si janë raportet tuaja, ju vjen keq që ai ska ndjekur rrugën tuaj.

E – Un jam një grua në karrieë po jo karieriste. Ose më mirë të them nuk nisem asnjeherë dhe eskluzivisht të bëj dicka për të bërë famë  e karrierë, me këtë s’dua të them që nuk më pëlqejnë, por që s’janë interesat  e mia kryesore. Unë nisem të bëj diçka se më pëlqen e më bën të lumtur e ndihem mirë, që të më japin mundesi të jetoj denjësisht, mundësisht të jetë dicka që vlen edhe për të tjerët.

Më pëlqen shumë ky fakt në punë dhe jetën time, pa shkitur me doemos në “ izma” pa vlerë që pas gjithë këtyre ndërtohet dhe ajo që quhet karrierë ok pse jo . Po asnjëherë karrieriste. Jam munduar që në këto 25 vjet të jemë dhe një fëmijë e prind i mirë por edhe një mike e shoqe e mirë për kë më ka dashur e vleresuar si të tille. Jam munduar të mar shembull nga Jezu Krishti “ Ndimo e bëj për tjetrin atë që bën për vete” … Përsa i përket Ero-it, kështu quhet im bir,  ai ka studjuar me mua mbi 10 vjet balet dhe mund të themë që po të kishte vazhduar do kishte rezultate të mira. I pelqen kërcimi sidomos modern e hip hop dhe ka  ide mjaft interesante. Disa herë ka bërë edhe  koregrafi me përmbajtje nëpër shfaqjet e mia. Më ndimon dhe është një mbështetje kostante kur organizoj shfaqje.  Unë  s’kam pasur dëshirën që ai të bëhej balerin,  sepse është një profesion shumë i vështirë, kërkon sakrifica të mëdha por edhe i pa sigurtë.Ky është një kapitull tjetër shumë i rëndesishëm, por që ‘smund ti diskutojmë të gjtha brenda një interviste…

Liliana Pere-Si jeni ndierë në Itali gjatë gjithë këtyre viteve dhe a do ta braktisnit atë dhe për cilin vend dhe përse?

E – Do të bëja një krahasim të tillë. Nëse Shqipëria është si nëna e babai për mua, Italia është si bashkëshorti, që kur ke jetuar 24 vjet bashkë nuk i ndan dot më të këqiat nga  të mirat që ka, thjeshtë e do ashtu si ai është mbarsur.. Kështu dhe Italia ime. Kam gjithmonë nostagji për të për vitet e rinisë për vështirsitë dhe frutet e para që pata, për lindjen e dashurisë time Eros H. Italia është  tmerresisht e bukur. Është e bukur edhe kur vuan sic është ky moment, është dhe reale pasi mbars një popull inteligjent dhe vital që di shumë mirë të përshtatet. Unë nuk braktis asnjëherë askënd e asgjë. Unë mundohem të jetoj me të mirën e mundëshme dhe e jetoj deri kur jam e bindur që ajo ekziston pastaj fus atdheun tim imagjinar brenda një valigeje e jam gati të filloj edhe një herë nga e para. Ashtu sic e bëra 24 vjet më parë. Ardhja në Itali nuk më ka ndarë nga Shqipëria ndër këto vite, mendoj që do jetë e njëjta gjë kudo që un mund të jemë në një të ardhme nëse kjo gjë do arrihet.

Liliana Pere-Ju  nuk jeni shumë mediatike të paktën këtu tek ne, është preferencë e juaja. Përse?

Eneida Koraqe – Nuk e di nëse jam mediatike apo jo në Shqiperi. Mendoj që etalonet e medias shqiptare janë pak ndryshe nga gjithë bota në disa drejtime por mbi këtë argument nuk po  zgjatem .

Nuk është e lehtë për një që bën “profesionistin e lire” jashtë shtetit të vet që ka një punë për të organizuar e drejtuar, që ndërkohë duhet edhe të perfeksionohet e azhornohet profesionalisht në çdo moment pasi këtu jetohet përditë  konkurenca e lirë, (ndryshe nga artistët shqiptarë që në pergjithsi janë diku akoma të punësuar) që ka edhe një familje e detyrime në shoqerinë  ku jeton, të gjejë mundësinë të ndjekë mediat e vendit të  tij… Duhen mendiat shqiptare, ashtu siç bëri zoti Kryeminister për 28 nëntorin vjet ku kisha nderin të isha e ftuar personalisht nga ai, që të kujtohet për ne,  dhe këtu nuk flas aspak për veten se unë jam një pikë brenda një oqeani me djem e vjaza shqiptare që me punën dhe ndershmërine e tyre i kanë ngritur kokën lart duke e nderuar vendin e tyre. Mendoj që çdo ministri përkatëse duhet të krijojë  një bankë informazioni me të dhënat e artistëve dhe gjithë personave të tjerë që kanë bërë karrierë në profesionet e tyre. Kjo gjë ka filluar po jo për çdo ministri .  Nuk jam një person  i rezervuar po thjeshtë për motivet që parashtrova më sipër, sigurisht që do të më pëlqente të kisha një komunikim më konkret me mediat shqiptare nëse kjo mundësi mund të më jepej ..

Liliana Pere-A keni pasur bashkpunime qoftë me personalitetet italiane qoftë dhe me balerinët tanë famozë aty?

Eneida Koraqe-Kam pasur dhe kam shumë eksperienza me artistë profesioniste, këta jo vetëm italiane por edhe nga vende të tjera, projekte e prodhime që lidhin artistë të formave të ndryshme të artit shepesh herë edhe me preardhje e origjinë të ndryshme. Jam tepër e interesuar e gjithmonë në kërkim të ndërtimeve të këtyre lloj shfaqjeve duke bashkuar edhe artistë të tjerë nëpër botë. Personallisht kam krijuar disa shfaqje në këtë kontekst dhe idea është të ekperimentoj të tjera. Jam koshente që shpesh nuk është e lehtë për arsye organizimi por mbi të gjitha finanziare. Kam organizuar edhe disa shfaqje me qëllim bamirësie për fëmijët e prekur nga sëmundje terminale. Nuk është qëllimi im të bashkëpunoj patjetër me personazhë famozë edhe se respektoj kerrierat  e tyre, por të bashkëpunoj me professionistë të mirë që ndajmë të njetat ide mbi artin dhe jetën. është si  puna e veshjes, jo gjithmonë ajo që është e një firme të dëgjuar është prodhimi më i mirë.

Liliana Pere-A jeni e kënaqur sa keni arritur deri tashmë, dhe nëse do të kishit qëndruar në Shqipëria  a do të kishit mundur të bënit kaq…

Eneida Koraqe-Natyrisht që jam e kënaqur nga zgjdhjet që kam bërë në jetë, jam munduar të qëndroj në një ekulibër çircensian mes asaj që dëshiroja dhe asaj që kam realizuar … hahahha   ( me vjen të qesh pak për krahasim që gjeta ). Në kuptimin e saj që jo gjithmonë mund të realizojmë çdo gjë që duam, por e rëndësishme është të kemi bërë gjithmonë maksimumin për të qenë të lumtur dhe unë mendoj që këtë e kam bërë, prandaj ndihem shumë mirë.

Nëse do qëndroja në Shqipëri ?? Këtë pyetje ja kam bërë vetes me mijra herë e si un kush e di se sa të tjerë.

Nuk e di konkretisht ç’mund të kisha bërë në Shqipëri, nuk mund të flas për një jetë të pa jetuar. Fatkeqësisht nodoshta edhe fatmirësisht kjo pjesë e jetës time deri tani nuk i përket Shqipërisë, mund të kisha bërë edhe më shumë ndoshta duke parë se çfarë kanë bërë kolegët e miqtë e mi, por ndoshta s’do kisha mundur të bëja asgjë duke njohur natyrën time. E sigurtë është një  gjë që unë e dua Shqipërinë dhe gëzoj për ndryshim e saj sidomos të tanishëm, jetoj çdo ditë me të, jam afër shumë afër gjeografikisht dhe vij shpesh, njoh problemet e saja, asnjëherë sjam shkëputur prej saj realisht siç mund ta kenë bërë shumë të tjerë. Unë në Shqipëri mund të kthehem kur të dua, të trokas, të ulem, të tregoj për çka di të bëj e të kërkoj të drejtat e detyrimet e mia si çdo qytetar shqiptar  e pas kësaj u bëftë më e mira… Mendoj që s’duhet të kemi as frikë e as ndrojtje të kerkojmë nëse e ndjemë. Jemi njerez të lirë dhe e kemi këtë të drejtë kudo që të jemi ..

Liliana Pere-A ka më ëndrra në siratirin tuaj?/Cilët jane projktet tuaja në vazhdim?

Eneida Koraqe-Kam shumë ëndra akoma, jam shumë e re e plot energji e idera.

Dua të krijoj koreografi mbi tema, të ndëthur artet, të shkruaj, shetis  mbi rërën e pastër te Durrësit ( që tani e tillë nuk është ), të gatuaj për shumë veta, pasi s’ më vjen të gatuaj për tre veta, të jetoj e rrethuar nga miq të mirë, të gëzoj tim bir dhe arritjet e tij, të dua të gjithë ata që më duan bile edhe ata që s’më duan nëse mundem. Të jetoj shijen e qyteteve të tjerë nga këto që kam jetuar … Pra të jetoj jetën kjo është ëndra ime me gjithçka që kam pasur e me të rejat që mund të vijnë …

Nuk kam asnjëherë një projekt  ose ide, si e quaj unë më mirë.

Në kokën time ka gjithmonë më shumë se një …. Pasi asnjëherë s’jam e sigurtë po të kem vetëm  njerin. Jo çdo gjë varet gjithmonë nga mua pastaj kur flasim për realizimin …

Im bir më thotë që un jam një bimë pa rrënjë, dhe e ka mirë. Unë ndoshta nuk rrënjosem diku po rrënjët i kam, i kam brenda vetes. Në kujtimet e memorjen time prandaj ndoshta nuk e kam të vështirë të ndryshoj .

 

Pyetje:Liliana Pere

18-E vizitoni shpesh vendin tuaj? Cfarë ju mungon prej tij?

Pergjgje Eneida Koraqe

E -Nuk i bej vizite vendit tim, unë thejshte vij. Kalojnë dy muaj dhe filloj e ndjej mallin e tij, më thërret nëna e babai që rrinë e flenë aty, aroma e shtëpisë time, miqtë e të afërmit, profumet e gatimit, Joni i bukur, shkolla ime, gurët e sokakut çdo gjë që është vetëm atje dhe që mungon këtu. Ky është dyzimi im që unë e kam pranuar në heshtje si Jezu Krishti kryqin .

Duke ju uruar shum suksese .

Me konsiderat , per ju Liliana Pere

Ju faleminderit Gruaja e suksesshme, artistjae palodhur e qytetit te bardhe te edukimit ne Itali

Liliana Pere

Intervista me ju ishte me nje diapazon te madh artisti balerin dhe Akademiku qe punon per edukimin dhe transmetimin e vlerave artistike tek brezi i ri i talentuar.

Ju faleminderit gruaja e suksesshme Eneida Koraqe.Ju uroj suksese nga zemra.

Liliana Pere

Presidente

Gruaja Shqiptare ne Bote

Filed Under: Interviste Tagged With: Eneida Karroqe, Interviste, Liliana Pere

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT