• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NGA DITA E KULTURES NE POGRADEC

May 11, 2013 by dgreca

-Për shkollat dhurohen libra, kushtuar Petro N.Luarasit-/
Shkruan: MURAT GECAJ/
Si për mua, por dhe për prof. Alfred Uçin-Akademik, ftesa për ta vizituar Pogradecin, nuk na pëlqeu e na joshi vetëm sa për të shijuar bukuritë pranëverore të tij. Po, kryesorja ishte, për të marrë pjesë në një veprimtari të bukur e mbresëlënëse. Drejtuesit e arsimit dhe të kulturës në rreth kanë menduar që, çdo muaj, të organizojnë “Ditën e kulturës”. Sigurisht, tematika e tyre do të jetë e larmishme, duke tërhequr edhe mendimin e specialistëve përkatës, artdashësve e kulturëdashësve të shumtë dhe njerëzve tjerë të interesuar, në këtë drejtim.
Kësaj here, pra më 10 maj 2013, kjo nismë u fillua, duke iu kushtuar udhës së arsimit tonë kombëtar dhe figurave të ndritura të tij. Pikërisht, u nderua martiri i të shkollës shqipe, Petro Nini Luarasit-“Mësues i Popullit” dhe “Nderi i Kombit”. Me këtë rast, të dërguar nga Shoqata “Lisi i Arbërit” dhe Shoqata e Arsimtarëvë të Shqipërisë, morëm pjesë prof. A.Uçi, nip’ i Petro N.Luarsit dhe unë. E veçanta ishte se, në vijim të udhëtimeve tona, po me këtë qëllim: në Shkup, Prishtinë e Ulqin, dërguam dhuratë edhe për shkollat e rrethit të Pogradecit, disa libra, kushtuar jetës dhe veprimatrisë së Petro N.Luarasit, me autor Akademikun A.Uçi.
Në tubimin masiv, oranizuar në mjediset e Hotelit “Enkelana”, ishin mjaft mësues e nxënës dhe prindër, drejtues shkollash etj. Ndodheshin të pranishëm edhe deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Fatbardh Kadilli; zv.prefekti, Luan Lipo; drejtori i drejtorisë arsimore, Sotiraq Ambo; drejtori i Qendrës Kulturore të qytetit, Budjon Xhelo, arsimtari veteran Vaso Samsuri etj.
Veprimtarinë e drejtoi arsimtarja dhe publicistja, Albina Pajo. Në emër të kryesisë së SHASH, tubimin e përshëndeti prof. M.Gecaj, i cili i përgëzoi organizatorët dhe i falënderoi ata për ftesën e bërë. Ndërsa prof. A. Uçi u ndal në traditat e shquara atdhetare, arsimore e kulturore të pogradecarëve dhe përpjekjet e tyre të parreshtura për shkollën dhe gjuhën amtare shqipe. Në shënjë respekti, atij i dhuruan një buqetë me lule të freskëta.
U ndoqën me interes edhe leximet e disa pjesëve të librit, për Petro N.Luarasin, nga nxënësit e Gjimnazit të qytetit, “Gjergj Pekmëzi”.
Vëmendjen e të pranishmëve e tërhoqi një dokumetar kushtuar jetës dhe veprimtarisë atdhetare e arsimore të Petro N.Luarasi. Ndërsa ishte “suprizë” e këndshme transmetimi, për herë të parë, i fjalës së prof. A.Uçit, mbajtur më 26 maj 1990, pra 23 vjet të shkuara. Në atë kohë, ishte organizuar një tubim, me rastin e botimit të veprave të plota të poetit të shquar lirik, Lasgush Poradeci.Pastaj të pranishmit morën pjesë në një koktej dhe vizituan punimet në pikturë të artistëve pogradecarë: Anastas Kostandini, Gjergj Lako, Gentjan Zeko e Gëzim Begolli. Tematika e tyre ishte e larmishme, megjithatë, kryesore ishin punimet me pamja nga natyra e bukur e Pogradecit dhe portrete të ndryshme.
Një pjesë e pjesëmarrësve, në veprimtarinë e mësipërme, bëri një shëtitje të shkurtër nëpër bregun e liqenit. Aty, në një park të gjelbëruar e të bukur, janë shtatoret e Lasgush Poradecit dhe Mitrush Kutelit. Në shenjë nderimi, për jetën dhe veprën e tyre, prof. A.Uçi vendosi buqeta me lule të freskëta.
Pasditën e kaluam së bashku në lokalin e thjeshtë,Taverna “Agai”, në Tushemisht. Më tej, me drejtues të mjetit Landin, bashkë me prof. A.Uçin, u kthyem në kryeqytet. Ishim “të ngarkuar” me plot mbresa të këndshme e të paharruara, nga ky udhëtim tjetër i yni dhe pjesëmarrja në “Ditën e kulturës”, në qytetin e Pogradecit.
Ne e përshëndesim nga zemra këtë nismë të bukur dhe urojmë që veprimtaritë e ardhëshme mujore t’i shërbejnë, sa më mirë, edukimit dhe çlodhjes së kulturuar të banorëve të atij qyteti. Sigurisht, stina e verës do të kërkojë më shumë cilësi, në këto veprimtari, pasi dhe do të ketë më tepër pjesëmarrës, ndër ta edhe pushues, në brigjet e liqenit piktoresk.
Tiranë, 11 maj 2013

Filed Under: Kulture Tagged With: mbresa nga dita e Kultures, Murat Gecaj, ne Pogradec

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT