• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova, shembulli më i mirë i reagimit të NATO-s

November 14, 2017 by dgreca

-Konferenca rajonale për NATO-n dhe Ballkanin Perëndimor zhvilloi punimet në Prishtinë/

1 Nato me Ramush1 ramush NATO1 Veseli11 Pacolli NATO

-Forcat e Armatosura të Kosovës do krijohen në partneritet të plotë me SHBA-në dhe NATO-n/

-Në Prishtinë nesër zhvillohet ceremonia e ndërrimit të komandës së KFOR-it/

-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/

PRISHTINË, 14 Nëntor 2017/ Në Prishtinë zhvilloi punimet konferenca rajonale e sigurisë “NATO dhe Ballkani Perëndimor: Dinamikat rajonale në periudhën e sfidave globale të sigurisë”.

Pjesëmarrës në konferencë ishin krerët më të lartë të institucioneve të Republikës së Kosovës, përfaqësues të lartë të NATO-s, mes të cilëve Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Diplomaci Publike, Tacan Ildem, i cili theksoi se  NATO punon me të gjithë në rajon për të ruajtur sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Në konferencën dyditore morën pjesë edhe ekspertë rajonalë e ndërkombëtarë.

Në hapjen zyrtare të konferencës dje në mbrëmje Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi tha se Kosova ishte shembulli më i mirë i reagimit të NATO-s ndaj sfidës më të madhe të sigurisë në atë kohë në Evropë.

“KFOR-i, i cili është garant i stabilitetit në Kosovë, është misioni më i suksesshëm i paqës në botë për dekada me radhë. Kosova sot është një shtet stabil, i qëndrueshëm dhe me synime të qarta”, theksoi ai.

Duke folur për procesin e transformimit të FSK-së, Presidenti ka paralajmëruar se, duke siguruar mbështetjen për ndryshimet e Kushtetutës për transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kosova në partneritet të plotë me SHBA-në dhe NATO-n, do t’i krijojë Forcat e Armatosura të Kosovës.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se Kosova e meriton të anëtarësohet sa më shpejt në NATO.

“Ne duam dhe e meritojmë të anëtarësohemi sa më shpejt në NATO. Pra ne jemi me NATO-n. Ne duam NATO të qëndrojë në Kosovë. Ne kemi të drejtë dhe po bëjmë të gjitha përpjekjet për të themeluar Forcat e Armatosura të Kosovës. Ne synojmë që brenda kësaj dekade pra, deri në vitin 2020 të arrijmë fazën e dialogut, pra ta përmbyllim anëtarësimin në NATO”, theksoi ai.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se kontributi i Kosovës për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare i kalon kufijtë e rajonit.

“Në këto pak vite të ekzistencës si shtet i pavarur dhe sovran, Kosova ka treguar përkushtim dhe efikasitet të vlerësuar, brenda Aleancës globale kundër terrorizmit dhe kërcënimeve që vijnë prej ideologjive që e ushqejnë atë. Ne kurrë, as nuk kemi qenë, e as nuk do të lejojmë që territori ynë të shërbejë si burim frymëzimi apo rekrutimi për grupet ekstremiste”, theksoi ai.

Zëvendëskryeministri e ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, tha se Kosova ka nevojë për një rrugë të qartë drejt BE-së dhe NATO-s.

“Ne të gjithë duhet ta njohim përparimin e rëndësishëm që ka bërë rajoni në dy dekadat e fundit, lloj i përparimit që do të ishte i pamundur pa perspektivën e NATO-s dhe BE-së në tryezë. Ato janë dy anët e së njëjtës monedhë: stabiliteti që sjell anëtarësimi në NATO, rritet dhe sigurohet më tej me procesin e transformimit të reformave të BE”, u shpreh ai.

Në këtë konferencë ka folur edhe Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Diplomaci Publike, Tacan Ildem.

“Është shumë me rëndësi dhe NATO-ja i mbështet përpjekjet për dialogun e lehtësuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës”, tha ai.

Lidhur me transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në ushtri, Ildem theksoi se kjo duhet bërë përmes ndryshimeve kushtetuese.

Ai ka folur edhe për të ardhmen e rajonit. “Ne mbështesim aspiratat euroatlantike të popullit në rajon dhe besojmë fuqishëm se vlerat demokratike, sundimi i ligjit dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore nuk janë luks, por parakushte për paqe dhe zhvillim”, tha Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Diplomacinë Publike, Tacan Ildem.

Forca paqeruajtëse e NATO-s në Kosovë, KFOR ka nis misionin në pranverën e vitit 1999, komandant i parë i saj ishte gjenerali britanik, Michael Jackson.

Në selinë KFOR-it, kampin “Film City”, në Prishtinë nesër zhvillohet ceremonia e ndërrimit të komandës ndërmjet komandantit në largim gjeneral majorit Giovanni Fungo dhe komandantit të ardhshëm të KFOR-it gjeneral majorit Salvatore Cuoci, ku do jetë i pranishëm edhe komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta në Napoli, Admirali James G. Foggo III.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Behllul Jashari, kosova, me i mire i NATO-s, SHEMBULLI

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT