Dite te pazakonta tetori ne Zagrebin e bukur qe mirpriti gra nga treva te ndryshme shqiptare ne Ditet e Mbretereshes Teute ku u mbajt edhe nje kuvend mbarekombetar organizuar nga Klubi i Grave te Kroacise me presidente zonjen Shenida Bilali./NGA MARJANA BULKU/
Dite te pazakonta tetori ne Zagrebin e bukur qe mirpriti gra nga treva te ndryshme shqiptare ne Ditet e Mbretereshes Teute ku u mbajt edhe nje kuvend mbarekombetar organizuar nga Klubi i Grave te Kroacise me presidente zonjen Shenida Bilali. Ky organizim ka 27 vjet jete dhe vitet e fundit financohet nga shteti kroat pasi ne vizionin e vet ka historine, kulturen dhe traditen shqiptare si pasuri jo vetem e shqipfolesve por edhe e bashkejetuesve me ta.
Te ruash historine e sterlashte dhe heronjte e saj legjendar ne nje vend tjeter , eshte nje investim jo i vogel qe i behet te shkuares por edhe te ardhmes. Artistja dhe regjizorja njekohesisht drejtuesja e kesaj organizme shprehet se e ben me art dhe atdhedashuri kete pune dhe ndjehet mire kur rrenjet ilire dhe mbretereshen Teute ia prezanton shtetit kroat ku ajo jeton dhe punon. Veprimtarite ne gjuhen shqipe ne funksion te historise shqiptare jane mjete mjaft efikase bashkejetese ne unionin evropian ku kultura lidh dhe bashkon kombet permes gjuhes paqesore te artit . Eventi me i fundit ishte nje kulmim i asaj qe Shenida e Teutave shqiptare ka rreth 27 vjet qe promovon ne Kroaci, i konceptuar si nje marshim Teutash qe nis nga Zagrebi per te vazhduar ne Presheve, Mal te Zi, Kosove Maqedoni e Shqiperi e pse jo ne Kalabri ,Gjermani , Belgjika SHBA dhe Kanada. Mikpritja e ngrohte shqiptare, kostumet popullore plot larmi stilimesh e ngjyrash , interpretimet muzikore, koreografia magjike me mjeshtren e valles Lili Cingu,ekspozita e kostumeve mbarekombetare, nderimet dhe vleresimet te cilat nuk munguan per miqte dhe specialet e ftuar ,i bene keto dite te paharrueshme per organizatoret dhe pjesmarresit gjithashtu. Dhe ajo cfare eshte me e rendesishmja eshte se tashme nje pjese rrenjesore e historise tone , kultures tone, simboleve tona kombetare eshte vulosur ne kujtesen e atyre mjediseve kroate deshmitare te historise shqiptare me rrenje te thella ne Iliri. Krenaria kjo ndjesi qe mbron trupin dhe shpirtin eshte nje menyre perfekte per te ruajtur jo vetem identitetin por edhe dinjitetin ne kushtjet e luhatjeve politike e historike qe kane vene ne dyshime ekzistencen tone . Teuta mbretereshe, Teuta krenare, Teuta parimore , e serta dhe e drejta Teute per te cilen sot flitet pak eshte sejcila zonje ne familje e shoqeri , muzike kinematografi apo kudo ajo performon . Te duash veten , rrenjet e tua, historite , perpjekjet ,sakrificat do te thote shume , pikerisht ketu fillon adhurimi apo respekti i te tjereve ndaj teje. Kjo lexohej qartesisht ne interpretimet mjeshterore te Lili Cingut e cila padyshim eshte nje Teute e Skenes.”Ne krenohemi me rrenjet tona shprehet Shenida, por ne pak perpjekje bejme per ti njohur ato.”Shenida po shkruan nje monodrame per Mbretereshe Teuten ku pervec rrenjeve ilire , tokes e pasurive gjeografike trasheguam edhe mjaft vlera e vyrtyte fisnike qe kulmojne me nje fron mbreteror femeror qe gruan e vlereson dhe nderon per vyrtytshmeri . Keto jane te vertetat qe pertej artit dhe perfomances , larmise dhe ngjyrave , organizatorja e “Diteve te Mbretereshes Teute “ka dashur te vere ne pah. Marshimi i Teutave ilire nisi nga Zagrebi ne tetor 2017 me Laura Albanezin e Dr Ruki Kondaj qe trashegimnine kulturore e festojne tashme edhe me ligj ne Kanadane e larget, me Shenida Bilalin qe ka 27 vjet qe i therret Teutes me art e me shkrime dhe qe nderon me mirnjohje e respekt cdo kontributor ,me dhjetra e dhjetra artiste e krijues qe do ti bashkohen ketij rrugetimi te sterlashte drejt udheve te reja. Dhe qe te gjitha keto akte jane te sistemuara ne revisten Iliria ku Shenida eshte kryeredaktore dhe gazetare. Le ta leme monologun e Teutes te flase …
“Plot 23 shekuj më kanë përndjekur e persekutuar, plot 23 shekuj më kanë fshehur, kanë folur dhe kanë thënë shumë të pavërteta për mua, më kanë quajtur pirate, më kanë quajtur grua e shfrenuar, ndërsa unë kamë qenë vetëm një grua e guximshme dhe e fuqishme, mbretëreshë që u është kundërvënë civilizimeve të mëdha, superfuqive, Greqisë së vjetër dhe Romës së fuqishme, për ta ruajtur popullin tim, tokën time, Ilirinë.
Më kanë tradhtuar, më kanë tradhtuar ata të cilëve më së shumti u kamë besuar dhe më së shumti i kam dashur, më ka tradhtuar njeriu që e adhuroja, për të ma rrëmbyer fronin.
Plot 23 shekuj kanë treguar historinë e vet ata që kanë ngadhënjyer e fituar, ndërsa të vërtetën e kanë fshehë thellë në shpirtin e tyre, që vetëm ata e dinë.
Unë jam dhe kam mbet ajo e njëjta, Mbretëresha Teutë, legjenda që rrugëton me shekuj dhe digjem në vetvete si prushi që pastaj shndërrohet në pishtar dhe ua ndriçon rrugët juve, pasardhësve të mi dhe mua.
Unë jam këtu, në këto hapësira, ndërmjet njerëzve, qyteteve, shteteve. Në Shkodër, Rizon, Hvar, Vis, Nin…
Shpirti im është gjithkund, në të gjitha fiset ilire e në veçanti në popullin shqiptar, që me shekuj më ruan, më mbron, më kultivon dhe jetën e tyre ma sjellin si kurban, për të mbrojtur emrin e vet dhe emrin e Mbretëreshës Ilire. Pasardhësit e mi, shqiptarët, por edhe fiset tjera, i kanë përndjekur shekuj me radhë nga vatrat e veta, por gjaku nuk është ujë. I kanë shpëtuar dhe ndihmuar gjatë historisë, pikërisht ata që janë fise me prejardhje ilire në Maqedoni, Mal të Zi, Kroaci, Bosnjë, Slloveni… Fisi ilir Albi, ka mbijetuar deri në ditët e sotme dhe sot kanë shtetin e vet, pavarësinë dhe më nderojnë si mbretëreshë të veten-të tyre.
Shumëkush gjatë shekujve më ka kërkuar dhe më kërkon atje ku më kanë lënë dhe më kanë parë për herë të fundit. Nuk e dijë se çfar kërkojnë; të vërtetën, dashurinë ose dëshirojnë të shpërlajnë e pastrojnë ndërgjegjen…
Jo, jo, ata kërkojnë thesarin tim për të cilin flasin se e dijnë se ku ndodhet. Por, se si është zhdukur ai thesar, dhe ku ndodhet tani, më së miri e dinë ata.
Gjithçka më kanë rrëmbyer e vjedhur dhe më kanë rrëmbyer mbretërinë, popullin, por, dashurinë nuk kanë mundur dot, sepse unë Teuta, jetoj në çdo shpirt, në çdo gurë, në çdo shkëmb, në çdo pikë të ujit që udhëton dhe shqyen e grisë çdo gjë.
Në Rizon, ku kam kaluar ditët e fundit pas mashtrimit dhe tradhtisë, edhe sot e kësaj dite qëndron dhe sfidon e nuk përfill të keqen dhe padrejtësitë, është shkëmbi që me shekuj qanë për shkak të padrejtësisë së madhe historike që më kanë bërë.
E ata që më kërkojnë për shkak të thesarit dhe kur mendojnë se më kanë gjetur, u ndalet fryma se si ka mundësi që të mos munden me mbërri tek unë dhe thesari im? Sepse para shpellës ku supozojnë se fshihem me thesarin, më mbrojnë ata që më kanë mbetur besnik, është populli im. Ata që më kanë dashur dhe më kanë veshur me petkun e tyre, me petkun-lëkurë gjarpri. Më mbrojnë e më ruajnë në shpellë deri tek e cila askush nuk mund të arrijë.
Shumëkush dëshiron të bëhet legjendë, mirëpo për të hyrë në legjendë duhet pas fletëhyrje, në legjenda hynë vetëm të zgjedhurit, karizmatikët, të shënuar me fatin dhe qiellin e tyre që i dallon nga tokësorët e rëndomtë. Ata me vdekjen e tyre tokësore, nuk vazhdojnë jetën me aurolën që është më e fortë se vdekja, para së cilës janë të pafuqishme koha dhe kalimtarja.
Këtë aurolë që mbaj si Mbretëresha Teuta, mbetet jashtë zhvillimeve dhe rrjedhave kohore. Edhe flethyrjen edhe aurolën e kam vetëm unë, Teuta, kjo grua e çuditshme, me fuqi mbinatyrore, që përsëri ju pushton, ju lëviz nga vendi edhe pas 23 shekujve.
Jo, jo, nuk do të ndalem që tu joshë me forcën time, me bukurinë time por edhe me fatin tim dhe rolin tim jo bash të kënaqshëm, që ma kanë përcaktuar Perënditë e atëhershme.
Është vështirë të bartet kjo barrë mbi supe të një gruaje të brishtë, por ama, sot jam shumë krenare, sepse pasardhësit e mi të Ilirëve-Shqiptarët, nuk më kanë harruar, më madhërojnë, më glorifikojnë, madhërojnë veprën dhe dashurinë time për njeriun, tokën, popullin dhe këtë e ndajnë me të tjerët.
Nuk më lënë të qetë, më zgjojnë nga gjumi i thellë i quajtur legjendë dhe tregojnë tregimin dhe rrëfejnë se asnjë forcë, asnjë fuqi nuk është më e fortë dhe më e fuqishme se e vërteta dhe dashuria, posikur që një lule e brishtë, irisi, është më e qëndrueshme nga imperia Romake.
Irisi dhe Teuta edhe sot jetojnë në të gjitha hapësirat, nëpër ujdhesa, në ajër, dhe në sytë e tyre, në sytë e kaltër të ilireve, që ju pushtojne ”
Mbreteresha Teuta 2017
Kuvendi i pare mbarekombetar mbahet me date 12 Tetor 2017,
Zagreb Kroaci
- Presidente, Shenida Bilalli, gazetare dhe regjisore, Zagreb, Kroaci
- dr.Ruki Kondaj, Presidente Nderi e SHBSHK, Këshilltare Publike e Ministrisë së Shëndetësisë, Toronto,ON-Kanada
- Mjeshtre e Madhe Lucia Martino, Presidente e Shoqates Vorea, Frasnitë, Kalabri
- Shpresa Sinani, ish mësuese, Kryetare e Gruas demokrarike Tetovë, Maqedoni
- Flora Durmishi gazetare, redaktore –Radio Kosova, Prishtine
- Myfarete Laze, Mjeshtre e madhe, Tiranë-Shqipëri
- Alida Hisku, këngëtare e mirënjohur, Gjermani,
- Valdete Berisha, Poete, Belgjike
- Dr. Zylfie Duraku, Kryetare e shoqates gruas Anima, Ulqin
- Ekspozita
- Erodita Qorkadiu-Haxhiu, Etnografe, Prishtine, Kosove
- Arjete Miftari, Skulptore, Prishtine, Kosove