Ditën e e Dielë më 30 Gusht në Malin e Dajtit në Tiranë për të 12 vit rradhazi u mbajt aktiviteti i krahinës së Bytyçi me temë: “FESTA E PLISIT TË BARDHË”. Kjo shoqatë mbarëkombëtare udhëhiqet nga av. Agron Isa Gjetia dhe organizon çdo vit takim të brezave nga krahina e Bytyçit. Në festë morën pjesë shumë Bytyças nga Shqipëria, Kosova dhe Diaspora, por ashtu sikurse thuhet në traditën e popullit të Bytyçit që është shquar për bujari se “kur vjen miku gëzohen edhe trarët e shtëpisë”, më të drejtë theksojmë se vitalitetin e sajë e shtuan miqtë dhe mysafiret e shumtë qe erdhën jo vetëm nga Malësia e Gjakovës, por edhe nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, Maqedonia, Dibra e Madhe, Amerika, Kanadaja, Greqia, etje.
Në aktivitet morën pjesë grupe të ndryshëm të muzikës dhe valleve popullore. Më tej aktiviteti vazhdoj me ndarjen e Mirënjohje, ku midis figurave të njohura të jetës kulturore, humane dhe kombëtare nga Maqedonia u vlerësua biznesmeni i njohur nga Dibra e Madhe, Ibrahim Kolari. Z.Kolari u propozua për mirënjohje nga Shoqata Kulturore dhe Humanitare Programi Unik Shqiptar në Maqedoni, me motivacionin: “Për Kontributin e Dhënë në çështjen Kombëtare, duke ndihmuar financiarisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në ndërtimin e disa shkollave, kulteve fetare, duke financuar bursa për studentët, për botimin e veprave të ndryshme, etj”.
Bizesmeni dibran Ibrahim Kolari prej 14 vitesh ka hapur një biznes të tij në Dibër ku ka financuar mbi 2 milion dollarë. Ai në vitin 2013 ishte kandidat i pavarur për Kryetar i Komunës së Dibrës, edhe pse humbi ai mundi të marri rreth 1.500 vota, duke u rradhitur si forcë e dytë në këtë komunë.(A Llalla)