Liljana CUKA – MAKSUTI
Jam Liljana Cuka Maksuti, përkthyesja që pati fatin të përkthej librin e Don Lush Gjergjit ‘ Biseda me Nënë Terezën ‘ nga gjuha jonë amtare në gjuhën italiane, gjuha e vendit ku Nënë Tereza hapi qendrën e saj të bamërisisë për te ngritur me pas qendra te tjera nëpër botë. Të përkthesh do të thotë t’i japesh jetë librit në një gjuhë tjetër që i përket një tjetër kulture. Perkthyesi mban përgjegjësi për këtë jetë të re që po lind, njësoj si vete autori.
Para disa ditesh doli ne gazetën Tema letrare shkrimi i gazetares Nadire Buzo: Të guxosh për të ndjekur të medhenjtë, shkrim i cili pasqyron punën e të nënshkruares në fushën e përkthimeve. Kur lexova shkrimin, mjaft e emocionuar fillova të reflektoj. Gazetarja e nderuar vërtet kishte gjetur të veçantën e cila më paska karektizuar, dhe me ne fakt, pikërisht me mendje dhe me zemër nëpërmjet leximit kam ndjekur autorët e medhenj, ndërsa aktualisht po punoj për perkthimin disa veprave te tyre. prodhimtari shpirtërore të kulturës sonë.
Është e ditur se Zoti na shfaqet në forma nga me të ndryshme, në çdo moment të jetës dhe se ai për secilin nga ne ka një projekt të vetin. Me gëzim te madh konstatoj se projekti i Tij për mua, ndër të tjera paska qenë të përkthej vepra letrare nga gjuha jonë shqipe në gjuhë të huaja, Te shkruash për përshtypjet e veta mbi punën e berë, mbasi e ke perkthyer librin, nuk është e lehtë. E konsideroj fat që mu dha kjo mundësi, të njihem kaq nga afër me veprën dhe mendimet e shenjtores shqiptare, e cila si është shprehur një shkrimtar shqiptar, Zoti mendoi që mbas dy mijë vjetesh t’i dhurojë njerëzimit një grua, pikërisht Nënë Terezën, shenjtoren e madhe shqiptare e cila me veprën e saj i ka dhënë aq shumë njerëzimit, për më të vobektit e të vobektëve kudo në botë, pa dallim feje, kombi apo vendi.
Don Lush Gjergji me shumë dashuri dhe kujdes na ka dhënë këto biseda që ka zhvilluar gjatë viteve kur e ka shoqëruar Nënë Terezën. Si çdo shqiptar, i cili e do vendin dhe kulturën e vete, dhe unë kisha lexuar dhe dëgjuar shumë për Nënë Terezën, dhe me kureshtje gjithmonë jam interesuar për veprën e saj, por përkthimi i librit, më bëri të njoh nga afër mendimet dhe forcën e saj, mënyrën se si Nënë Tereza ndihmonte njerëzit, se si u falte dashuri njerëzore, jepte forcë dhe shpresë, pra, u dhuronte jetën, çfare jeta pa shpresë, mund te lind pyetja.
Duke përkthyer këtë libër kaq të dashur tashmë per mua, më dukej sikur ndodhesha edhe unë pranë tyre dhe dëgjoja bisedat me zërin e tyre. Me imagjinatën time, me sa mësoja nepermjet leximit, isha e pranishme ne Londrën e pasur, ku Nënë Tereza do të ndihmonte të shkonte si zotëri në “shtepine e Zotit” një njeri që gjithë jetën kishte jetuar në mjerim, pra, do të gjendesha bashkë me motrat e Nënë Terezës ne Indi, te të varfrit e besimeve të ndryshme që ndanin midis tyre ndihmat, që u jepnin motrat. Do të shikoja me sytë e mendjes dhe do të me këputej shpirti për djalin që nuk e hante bukën që i dhanë motrat, edhe pse kishte ditë pa ngrenë, nga frika se të nesërmen do të kishte përsëri uri.
Gjithmonë libri na çon kudo ku ka shkuar Nënë Tereza, me leximin e tij përjeton ato situta ku ajo ka vepruar dhe ka shprehur. Lexuesi do te përjetoje gëzimin e hapjes se qendres Nënë Tereza në Shkup. Motrat e Nënë Terezës, që janë nga viset, vendet dhe kulturat e ndryshme, që Nënë Tereza i ka formuar, frymëzuar dhe motivuar, u jep forcë njerezore, dashuri hyjnore për të ndihmuar më te vobektit e të vobektëve kudo në bote.
Me pak fjalë Shën Nënë Tereza është mrekullia e Zotit dhënë Popullit tonë, Kishës dhe mbarë njerëzimit.
Romë, 24 gusht 2021 Liljana CUKA – MAKSUTI, përkthyese e veprës “E kam në zemër Popullin tem Shqiptar”, në gjuhën italishte “Conversazioni con Madre Teresa”, VELAR – Dottrinari, 2021.
Prishtinë, 26 gusht 2021 Ditët Përkujtimore të Nënës Tereze