BRUKSEL– Lojtari i ”Manchester United”, shqiptari Adnan Januzaj zgjodhi të jetë në dispozicion të ekipit kombëtar belg të futbollit, njoftoi sot në Twitter, Marc Wilmots, trajner i ”Djajve të kuq”. ”Mora konfirmimin zyrtar të Adnan Januzajt për t’u vënë në dispozicion të ekipit kombëtar belg”, deklaroi Wilmots. “Ky është një lajm i mirë që marr nga një lojtar i talentuar”, shtoi ai. Dy muaj nga fillimi i Kampionatit Botëror të Futbollit në Brazil, Adnan Januzaj, 19 vjeç, kishte mundësinë të zgjidhte ndërmjet Shqipërisë, Turqisë, Serbisë, Kosovës dhe të Anglisë.