• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KRIMI I ORGANIZUAR MBI GJUHEN SHQIPE

September 5, 2013 by dgreca

NGA FAHRI XHARRA/
E dua gjuhën shqipe se stërgjyshërit m`a kanë lënë; e dua gjuhën shqipe sepse dua që edhe stërnipërit dhe stërmbesat tona t`a flasin.Nuk dua që ata të më mallkojnë që gjuhën e të parëve nuk ua lash trashëgim. E dua gjuhën shqipe se si një gjuhë e perëndisë më tregon që jam ndër të parët e kësaj ane,sepse gojë pas goje e brez pas brezi më bëri atë që jam,që të dallohem nga të tjerët, që të ma kenë lakminë të tjerët për gjuhën që e flas dhe dhe të krenohem mbi të tjerët.
Gjuha e jonë e lashtë shqipe nuk është kujtim i harruar që duhet të ruhet në muzetë e botës; por një përgjegjësi e madhe ndaj të parëve dhe ndaj atyre që vijnë pas e kan për të ardhur deri sa të jetohet jeta.
Unë nuk jam gojëtar e as shkrimtar,as gjuhëtar e as shkencëtari gjuhës ;por e flas ate sepse kështu më fliste im at dhe ashtu i flas edhe tim bir. ”Bota që kur është zënë, Shqiperia gjallë ka qenë, pellasge u thoshin më parë, më së fundi Shqipëtar, gjuha që e flisnin perënditë ate e flisnin dhe pellasgjitë, ate e kanë dhe Shqiptaret siç e kishin dhe të paret”..(.Petro Zheji)
Nëse në Kongresin e Berlinit(1878) na coptuan tokat tona ,na e masakruan trungun e të parëve; ato copa janë ende, ende frymojnë shqip ,ato jetojnë shqip diku haptas e diku tinëz. Historia është më e saktë se matematika . Nuk I dihet.
Kongresi i Berlinit ishte i hapur ,por vendimet ishin të mëshefta Aty ishin ata që na lakmonin dhe të gjithë ata që na ndanin. Vetëm ne nuk ishim.Ai kongres famëkeq i dobësoi themelet e një struktureje të fortë të trashëguar me mileniume;qëllimi i qartë shuarja e më të vjetërve të kësaj aneje ;por gjuhën Shqipe nuk munden ta zhbënin,edhepse me çkoqjen e copave nga terësia synohej shkapërderdhja dhe humbja e gjuhës sonë .Europa nuk ishte e vetëdijëshme që ne ishim ata që Europës ia dhamë Europën. “Shenjat e civilizimit të një populli janë ( e këto i kishim): si kujdeset ai për fëmijët dhe pleqtë si sillet ai me gjuhën e tij. Por gjuha është më e rëndësishme. Është detyrë e tij që ta ruaj dhe ta kultivoj atë si vlerë kulturore dhe si tipar identiteti”(Erwin Chargaff)
Ç`po ndodhë tani? ”E mjera shqipe,ç`i punojnë e s`ka gjuhë të ankohet” ! S`ka gjuhë se kishte për të na mallkuar; s`ka duar e shkelma se kishte për të na shkelmuar ! Jemi të vetëdijshëm se ç`jemi duke i bërë? E dijmë ne se viktimat e gjuhës janë më të shumta se ato të shpatës?
“Gjuha është tepër e rëndësishme për t’ua lënë vetëm gjuhëtarëve”(Heidegger). E po ,nuk po i ua lë vetëm atyre ;se ata po flejnë ; disa po na e shtrembërojnë e disa po na e pasurojnë për ditë e më shumë me fjalë të huaja.
“…Shqiptaret flasin një nga gjuhët më antike dhe më të bukura të botës. Gjuhët e ngjashme me Shqipen janë zhdukur disa mijëra vite më pare dhe nuk fliten më në asnjë vend të tokës. Ato janë të gjitha gjuhë të vdekura, ndersa gjuha e jonë jeton e flitet akoma sot, si në kohën e Pellasgëve….” ( Sami Frasheri ) . Jo i nderuari Sami ,aty ku je në botën e amshuar! Nuk po e dijmë se sa të vlerëshme e kemi gjuhën. Me gjuhen shqipe po mirret krimi I organizuar . Krimi i organizuar po punon plot me zellë që ne të jemi bartës të në zhbërjeje të pa riparueshme mbi gjuhën Shqipe.
Diku është ”mbajtur” një ”Kongres i dreqit të mallkuar” për sakatosjen e Gjuhës Shqipe. Plani dhe vendimet e atij ”kongresi” po zbatohen në mënyrën më të zhdërvjelltë ,dhe në mënyrë të heshtur zbatuesit po veprojnë. Sulm mbi frazeologjinë , sulm mbi morfologjinë , sulm mbi sintaksën e saj varfërim të begatisë shqipe.  Sulm mbi gjuhën starndarde shqipe.Qëllimi është i paracaktuar ;të bëhët një gjuhë që as vetë
shqiptarët mos ta njofin më për të vetën ; të sajohet një gjuhë që do i lëvizë eshtrat e të gjithë atyre që vdiqën për te. Të etshëm si vampirët për gjak e vrasje ; antishqiptarët pa lënë gjurma gjaku por me dhëmbët gërryes e thonjët e mbushur më të zeza shpirtrore po e bëjnë atë sot, çka s`kanë mundur të na bëjnë po të njejtit me qindra e qindra vjet përpara. Dikush më vonë do të thot: ia arrijtëm që me ndihmën e vet shqiptarëve e ç`shqipësuam një nga gjuhët më të vjetra të globit.
Gjuha shqipe ka ra në duar të krimit të organizuar. Krimi i organizuar mbi gjuhën shqipe po e bënë atë që e ka vendosur ”kongresi ’ i ”miqve” tanë. Tmerr!
Të vazhdoj edhe pak? E dijmë ne që i,e të dhe së, janë të shqipes? Nuk janë shkronja të kota,që vehen para emrave. Nuk janë hiroglifa të kota që të hargjojmë ngjyrë në shkrimin e tyre. Ato janë të shqipës që e mjera nuk po ka gjuhë që të na hedhë në shportin e mbeturinave ,ashtu si po mundohemi ta bëjmë të mjerën mu për atë shportë.
Nyjet e përparme të gjuhës sonë ia japin asaj kënaqësinë dhe krenarinë ,ia japim melodinë e të të tinglluarit shqip; Gjuha e jonë e lashtë pa nyjet e përparme i ,e ,të dhe së nuk është shqipe.
Ajo na del një gjuhë artificiale si gjuha Afrikanere., si gjuhë e ishujve Fixhi.
I,e ,të dhe së më bëjnë të dallohem qe po flas shqip . Po e flas një gjuhë që se ka shoqen në këtë botë. Si mundemi të ia humbim krenarinë vetëvetës duke e stërkequr gjuhën tonë.?
“Gjuha është tepër e rëndësishme për t’ua lënë vetëm gjuhëtarëve”(Heidegger). E po ,nuk po i ua lë vetëm atyre ;se ata po flejnë ; e nuk po shohin se nyjet e përparme po zhduken nga të folurit dhe nga të shkruarit tonë.
Emrat në rasën gjinore shkruhen me nyjë të përparme :i, e, të, së . Të shkrujamë: dyqani i luleve, dyqanit të luleve apo dyqani luleve , dyqanit
luleve. Rrethi i Tiranës, Rrethit të Tiranës apo Rrethi Tiranës, rrethit Tiranës. Shtëpive të fshatit , mbjelljeve të vjeshtës.
Më rastisi të lexoj : ”Qeni i Putin ,frikoi Merkel. Laura, e shoqja e Bush u mirëprit..”. Hajde shqipe hajde ,sa shumë po të stërkeqin!
Nuk e kam mendjen të jap mësim ,por më brenë në ndërgjegje kur një që shkruan nuk e di që: Kur një emër i rasës gjinore vjen pas një emri tjetër në rasën gjinore a dhënore ,njëjës të pashquar, shkruhet me nyjën e përparme të, pavarësisht nga gjinia që ka emri para tij: leshi i një deleje të races merinos. Drejt! E dijmë ,por nuk e përfillim.
Kur një emër i rasës gjinore, pavarësisht nga gjinia që ka, vjen pas një emir mashkullor në rasën gjinore a dhanore të shquar njëjës, shkruhet me nyjën e përparme të, dhe kur ai vjen pas një emri femëror në po këto rasa, shkruhet me nyjën e pëparme së: E ne si shkrujmë? Ja një shembull: përvjetori shpalljes së pavarësisë;. Ku mbeti e gjora “ i”?
Kur një emër femëror në rasën gjinore, dhanore a rrjedhore njëjës përcaktohet nga dy ose më shumë mbiemra të nyjshëm (ose numërorë rreshtorë), mbiemri i dytë e të tjerët pas tij marrin nyjën të e jo së. Po kështu veprohet edhe kur mbiemri i parë është i panyjshëm ose kur emri përcaktohet njëkohësisht nga një përemër pronor dhe nga një ose më shumë mbiemra të nyjshëm: duhet i, e, të, së vajzës së urtë, të zellshme dhe të shkathët; dhe ne e shkruajmë “ vajzës së urtë, të zellshme dhe të shkathët; Turpi është :”i, e, të, së Ministrisë së Arsimit dhe të Kulturës”; dhe “ i,e ,të, së Institutit të Albanologjisë “
Nuk iu duket që në stërkeqjen e gjuhës shqipe merr pjesë në mënyrë të organizuar një grup i caktuar njerëzish që mirë e njohin gjuhë tonë dhe që edhe më mirë e dijnë të na mbushin mendjen dhe të bëhemi bashkëshkatërrimtarë të shqipës ,gjuhës së perëndisë.?
At Gjergj Fishta…” edhe atij ,iu thaftë po goja ,që përbuzë kët gjuhë hyjnore;që n`gjuhë t`huej, kus s`asht nevoja flet e t`vete e len mas dore..” Po
ku jemi ne sot ?
Përdorimin e fjalëve të gjuhëve të huaja a e kemi ngase nuk e njohim mire gjuhën shqipe? A e kemi nga naiviteti dhe mendjemadhësia , që duke përdorur më shumë fjalë të huaja tregohemi më intelektual dhe më shumë i arsimuar? Apo pa vetëdije fundosemi në humbëtirën e pa kthim , në të cilën janë humbur shumë gjuhë të vjetra?
Si tia bëjmë? Kemi shira monsunike të fjalëve të huaja që as ndërtimi më I fortë gjuhësor nuk i bën ballë. Si të tejkalohen këto përmbyetje të
pamëshirëshme, të cilat nuk janë vullneti Zotit? A ka shtet në anët tona? A ka Akademi në qerdhet tona? A ka institute në tokat tona? Të veprojmë sa nuk është vonë. Të luftojmë kundër krimit të organizuar mbi gjuhën shqipe. Po humbi gjuha ,humbëm edhe ne.

Filed Under: Kulture Tagged With: Fahri Xharra, krimi i organizuar, mbi gjehen shqipe

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT