Shqiptarja LORIDA HYSENBEGAS HALI, Piktorja, diplomuar excellent ne Akademise se Arteve të Bukura të Firences, dhe më pas në International Academy of Design and Technology of Toronto , sot një Stiliste e Modës dhe Exploruese profesioniste e galerisë fotografike , në Toronto, Kanada./
Bisedoi: Dr. Liliana PERE/*
Lorida ka lindur në Tiranë në Shkurt 1978. Është bijë e një familjeje të vjetër, fisnike, atdhetare dhe intelektuale. Gjyshi i saj Dr. Sami Hysenbegas, një nga juristët më të shquar shqiptarë.Ka ndjekur studimet e plota në Itali (nga klasa e parë fillore deri në përfundimin e studimeve universitare, diplomimin dhe marrjen e gradës shkencore “Doktor” në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Pavias).Megjithëse iu propozua të punonte si asistent profesor në Universitetin e Pavias, ai nuk pranoi dhe u kthye në Shqipëri, ku filloi të punonte si gjyqtar në Tiranë. Gjyshja e saj, Znj.Esma Hysenbegas ka studiuar në “shkollën e shquar të vajzave «Kyrias»” (në “shkollën e Dakos”) dhe është diplomuar në “Institutin femëror «Nëna Mbretëreshë»” të Tiranës. Babai i saj, z. Arion Hysenbegas është diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Matematikë të UShT dhe njihet si pedagog matematike dhe informatike, si matematikan, studiues, shkrimtar, përkthyes (ai është autor i një vargu librash studimorë dhe letrarë).Nëna e saj, znj. Vjollca Hysenbegas është diplomuar në Fakultetin e Histori-gjeografisë të UShT, ka fituar titullin “Bibliografe”, është autore e studimit “Bibliografi e letërsisë artistike të përkthyer në shqip 1944 – 2000” , etj., është cilësuar “një prej specialisteve më të kualifikuara të bibliotekonomisë shqiptare”dhe gjithë jetën është marrë me librin (në bibliotekën e “Shtëpisë Botuese «Naim Frashëri» e më pas, në “Bibliotekën e Parlamentit Shqiptar”). Që në fëmijërinë e saj të parë, gjyshi , gjyshja dhe prindërit i kanë ushqyer Loridës atdhedashurinë, e kanë brymosur me krenarinë që është shqiptare, e kanë edukuar me dashurinë për dijen, të drejtën, artin, të bukurën, i kanë forcuar vullnetin dhe e kanë formuar të jetë kërkuese ndaj vetes. Që kur ishte fëmijë Lorida tregoi se kishte talent për vizatim e pikturë (një nga të parat që e vuri re talentin e saj ishte piktorja e shquar Safo Marko).Lorida mori mësimet e para pranë piktorit Hiqmet Agolli dhe i vazhdoi ato me piktorin e pedagogun Shpend Bengu. Ajo ndoqi studimet nën drejtimin e piktorit të mirënjohur Klement Zoraqi dhe u diplomua për pikturë, vizatim e fotografi artistike në “Liceun artistik «Jordan Misja»” të Tiranës. .Menjëherë më pas fitoi konkursin e pranimit në degën “pikturë, vizatim” të “Akademisë së Arteve të Bukura” (sot “Universiteti i Arteve”) të Tiranës. Mbasi përfundoi me rezultate të shkëlqyera vitin e parë të Akademisë (ku i dha mësim piktori e profesori Gazmend Leka),në shtatorin e vitit 1997, Lorida, që kërkonte shumë nga vetja, fitoi konkursin dhe u regjistrua në Akademinë e Arteve të Bukura të Firences, Itali (Accademia di Belle Arti di Firenze) dhe vazhdoi atje studimet e saj për pikturë e vizatim.
Ndiqni bashkebisedimin interesant:
Pyetj: E dashur Lorida. Prinderit dhe rrethi teper intelektual ka patur ndikim mjaft pozitiv ne zgjedhjet tuaja, dhe ju bëri kerkuese per cilësi dhe standart te Universitetit dhe vëndit – Itali ku do të studionit. Përse pikërisht ju zgjodhët Italinë, a munt të tregoni disa nga arësyet qe ju bënë të shpërnguleni në Itali ?
- Përzgjedhja e Italisë si vendi më i përshtatshëm për vazhdimin e studimeve të mija në pikturë nuk ishte rastësi. Për Italinë më fliste shpesh im gjysh dhe, duke filluar që në moshën 8 vjeç, për katër vjet me radhë cdo te djele kam marë mësime private për gjuhën italiane. Për më tepër, e praktikoja në shtëpi me gjyshërit e tim atë, gjë që e bënte italishten gjuhë të dytë për mua.Po ashtu, përzgjedhja e Firences nuk ishte një rastësi: Duke u nisur nga historia e artit , unë e dija që në Firence ka një traditë të shkëlqyer në arte, e dija që aty gjendet Galeria e famshme e Uffizi-t, Kupola e Brunelleschi-t, Davidi i Michelangelo-s, etj.; gjendet edhe Akademija e Arteve të Bukura me emër në gjithë botën.
- Pyetje: Znj.Cfare mbresash dhe impresionesh patët nga bashkëpunetorët dhe profesorët e Akademisë se Arteve të Bukura të Firences, a mund te pëmëndni disa emra te njohur artistësh në këtë fushë ?
- -Unë e quaj veten me fat që atje mora mësime në pikturë e vizatim nga pedagogu e piktori Adriano Bimbi. Në Firence krijova miqësi të mirëfillta, që i mbaj edhe sot e kësaj dite, me artistë të nderuar si me çiftin e piktorëve Mariza e Armando Xhomo, me skulptorin e pedagogun Vladimir Llakaj, piktorin Alkan Nallbani, etj.
Pyetje: Znj. Lorida.Ju venosni ta lini Italinë pas diplomimit te ne Akademinë e Arteve të Bukura të Firences, Itali, dhe të largoheni drejt Torontos, përsëri për studime për të pëmbushur ëndrën tuaj te vjetër. Si vazhduan më tej studimet ?
-Në korrikun e vitit 2000, shkova pranë vëllajt tim, z. Olton Hysenbegas – Inxhinier elektronik me banim në Toronto, Kanada.E prirë nga dëshira ime e hershme për t’u bërë Stiliste Mode, u regjistrova dhe ndoqa studimet në Akademinë Internacionale të Dizainit dhe Teknologjisë të Torontos (International Academy of Design and Technology of Toronto).Studimet e mija pranë kësaj akademie i mbylla me rezultatet maksimale dhe fitova titullin “Fashion Designer” (“Stiliste Mode”).Nga studentët e diplomuar atë vit, unë isha e para që fillova menjëherë punë në kompaninë e madhe Ash City si asistente stiliste në departamentin e dizainit, ku vazhdova të punoj për pesë vjet me radhë.
Pyetje: Znj. Lorida.Te kthehemi perseri pas, ju ne Itali gjetet dashurine tuaj, dhe krijoni familje. Krijoni keshtu nje bashkim kulturash . Dhe vendoset te jetoni e punoni ne Kanada. Si vazhdoi kjo rruge suksesi ne nje vend teper te zhvilluar?
-Në vitin 2003 vendosa të kthehem në Firence për të celebruar martesën time me piktorin e fotografin artistik z. Genti Hali, me të cilin kam qënë bashkënxënëse dhe bashkëstudente në Shqipëri dhe Itali.
Më pas, edhe im shoq erdhi në Toronto dhe krijuam familjen tonë. Sot jam nënë e dy fëmijëve, një djali e një vajze. Femijet e mij, edhe pse janë të lindur në Kanada, e flasin shumë mirë shqipen dhe unë krenohem me ta.Duke filluar nga viti 2008 e duke vazhduar deri në vitin 2014 kam punuar si Asistente Menaxhere dhe Konsulente Mode për Nuse (Asssistant Manager and Bridal Consulent) në Becker’s Bridal & Formal (Butiku i famshëm “landmark” i Torontos qysh në vitin 1943).Atje bashkëpunova ngushtë me stilisten me emër (për nuse) znj. Barbara Allin.
Në vitin 2009, unë dhe im shoq hapëm studion tonë profesionale të fotografisë “LGH Art Photography & Media”. Theksoj se gjatë gjithë kohës nuk i jam larguar kavaletit: piktura, vizatimi dhe fotografia artistike më kanë dhënë e më japin ushqim shpirtëror.Në Nëntorin e vitit 2012, mora pjesë në “Ekspozitën e Arteve Figurative Shqiptare në Toronto” (që u organizua nga Shoqata Shqiptaro-Kanadezeme rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarsësisë) aty ekspozova punime të mijat në grafikë dhe fotografi artistike. Në vitin 2014 hapa Ekspozitën Vetjake të Fotografisë Artistike, në të cilën paraqita një varg punimesh të mija dhe për to u dhanë vlerësime të larta nga artistë shqiptarë dhe kanadezë.
Im shoq (Genti Hali) ka punuar si “Stills photographer” dhe “EPK” (“Fotograf dhe vidiograf “behind the scens”), po ashtu edhe si kameraman në filmat hollivudianë “The Christmas Switch”, “Route 68 Motel”, “Wishes Come True” (me aktore te famshem si Natasha Henstridge, Brian Krause etj) ku ka bashkepunuar ngushte me regjizorin e famshem z.Paul Lynch i cili tashme eshte bere mik i familjes sone.
Im shoq vazhdon të punojë njëlloj edhe në filma të tjerë. Unë kam bashkëpunuar me të në editimin e fotografive përkatëse.
Pyetje: Znj. Lorida.Cfarë ndjenjash ushqen Lorida per Shqipërine, sa i rruan lidhjet, gjuhën shqipe dhe sa kontribon për komunitetin shqiptar në Kanada?
-Unë dhe im shoq kemi qënë fotoreporterët e gazetës se vetme shqiptare të Torontos, “Fjala shqip”, që në numrin e saj e deri në ditën e mbylljes.
Studioja jonë fotografike ishte fotoreportjerja e të gjitha aktiviteteve brenda dhe jashtë skenës pergjatë gjithë zhvillimit të Konkursit të bukurisë: “Miss Globe 2015”, që u mbajt në Toronto.Megjithëse jam larg Tiranës time, Shqipërinë e kam gjithmonë në mendje e zemër, dashurinë për të ua kam rrënjosur edhe fëmijëve të mij.Është pikërisht Shqipëria që më frymëzon në artin tim, është pikërisht .Ajo që më jep forcë e më bën të jem përherë unë. Bashkë me tim shoq kemi sponsorizuar me anë të fotografisë aktivitetet e Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze, si p.sh. Paraqitjen me fotografi të secilit prej antarëve të Bordit Drejtues përkatës; Koncertin Jubilar të 100-vjetorit të Pavarësisë, ku përgatitëm “slideshow”-n (pjesën shumë të rëndësishme të skenografisë përkatëse) ku radhitëm fotografi të shqiptarëve të shquar nga lashtësia e deri në vitin 1912, fotografi e piktura të fotografuara ngjarjesh historike, etnovlerash kombëtare, skulpturash heronjsh, etj.
Pyejë: Znj. Lorida. Studioja juaj është mjaft e njohur, dhë kliëntët tuaj janë shumëkombësh, mëgjithatë në zëmër ju ngeleni atdhetarë, shërbëni me profësionalizmin tuaj më teknikën e kohës , dhe me një dashamirësi dhe kulturë model. Evente të gëzuar si dhë momente historikë që memorizohen dhë ngelen sinjikativë në histori. Është më interes të tregoni për lexuesit rreth këtyre ngjarjeve ju lutem ?
-Manifestimin paqësor që u mbajt para ndërtesës së Parlamentit të Ontarios për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve etnikë të Maqedonisë. Etj.,etj.
Së fundmi, në Nentor 2015 paraqitëm me anë të fotografive festimin madhështor brënda ndërtesës së Parlamentit të Ontarios për miratimin nga Ai Parlament të “Ligjit të Trashëgimisë” sipas të cilit muaji Nëntor ushpall “Muaji i Trashëgimisë Shqiptare”. Që në vitin 2013 studioja jonë ka sponsorizuar me anë të fotografimit “Marlee’s Got Talent Children Show”-n (“Shfaqje e Fëmijëve të Talentuar Shqiptarë në rrugën Marlee”) që pikërisht atë vit u zhvillua për herë të parë, dhe do të vazhdojë të sponsorizojë njëlloj në vazhdim këtë aktivitet të përvitshëm, i cili paraqet me anë të fëmijëve vlera të kulturës së bukur shqiptare.Studioja fotografike “LGH Art Photography & Media” është tashmë e mirënjohur në Toronto. Në klientelën e saj ka mjaft shqiptarë, mjaft italianë, portugezë e kanadezë të tjerë. Ne fotografojmë Headshots për artistë: këngëtarë, aktorë, Miss-e, etj;Events të llojeve të ndryshme, Photoshoots, Dasma, ditëlindje, përvjetore, fotografi reklamash e kartvizitash për “Real Estate”, Grand Openings të bizneseve, etj. Për ne është kënaqësi e veçantë kur fotografojmë festat e ndryshme e gëzimet familjare të shqiptarëve, kur fiksojmë me anë të aparatit fotografik momente kuptimplote të rëndësishme për ta, kujtime që do t’iu mbeten atyre gjithë jetën. Edhe pse kam kohë që jam në këtë biznes dhe më pëlqen të merrem me të, megjithëse vazhdoj të ndjek kurse për të qënë gjithmonë e kualifikuar në shkallët bashkëkohore të teknologjisë profesionale (e cila është përherë në zhvillim) unë nuk i vë kufij vetes, nuk mjaftohem me kaq dhe vazhdimisht kërkoj nga vetja e bindur që kam ende shumë për të marrë nga jeta dhe gjithashtu për të dhënë.
Pyetje: Znj. Lorida.Cfare mesazhi do të jepnit për grate shqiptare kudo ku ato ndodhen ?
-Vajzave, grave, motrave e nënave shqiptare kudo që janë, në Shqipëri e nëpër botë, do të desha t’iu thosha se ato janë të afta të arrijnë gjithçka në jetë në sajë të vullnetit, të zgjuarsisë, talenteve, forcës së tyre shpirtërore; do desha t’iu theksoja me të madhe se përveç aritjeve profesionale, ato kanë një detyrë të shenjtë madhore: Të mos harrojnë kurrë që ne, femrat jemi baza e familjes, që ne duhet të rrisim një brez të ri të fortë, të brumosur me vlera të larta njerëzore, duhet t’iu mësojnë fëmijëve tanë shqipen, t’i edukojnë me dashurinë për Shqipërinë dhe traditat e vyera shqiptare.
–Pyetje: Znj. Lorida.Biseduam bashkë jo sikur na ndante nje oqean, , e pra bota ne saj te zhvillimit te Teknologjisë është bërë shumë e vogël, qe bashkon dhe shkëmben eksperienca midis grave kudo ku ndodhen. A ju duket e dobishme kjo?
Lorida: Zonja Liliana Pere,
Ju falenderoj për intervistën e njëkohësisht ju përgëzoj për veprimtarinë tuaj të çmuar që, duke drejtuar Organizatën Internacionale “Gruaja Shqiptare në Botë”, nxirrni në pah botërisht aftësitë dhe arritjet e femrave shqiptare. Kështu, Ju kryeni një shërbim të ndritur kombëtar, Ju ngrini lart gruan shqiptare që ka forca të pashtershme e që meriton të nderohet. Ju uroj me gjithë zemër suksese të reja përherë e më të mëdha në misonin tuaj fisnik! Ju falenderoj edhe një herë për të gjitha!
E dashur Lorida.
Shpreh respektin dhe konsidëraten maksimale për ju si grua në explorim të pasionit tuaj për pikturën artin dhe fashion desighn , duke u diplomuar shkëlqyeshëm në dy universitete perëndimore , të njohura, Firence dhe Toronto,.Ju jeni adoptuar në mënyrën më perfekte , të kulturuar në një vënd të qytëtëruar si kanadaja. Jeni një grua mjaft e sjellshme , inteligjente dhe kërkuese tek vetja dhe tek pasioni. Ju arrini gjithmone ëndrat dhe dëshirat tuaja duke shkëlqyer.
Urime nga zemra dhe shumë suksese!
*Dr. Liliana Pere
President: International Organization.
Albanian Woman in the World
Peace Missionary & Honorary Advisor of DMPP