• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Me At Nikolla Markun në Kosovë

May 11, 2018 by dgreca

1 ok at marku-Kosovën e sheh si një mrekulli dhe një ëndërr të realizuar…Ashtu si në ardhje, edhe në shkuarje sheshit e kudo në Prishtinë njerëzit e përshëndetnin vëllazërisht priftin ortodoks shqiptar nga Elbasani/

1 ate Marku1

-At Nikolla Marku flet me besim e mirënjohje. Tregon se në në Prishtinë ishte për vizitë mjekësore te Prof. Asc. Dr. Afrim Blyta/

2 at MarkuAt_Nikolla _Marku-Prishtine_9_Maj_2018At_Nikolla _Marku-Prishtine_9_Maj_2018-2

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

PRISHTINË, 11 Maj 2018/ Kosovën e sheh si një mrekulli dhe një ëndërr të realizuar, derisa një pasdite maji të vitit jubilar të 10 vjetorit të pavarësisë së shtetit të dytë të shqiptarëve shikonte Sheshin Nënë Tereza të kryeqytetit, Prishtinës, që kishte edhe festë për Ditën e Evropës.

I ardhur nga kryeqyteti e festës gjithëshqiptare të Ditës së Verës, Elbasani, prifti ortodoks shqiptar i kishës “Shën Mëria”,  At Nikolla Marku, pinte kafe në teracë restoranti buzë sheshi, ku e takojmë bashkë me Dr. Jusuf Telakun, i cili më kishte njoftuar në telefon për ardhjen e mikut nga Shqipëria, duke më përcjellë kështu edhe përshëndetje nga SHBA-Nju Jorku, të Dr.Gjon Buçajt, vatranit veteran, që deri vitin e  kaluar ishte edhe kryetar i Federatës Panshqiptare të Amerikës, Vatra.

“Ishim bashkë në studimet për mjekësi, në Shkup”, tregon doktori për doktorin.

At Nikolla Marku më flet me besim e mirënjohje edhe për një doktor tjetër. Tregon se ishte për vizitë mjekësore te Prof. Asc. Dr. Afrim Blyta, specialist i neuropsikiatërisë, në klinikën e tij AURA  per neurologji dhe psikiatri, në Prishtinë.

Në komunikim Dr.Gjon Buçaj më shkruante se edhe në takim e bisedë me mua si korrespondent në Kosovë i Gazetës DIELLI, At Nikolla donte të kishte rast të falënderonte për bujarinë e mjekëve  kosovarë, te cilet i kanë bërë vizitat falas.

“Vatra i kemi ndimuar At Nikolles financiarisht në të kaluarën, sepse ai nuk i është nenshtruar peshkopit grek Janullatos, duke ruejtë pavarësinë e Kishës dhe trashëgiminë e Nolit”, shkruhej në mesazh…

Këtë e dija edhe nga shkrimet e shtypit shqiptar gjatë viteve.

At Nikolla Markun e njihja kaherë nga ato shkrime për të e për qëndrimet e tij, që i ka shprehur edhe në shkrimet që ka dërguar vetë ai në organin e VATRËS – Gazetën DIELLI.

“Cila është marrëdhënia juaj me krerët aktualë të kishës ortodokse?”, ishte pyetja në një intervistë në shtypin e Shqipërisë në pranverën e para një viti-2017, në të cilën At Nikolla është përgjigjur:

“Sinodi i shenjtë i krijuar nga Janullatosi nuk e njeh ekzistencën time. Ata e quajnë Kisha Autoqefale Shqiptare, ndërsa ne e quajmë Kisha Ortodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare. Ne e quajmë të tillë sipas parimeve të Fan Nolit dhe Kushtetutës së vitit 1937, kohë kur Patriarkana njohu ortodoksinë autoqefale kombëtare shqiptare të pavarur nga kishat e tjera, sidomos nga ajo greke… Unë  nuk e njoh Janullatosin si kryepeshkop…”

Në vjeshtën e vitit 2016 shtypi shqiptar shkruante se, At Nikolla Marku, famullitari i Kishës Ortodokse Shqiptare “Shën Mëria”, në një konferencë për shtyp u shpreh se Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Serbe, Ireneu, mbajti qëndrimin e tij luftënxitës dhe shovinist ndaj kombit shqiptar dhe territorit ku jetojmë ne së bashku në Ballkan.

“Ireneu para disa ditësh tha se Kosova është plagë e hapur e Serbisë, qëndrimet e tij janë të papranueshme dhe jashtë realitetit ku jetojmë tani.

Me neveri dhe përçmim i hedhim poshtë si lajthitje dhe luftënxitëse ndërmjet njerëzve. Ne i themi Ireneut se Kosova është shtet i pavarur si gjithë shtetet e tjera të botës”,  citohej At Nikolla Marku.

Ai ka reaguar edhe pas deklaratave këtë vit të priftit malazez Radomir Nikçeviç se “Kosova është Serbi”.

“At Nikolla Marku e ka dënuar deklaratën, ndërsa ka kërkuar nxjerrjen e tij nga Shqipëria dhe ndërhyrjen e shtetit, pasi po cenohet paqja në Ballkan…

Gjatë meshës sot në Shkodër, Nikçeviç i pyetur për Kosovën ritheksoj qëndrimin e shtetit serb se ‘Kosova është Serbi’ duke ngjallur reagimin e ashpër të shqiptarëve”, shkruante media shqiptare në 7 janar 2018…

Përsëri do bisedonim për këto dhe çështje tjera në një intervistë me shumë pyetje e përgjigje që donim të zhvillonim me At Nikollën, po ai ishte i lodhur nga udhëtimi e sëmundja ndërkohë që vazhdonte kurimin sipas udhëzimeve mjekësore.

Dakordohemi që për një intervistë në një të ardhme të vijojmë komunikimin pasi të kthehet në Elbasan, për ku do niset të nesërmen herët në mëngjes, pasi të kalojë natën në hotelin në qendër të kryeqytetit, deri ku do e përcjellim, bashkë me Dr. Jusufin, i cili ishte përkujdesur edhe për akomodimin e edhe për udhëtimin e kthimit në shtëpi të At Nokollës, me veturë e shoqërim të Fehmi Bytyqit, nisur nga Prishtina, nëpër autostradë – Udhën e Kombit, që kalon nëpër qytetin e lashtë e historik të Prizrenit e portën kufitare në Vërmicë-Morin…

Duke biseduar për Prizrenin e kufirin At Nikollës i tregoi se para 22 viteve, në 18 mars 1996, në gazetën e përditshme “Bujku” në Prishtinë, që ishte gazetë e rezistencës dhe lëvizjes e luftës për liri e pavarësi, me orientim e përcaktim të fuqishëm perëndimor euroatlantik, të vetmes atëherë në Kosovë, themelues-kryeredaktor i  parë i së cilës isha, në reportazhin nga kufiri Kosovë-Shqipëri me titull “Muri ndërshqiptar si ‘fundi i botës’” botuar edhe në Shqipëri në 19 mars 1996 në gazetën Rilindja që dilte në Tiranë pas ndalimit nga regjimi okupues serb në Kosovë,  mes tjerash, kam shkruar:

“Një grup i të rinjëve dhe të rejave nga rrethi i Prizrenit, ditë më parë ishin penguar të shkojnë në Shqipëri, meqë nuk iu ishin dhënë vizat dalëse nga administrata e instaluar policore serbe në Prizren.

Qëllimi i udhëtimit të tyre në Shqipëri ishte të marrin pjesë në festën e njohur të qytetit të Elbasanit-të Ditës së Verës, Ditës së Luleve, të 14 marsit.

Donon të shihnin se si kremtohet në Elbasan e njëjta festë që është edhe në Prizren e rrethinë”.

Dhe vijojmë të flasim me At Nikolla Markun:  “Kufijtë që i kemi mes nesh nuk i vendosëm vetë ne shqiptarët…po do i bëjmë të lirë e të hapur…”

Ashtu si në ardhje, edhe në shkuarje sheshit e kudo në Prishtinë njerëzit e përshëndetnin vëllazërisht priftin ortodoks shqiptar nga Elbasani.

Dhe përshendetemi me urimin: Natën e mirë dhe rrugë të mbarë në udhëtimin që do kalojë kufirin që nuk është e nuk do të jetë më kurrë si ishte i ndalur e i hekurtë dhe në një të ardhme mund të mos jetë më fare kufi mes shqiptarëve…

Pasi urojmë At Nikollën ecim edhe ca sheshit në mbrëmje me Prof. dr. Jusuf Telakun, për të cilin ka kohë kemi lexuar se ishte nismëtari i themelimit dhe kryetar i parë i Asociacionit të Psikiatërve të Kosovës…

 

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, Me At Nikolla Markun, ne Kosove

Artikujt e fundit

  • Truri dhe kozmosi
  • DIAMANTËT E FESTIVALIT
  • Ta ruajmë, ta flasim dhe të na rrojë në jetë të jetëve gjuha jonë e bukur dhe hyjnore shqipe
  • Në ditën e lindjes së Heroit, Fehmi Lladrovci
  • The White House issues a Prayer for Peace Proclamation on Memorial Day
  • Pikniku i parë shqiptar madhështor në Staten Island, New York
  • DUKE PRITUR TË HËNËN E MEMORIES – ABDULLA RAMI – PËRTEJ HARRIMIT
  • Unioni i Gazetarëve Shqiptarë apel organizatave ndërkombëtare të gazetarëve për kërcënimet ndaj gazetarëve në detyrë në Kosovë
  • QEVERIA RAMA KAP GJITHÇKA, DO TË KONTROLLOJË EDHE KËRKIMIN SHKENCOR
  • Frank Shkreli merr titullin ‘Qytetar Nderi’ i Malësisë së Madhe
  • Zgjedhjet piramidë dhe Shkodra
  • KUSH ËSHTË ABDULLAH RAMI?
  • Koncerti Panshqiptar Shpalos Bukurinë e Muzikës së të Gjitha Trevave
  • “Përtej harrimit” dhe përkthimi i “Shekspirit” të Hygoit, një përpjekje në rimëkëmbjen historike të kujtesës sonë të përbashkët
  • Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT