• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Po Dibrës, Jo Skavicës “ startoi në Nju Jork

November 5, 2021 by s p

Marjana Bulku

Nju Jork 

“Po Dibrës , jo Skavicës” ka startuar pranë OKB- së në Nju Jork si një valë kundërshtimi dhe proteste kundër zbatimit të projektit të Hidrocentralit të Skavicës i cili zhduk nga harta disa fshatra të Dibrês duke përmbytur bashkë me ta histori, tokë bujqësore dhe mjaft pasuri të tjera. Skavica është kundërshtuar sistematikisht nga zëra dinjitozë të historisë , studimeve arkeologjike , gazetarisë  , individualitete dhe aktivistë. Protesta e Nju Jorkut êshtë inicuar nga Forca Korabi e aktivisti Agron Damzi, e mbështetur fuqimisht nga Albanian roots dhe Marko Kepi, Shoqata Atdhetare Dibra me kryetar Dash Myftari, ka gjetur përkrahjen e dhjetra qytetarëve dibranë dhe jo vetëm, të cilët me banderola e flamuj shqiptaro -amerikanë i thanë njëzëri Jo Skavicës dhe Po Dibrës. Protestës i priu gazetari atdhetar dhe patriot zoti Beqir Sina i cili në fjalën e tij theksoi fshatin  Sinë,vendlindjen e Heroit tonë kombëtar Skënderbeu e cila rrezikon të mbulohet  nën ujë bashkë me muzeun historik atje si dhe gjurmët historike të prejardhjes së heroit dhe simbolit tonë kombëtar të të gjitha kohërave . “ Ky mohim i dyfishtë i Dibrës një herë nga diktatura e cila e internoi familjen time dhe tani nēn pushtetin e mafies qeveritare permbytja e  vendlindjes  dhe 30 fshatra përreth është një rrezik serioz i mohimit të identitetit tonë kombëtar” theksoi Beqir Sina në komunikimin e vet . Profesoreshë Ferzileta Gjika Vladi përmes një analize shkencore shpjegoi përpara protestuesve pse ky projekt ështe i dëmshëm dhe jo i duhur për ekoklimën e shekullit të 21. Ajo foli edhe si ish -banore e territoreve qē rrezikohen nga përmbytja duke ndarë me pjesmarrësit edhe emocionet por edhe refleksionet objektive mbi padrejtësinë që po u bëhet dibranëve. Drejtuesi i organizatës” Albanian roots” zoti Marko Kepi i bëri thirrje politikës dhe institucioneve përgjegjêse që ta bllokojnë zbatimin e këtij projekti që bie në kundërshtim me interesat lokale e kombetare duke dhuniar pronën dhe demokracinê . Mjaft mirë u prit edhe fjala e instrumentistit Ilmi Kacani i cili theksoi se humbjet kulturore që pëson Dibra nga përmbytja e kësaj zone prekin vlera kombëtare të kulturës tonë ku u përkundën artistë epikë  dhe lirikë me zë e emër që prodhuan bilbilat e asaj zone por edhe Shqipërisë  si ;Lirie Rasha, Caje Poleshi, Qerim Sula, Sherif Dervishi, Vera Laçi , Skënder Cala, etj . Aktivistë  të shumtë si Arif Mata, Jurgen Vladi u rreshtuan në krah të argumentave që studjuesit e shumtë dibranë kanë artikuluar në botime e publikime se permbytja e Dibrës  nuk i sjell dritë Dibrës dhe Shqipërisë , përkundrazi. Emocionues dhe me tone të forta ishte fjala e zotit Ilir Spata, një tjetêr ish – banor i zonës që rrezikon të mbytet nga Skavica. Ai përmes një interpretimi të bukur solli vargje madhështore kushtuar asaj treve epike në realitet dhe në histori. Nuk mund ti mungonte kësaj proteste mbështetja e Dibranëve të Dibrës tjetër, kryetari i Shoqatës Atdhetare Dibra , zoti Dash Miftari tha se ky është rasti për ti kthyer nderin me nder Dibrës në prag të kësaj padrejtësie ndaj duhet  ti themi  jo Skavicës si dikur në mbrojtje të Radikës të përbashkuar. Cezar Ndreu emocionoi sërish pjesmarrësit me evokimet e tij historike si thirrje për ti dalë zot të tashmes. Peticioni i hartuar nga Ferzileta Gjika Vladi dhe grupi organizator u lexua për tu përcjellë në nivelet e tjera nëpër të cilat do të kalojë kjo protestē . Në përmbyllje tubimi u përshēndet nga inicuesi dhe organizatori , zoti Agron Damzi i cili falenderoi pjesmarrësit dhe organizatorët për prezencën dhe paralajmëroi etapa të tjera nëpër të cilat do të kalojë zëri i Dibranëve si zë i të drejtës që po dhunohet nga pushtetarët e sotēm vendimmarrës. Tubimi u mbyll me thirrjet e njëzêshme tē pjesmarrësve “Po Dibrës , Jo skavicës” çka do të pasohet nga valë të tjera reagimesh.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Marjana Bulku-Ditet Shqiptare-Bavari

DITËT SHQIPTARE NË BAVARI

June 3, 2019 by dgreca

–
Prezenca e jashtzakonshme e sopranos me famë botërore Ermonela Jaho , interpretimet e artistëve te rinj: Flaka Goranci , mezo soprano, Ausilijo Mehmeti, pianist, formati mjaft i bukur me të cilin ishte konceptuar kjo veprimtari çelëse …/

NGA MARJANA BULKU/

Identifikimi i shqiptarëve nëpër botë në ditët e sotme perbën një nga sfidat akute të shekullit aktual në kushtet kur bota shqiptare e ka më shumë sesa jetike bashkimin e vlerave, individëve, historive të tyre të punës, progresit dhe suksesit.”Ditët shqiptare ne Bavari” nisën me një veprimtari të veçantë ideuar dhe organizuar nga Konsullata Shqiptare në Mynih ,konsulli i përgjithshëm zoti Arten Hanku dhe një grup pune që mbështetën,sponsorizuan dhe  organizuan një veprimtari të veçantë jo vetëm në axhendën e Konsullatës por edhe për komunitetin e shqiptarëve të cilët jetojnë aty.

Prezenca e jashtzakonshme e sopranos me famë botërore Ermonela Jaho , interpretimet e artistëve te rinj: Flaka Goranci , mezo soprano, Ausilijo Mehmeti, pianist, formati mjaft i bukur me të cilin ishte konceptuar kjo veprimtari çelëse krijuan një impakt mjaft pozitiv edhe për miqtë gjermanë të ftuar të shumtë të cilët e ndoqën këtë event  mbresëlënës.

Veprimtari të tilla duket se janë intesifikuar vitet e fundit në Mynih, shprehen disa prej pjesmarrësve ndërsa për Konsullin Arten Hanku ky është vetëm fillimi pasi sipas tij kapacitetet akademike , kulturore e intelektuale nuk mungojnë dhe duhen ca energji të përbashkëta dhe vullnete pozitive për ti vene ne pah në mjedise si këto .

Paneli i mbrëmjes i thjeshtë në dukje por jo aspak në përmbajtje i vendosur në një sallë prestigjioze në zemër të Mynihut kishte ,  në qendër ekranin gjigand me disa spote interpretimesh madhështore të Ermonela Jahos në Madrit, Londër , Washington, Nju Jork, Australi, Gjermani dhe dy karrike ku   Ermonela Jaho (soprano) dhe Shpresa Gazheli ) permes një  komunikimi të veçantë, dialogues, transmetuan mesazhe  të cilat i dhanë mbrëmjes elemente të shumfishta emocionesh por edhe informacionesh me vlerë.Madhështia e artistes u shkri me rrëfimet e udhëtimit të saj artistik plot me sfida e vështirësi, plot me shkëlqime dhe vlerësime nga kritikët mē të mëdhenj të cilët e ndjekin artisten në axhendën e saj të pandalshme. Rolet tragjike të Jahos, plastika interpretative, duartrokitjet e pandalshme, vlerësimet e kritikëve dhe shtypit prestigjioz ndërkombëtar duket se nuk do ta zëvëndësonin dot këtë ditë shqiptare në Bavari që nis dhe kulmon me një prej ikonave shqiptare e cila është kaq e thjeshtë dhe e brishtë në komunikimin e saj po aq sa madhështore dhe magjike në interpretimet dhe rolet operistike skenave botërore. 

Ditët shqiptare në Bavari , një traditë pothuaj tre vjeçare bashkojnë qindra shqiptarë të cilët jetojnë , sfidojnë dhe arrijnë suksese nē Gjermani duke mos harruar vendin nga vijnë. Profesorë, mjekë e specialistë i japin duart njëri tjetrit duke dëshmuar se nuk ka qenë e lehtë t’ ja nisësh nga e para në vend të huaj , por është bukur kur së bashku dëshmojnë arritje e vështirësi duke dëgjuar dhe ndihmuar njëri -tjetrin. Ndërsa për brezin që rritet këtu , ditë si këto janë më shumë se historike, janë pesha e kohës që ata nuk e njohin por që është prezente nëpër rrënjët e tyre prindërore.

Ditët shqiptare në Bavari  do vazhdojnë për një javë me evente të tjera të cilat do identifikohen mes produkteve më tē mira të botës shqiptare këtu, – shprehet Konsulli shqiptar Arten Hanku i cili është nxitësi , iniçuesi dhe organizatori i këtyre ditēve që lënë pas jehonë të gjatë sa vërtet bëhen të domosdoshme në rutinën e pêrditëshme të jetës së shqiptarëve të Gjermanisë

31 maj 2019

Filed Under: Featured Tagged With: Marjana Bulku-Ditet Shqiptare-Bavari

Artikujt e fundit

  • Garancia Publike për Emigrantët
  • Nëntë njohje de-facto për Kosovën
  • RIZGJEDHJA E PRESIDENTES OSMANI ËSHTË INTERES SHTETËROR DHE KOMBËTAR
  • Stuhi dimërore historike në SHBA: Mbi 10 mijë fluturime të anuluara, miliona qytetarë nën akull, borë dhe të ftohtë ekstrem
  • KELETI UJSÁG (1931) / “NJË MUAJ PRANË MBRETIT ZOG, THEMELUESIT TË SHQIPËRISË MODERNE…” — INTERVISTA ME MÁRTON HOSSZÚ, PIKTORIN NGA KOLOZSVÁR-I
  • Si “Albanian Mafia” zëvendësoi Cosa Nostra-n dhe po rrezikon Shqipërinë
  • Për vendlindjen, komunitetin e kombin…
  • Kur liria e njërit, bëhet burgu i tjetrit 
  • Eleganca në mërgim – gruaja me mantelin e Shqipërisë
  • Çfarë na ka mbetur nga trashëgimia e Ismail Qemal Vlorës?
  • Përkujtojmë në ditën e lindjes poetin, shkrimtarin dhe dramaturgun e shquar Viktor Eftimiu
  • 𝐖𝐢𝐧𝐬𝐭𝐨𝐧 𝐂𝐡𝐮𝐫𝐜𝐡𝐢𝐥𝐥 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐞𝐭𝐚𝐧𝐭𝐚 𝐋𝐢𝐧𝐝𝐣𝐞-𝐏𝐞𝐫𝐞̈𝐧𝐝𝐢𝐦
  • DËSHMI LETRARE E NJË KOHE TRAGJIKOMIKE  
  • SHBA dhe arkitektura e re e paqes globale: Diplomacia strategjike dhe ndërtimi i rendit të ri ndërkombëtar në epokën e demokracive të avancuara
  • Isa Boletini, Rënia si Akt Themelues i Ndërgjegjes Kombëtare dhe Alarm i Përhershëm i Historisë Shqiptare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT