• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

GJYKATA E APELIT LIRON XHELAL MZIUN

January 13, 2014 by dgreca

Lulzim Basha: Jemi për shtet ligjor, jo dënime me urdhëra mafiozo-politike/

Nuk u ka shkuar dëm udhëtimi nga Kamza në Tiranë qindra qytetarëve të Kamzës,të cilët ishin mbledhur përpara gjykatës së Apelit Tiranë për të mbështetur kryetarin e Bashkisë së tyre.

Kjo gjykatë rishqyrtoi masën e sigurisë për Xhelal Mziun, duke e ndryshuar atë nga “arrest shtëpie” në detyrim paraqitje. Ndërkohë që vendimi i apelit u prit me ovacione jashtë gjykatës.

Kryetari i bashkisë Kamëz akuzohet për shpërdorim detyre dhe shkeljen e barazisë në tendera.

Trupa e drejtuar nga Zeqine Sollaku ka argumentuar se tenderat nuk janë kompetence e Kryetarit të institucionit, pasi shqyrtohen nga komisioni i verifikimit të ofertave.

Pas kësaj simpatizantët e Mziut janë zhvendosur në ambjentet e jashtme të burgut 302,aty ku ai qëndronte prej datës 23 dhjetor.

Në momentin e lirimit ovocionet kanë qenë të medha,ndërsa vetëm Mziu kishte pak për të kometuar, sepse e bëri drejtësia sipas tij.

Ndërkohë që gjykata shyrtoi edhe masën e sigurisë për drejtorin juridik të Bashkisë së Kamzës Alti Hoti,i cili është ende në kërkim nga policia. Në mungesë gjykata e Apelit vendosi të lërë në fuqi masën e “arrestit me burg” për Hotin.

Vetëm pak orë pas vendimit të gjykatës së apelit për lirimin nga burgu të kryebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziu, kreu i PD dhe deputetë të kësaj partie e kanë vizituar atë në ambjentet e Bashkisë, institucion të cilit i mungoi për 24 ditë me radhë.

Vetë zoti.Basha në një prononcim për mediat, teksa e cilësoi arrestimin e Mziut të paligjshëm, rikonfirmoi edhe njëherë gadishmërinë e kësaj partie për çfarëdo hetimi që ka të bëjë me llogaridhënien 8-vjeçare të qeverisjes së Partisë Demokratike.

“Si kryetar i Bashkisë së kryeqytetit, si kryetar i shoqatës së bashkive të Shqipërisë, si kryetar i PD dhe opozitës shqiptare gjendem sot këtu sëbashku me kolegë të tjerë për të takuar kryebashkiakun e Kamzës dhe një nga figurat kryesore të PD në Kamëz, zotin Xhelal Mziu, pas marrjes së masës nga gjykata e apelit për ti dhënë fund arrestit të paligjshëm që zgjati plot 24 ditë.Me këtë rast dua të theksoj në mënyrë të prerë se PD siç ka faktuar gjatë 8 viteve të qeverisjes së saj, siç kam deklaruar në ditët e para të opozitës sonë ka qenë dhe mbetet e angazhuar fuqimisht për shtetin ligjor, shtetin e së drejtës, demokracinë dhe në këtë kuadër ka qenë dhe mbetet e hapur për çdo hetim dhe çdo proçes sipas ligjit ndaj kujdo.Faktet tregojnë se mënyra sesi Xhelal Mziu u ndalua, u shoqëruar, u vu në masën e arrestit dhe paralelisht me këtë u ndërmorën masa dhe veprime antiligjore ndaj familjes së tij, bashkëshortes së tij. Fakti se paralisht me këto u ngrit një fushatë e tërë shpifjesh dhe denigrimesh në adresë të tij dhe familjarëve të tij që u faktua terësisht e pabazuar, por e dirigjuar politikisht tregon se kemi të bëjmë jo thjesht me një shkelje të ligjit, garancive kushtetuese që ligji u jep jo vetëm kryebashkiakëve por çdo qytetari shqiptar në çdo cep të këtij vendi” tha Basha.

Sipas kreut të PD-së, rasti në fjalë fakton se mazhoranca e re po konsolidon një steriotip të rrezikshëm, “sundimi i urdhërave politike dhe vënia e gjithçkaje nën kontroll politik”.

“Rasti në fjalë fakton atë që kemi thënë prapavijën e qartë denigruese politike dhe aksionin e përbashkët mafiozopolitik për të denigruar një figurë të zgjedhur për herë të dytë me votën e qytetarëve të Kamzës. Në thelb të këtyre veprimeve qëndron për fat të keq një steriotip i rrezikshëm që po konsolidohet falë mazhorancës së re dhe sjelljes së krerëve të kësaj mazhorance . Ky është steritipi jo i shtetit ligjor, jo i bindjes së verbër ndaj ligjit, jo i sundimit të ligjit, por i sundimit të urdhërave politik dhe përpjekjes për të vënë gjithçka në kontroll politik” u shpreh Basha.

Shefi i demokratëve ka përfocuar edhe njëherë faktin se Partia Demokratike disponon të dhëna të plota për thellësi të zeza të implikimeve mafiozopolitike në rastin e Xhelal Mziut. Duke ua lënë në dorë vijimësinë e proçesit avokatëve të zotit Mziu, Basha tha se PD do të monitorojë proçesin për të garantuar triumfin e drejtësisë mbi çdo makinacion politik. Këtë garanci ai e ka ofruar edhe për qytetarët shqiptarë, pavarësisht bindjeve të tyre politike.

“Në këtë kuadër nuk mund të mos shtoj se këtij steriotipi i shtohet edhe një steriotip tjetër paragjykues që në thelb ka frikën dhe pasigurinë tek këta njerëz që sot janë përgjegjës për shtetin, entuziazmi i njerëzve liridashës, i banorëve liridashës demokratë në shpirt pavarësisht nëse kanë apo jo teserat e Partisë Demokratike këtu në bashkinë e Kamzës. Dua të theksoj se PD nuk ka ushtruar dhe nuk ushtron asnjë lloj presioni politik, as në rastin e Xhelal Mziut dhe në asnjë rast tjetër. Por PD nuk mund të mos denoncojë dhe do të dënojë me forcë sa herë që të jetë rasti presionet politike për të nënshtruar këdo qytetar në Shqipëri ndaj proçeseve antiligjore në kundërshtim të plotë me ligjet e vendit dhe me garancitë kushtetuese per te drejtat e njeriut. PD disponon të dhëna të plota dhe të pakundërshtueshme për thellësi të zeza të implikimeve mafiozopolitike në rastin e Xhelal Mziut, ndërkohë që avokatët e tij do të bëjnë punën para drejtësisë ne do të monitorojmë proçesin me një dhe vetëm një qëllim, garantim të trumfit të drejtësisë mbi çdo makinacion politik, garantim të shtetit ligjor. Kjo është ajo për çfarë PD është zotuar dhe nuk do të lërë në baltë asnjë qytetar shqiptar kudo që ndodhet pavarësisht bindjeve politike. Për këtë PD mbetet një garante e fuqishme” deklaroi kreu i PD, Basha.

Kryetari i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu la të hënën në mesditë dhomat e paraburgimit në burgun 326 në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit vendosi ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg, në detyrim paraqitje.

Treshja gjyqesore e perbere nga gjyqtaret Zina Sollaku, Agim Bendo dhe Zamir Poda shpallen me dyer te mbyllura masen me te lehte, ate te detyrimit me paraqitje një ditë të javës perpara oficerit te policise gjyqesore per Xhelal Mziun, i cili eshte nen hetim per akuzat e shperdorimit te detyres dhe shkeljes se barazise ne tendera.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Basha, Lirohet Xhelal mziu

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT