Në një postim televiziv, të ditëve të fundit , Edi Rama krahas të tjerave, ju bëri një thirrje publike interesante gjithë emigrantëve të Shqipërisë kudo që ndodhen. Në të theksohet fort që askush të mos lodhen duke biseduar me familjarët e tyre për zgjedhjet e 25 Qershorit të këtij viti, dhe ti bindin ata të votojnë Edi Ramën dhe PS-në edhe për një katër vjecar tjetër , për ti mundësuar kështu atij të ketë gjithë pushtetin e nevojshëm për të realizuar” Shqipërinë që duam” (vetkuptohet që do Edi Rama).
Unë si emigrant, personalisht e pranoj dhe e mbeshtes thirrjen e Kryeministrit tonë të nderuar, madje mendimet e mija nuk do t’ju a dergoj vetëm familjarëve e miqve të mi të ngushtë ( sic bën thirrje Zoti Rama), por nëpërmjet këtij shkrimi po ju a përciellë gjithë shqiptarëve.
Kështu të nderuar vllezër, motra, nipa e mbesa, kushërinj, miq, shokë e dashamirë, meqënëse për katër vjecarin që kaloi Edi Rama nuk ka asnjë bilanc pozitiv për asnjë gjë, ka treguar diletantizëm foshnjarak në drejtimin e punëve të shtetit, ka prodhuar kontradikta cdo ditë dhe atë që thotë sot e ndryshon nesër, e megjithatë me qënëse sic thotë vetë ai: “ndiehet krenar për gjithcka ka bërë… vecanërisht reformat për të bërë shtet”, nëse doni një qeverisje të tillë, ju ftoj të votoni prap Edi Ramën.
Me qënëse borxhin publik e shtoi me një milliard euro dhe është bërë rrush e kumulla për fasada, zyra, palma, kulla (e Korcës), shkatrrimet në Durrës etj, meqenëse premtoi taksë progresive me objekt uljen e tyre për 90 përqind të popullatës dhe në fakt e shtoi atë, premtoi 300 mijë vende pune dhe nuk hapi asnjë, madje më shumë se 100 mijë të rinj u larguan nga vendi si rezultat i papunësise dhe keq qeverisjes ,meqenëse premtoi shëndetësi falas dhe e shkatërroi edhe atë që ishte, premtoi ri imbulsime dhe nuk bëri asgjë, atherë për këto balance, votojeni përsëri atë që të shkoni jo në buzë të greminës por në theqafje personale e familjare.
Duke qenë se dha me koncesione të pa studiuara , jo transparente dhe pa produktivitet , shumë pasuri të mbi e nëntokës, duke krijuar një tip piramide të re po kaq të rrezikëshme sa ato të 1997-ës , duke qenë i pa zoti tu priste rrugën vjedhjes së bankave dhe se krijoi me dijeninë e tij një grup oligarkësh në krye të koncesioneve, votojeni përsëri Edi Ramën për shkatërrimin e mëtutjeshëm të pasurisë kombëtare.
Në se deri në vitin 2013 nuk pati kriminelë në Parlament, bashki e struktura drejtuese të shtetit, në katërvjecarin e tij Rama e mbushi plot me të tillë. Madje bandat u lidhën ngushtë edhe me segmente të policisë në shumë veprimtari të paligjëshme (sic është rasti i shtrirjes së kanabizimit në të gjithë Shqipërisë ) duke i vënë një njollë të madhe vendit para gjithë botës. Në se kjo ishte normale për ju o miqt e mi, votojeni përsëri Edi Ramën që të bashkjetoni me krimin e kriminelët në një shtet bandash , jo demokratik ,jo funksional ,jo normal si gjithë vendet e tjera .
Në se Edi Rama pati frikë të bënte zgjedhje në partinë e tij të PS-së , se mendonte se do ta mundëte Ben Blushi, ju mendoni se ai nuk ka frikë nga zgjedhjet parlamentare në shkallë vendi? Gaboheni miq. Ai nuk e pranon dot ballafaqimin, konkurencën, konceptin e humbjes në zgjedhje, sepse e mendon atë si një gjë anormale, madje deri katastrofë personale, prandaj shpik thirrje për “ timona “e “ tepsi”. Ai nuk mund të pranojë ballafaqim me marrveshjet e firmosura, sepse për të besa e besueshmëria janë anakronike, kurse pabesia e paqëndrueshmëri janë instrumenta të prakticitetit. Në se doni aktorin, hokatarin, batutaxhiun, kryeministër drejtues cirku,shoumenin, brekushe madhin e sharlatanin, ju siguroj se keni bërë zgjedhjen e duhur.
Ju njerëz të masmedjas , që Kryeministri ynë i nderuar ju ka quajtur “kazani”,( në se larg qoftë nuk ka patur në mendje plehrat); ju student që humbët një vit shkollë nga një ligj arsimor antistudentor; ju ushtarakë e pensionistë që menduat se do të keni shtesë të rrogave e pensioneve mbi përqindjen e inflacionit vjetor; ju të rinj që menduat se do të gjenit qoftë edhe një punë të rëndomtë për të ushqyer veten dhe familjen, në se doni të jetoni në ëndërr (jashtë kohës e realitetit), votoni Edi Ramën që të kënaqeni edhe në katër vjecarin e ardhëshëm me ëndërra në diell.
Ju te tjerët që nuk do të keni “kënaqësinë” të votoni Kryeministrin tonë të nderuar, votoni programin e Zotit Lulzim Basha dhe ecni me kembe ne toke.