• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Turizmi shqiptar, përtej propagandës qeveritare

September 8, 2023 by s p

Marin Tukaj/

Falë turistëve Shqiptar dhe të huaj, Shqipëria arriti rekord frekuentimi në sezonin turistik. Edhe pse qeveria e shet turpshëm këtë fakt si sukses qeveritar, shteti nuk përmbushi asnjë kusht apo strategji afatgjatë të zhvillimit të turizmit. Ndërkohë që Shqipëria vazhdon të përballet me eksodin e rinisë, ku ne 10 vitet e fundit janë larguar mbi 900 mijë persona, asnjë zyrtar përgjegjës nga qeveria shqiptare nuk shqetësohet, aq më pak të nxisë politika për frenimin ose rikthimin e tyre. Ikja e të rinjve ka vrarë shpresën. Për më tepër tashmë, kur ato kthehen në vendin e tyre që të vizitojnë familjarët, qeveria shqiptare i numëron si turistë. I largon dhe dëbon me turp dhe i numëron me krenari si turistë, sa e dhimbshme, sa trishtuese, sa paradoksale.

Shqipërisë më të vërtetë i ka dhuruar natyra gjithçka që të konsiderohet parajsë në tokë, por përtej propagandës që është primare për kryeministrinë, vemendje duhet t’i kushtohet infrastrukturës. Zonat magjepsëse e kaluan edhe këtë sezon turistik me shkëputje të energjisë elektrike, qeveria ende nuk ka arritur të sigurojë ujë, infrastruktura rrugore lë për të dëshiruar, plazhe të zaptuara apo investitorë strategjikë fantazmë që gllaberojnë natyrën, këto janë më e pakta e duhet të ishin parësore për qeverinë shqiptare.

Përtej propagandës duhet të jemi falenderues për shqiptarët që kthehen e kontribuojnë për vendin e tyre dhe për ato shqiptarë që kanë sakrifikuar që të investojnë.

Përtej propagandës së qeverisë dhe problemeve që vazhdojnë të mos zgjidhen, Shqipërinë e ka bekuar Zoti me natyrën e mrekullueshme dhe mikpritja shqiptare është një ndjesi që duhet ta përjetojë çdo individ. Nëse ekspertët dhe institucionet përgjegjëse nuk hartojnë strategji afatgjatë, jo vetëm turizmi si degë e fuqishme e ekonomisë, por çdo sektor tjetër do dështojë si propaganda qeveritare mbi turizmin.

Filed Under: Fejton Tagged With: Marin Tukaj

Artikujt e fundit

  • Fitoi Çmimin e Madh në Saint-Saëns International Music Competition, Prof. Ina Kosturi: “Shpaloseni talentin shqiptar nëpër botë e na bëni krenarë”
  • “Ëndrra Amerikane” në Washington DC
  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞
  • LËVIZJA KOMBËTARE – NGA AUTONOMIA TE PAVARËSIA E SHQIPËRISË
  • “VATRA” në Boston ju fton në “Albanian Boston Community Center” më 17 janar 2026
  • NGA NJË KOLONI DE FACTO NË NJË KOLONI DE JURE
  • ADEM DEMAÇI, JO THJESHT FIGURË E REZISTENCËS, POR KATEGORI KONCEPTUALE E SHTETFORMIMIT
  • Roli i gazetës “Arnavud/Shqipëtari” në formimin e vetëdijes kombëtare te shqiptarët përballë politikave turqizuese të xhonturqve
  • Si investonte Serbia në thellimin e përçarjeve ndërmjet udhëheqësve shqiptarë dhe në shkëputjen e tyre nga ndikimi austro-hungarez

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT