• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

REFLEKSION MBI GAZETËN ILLYRIA

August 29, 2020 by dgreca

… Ka dy javë që në krye të faqes së kësaj gazete, bash “në krye të vendit”, përbri emrit të famshëm Illyria, shkëlqen një reklamë “ALBANIAN AMERICANS ENDORSE BIDEN-HARRIS”….-

NGA VALENTIN LUMAJ*-

Po t’u hedhësh një sy gazetave në përgjithësi, vë re se botuesit e tyre kanë zgjedhur emra pikantë, tërheqës dhe secili prej këtyre emrave mbart një kuptim më vehte. Meqenëse jemi në

Amerikë, po marr një shëmbull, gazetën DIELLI, e themeluar qysh në vitin 1909. Pa u thelluar shumë, kupton se Konica dhe Noli me “Diell” kanë dashur të thonë se kjo gazetë rrezaton “dritën e vërtetë” për mendjet e njerëzve të etura për informacion dhe kulturë.

Në fakt, unë dua të ndalem tek një tjetër gazetë e mirënjohur e diasporës së Amerikës, gazeta ILLYRIA. Qëkurse është themeluar në vitin 1991, botuesi i saj i pare, me këtë emër te veçantë, mendoj që ka dashur që t’ju sjellë shqiptarëve në mendje sa herë t’a lexojnë, IIlyrinë e madhe, gjenezën e tyre prej nga vijnë. Illyria një emër dinjitoz, një emër që përbashkon shqiptarët dhe nuk i ndan, që i gjithpërfshin shqiptarët dhe nuk i veçon.

Por, a është gazeta Illyria në lartësinë e emrit të saj? Kjo është një pyetje që mund të ketë përgjigje të ndryshme, kjo në varësi të këndit të vështrimit të secilit. Unë po shkruaj ashtu siç e shikoj unë. Një pikturë arti, nuk e bën të famshme madhësia e saj por detajet e imëta, nuancat saj si dhe mesazhi e cila përcjell. Po ashtu edhe një gazetë, nuk e bën të famshme sasia e madhe e artikujve, por kualiteti i tyre, detajet, nuancat politike dhe mesazhi e cila përcjell. Unë si lexues i rregullt i gazetës Illyria, sigurisht të versionit online, ka kohë që shkrimet editoriale, ato kryesore me peshë në komunitetin shqiptar apo ato politike, më kanë lënë një shije jo të mirë në lidhje më vërtetësinë e lajmeve, me mesazhin që ato përcjellin, me nuancat politike dhe detajet e imëta, që po të lexohen me kujdes duken qartë. Se pse me vjen në mendje një shprehje amerikane: “Evil lies on details”. Këto detaje lënë këdo të kuptojë se gazeta Illyria është rreshtuar në krahun e majtë te politikës, jo vetëm asaj në Shqipëri por qartazi edhe këtu në SHBA. Përzgjedhja e artikujve politikë duke përfshirë edhe editorialet, kanë një “narrativë” tendencioze, ulëse dhe denigruese për presidentin aktual Trump, kurse nga ana tjetër lavdëronjëse dhe hiperbolizuese për cilësitë e kandidatit Biden. Po ashtu, qëllimisht mbështeten pa kursim individë dhe grupe shqiptarësh, të cilët në mënyrë abusive flasin në emër të gjithë shqiptarëve të Amerikës, dhe që ka disa muaj që janë vënë në shërbim të fushatës së partisë Demokratike këtu. Inkujarohen dhe botohen shkrimet e atyre që u bëjnë elozhe kandidatit Biden, dhe nuk botohen shkrimet atyre që kundërshtojnë të majtën apo mbështesin presidentin Trump. Këto që po them janë akuza direkte për redaksinë e kësaj gazete, të dala nga një përceptim i përgjithshëm i cili egziston në komunitet, po ashtu nga përvojat e komunikimeve personale me redaksinë e gazetës Illyria. Po të më kërkohet, mund të paraqes fakte të cilat i mbrojnë këto akuza. Unë, në këtë shrim dua të vë në dukje vetëm një fakt, i cili paraqet qartë njëanshmërinë politike dhe përqendrimin e plotë të kësaj gazete në favor të kandidatit Biden në këtë kohë fushate.

Ka dy javë që në krye të faqes së kësaj gazete, bash “në krye të vendit”, përbri emrit të famshëm Illyria, shkëlqen një reklamë “ALBANIAN AMERICANS ENDORSE BIDEN-HARRIS”. Janë shumë aspekte të cilat sipas mendimit tim, konfliktojnë të vërtetën dhe të drejtën.

• E para, gazeta Illyria e cila pretendon të jetë e balancuar dhe e pavarur, me këtë reklamë në krye të saj, prish balancën në mes dy partive në sy të lexuesve të saj dhe komunitetit shqiptar. Vetëm në shikim të parë, më shumë se një gazete të pavarur i ngjet nje organi mediatik reklamues të partisë Demokratike.

• E dyta, kjo reklamë, “Albanian Americans Endorse Biden-Harris”, tek lexuesit e zakonshëm, lë te kuptojë se shqiptaro-amerikanët papërjashtim, pra te gjithe si komunitet mbështesin Biden-Harris, gjë e cila nuk është e vërtetë. Në fakt kjo reklamë i referohet deklarimit të hapur të mbështëtjes nga 41 shqiptaro-amerikanë ose 41 vota në favor të Biden-Harris. Dhe këtu qëndron problemi apo hileja, redaksia e kësaj gazete, me dashje abuzon hapur dhe shpërndan informacion të rremë. Përse nuk shkruhet e vërteta siç është: “41 Albanian Americans Endorse Biden”? Mund të jenë 50 apo 500 mijë, por duhet të shkruhet aq sa janë, përderisa ata përfaqësojnë vetëm vehten e tyre me një votë dhe në asnjë mënyrë të gjithë komunitetin shqiptaro-amerikan.

• E treta, meqenëse shumica e këtyre 41 shqiptarëve të cilët mbështësin Biden, janë aktivistë të fushatës, anëtarë dhe funksionarë të partisë Demokratike apo individë të njohur në publik si Demokratë apo globalistë, atëherë ku është LAJMI këtu?!! Përse duhet të reklamohet si një ngjarje kryesore në krye të gazetës Illyria, kjo për disa javë me radhë, kur në fakt komuniteti shqiptar e di mirë se Gjonaj, Zherka, Shkreli, Malile, Kosmo etj., jane funksionarë në këtë parti.

• E fundit dhe më e rëndësishmja: duke e ushqyer vehten me ato mendime të pakta se tek gazeta në Illyria akoma ka mbetur mirëkuptim, drejtësi, barazi dhe gjithëpërfshirje, unë personalisht, në emër të një grupi shqiptaro-amerikanësh që mbështesim presidentin Trump, i kam dërguar një kërkese kryeredaktorit te kësaj gazete, që krahas reklamës së mbështetësve të Biden, të vendoset edhe një logo-reklamë zyrtare e fushatës së Trump: “ALBANIAN AMERICANS FOR TRUMP” (mund të shikoni fotot ebashkëngjitura).

Sigurisht që kërkesa nuk është marrë parasysh, pa dhënë ndonjë përgjigje apo shpjegim.

Unë e gjykoj deklarimin e këtyre shqiptaro-amerikanëve demokratë, (të cilët për hir të së vërtetës kanë influencë në komunitetin shqiptar) në mbështetje te Biden dhe sulmet e tyre denigruese ndaj presidentit Trump, duke mos lënë pa vlerësuar edhe dëshirën dhe pasionin e tyre për t’i shërbyer partisë së tyre, si një gabim politik ndoshta me pasoja të rënda në një të ardhme të shkurtër të çështjeve kombëtare, sidomos kur mendon që këto akte merren në prag të takimit historik mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, në tëntativë për të vendosur paqe të përhershme. Reklamimi dhe mbështetja pa doreza ndaj këtij grupi nga gazeta Illyria, e shumëzon këtë gabim përtej limitit të gafave të rëndomta politike dhe i shëndërron këto përpjekje në një aksion të pandershem për të manipuluar opinionin publik shqiptar, për të korrur vota me qëllim për rrëzuar me vote të pandershme apo në tavolinë presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por harrojnë se në rast rizgjedhje të Trump, kjo mund dhe do të ndikojë negativisht po ashtu do të shkatërrojë të gjitha përpjekjet për lobim të shqiptarëve në Shtëpinë e Bardhë në këto katër vitet e fundit.

Zotërinj botues dhe redaktorë e gazetës Illyria, ju në profilin e gazetës tuaj proklamoni se “jeni trashëgimtarë dhe dishepuj të Nolit dhe Konicës” (megjithëse nuk e gjej dot lidhjen tuaj me këta të fundit), se “Illyria eshtë zëri i gjithë shqiptarëve të Amerikës, një komunitet dinamik… që kërkon të kontribuojë për fatet e kombit të vet”. Unë ju kujtoj se Noli dhe Konica, njëri i majtëdhe tjetri djathtë në bindje, kurrë nuk u bënë pjesë e fushatave politike dhe kurrë nuk atakuan hapur presidentët e Amerikës. Jo pa dhimbje ju kujtoj se Illyria e sotme, me censurën që i bën krahut të djathtë të politikës aktuale, nuk përfaqëson zërin e të gjithë shqiptarëvë, dhe me këtoakte dritëshkurtra po kontribuon për të keq të fateve të kombit tonë të përbashkët.

Më sidhet në mendje një ngjarje humoristike nga jeta e humoristit të Shkodrës, Tefë Palushi:Kur u vendos shtatorja e 5 heronjëve të Vigut në qendër të Shkodrës (që për dreq edhe këta qëlluan të jenë komunistë), ashtu me armë dhe automatikë dhe të mbështjellë me kapota të rënda. Aty në ballë të shkëmbijve që mbanin shtatoren, arkitektët vendosën datën 5 Gusht 1944. Tefa i madh kur e shikon u thote: ”A jeni të marrë á bani vetë, n’midis t’gushtit me kapota?! Ose hiqni datën ose kapotat, se kshtu e latë nam e po ju qesh tán dynjaja”. Të nesërmen arkitektët hoqën datën.

Prandaj, duke e marrë këtë histori satirë si mesazh jo si ofensë, me dashamirësinë më të madhe, apeli im ndaj redaktorëve dhe botuesit të gazetës Illyria është, që ose të heqin reklamën abusive të 41 shqiptaro-amerikanëve që përkrahin Biden, dhe kështu do të quheni të pa-anshëm, ose të paktën vendosni edhe logon e shqiptaro-amerikanëvë që mbështësin Trump dhe prapë do të quheni të pa-anshëm. Përndryshe të keni ndershmërinë dhe virtytin t’a pranoni, t’a vulosni dhe t’a shpallni hapur shërbesën tuaj qorre ndaj të majtës social-liberale dhe një kandidati të vetëm demokrat, Biden.

Uroj që t’a lexoni drejt mesazhin tim modest, si një përpjekje e cila më shumë se vehtes time i shërben prosperitetit dhe integritetit të gazetës tuaj, shumë të vlefshme këto për egzistencë.

Sigurisht që është e drejta juaj që t’a përdorni gazetën tuaj si pronë private që mund të bëni ç’të doni me të, apo ta trajtoni atë si aset të komunitetit gjithëngjyrësh shqiptaro-amerikan dhe jo vetëm. Kjo varet nga vizioni juaj i ngushtë apo i gjerë i shikimit dhe gjykimit real për të ardhmen e gazetës tuaj në dekadat e ardhshme. Unë gjithmonë e kam vlerësuar gazetën Illyria, gazetat e tjera dhe të gjitha qendrat e informimit, si prona dhe vlera komunitare, si fanarë që ndriçojnë për të gjithë pa dallim.

  • Shkrimi shpreh opinionin personal të autorit.

Filed Under: Emigracion Tagged With: mbi gazeten-Illyria, Valentin Lumaj

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT