New York, vala e të nxehtit hyn në ditën e dytë – temperaturat pritet të “fluturojne” deri në 96 -100 degrees -36 -40 grad celesius
Nga Beqir Sina/
NEW YORK CITY – Miliona njerëz, sidomos në gjithë pjesën verilindore të Shteteve të Bashkuara janë prekur nga temperatura të larta që shkuan mbi 36 gradë celsius dhe arritën nivele rekorde në shumë zona. Këto janë temperaturat më të larta në 18 vjetët e fundit.
Niveli i lartë i lagështisë bëri që nxehtësia të ndjehej si të ishte më shumë se 40 gradë celsius në New York dhe qytete të tjera, thonë njerëzit.Autoritet lokale paralajmëruan njerëzit të mënjanonin punën jashtë dhe të kërkonin vendstrehim me kondicionerë në se ishte e nevojshme. Ata thanë se vala e të nxehtit gjatë kësaj jave ka shkaktuar vdekjen e disa personave. Qytetarve u bëhet thirrje vazhdimisht të mënjëanoinë lëvizjet e panevosjshme jashtë.
Autoritetet njujorkeze njoftuan se këto janë ditët më të nxehtë të kësaj vere përvëluese, prandaj duhet të ruheni.Temperatura, është e lartë, e cila duket sikur të jetë 40 gradë celsius e lartë, është e lagësht dhe djegëse. Dhe këto janë vetëm dy ditët e para në këtë javë përvëluese, thonë metereologët. Njujorkezët janë mbërthyer rreth qytetit.Pothuajse shumicën e njerëzve i sheh këto ditë të kalojnë ditën në plazhet përreth bregut të oqeanit, ose në hapsirat veriore, në lumenjët dhe liqenet, parqet e shumta natyrore, dhe për rreth qytetit dhe në mes të qytetit parqet qendrore,Njerëz të tjerë frekuentojnë më shumë pishnat dhe vendet e tjera – ku temperatura nuk ka lëvizur asnjë shkallë nga ajo e fillm javës 96 gradë, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.
Nga vapa e madhe ka edhe shumë probleme me furnizimin 24 orë energjinë elektrike, mergjencat në qytet janë shtuar.
Enti i shërbimit të brendeshëm energjitkë tha se rreth 450 konsumatorë të kompanisë Con – Edison në qytetin e Queensit -New York, u zgjuan të martën në mëngjes pa energji elektrike, për shkak të ndërprejeres si pasojë e ngarkesës së lartë, sipas shërbimeve të kësaj kompanie, e cila po punon për rivendosjen e energjisë elektrike. Nderprerje – në rrjetin e shpërndarjes të energjisë elektrike ka pasur edhe në lagjet Maspeth, Xhamajkë, dhe Richmond Hill – po në Queens, ku më së shumti për shkak të ngarkesave linjat janë rrëzuar.
Temperaturat e larta që po mbretërojnë gjatë ditëve në fundit në New York, sipas autoriteteve lokale kanë shtuar numrin e pacientëve, të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore në disa spitale të qytetit. Spitalet, si dhe Qendrat e Pleqve janë më të prekura nga emergjencat për shkak të temperaturave të larta. Sipas specialistëve të sinoptikës kjo javë pritet të jetë më e nxehta në bregedetin lindor të SHBA, në këto 20 vjetë
Temperaturat e larta po vazhdojnë, ndërsa mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike në disa zona ku ngarkesa thuhet është shumë e madhe.
Raportohet edhe për të vdekur në disa zona të bregut lindor të Shteteve të Bashkuara. Ndërkaq, Shërbimit Kombëtar të Motit thotë se pritet që temperaturat të bien gjatë fillimit të javës që vjen.Kjo ulje temperaturash mund të shoqërohet me shi.