
Me dhimbje njoftojmë komunitetin shqiptar në SHBA dhe në atdhe se të Premten me 5 shkurt 2021, ndërroi jetë në moshën 70 vjecare në Boston, Massachusetts, Liri(Lili) Gjinush(Kraja).
Familja ka njoftuar komunitetin se pret ngushëllime të Martën me datë 9 Shkurt 2021, në orën 4-7 pasdite në Shtëpinë Mortore -Buonfiglio Funeral Home.
Ceremonia e varrimit, bëhet ditën e Mërkurë me 10 Shkurt 2021në orën 10.00 paradite në varrezat që ndodhen në Winthrop, Boston MA. Për shkak të koronavirusit ceremonia do të jetë private.
Liri (Kraja) Gjinishi u lind me 23 gusht 1950. Bashkë me familjen emigroi në Shtetet e Bashkuara dhe u vendosën në Winthrop, Massachusetts.
Lili la në pikëllim bashkëshortin Sami Gjinishi,fëmijët; Edlirin, Eltona (Gjinishi) Musaku, dhe Anisa Gjinishi, la nipërit dhe mbesën e saj të dashur Uajda Musaku, Brandon Musaku, Erin Gjinishi; si dhe vëllezërit e saj të dashur me familjet e tyre Skënder dhe Përparim Kraja dhe motrën Natasha Sinani me familje.
Lajmi ka pikëllërua jo vetëm familjen por të gjithë komunitetin, vecanërisht komunitetin lushnjar. Lili ishte një zonjë fisnike e dashur dhe shumë e sjellshme.
U përcjellim ngushëllimet tona të sinqerta familjes, bashkëshortit Sami Gjinishi, vajzave dhe djalit, nipërve e mbesës. Ngushëllime u përcjellim edhe vëllezërve Skënder e Petrit Kraja, motrës Natasha Sinani me familjet e tyre.
Pushoftë në Paqë shpirti i Lilit!(Dielli)