• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

1945… ME KÉ ISHIM NÉ ?

October 3, 2015 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI*/

   Jo, po: a s’ desht djalli Shqipni?/

Jo, po: a s’ desht hasmi Shqiptarë?/

Qé, pra, sot po ka Shqipni;/

Qé, pra sot po ka Shqiptarë./

Jo, po: ka Shqipni, per Zotin!/

Ka Shqiptarë, qi n’ qark agzotin (barutin)/

Ata e bajnë për‘i  kurrgjasend./

■Shumë vite perpara kam lexue këte pjesë të një poezisë së At Gjergj Fishtës O.F.M., Poetit tonë Kombtar, me titull: “Shqipnia e lirë”, e shkrueme në vitin 1921…

■Në muejn Shkurt 1945, në Jalta, u zhvillue Konferenca e njohun e “tre të mëdhejve”, ku u vendos “fati” i Botës së “Lirë” mbas Luftës së Dytë Botnore, nga Stalini, Rusvelti dhe Çërçilli, që njiheshin si “fitimtarë” e ndonjeni… edhe “çlirimtarë”!!

Vuna të parin Stalinin, mbasi ky i mori dy titujt të “fitimtarit dhe çlirimtarit” ndersa, per né “shqiptarët” me që na solli me anen e “shokut” Tito edhe Partinë Komuniste, që sot po “ringjallet” edhe njëherë, komunistët e thërrisnin “baba Stalin”, se kështu mësuene nga “nënat e tyre”…Mandej, per ma hollë mund ta lexoni tek libri Enverit “Me Stalinin”!

■Vendimet e Jaltës, Shqiptarët nuk i patne mësue asnjëherë! Jam i sigurtë se shumica e tyne nuk i di as sot. Misionet e anglo – amerikanëve u sollën edhe pak muej në “atë copë Shqipni” të viteve 1913, e pluhnosën me DDT per me mbytë morrat e “çlirimtarëve”, dhe ikën nga kishin ardhë… tue na lanë “të lirë” nen diktaturen sllavokomuniste të Titos.

■Tito ishte shumë i knaqun me marrjen edhe njëherë të Trojeve Shqiptare, që Italia ua pat marrë në vitin 1941…Kështu, në Shqipninë e cungueme të 1913, ai la me qeverisë edhe njëherë si në 1925, si pat veprue Pashiqi me Zogun, anadollakun Enver Hoxha, po këte herë, me aprovimin e rusëve dhe anglo – amerikanëve, që u interesonte një Ballkan i pushtuem nga sllavokomunizmi, i shkëputun perfundimisht nga Europa Perëndimore.

■Edhe Greqia kishte pikpamje komuniste, me të cilat pajtohej Çerçilli… Ndersa, Turqia ishte shumë e knaqun me Xhamijat në qender të Tiranës, Prishtinës e Shkupit.

■Stalini kishte realizue një shtrimje të madhe dhe nuk i mbetej tjeter veç sllavizimi.

Ato pak Xhamija nuk i prishnin punë, mjafton që shpejtë filloi lufta kunder Katolikëve!

■Në Janar të vitit 1945 organizohet pushtimi i Maleve të Veriut, me luften kunder Heroit Kelmendit Prekë Cali, dhe vrasje të 118 Burrave të Atyne krahinave, trupat e të cilëve hudhen nder prroje e lumej… U digjen kullat dhe u plaçkiten bagëtia dhe bereqeti…

Vriten…ish oficerë, intelektualë, ish qeveritarë e malësorë të ngujuem nder shpella.

■Fillojnë arrestimet, torturat, masakrat dhe pushkatimet e Klerikëve Katolik Shqiptar!

Vrasja e Klerikëve Shqiptarë At Leonard Tagaj, Don Lazer Shantojes, Don Ndre Zadejës, Don Mark Gjanit, At Papa Pandi, dhe arrestimet e At Gegë Lumaj, At Dioniz Makaj, At Giakomo Gardin, xhakonit Gjergj Vata, Famullitarit të Shkodres Don Mikel Koliqi, Don Nikoll Kimza… mbrenda vitit 1945, janë shpata stalinjane kunder Katoliçizmit tek né!

■Në muejn Shkurt 1945, fillon “idea” e Stalinit, ose ma mirë me thanë mashtrimi per “zgjedhje të lira dhe të drejtën e vetvendosjes në zonat e lirueme”, pra ishte ajo kohë kur ushtria sovjetike i kishte pushtue të gjitha ata shtete dhe Stalini, propozoi edhe “Qeveri Demokratike në të gjithë Europën Lindore, të daluna nga zgjedhjet e Lira!” Pikrisht, kur ushtria sovjetike vazhdonte marrshimin dhe pushtimin e Tokave të tjera drejtë Elbës.  Provë e mashtrimeve të Stalinit për ata “premtime” ishin zgjedhjet që po përgatiteshin në Jugosllavi, dhe në shtetin e varun prej saj në Shqipninë sllavokomuniste.

Stalini zgjodhi dy shtete që nuk ishin çlirue nga ushtritë sovjetike, po influenca e tij ishte vendimtare në zgjedhjen e Titos e Enver Hoxhës, në këto “zgjedhje të lira e bolshevike”!

Stalini, jo vetem, nuk lejoi zgjedhje të lira, po edhe perforcoi poziten e partive komuniste në të gjitha shtetet ku kishte kjoftë edhe vetem një ushtar sovjetik, ndersa, nga pikpamja e tyne “demokratike”, ata ishin dhe mbeten deri diten e fundit “parti staliniste”…

■Eksperimentet e Fuqive të Mëdha gjithmonë zbatohen me shtetet e vogla. Mandej, ata aplikohen nder shtetet ma të mëdha derisa arrihet edhe skllavizimi i Popujve të tyne.

■Shqipnia asht shteti i parë që vetizolohet dhe shkëputet nga Europa Perëndimore.

■Të gjitha ata veprime të vitit 1945 në Tiranë, udhëzohen dhe zbatohen nga konsulentët e kudondodhun të shtetit jugosllav komunist, që drejtohej nga “bolsheviku” Tito.

■Me daten 21 Prill 1945, pabesia e qeverisë komuniste të Tiranës fillon me “marrdhanjet e mira me Vatikanin”. Para se të shkonte në Romë Delegati Apostolik Imzot Leone G.B. De Nigris, qeveria e re shqiptare i njofton se “mardhanjet me Vatikanin do të jenë të mira, dhe se Kisha Katolike në Shqipëri do të ketë liri të plotë.” Në fillim të muejt Maji 1945, Imz. De Nigris vjen në Tiranë, dhe nuk lejohet me shkue në Shkoder. Detyrohet me qendrue në hotel “Dajti” në Tiranë, ku takohet me Don Tomë Lacen dhe Don Mark Hasin, len porositë e veta, ngarkon me detyren e Regjentit të Delegacionit Apostolik në Shqipni Imzot Frano Gjinin, dhe largohet në afatin e caktuem nga qeveria e Tiranës.

■Me 24 Maji 1945, qeveria e Tiranës njofton Vatikanin se Imz. De Nigris nuk mund të vijë në Shqipni, si “persona non grata” dhe se “Delegati duhet të jetë Shqiptar…”

■Kjo sjellje e Enver Hoxhës, ishte një garanci per qeverisje antikatolike per Jugosllavinë.

Mardhanjet me Vatikanin u prenë perfundimisht deri në vitin 1991, kur në Shqipni erdhi At Pietro Maione dhe me 21 Mars 1991, zv. Ministri Imz. Klaudio Çeli, i cili vizitoi edhe Shkodren, po në mënyrë të veçantë Ai më ka shpreh sigurinë e fitores te BSPSh Shkoder.

■Me daten 7 Shtator 1991 Shqipnia dhe Vatikani rivendosin mardhanje diplomatike në nivel Ambasadash. Vizita e Papës Gjon Pali II dhe Nanë Terezës me 25 Prill 1993, ishte një valvitje e Lirë e Flamurit Gjergj Kastriotit, per herë të Parë mbas vitit 1468…

■Veprimet e ngjashme të qeverisë së Edi Ramës në 2015, ngjajnë me “një Parathenje” të persëritjes së shumë veprave antishqiptare dhe antieuropjane të 70 vjetëve perpara!

■Mos të harroj… A e dini si mbyllet ajo poezia naltë:

Por, po ndodhi se vjen dita,

Qi me faj Shqipnin e darni, (e humbni)

                                              Qi e Lirisë u erret drita

Edhe m’ t’ huejë Atdhéun e mvarni

A per pare a marri tjera,

Si nder kohë, qi shkuen, atëhera,

U marroftë i Madhi Zot!

        Melbourne Tetor 2015.

Filed Under: Histori Tagged With: ... ME KÉ ISHIM NÉ ?, 1945, Fritz radovani

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT