Sqarim per lexuesit dhe miqte e mi pas akuzave te sajuara ne kuzhinat e mbetjeve komuniste?/
NGa Dalip Greca/
Te dielen, me 9 dhjetor, u organizua aktiviteti i Shoqates Cameria para Selise se Kombeve te Bashkuara. Pasi une, ne detyren e editorit te Diellit, bera kroniken dhe e publikova ne on line, dhashe mendimet e mia si gazetar se perse qe e paefektshme ajo veprimtari dhe pse duhej organizuar me mire.Dhe numerova disa arsye: Ishte e nxituar, nuk u pergatit opinion qe te kishim me shume pjesmarres, ishte e papershtashme koha, 20 minuta para se te perendonte dielli, dhe dite e papershtashme-te dielen askush nuk punon ne Seline e Kombeve te bashkuara dhe kalimtaret ishin shume te paket. Permenda numrin e pjesmarresve; ku sipas vete organizatoreve, nuk ishin me shume se 50 vete. Kjo i ka merakosur shume organizatoret, te cilet bene cmos qe te shmangnin Vatren nga ky organizim dhe perpiqen te fshehin deshtimin e tyre.
Te ishte nje keqkuptim, nuk do ta beja kete shenim, por duke qene se eshte nje inskenim I pshitire allakomuniste, nga pseudointelektuale, qe ne kerkim teidentitetit te tyre te munguar, kerkojne te me bejne pis pse guxova dhe shkrova kroniken e manifestimit cam me nota realiste, me duhet te respektoj miqte e mi dhe t’u tregoj se komentetet jane emocionale dhe shpifese e dashakeqese, te nxitur nga nje nga ato qe sot rreh gjoksin si par excellence, nje theshethemexheshe klasike, qe ka gjete ca vegla te verbera dhe ne kor sajojne, me idene se dicka do te mbese.Tash po e kuptoj pse na qenka ngrite forumi me emer te madh ku kane gjete vend edhe thashethemexhinje e shpifes ordinere. !
Duke e pare veten te sulmuar pse thashe nje te vertete, une perseri I mbetem besnik profesionit, nuk mund te mashtroj. Une mund te shkruaja edhe ndryshe, te shkruaja edhe per fjalimet folklorike qe nuk I sherbyen askujt, pervec atyre qe I mbajten, te shkruaja qe sheshi gjemonte nga qindra pjesmarres, te shkruaja se ne I tundem grekerit nga vendi etj etj.,..Por keshtu ndergjegja profesionale do te penalizohej brenda meje. Te thuash se tre organizata nuk sollen dot as 50 veta, une mendoj se kjo eshte detyre e gazetarit, mirepo tani gazetare jane beret e gjithe dhe te gjithe te japin mend si te shkruash. Dhe pse thua kete te vertete, te shpallin”Spiun”! Zoti na ruajte nga Spiunet dhe thashethemexhinjet!
Monstruoziteti eshte akuza se une paskam qene spiun! Pika atyre qe sajojne akuza te till ate prodhura ne kuzhina spiunesh.I autorizoj akuzuesit cmirzinje qe te shkojne dhe te hapin arkivat, kurre ne jete time nuk e kam luajte kete rol te peshtire dhe kam urryer dhe vazhdoj t’I urrej spiunet. E keqja eshet se Shqiperia duke moshapour dosjet I kep mundesi spiunit te therrasi:Kapeni Spiunin! Po ashtu I autorizoj ata qe kane sajuar thashethemen me te fundit per mua se jane te lutur te shkojne ne Arkivin e Partise Republikane dhe te shikojne se dy here eshte marre dokumenti I Pastertise se Figures time nga qe kam konkuruar per Deputete per Opoziten dhe Komisionet antispiune vepronin atehere. O mjerane, nuk mund t’I hapni vend organizatave tuaja duke luftuar vatren dhe editorin e Diellit. Kushdo e kupton kaq. Une e shkrova dhe ne komentet para se te organizohej mitingu, vatra ka 100 vjet qe lufton per camerine dhe nuk e shmang nga rruge as shoqatat qe lindin sot apo neser, asnndonje inatcor cam, qe nuk do te bashkepunoje me vatren. Dhe une kam bindjen se shoqata te reja do te lindin e do te shuhen, por Vatra eshte lis qe nuk rrezohet. E verteton kete qendresa e saj 100 vjecare. Sa kane luftuar panheleniket e Greqise ketu per ta rrezuar kete lis dhe nuk akne mundur! Sa ka luftuar Sigurimi I shtetit per ta percare kete federate, por nuk akne mundur. Po perse po e luftojne pikerisht tani Vatren? Sepse ajo eshte ne rilindje e siper. Po shtohet perdite, po lindin dege et reja dhe sigurimseve ose bijeve te tyre ose hibrideve inatcore, nuk u intereson kjo. Gazeat e Vatres DIELLI, eshet rikthyer ne kohete e saj me te mira dhe bashkepunetor cilesor ne te gjitha trojet kombetare, me perjashtim te disa kandidateve te supozuar per PHD, te cilet vuajne per identitet.
Me vjen keq per miqte e mi cam, per te cilet kam shkruar aq shume, kam investuar, i kam ndjekur ne te gjitha aktivitetet e tyre, por derisa keta qe po i shmangin sot camet nga Vatra dhe Dielli nuk e duan bashkepunimin, u jap fjalen se lufta per ceshtjen came do te vazhdoje edhe pa lejen e tyre. Turp per ata qe aktivizojne llumin e ketij komuniteti per te hedhur gure mbi te verteten dhe per te sajuar thashetheme per te denigruar ata qe nuk u shkojne pas avazit…Me vjen keq edhe per nje gje tjeter, qe atje kishte dhe vatrane dhe me ndonje perjashtim, nuk shkruan nej fjale per t’i pergenjeshtruar ato akuza qe hodhi llumi dhe te tregonte se e everteta ishet ashtu sic e pershkrova une. Ne mbyllje te ketij sqarimi, une do te kerkoja ndihmen e fjaleve te konices-Lutja e Editorit:Zot mbana gojen mbyllur kur s’kemi gje per te thene…! dhe do te shtoja nga veta:Zot, mbana larg llumit qe kerkon te na baltose! Amin!