LUSHNJARËT E NEW YORKUT MBLODHËN PËR VITIN E RI SHQIPËRINE ETNIKE NË MAESTRO’S/
Përpara dy muajësh nisi një organizim si një bashkim i disa familje lushnjarësh për ta kaluar së toku natën e Vitit të Ri në një nga lokalet e Nju Jorkut. Ime shoqe, Xhemilja, sic duket për të shpëtuar nga telashet e gatimit të Vitit të Ri, ma tha si ide. E kundërshtova nga që ky vit që shkoi ka qenë shumë i ngarkuar me darka e veprimtari të tjera, duke u ndjerë i lodhur, dhe i thashë se nuk do ta ndihmoja dot. Por ajo gjeti shoqe të tjera, të cilat iu bashkuan; Nazo Veliu, Mjafturie Daci, Ola Vata, Violeta Likollari, Olsa, Tamara, Monda Musabelliu dhe nga një grupimiI vogël familjesh, loja u zgjerua. Hyra në lojë edhe unë, edhe Veizi, edhe dr. Prenjo, edhe miku im Bashkim Musabelliu, edhe Ladi Vata. Numri i kërkesave po rritej përditë, shkoi numri 100, më pas 150, më pas 170 dhe nëse nuk do t’i kishim kthyer njerëzit mbrapsh në tri ditët e fundit numri do të kishte kaluar 200, por salla e Kristaltë sic quhet ajo që kishim rezervuar ne në Maestros, nuk merrte më shumë.
Kështu u mblodhëm natën e Vitit të Ri. Veiz Belliu na propozoi si DJ, Bendis Mani, të birin e artistëve të njohur Pirro dhe Pavlina Mani, pedagog në një shkollë arti në NY, por që përvec pikturës, ka për zemër dhe muzikën.
Salla e Kristaltë ishte qendisur si për Vit të Ri, gjithcka llamburinte, gjithcka shkëlqente, gjithandej balona, dhe zbukurime.Pjesmarrësit ishin nga të gjitha trevat, edhe pse lushnjarët ishin mazhorancë; por aty kishte që nga Mitrovica e deri në Camëri, nga Plava e Gucia deri në Gjirokastër, pas lsuhnjërave në shumicë ishin tiranësit, vlonjatët, shkodranët, permetaret,fierakët, beratasit dhe skraparllinjët, miqët e mi të mirë Kuksianë,dibranët, elbasansit; e gjithë Shqipëria ishte bashkë dhe u ndjesë si një familje e madhe.Kishim vizitorë nga Shqipëria, kishin ardhë aty edhe nga Kanadaja, edhe nga Michigani kishin udhëtuar për të qenë pjesë e familjes tonë të madhe. Në raste të tilla gëzimesh, kryefamiljari i thotë dy fjalë para feste, ne ksihim zgjedhur mjekun e nderuar dr. Prenjo Imeraj, që të uronte mysafirët. Dr. Prenjo, një nacionalist i njohur, i lindur në Vlorë, por që jetën e kaloi në Lushnjë si mjek, në fjalën e tij përshëndetse uroi mysafirët, organizatorët, dhe u ndal gjatë në Lushnjën tonë, përshkroi historinë e saj, që nga Beteja e Savrës, tek mikpritja Luhnjare, që me kurajo qytetare mbajti dhe familjet e Parisë Shqiptare, të degdisur në kampet e internimit të ndërtuar nga diktatura në hapësirat e Myzeqesë,ai vecoi familjet Kupi, Miraka, Previzi, Dine, Ndreu,por diktatura nuk kurseu as bijët e Myzeqesë, si familja e nderuar Coku, që nuk u përkul as pse u dnëshkua me 75 vite burg… ai foli për Lushnjën si djep të kulturës, ku u përkundën talentete Kombëtare, si artistet e mëdha Vace Zela, Margarita Xhepa,poetët e shkrimtarëet e mëdhenj Vath Korreshi, Faslli Haliti, Visar Zhiti, shkrimtari i ndjerë Halil Jacellari e shumë të tjerë.
Pasi i përshëndeti dhe pjesmarrësit nga trevat e tjera shqiptare, dr. Prenjo Imeraj, me një gotë vere uroi të gjithë pjesmarërsit:GEZUAR!
Drejtuesja e darkës, bija e Camërisë, Nazo Veliu, kërkoi një duartrokitje për organizatoret, gratë që e bënë të mundhsme këtë mbrëmje të mrekullueshme.Ajo kërkoi që me këngën”Një Komb, Një Flamur” të niste festa. Bendisi na e bashkoi Shqipërinë me muzikën që përcolli. Vallja nuk pushoi deri në orën 2 pas mesante. Dy orë para ardhjes të Vitit të Ri, ishte surpriza për të vegjlit, Babagjyshi i Vitit të Vjetër, shfaqet në sallë, një amerikan nga Queensi, ka pranuar ftesën e bashkorganizatores, Monda Musabelliu, që të bëhej pjesë e kësaj mbrëmjeje. Famijët të hareshëm vrapuan që ta prisnin dhe më pas të bënin forografi me të. Dea Elezaj, vajza e talentuar e Dedë dhe Arjana Elezaj, e bëri sallën për Vete duke interpretuar këngë të Eli Farës. Atmosfera e ndezur e ka “detyruar” Adem Belliun(qe kishte ardhe me gjithe familjen), president e TV Kultura Shqiptare, qe te shkoj te marre kamerat dhe ta filmoje darken.Menyar e persosur e organizimit nga nje grup grashe pa pervoje ne kete drejtim, ishet shume domnethense edhe median, por edhe per shoqatat. Grupi i kamarjerëve, ku shumica ishin shqiptarë, u treguan të palodhur dhe u bënë njësh me familjet tona, madje në fund hynë edhe në valle. Në orën 12 të natës, u prit me hare Viti I Ri 2013. Sonila, vajza e Halit dhe Mjafturie Daci, intepretoi ardhjen e Vitit 2013-të. Të gjithë në valle uronin njëri, tjetrin, përqafoheshin.
Ishte një mbërmje e jashtzakosnshme, plot emocione e ngarkuar me mbresa. Të gjithë, pa përjashtim ndjeheshin të gëzuar që ishte krijuar një atmosferë aq familajre, sa dukej si aty ishte vetëm një familje. Ushqim i klasit të parë, pije pa kufizim. Asnjë mbetje qejfi, asgjë nuk stonoi, të gjittë u kënaqën. Një mrekulli e vërtetë.Vonë u ndamë duke uruar: U mbledhshim sërish në të njëjtën atmosferë miqësore, familjare, gjithëshqiptare! GËZUAR!