Elvir “Kosova Kids” Muriqi, thotë se u premton fansave të tij dhe publikut shqiptar se është ai është i përgaditur mirë për këtë meç dhe beson se do t’ja dalë me fitore…..! /
NGA BEQIR SINA, New York/
NEW YORK CITY : Mbas një shkëputje të gjatë, kampioni i boksit Elvir Murqi aka Kosova Kid, nesër të premten, më 31 janar 2014, në prag të SuperBowl kët fundjavë, do të marrë pjesë në meçet e njohura në kanalin televizivë sportiv kombëtar në SHBA, në ” ESPN – Friday Night Fights” në një “Superboksim”. Ngjarja do të zhvillohet në Richard J.Codey Arena, në WestOrange, New Jersey. Elvir Muriqi (40-5, 21KO-së)është duke “luftuar” për tju rikthyer lavdisë së tij dhe fitoreve të zëshmë në arenën e boksit, mbas një periudhe realativishtë të gjatë në njëdritë me ngjarje me peshë në kategorin e rëndë me 10-të rounde. I njohur si “KidKosova” në rangun e listës së kampionve të boksit në Shtete e Bashkuara ku ai jeton prej vitesh, Elviri do të boksojë në skenën e ringut botërorë kundërboksierit me nofkën “Sallaksin – Southpaw” 27 – vjeçarin Australian Blake Caparello ( 18-0 , 6 KOS ), i cil ka zvendësuar hungarezin ZsoltErdei, i cili u tërhoq për arsye personale një ditë para vittit të ri.
Gazeta jonë bisedojë drejtpërsëdrjeti në rrjetin social facebook mbrëmë me kampionin e boksit, Elvir Murqi aka Kosova Kid, rreth meçit të rradhës:
Ne e pyetëm Elvirin, se “Përse një shkëputje kaq e gjatë e juaja ? çfarë ka ndodhur me Ju?A e dëmton formën tuja gjithë kjo pauz pa boksuar ?” Dhe ai tha se :” Po jam duke i ndier veten në formë të mirë – dhe jam shumëmirë i përgaditur për metçin e rradhës….”
Dhe se vërtet është ashtu si thoni ju se kam pasë një shkëputje të gjatë dhe kjo e dëmton formën e çdo boksieri kur kalon një pauz pa boksuar! Por fatmirësisht megjithëse nuk kam qen shum aktiv, por kam kam boksuar të paktën 1 herë në vit në vitet e fundit ! për të ruajtur formën time sportive.
Më tej ai tha se më duhet të sqaroi për fansat e mi dhe publikun se problemi ka qen tek promoterat e mi të cilët deri tash “nuk më kan lejuar që të boksoi me çfarëdolloj bokserit në New York. Për çka edhe Komisjoni Amerikan i Boksit, e ka të përcaktuar në rregulloren e vet se boksier i nivelit (si jam unë me këtë rast ) duhet që të boksoj vetëm me boksiera të mirë të nivelit( tim ), dhe të listuar në rangun e boksierve Amerikan.
Mirëpo, thotë Miriqi :”Kështuqë, ka edhe probleme të tilla “kur nuk të pagujn as mua dhe e as kundërshtarin pra boksjerin tjetër, mirë, nuk mundet me u mbajt një meç, dhe kjo ka qenë edhe një arsye tjetër, pse unë nuk kam qen aktiv kohë të fundit, sqaron bokseri kosvar në Amerikë Elvir Muriqi.
Ndërkohë, ai flet edhe për meçin e nesërm, për atë sesi kan shkuar përgatitjet për duelin me kundërshtarin e rradhës, të cilat ishi parashikuar për me boksierin hungarez Zsolt Erdei, por ai u tërhoq në “minutat e fundit” dhe si e vlerëson duelin e nesërm në krahasim me duelet e tjera? Pra, Cili është synimi për të Premten?
Muriqi tha se : Po tash për këtë të premte(pra nesër) kam një meç të cilin e kam pas me boksu me hungarezin Zsolt Erdei, si e cekët edhe ju më lart, po ai vet është tërhequr nga meçi qysh 1 ditë para vitit të ri(30 dhejtor 2013). Dhe, tash unë do të po boksoj me nji boksjer nga Australija(me “Sallaksin – Southpaw” 27 – vjeçarin Australian Blake Caparello ( 18-0 , 6 KOS ), që rekordin e ka me 18 fitore e as nji humbje.
Në fund të bisedës kampioni i Boksit – Elvir “Kosova Kids” Muriqi, thotë se u premton fansave të tij dhe publikut shqiptar se është ai është i përgaditur mirë për këtë meç dhe beson se do t’ja dalë me fitore…..!
Dan Rafael një gazetar i kanalit sportiv ESPN, shkruan për meçin e Muriqit se ai e ka gjetur tashmë kundërshtarin:
Sipas tij, pra, kur Erdei ishte caktuar të përballej me Elvir Muriqin, në 31 janar në një deklarim në ESPN2 ” Friday Night Fights ” ngjarja kryesore në East Orange, New Jersey, asnjeri nuk e priste se çfarë do të ndodhte !.
Të premten (31 dhjetor 2013) ,Erdei u tërhoq nga meçi i planifikuar . Erdei thuhet se është larguar edhe nga luftimet e tjera në vitet e fundit .
Arsyeja e tij këtë herë ? çështje e vjetër e “gatishmërisë” – ” çështje personale . ”
Promotori i Muriqit- sipas Dan Rafael një gazetar i kanalit sportiv ESPN, zoti Lou Dibella ishte në kërkim të një kundërshtari për zëvendësimin për të përballuar Muriqin dhe i tha ESPN.com se Muriqi ( 40-5 , 24 KO ) me siguri do të përballet me “Sallaksin – Southpaw” 27 – vjeçarin Australian Blake Caparello ( 18-0 , 6 KOS ), me të cilin Diballa tha se ai ishte shumë afër nënshkrimit .
Caparello , që kurrë nuk ka luftuar jashtë Australisë , prek kur mori një vendim fitore në 2012 kundër Aaron Pryor Jr, në meçin e tij të fundit ,
Sa për Zolst Erdei ( 33-1 , 18 KO ) , 39 vjeç, të Hungarisë ,Dan Rafael një gazetar i kanalit sportiv ESPN, shkruan se ai ka qenë shumë aktivë , megjithëse dy vitet e fundit pjesërisht ai është larguar nga ringu dhe ishte gjithashtu në një “pension” të shkurtër .Ai boksoi vetëm një herë në vitin 2010 dhe 2011 dhe nuk boksojë fare në vitin 2012 .Në vitin 2013 , ai pësoi humbjen e tij të parë , me një vendim – fitore ndaj Denis Grachev në gjysmëfinalet e turneut Super Monaco Four .
” Zolst Erdei tha se ai kishte probleme familjare , por kjo [ për t’u tërhequr nga meçet e tij ] ka qenë një çështje më shumë për të , ” tha Dibella , promotori i Erdei -së . ” Ai me këtë e ka vën karrierën e tij në dyshim . Ai ka bërë këtë edhe më parë , herë të shumta dy viteve të fundit . Unë mendoj se zëvendësimi i tij për meçin me Muriqin do të jetë Caparello . Unë jam duke nënshkruar atë . Ai ka të dhëna të mira boksieri , grushton pa pushim , jep grushta në shumë kënde dhe është një boksier i mirë . Ai gjithashtu ka disa fitore të mira . ” shkruan Dan Rafael një gazetar i kanalit sportiv ESPN.
Biografia Elvir Muriqi :
Elvir Muriqi ka qenë një fëmij luftarak, në Pejë, si i mitur fillon me sportin luftarak, në Kikboks afrimohet shumë shpejt, ndërsa në vitin 1997 emigrohet në Amerikë. Atje fillon me boks, zhvillon 10 luftra amatore, pasi fitoj edhe trofeun e artë në “Golden Gloves” ishte i bindur së duhet të bëhet profesionist dhe e bën këtë hapë të rëndësishëm pa humbur shumë kohë.
Lufta debutuese ishte me 19.06.1998, të cilën e fitoj me KO në raund të parë. Elviri kishte fatin të njoftonte ish-trajnerin e Mike Tyson, të famshmin Teddy Atlas dhe ai u mahnit me talentin dhe vullnetin e Kosovarit. Këta të dy filluan bashkpunimin dhe Muriqi zhvilloj shumë luftra në peshën gjysme të rënd për një kohë të shkurt dhe gjithnjë me sukses. Po në New York iu vendos edhe pseodonimi Muriqit, aty pranë disa këshilltarëve u përmend emri “Kosova Kid” dhe pasi që ky pseodonim u përmend, Elviri menjëherë e pranoj dhe kështu u bë i njohur në Amerikë si “Çuni Kosovar”.
Karriera e Muriqit deri në vitin 2004 shkëlqente dhe ai nga lufta në luftë ishte gjithnjë më i mirë, derisa Muriqi e ndërpreu bashkpunimin me trajnerin Atlas, kaloj ne klubin Don King Promotion, i humbi 2 luftra dhe pauzoj një vit të plot. Në Janar 2006 u bë e njohur se Eliviri kishte nënshkruar për një Klub serioz në SHBA i quajtur “Starboxing”.
Këtu Muriqi e gjen fatin e tij dhe i rikthet Ringut me sukses, ushtrohet nga trajneri Colin Morgan i cili ka nxjerr shumë kampion bote në boks dhe ia arrin të luftoj me 9 Qershor 2007 kundër legjendës e e peshave gjysëm të rënda, Antonio Tarver.
Tarver njifet edhe nga Filmi Rocky VI, ku luan rolin negativ karshi Rocky Balboa. Në ketë dyluftim madhështor me legjenden Tarver, Muriqi qendroj 12 raunde dhe luftoj burrërisht, kështu që Tarver nuk fitoj bindshëm – një fitore për Muriqin apo sepaku një barazim ishte më e drejt sikur fitorja për Tarver, mirëpo lufta u zhvillua në SHBA dhe natyrisht se Tarver ishte favorit i shikuesve vëndas.
Ndërkaq, në Janar të vitit 2008, Elvir Muriqi rikthehet në ring dhe fiton me nokaut në raund të katërt kundër Jameel Wilson, kështu e bindi njëren ndër katër organizat më të mëdha në botë (IBF) për t´i dhënë një luftë eliminuese për këtë titull. Lufta ishte me 14 Shkurt 2009 në Angli kundër Clinton Woods, këtë luftë e fitoj vëndasi Woods me poena mbi 12 raunde.
Me datë 18 Prill 2009 Elvir Muriqi zhvilloj një luftë në Prishtinë në një eveniment të madhë të boksit, kundër boksierit rus Oleksandr Garashchenko i cili disa vite më parë kishte mposhtur Muriqin me poena. Muriqi e fitoj këtë duel në Prishtinë bindshëm dhe arriti kështu të ti revanzhohet boksiert rus dhe ti tregoj se humbja e Muriqit në takimin e parë ka qenë e padrejt për “Kosova Kid”.
Emri: Elvir Muriqi
Datëlindja: 29.04.1979
Vëndlindja: Pejë, Kosovë
Vëndbanimi: New York, SHBA
Profesionist prej: 19.06.1998
Trajnier: –
Promotor: Don King Promotions
Rekordi: 40 Fitore (24 KO), 5 Humbje
Gjithsejt: 45 Meçe