• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MREKULLIA KOSOVE

December 6, 2012 by dgreca

Mbresa Udhetimi/
Nga Bardhyl & Eduard M. Dilo/

Me emocion pa fud u nisa drejt Atdheut. Kohë të gjatë, vite të tërë pa shkuar. Kisha një jetë.Në Aeroprtin “Nënë Tereza” emocine pa fund përjetova. Lotët nuk i permbajta  në ato momente. Oficeri, duke parë emocionet e padurimit për të dalë nga dogana, gjithë mirësjëllje , buzëqeshje dhe edukatë më uron mirseardhjen. Kaluam doganën, nga larg dalluam  tanët, ata që kishin dalë të na prisnin… U përqafuam gjithë mall …, ah cfarë do te thotë mall mergimtari!  Ne mjediset e aeroportit tepër komod, të pastër e modern, shikojmë jashtë në sfond përmëndoren e Nënës Terezë, e cila ashtu qetë e thjesht sic ishte ne te vërtet lutej në heshtje për mbarë kombin, mbarë njerëzimin, lutej për vizitorët e ardhur në Shqipëri..Kudo ndryshime, ndërtime te bukura e plot jetë, kudo rregullime, bukuri kudo…   Tirana jonë krejt ndryshe, e bukur, e mirë, e pastër, moderne…    Ndryshime të pa besueshme!    Edhe në Durrës, Kavajë, Lushnjë, …, kudo vetëm ndryshime, ndërtime, ndërtime, kudo punohej…

Me emrat e lokaleve që shifje buzë rrugës ne Durrës të dukej se ndodheshe ne Kosovë. Mbritëm ne Fier, qytet ku kam jetuar disa vite…nuk orjentohesha dot nga ndërtimet e shumta  gjigande, te bukura.   Rrugët plot makina e këmbësorë, …, disi calonte aty vetem infrastruktura brënda në qytet. 

Tregu bollëk, prodhime fshati speciale; të freskëta, të pastërta, të mira.Rruga për Vlorë, një pjesë si dikur, pjesa tjetër autostradë moderne; e se mos ish vetëm kjo e tillë, edhe nga Levani deri afër Memaliajt një mrekulli po e tillë.  Vlora sikur ish në festë; parapërgatitje kudo për festën jubilare të 100-t vjetorit të Pamvarsisë.  Nje takim shume mbreselenes ne Tirane me ish te burgosurin e ndergjegjes Zotni Reshat Kripa dhe Zj. Drita Mark Shyti, nje studente e shkelqyer qe premton prt te ardhmen.Intersant dhe shume produktativ ishte takimi ne Lushnje me Prof. Engjell Zerdelia, nje studjues shume i apasionuar,  botues i librave monografike qe kane te bejne me ngjarjet e medha te historise sone Arsimore Kombetare.Gjirokastra, e bukur dhe gjithmonë tërheqëse për këdo. Nga larg na pershendeste Kalaja.   Kosto e jetesës pak më e lartë aty…Shkova në fshatin tim të lindjes, aty ku Cajupi shkroi për “baltën më të ëmbël se mjalta”.   Ndërtime të bukura dhe aty, dhe pse popullsia e paktë, por viti nga vit sjell ish origjinasit që vetëm ndërtojnë.   Asfaltimi i rrugës deri ne perlen kombetare”Pllajën e Cajupit”- cuditerisht ende pa vënë dore në të,në shfrytëzim të një turizmi fitimprurës. Këtë mendim ndamë dhe ne një bisedë me nje biznesmen të sukses-shëm zagorit, Andon Pangon, i cili me përkushtim e vetmohim po bën shumë për Zagorinë. E përshëndes me shumë respekt.Sheperi, fshati im i lindjes, një fshat historik me një të kaluar të lavdishme,  fshat që nga gjiri i saj ka lindur patriotë dhe luftetarë të vendosur të cështjes sonë kombëtare. Kalojmë dhe bejmë homazhe e vendosim lule tek bustet e Andon Zako Cajupit dhe Ilia Dilo Sheperit, tek lapidari i Pano Xhamballos. Shkojmë në vorrezat e fshatit dhe përulemi me respekt, krenari e mirënjohje para varrit të pionerit te arsimit shqip, patriotit të shquar, shkencëtarit Ilia Dilo Sheperi, tani së fund “NDERI I KOMBIT”, së bashku me kunatin e tij, firmëtarin e pamvarsisë patriotin Aristidh Ruci. A nuk do të ishte më bukur e më mirë, qe Komuna Zagori të vëndose në një vend të dukshëm bustet egzistues te Cajupit e Ilia Dilo Sheperit si dhe të marrë vendim per të ngritur bustin e Aristidh Rucit e trimit legjendar Pano Xhamballo? Ka dhe të tjerë që shquhen nga ai fshat, por ende nuk ka ardhë koha të vihen në dukje vlerat e mëdha të tyre…Mall i pa treguar për gjithshka në vëndlindje: mora pak baltë prasne varreve ku pushojne Prinderit dhe dy gurë të vegjël për të ndjerë në cdo moment aromën e saj.Erdhi casti që sëbashku me një nga vëllezërit e mi Bardhyl Dilo-n të realizojmë një ëndërr: të vizitojmë Dardaninë, Kosovën, “djepin e shqiptarizmës”.Qysh në vogëli jemi rritur me një dashuri  të madhe sa për ato vënde me një bukuri të rrallë natyrore aq dhe për banorët e asj  krahine tërësisht shqipëtare që ruan si askush virtutet më të mira të Shqiptarizmës. Jemi rritur me ndjenjë të tillë që tërë kohën në shpirt jemi ndjerë Kosovar.Cuditërisht edhe linja e autobuzave kishte të shkruar “ZAGORIA TRAVEL”, e kjo na i bëri edhe më të bukur udhëtimin. Sa emocione e padurim na pushtoi.”Rruga e Kombit”, me atë tunel gjigand model për nga ndërtimi, ishte një mrekulli tjetër në këtë rrugëtim. Kjo rrugë ësht një dëshmi e gjallë e triumfit të demokracisë në një vendtë dalë nga diktatura më e egër në rruzull.Një mrekulli rrugë, bukuri të rralla të shoqërojnë për krejt rrugëtimin , ndrtime krejt të bukura, makina plot rrugës, anës rrugëve plot prodhime të fermerëvë shqiptarë!Një ndalesë e domosdoshme. Një restorant tejet të pastër e komod, me gatime tradicionale,  në Kastriotaj, Repsin e dikurshëm.  Kujtime të trishta për Repsin e Spacin, ku unë ende femije vija burgjeve për të takuar njërzit e mi ngujuar në ato varre të të gjallëve …Kuksi, një bukuri e rrallë, dukej nga autobuzi. Afrohemi në Morinë, një kufi “ndarës”, krejt formal, ku “ndahen” shqipëtarët nga shqipëtarët. Diku larg e lart në mal, një vend i “qethur”, dëshmi e kufirit të dikurshëm.      Pas kontrollit hymë në Dardani, Kosovën time, tuajën, tonën, Kosovën qe qysh fëmijë jam ushqyer me dashuri të pa fund për të.   Emocione pa fund pushtuan zemren tone.. Të njëjtën gjë më thotë dhe Bardhyli, vëllai që shoqërojmë njëri- tjëtin në rrugëtim. Me radhë, plot bukuri, shfaqet gjithshka në Kosovë: rrugët e mrekullueshme, tamam si në perëndim…. Ecim, ecim,… lexojmë tabelat rrugëvë ku jepen drejtimet e qyteteve dhe komunave :.. Prizren, Pejë, Drenicë, Kumanove, Mitrovicë, PRISHTINË, ….Sa të gëzuar, sa krenarë që ndihemi. Jemi në KOSOVË!Pas një udhëtimi të gjatë, që na u duk fare shkurt mbrijmë në mbrëmje në Prishtinë. Telefonat tanë që kishim nuk punonin, (një e metë kjo, mendoj duhet të bëhët unifikim me telefonat cel. të tokes Amë). Ndalim një djalë, i lutemi të na ndihmojë për t’i telefonuar  Silva Tërnavës, poetes emigrante ne New Zeland, nje nder aktivistet me te palodhura shqiptare aty,  këto ditë ardhë në Kosove për tu stabilizuar e mos marre me rrugen si mergimtare. 

I gatshëm e plot mirësjëllje, Iliri- kështu na tha se quhej-, na ofroi ndihmën që i kërkuam, na shtërngoi dorën fort kur mbaruam telefonatën duke na thënë: “Mirseardhët vëllezërit e mi, mirseardhet ne Kosove”!

Takimi i befasishëm, por i shumëpritur me poeten Silva Tërnava, ishte tejet i ngrohtë e miqësor,  një motër e jona dardane që padrejtësisht koha na kish ndarë na priti si dinë të presin motrat tona. 

Vite të tërë pa u parë, asnjheherë pa u takuar më parë, por tani realitet, në zemër të Prishtinës fillimi i një vzite tejet mbreslënese.  Ajo sëbashku me mbesën e saj Djellzën  dhe nipin Enisin- na shoqëruan e shëtitën kudo në krejt Kosovën.

Djellza dhe Enisi, mbaruar e diplomuar me nga dy universitete, pergatiteshin për Dr.  Sa mirë kështu rinia e Kosovës. Sa miqësorë, sa të sjellur e të dashur ishin të gjithë me ne.U sistemuam ne Hotel “La Corte”- një hotel komod, me një shërbim model.  Vone,  deri vone shetitëm në Prishtinën e bukur, në Prishtinën në rindërtim,  në Prishtinën ku Dr. Rugova pushon ne Paqen e Përjetëshmë, në qetësineë e ZOTIT!.Sa bukur ngrihej përmendorja e Gjergjit tonë të madh SKENDERBE, dhe në ndertim e sipër ishte dhe Katedralja e Nenës Terezë…  Sa e bukur Prishtina! Sa e mrekullueshme Kosova, e cila 13-të vjet pas luftës nuk gjen gjurmë të saj. Populli, me përkushtim pas fitimit të luftës nga NATO, plot dashuri e këmbngulje  u kthye dhe ju përvesh rindërtimit e bëri këtë që shikojmë.Mëngjesi tjetër na gjen në Prishtinë, pas një nate krejt të bukur, ku na presin supriza të reja. Takimi i planifikuar nga grupi ne fb “Vatra  Jonë”, për në Prizëren, bëri që pasi hëngrëm mëngjesin, pimë kafen, të nisemi për aty. 

Na shoqëroi një mik kroat, i cili plot mirësjellje, ishte i gatshëm e i pa përtuar.Prizreni! Prizëreni, kryeqyteti i patriotizmës shqipëtare, na mahniti me bukuritë që ofronte.Ura të vjetra, kalldrëme, kalaja, ndërtesa që kur i shifje të dukej sikur ishe në Berat.  Kisha e Xhamia fare pranë njëra- tjëtrës(dëshmi e dashurisë dhe tolerancës Fetare). Në rrugë  kaloshina të zbukuruara me kuaj, që të conin kujtesën e të dukej sikur ishe në Paris apo Central Park(NY)…  Kudo cezma me uje te rrjedhshem.Edhe pse të pa njohur ishim krejt të njohur e si miq të vjetër me pjestarët e gjithë grupit, me R. Eminin, V. Markgjonin, R. Asllanin, L. Dukagjinin, J, Xhelilin, S. Zajmin, H Haskon, A. Lila, Gzim Cekun,  E. Reken, Floren, Margareten, Hasnije  Beqirin, S. Tërnavën, D. Xhemilia  etj..U grumbulluam rreth pesedhjete vete. Në një lokal tejet natyral ku të dukej se ishe mes gjelberimit e gurgullimit të burimeve, pushuam e morem si grup pije freskuese e kafe…Biseda krejt të lira, të ciltëra, të sinqerta, të gëzueshme, shtërngime duarsh, përqafime, fotografi, shkëmbime dhuratash e librash, …. vetëm gëzim, e dashuri…  Sa bukur në Prizëren!

 Gjithë bashke filluam shakarat, recitimet, ecjen rrugeve si grup, ku na përshendetnin edhe fëmijët kur na shikonin.  

 Shkuam e vizituam Shtëpinë Historike të Lidhjes Shqipëtare të Prizërenit,  një muze tepër i bukur, perkushtuar e ruajtur cdo gje orgjinal si dikur…Sa krenarë e ndjemë veten une dhe vëllai, Bardhyli  kur në stendat e Muzeut, na “priste” e na “pershendeti” edhe fotografia e Patriotit zagorit Mihal Harito, nje nder kryesoret e asaj Beslidhjeje historike. Fotografia e poetit tone te madh sheperjot Andon Zako Cajupit gjithashtu….

-Eshtë nder që kemi sot juve këtu, nipër të ILIA DILO SHEPERIT, të përkushtuarit me jetë të gjuhës amëtare, na tha Poeti e Studjuesi Prof. Ramadan Asllani, i cili thekësoi se Gramatiken e Ilia Dilos e ruan si liber te Shejte per Gjuhën Shqipe. Ne po përpiqemi dhe do kërkojme qe ky emer të përjetësohet si i takon dhe në Kosovë… -Ai ka bërë shumë për Kombin, për Gjuhën Shqipe, – e me të qeshur vazhdoi:- Nuk është më Ilia Dilo Sheperi, Gjyshi juaj, por ësht i gjithe Kombit, nuk u perket më juve…” .  Vllazenit Dilo – na thoshte shpesh Silva Tërnava, a ju besohet se jeni në Kosovë, jeni në Prizëren,  a ju besohet që ndarje mes nesh nuk ka më – jemi  një gjak, jemi nje Komb, jemi motra e vëllezër. Shiko nga cdo anë si vjen erë vëtëm SHQIPERI!  Le ta quajmë këtë takim ketu në Prizërenin historik si rrugënisjen e bashkimit kombëtar. E bejmë ne që jemi thjesht popull, që jemi motra e vëllezër, qe jemi e do të jëmi të pa ndarë sa të jetë jeta”

  Të gjithe me një shkelqim e gëzim të pa përshkruan i përjetonim ato orë  aty.   Sa bukur kalonte koha. Një drekë madhështore nën përkujdesjen e të pa lodhurve Lek Dukagjini e Ramadan  Emini, shtruar në një lokal madhështor, plot ushqime të bollëshmë tradicionale, ku nuk mungonte muzika, vallja e kenga e gjithë trevave…

Cfarë gëzim e kënaqësi në takimin vatran…

Hasnije Beqiri, një cikë e mrekullueshme, tepër e talentuar si poete, me plisin e bukur vendosur ne koke, qe dukej si Shota Galica, merr mikrofonin dhe ben një përshendetje në poezi tejët të bukur, përshëndetje që u duartrokit hera herës gjate leximit.  Njëri pas tjetrit, lirshëm, krejt lirshëm, përshendeti dhe poeti vargje – mjaltë, Hyqmet Hasko, përshëndetën gjithashtu Vlash Markgjonaj, Enver Reka (i cili recitoi krijime te mrekullueshme të bëra vetë), Poetja  Mirvete  Kabashi, Leke Dukagjini, Silva Tërnava, ndërkohë që poeti V. Mato recitoi një poezi prekëse për Nënën. E kështu plot gjallëri, gëzime, fotografi, vallzime e dolli, përfundoi takimi vatran i planifikuar në fb., takim që në në kujtesën e të gjithëve do ngelet i pa harruar. Ky takim në mënyrë simbolike sic cilësoi poetja Silva Tërnava bashkoi trojet – se pjesmarrja ishte thuaj nga cdo trevë shqiptare. U ndamë si motra me vëllezërit, duke premtuar se përsëri do festojmë…,  mbrëmja persëri mbuloi Kosovën. Ditë e vecantë kjo, e pa harruar. Dita tjetër e vizitës nis me vizita e takime nga më të papritura…: I gëzueshëm ishte takimi me poeten e mrekullueshme Sevdije Rexhepi, një shqiponjë dardane e cila ishte për vite me radhë në forcat paqëruajtëse në Irak. Sëbashku me Shaban Qehaja dhe Poeten Silva Tërnava, shkuam e bëmë homazhe tek vigani i shqiptarizmës, hartuesi dhe projektuesi i pavarsisë së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Një ndjenjë krenarie na përshkroi në kodrën ku Ai pushon në përjetësi. Në Familjen Xhemalia, një mikpritje tejet bujare dhe e ngrohtë.  Sikur ishim njohur prej vitesh dhe pse shiheshim për të parën herë.E sëandejmi nisëm rrugetimin nëpër Kosovë…  Shkuam kudo : u inspiruam shumë kur në Drenicë e më pas në Prevaz, në Kështjellën e Lirisë të Fam. Heroike Jashari, shikuam krejt historine e dhimbëshme por të lavdishme të Kosovës sonë.Një qëndresë heroike e kësaj Familjeje; një sakrificë sublime e pa shembëllt në historine botërore, një krim i makinës -shtet gjakatar serb-, karshi një familjeje në të drejtë të saj, ku nuk u kursyen as foshnjat, gratë, pleqtë e fëmijët…Në heshtje vizitojmë gjithshka, nën emocionet pa fund. Bëjmë homazhe, fotografi, nuk duam të ndahemi nga ai mjedis legjendar historik. Vendosem dhe ne nje dedikim ne librin e pershtypjeve. Gjithë mjedisi i ndërtuar shumë thjesht, por tepër madhështor të inspironte dhe të impononte një respekt të jashtëzakonshem.  Gjithshka e bardhë si ishte dhe zemra e ndjenjat atdhetare të krejt familjes Jashari. Flladitej e të përshëndeste kudo Flamuri kuq e zi, Flamuri nën të cilin u flijuan ata Heroj legjendarë.

Një fis i masakruar në emër të Lirisë.

Largohemi andej, duke marrë me vete emocione tejet të mëdha…Vizita tjetër ne Mitrovicë. Nga vorrezat e dëshmoreve ku bemë ndalesën e parë, dukej  jë pamje madhështore e ndiheshe shumë krenar se  kudo shikoje te valvitej  lirshëm e plot krenari Flamuri kuq e zi.

Hymë në Mitrovicë, kudo qetësi  e normalitet.  Forcat e pakta paqeruajtësë italiane na përshëndetën, na u afrua e na takoi dhe  bisdoi me ne një polic shqiptar, i cili na uroi mirseardhjen. 

-Ura Problematike e Mitrovices, aty – thote Silva Tërnava, është kufiri ndarës i shqipëtarëve mes shqipëtarëve. Një pirg i madh dheu bllokonte uren e bukur mbi lumin Ibër. Kaluam tej urës, aty ku serbët kishin vendosur dhe  flamujt e tyre… Qetësi kudo…

Bëmë disa regjistrime dhe fotografi kujtim.

 Së bashku kaluam mbrëmjen në Restorantin  luksoz, “La Piano”- ku vërtet  të dukej se ndodheshe  në një mjedis natyral tejet orgjinal. Shërbimi i përsososur, ushqimet tradicionale po ashtu…,vere kosove, birre nga me e mira “BIRRA PEJA”. Vec ushqimit që porositëm, sa muarën vesh se vinim për të parën herë vizitë nga toka Amë, na sollën një dhuratë të mrekullueshme për te na kënaqur dhe më shumë. Drejt Prishtinës nen mbrëmjen që kish mbuluar kudo, afrohemi për ti dhënë fund udhëtimit tonë të planifikuar .Një  takim dhe përcjellje deri tek autobuzat e kthimit nga Zotrijte Mevladin Mazreku dhe Mehdi Krasniqi, duke u pershëndetur me motrën dardane Silvën e pa përtuar dhe tejet miqësore e dashamirëse.Ndersa autobuzi  po merrte rrugën nëpër natë, kthenim kokën mbrapa, e duke përshëndetur thoshnim ” LAMTUMIRE  KOSOVë! Do shifemi përsëri.

 

 

Filed Under: Reportazh Tagged With: Eduard dilo, Mbresa udhetimi, nga kosova

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT