• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PARTIA POLITIKE…

February 10, 2020 by dgreca

Për një Parti Politike/

– Rreziku… është se një Parti, nëse merr fuqi çahet dhe ndahet, por nëse jo, mbetet e dobët. Të arriturit në fuqi zgjon ambicjet dhe inatet; të mbeturit e vogël nuk i premton të bëjë punë.


– Pyetja përmblidhet kështu: Do të mundin një tokicë burra- nuk them të ndershëm, se gjithë Shqipëtarët janë të ndershëm, s’them as patritotë se çdo Shqiptar është patriot – po a do të mundin dot burra me ideal, burra me karakter të fortë, prej atyre që vënë interesin e Shqipërisë përmbi çdo interes tjatër, prej atyreve që bëjnë theror ambicjeje dhe inatin i vehtes të tyre për nderin dhe lumturinë e Shqipërisë, a do të mundin të tillë burra, të bashkohen, të grumbullohen dhe të betohen? Nëqoftëse “po” atëherë le të nisin nga puna. Nëqoftëse “jo”, atëhere më mirë mos të hidhet hapi i parë.
…

Nga Lumo Skendo*/DIELLI

Këndonjësit tanë do të dinë se “Vatra” ka më tepër se mot-mot që ka vendosur formimin e një partie politike në Shqipëri. Pak javë më parë, një prej anëtarëve të komisionit të Federatës, u nis për në zall t’Adriatikut. Tani do të ketë arrirë në atë Shqipëri kaq të dashur, dhe puna mundet që ka nisur.
“Puna”, themi dhe dua më të japim pak shpjegime ose më mirë, të rrëfej mendimin tim mbi këtë pikë.
Partitë politike gjenden në çdo vend, që ka një jetë konstitucionale dhe parlamentare, në çdo shtet ku gjendja dëshiron dhe ka të drejtë që të marrë pjesë në rregullimin e nomevet në sundimin e vendit, me një fjalë në fatin e tij. Zgjedhjet e deputetëve si edhe politika e brendshme dhe jashtme janë bazuar mbi programin e partive. Pa një parti, pa disa parti politike, politika dhe udha e qeverisë bëhet si në errësirë pa program, pa një udhë të caktuar.
Pra krijesa e një partie politike, lindja e një programi politik në Shqipëri është një gjë natyrale, vitale.
Po nga ana tjetër s’do harruar se Partia nuk del vetëm nga mendja ose dëshira e disa njerëzve: del më tepër nga nevoja e vendit, nga shtytka e popullit; kjo nevojë nëse nuk ndihet, nëse nuk shfaqet dhe imponohet, atëherë Partia mbetet një grumbull personal, bazuar mbi zotësinë dhe besimin e themeltarëve, dhe jo e dalë nga forca e sendeve.
Formimi i një partie ka një influencë morale dhe moralizuese mbi gjendjen: e mëson në disiplinë, i vë fre kotësisë dhe ambicjeve vetiake, e sërtvit në punë e rregull dhe pjellore. Moralizuese, se e bën njerinë të mendohet, të gjykojë dhe të kuptojë interesat e vendit, të interesohet në këto interesa, të mos rrijë i ftohtë dhe i huaj në fatin e Shtetit; me një fjalë, ( e bën) ta ndjejë veten qytetar të vërtetë, pjesë të gjallë të kombit, pjestar që ndjen, që mejtohet dhe që gjykon.
Për fat të keq, Partia politike ka edhe faqen tjetër, se është një thikë që pret në të dy anët. Na moralizon, na stërvit dhe i shton njeriut edukatën civile. Në anën tjetër i çel edhe rrugën e ambicjes, dëshirën që të arrijë të hipë mbi perusti, të fitojë nga fuqia e grumbullit për të shtuar fuqinë e tij për të fshehur dobësinë dhe kotësinë vetiake.
Larg prej meje idea që të qortojë ambicjen dhe dëshirën e të arriturit. E di se ato janë shtytkat më të forta dhe më veprimtare, që e bëjnë njerinë të përpiqet, të punojë, të durojë. Po në çështje të një kombi kur është puna për parti dhe politika duhet që këto ndjenja të jenë të harmonizuara me interesin e përgjithshëm. Nëse nuk do jenë në interes të kombit dhe të shtetit, ahere më mirë të mos jenë fare.
Me një fjalë partia dhe fuqia morale ose lëndore e saj duhet që të na shërbejë për të mirën e përbotshme dhe jo për të mirën e vetes sonë.
Këtu, më kujtohet një ngjarje e motit 1913- 1914. Isha i bindur se duhej formuar një trup i vogël, një parti të themi, që të zgjonte interesin e botës, jo vetëm në jetën politike por edhe në rrojtjen, në mbajtjen e në forcimin e kësaj Shqipërie. Thoshim se gjer më tani fati dhe fuqia e sendeve, na kanë mësuar që cilido prej nesh të mendojë më parë si individ (vetëm për veten e tij) dhe pastaj si qytetar, si pjesë e një kombi. Edhe, me qëllim që të formonim një trup, një grumbull patriotik, thamë, të fillojmë Partinë.
N’atë kohë ishte Ismail Qemali dhe Esat Tirana. Përnjëherë, partia jonë u pandeh kundra Ismail Qemalit. Po kur panë, se, jo që s’qemë kundra qeverisë Vlorës, po që ishim anëtarët të saj, atëhere një tok miqsh zunë të na ndahen. M’anë tjatër u hoqnë edhe ata që na pandehnin anëtar të Esat Tiranës dhe që panë se ishin gabuar në shtresat e tyre, po me kaqë s’u mbarua. Me qenë se Partia që do të bënin në Elbasan – se atëhere ishim në Elbasan- shikohesh si një vepër kundër Ismail Qemalit dhe qeverisë, anëtarët e tij nisnë të formojnë një parti në Vlorë.
Është e tepërt të them se mbi këtë hoqëm dorë dhe ne.
Ja pra një nga rreziqet e Partisë. Rreziku tjatër është se një Parti, nëse merr fuqi çahet dhe ndahet, por nëse jo, mbetet e dobët. Të arriturit në fuqi zgjon ambicjet dhe inatet; të mbeturit e vogël nuk i premton të bëjë punë.
Pyetja pra përmblidhet kështu: Do të mundin pra një tokicë burra- nuk them të ndershëm, se gjithë Shqipëtarët janë të ndershëm, s’them as patritotë se çdo Shqiptar është patriot – po a do të mundin dot burra me ideal, burra me karakter të fortë, prej atyre që vënë interesin e Shqipërisë përmbi çdo interes tjatër, prej atyreve që bëjnë theror ambicjeje dhe inatin i vehtes të tyre për nderin dhe lumturinë e Shqipërisë, a do të mundin të tillë burra, të bashkohen, të grumbullohen dhe të betohen? Nëqoftëse “po” atëherë le të nisin nga puna. Nëqoftëse “jo”, atëhere më mirë mos të hidhet hapi i parë.
Botoi “Dielli” – LUMO SKËNDO
mars 1921

Filed Under: ESSE Tagged With: Lumo Skendo-Mithat Frasheri-Partia Politike

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT