Nga Albano Kolonjari/
“Mbret” per nje nate! 77 minuta loje, dy gola te realizuar, nje penallti e humbur, dhe mbi te gjitha FVS Frankfurt fale lojes se shkelqyer te Edmond Kapllanit ne ndeshjen e fundit te sezonit, ka siguruar qendrimin ne Bundesligen 2. Ne minute e 11 te ndeshjes Kapllani kaloi skuadren e tij FSV Frankfurt ne avantazh 0-1. Duseldorf nuk pajtohet me rezultatin dhe brenda tete minutave (13-19) shenon dy here ne porten e FSV Frankfurt. E ndersa vendasit festonin permbysjen e rezultatit ne 2-1 dhe ekipi FSV Fankfurt e shikonte veten ne Bundesligen 3. Ne ndihme te skuadres se Frankfurt vjen “magjia” Kapllani. Fillimisht sulmuesi kuqezi gabon nga pika e 11 metrave, por me pas regullon shenjestren duke barazuar ne 2-2. Kjo ishte edhe pika e ktheses per FSV Frankfurt qe gjen golin e fitores ne te 83 minute me ane te Dedic. Ne perfundim te 90 minutave FSV Frankfurt buzeqesh dhe e shikon veten serisht ne Bundesligen 2. Perpara ketij takimi FSV Frankfurt kishte 36 pike dhe rrezikonte zbritjen nje lige me poshte. FSV Frankfurt nuk njihte shijen e fitores qe prej 11 ndeshjes. Sipas mediave gjermane nese FSV Frankfurt zbriste nje lige me poshte, klubi do te rrezikonte shume duke diskutuar ketu edhe licensen e klubit. Edmond Kapplani ka edhe nje vit kontrate me skuadren FSV Frankfurt. Ne tre sezone tek FSV Frankfurt Edmond Kapllani ka luajtur 82 ndeshje dhe ka realizuar 35 gola, 11 nga te cilat ne kete sezon duke qene edhe golashenuesi me i mire i skuadres. Ne Shqiperi Kapllani ka luajtur me Partizanin 33 ndeshje duke shenuar 6 gola dhe me Besen 35 ndeshje 12 gola. Ndersa ne Gjermani Kapllani ka luajtur ne Bundesligen 1 dhe 2, me skuadra te tilla si Karlsruhe SC, FC Augsburg, Tus Koblenz, SC Paderbon dhe qe nga viti 2012 me FSV Frankfurt, duke luajtur ne total 248 ndeshje dhe shenuar 75 gola, duke qene keshtu futbollisti shqiptar qe ka shenuar me shume gola ne bundesligat gjermane. Edmon Kapllani disa ore pas perfundimit te takimit u shpreh se :”une synoj qe ne sezont qe vijne te ngjitem ne kouten e 100 golave te shenuar ne bundesligat gjermane”. Edmond Kapllani eshte vellai i portierit te njohur te Skenderbeut Xhevair Kapllani.
Edmond Kapllani eshte gjithashtu ne perberje edhe te Kombetares kuqezi me te cilen ka realizuar 41 ndeshje dhe shenuar 6 gola. Me skuadren FSV Frankfurt luan edhe kuqeziu Odise Roshi, qe ne kete takim nuk u aktivizua.