BEOGRAD- Në pesë vitet e fundit, pozita e 1,85 milionë serbëve në rajon, duke mos llogaritur Rumaninë dhe përmirësimin e vogël në Hungari, po bëhet gjithnjë e më e keqe, kanë tërhequr sot vërejtjen përfaqësues të Napredni klub-it duke prezantuar raportin e tyre pesëvjeçar për të drejtat e serbëve, njoftojnë media të Beogradi.
Kryetari këtij klubi Çedomir Antic ka konstatuar se përkeqësimi i pozitës së serbëve në rajon është pasojë e përpjekjeve që të eleminohet Republika Sërpska, fakti se Mali i Zi është buzë falimentimit, se në krizë kushtuese ndodhet Maqedonia dhe se Kroacia ka hyrë në BE. Ai ka shtuar se serbët po nxiten që të marrin pjesë institucionet e Kosovës, ata nga viti i ardhshëm nga “Napredin Klub do të trajtohen edhe në “Kosovo-UNMIK”.
Në raportin e këtij klubi theksohet se në Shqipëri ekziston vazhdimësia në mosrespektimin e të drejtave, siç thotë klubi, të 30 mijë serbëve në Shqipëri që nuk e kanë statusin e minoritetit nacional, madje ata janë edhe pa të drejtën që t’i dealbanizojnë emrat.(Balkanweb, 5 gusht 2013)