• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VERA ISTREFAJ: UROJ E SHPRESOJ QË TË KETË MË TEPËR VËMENDJE PËR LETËRSINË, ARTIN E KULTURËN!

June 29, 2014 by dgreca

Nga: Prof. Murat Gecaj/
1.Nga leximi i një jetëshkrimi për ty, jam njohur me disa fakte…A mund t’i informojmë edhe lexuesit, shkurtimisht?
-Po, patjeter… Kam lindur në Kukës dhe këtu kam mbaruar gjimnazin, nė vitin 1994. Jam diplomuar në shkencat humane dhe studimet master i kam kryer në fushën e drejtësisë. Jam e martuar, nënë e dy djemve,Veronikut 18-vjeçar dhe Klevisit 14-vjeçar. Jam juriste në profesion dhe punoj në administratën publike, këtu në qytetin e lindjes.
2.Krahas punës së përditëshme, je dhe mjaft aktive në veprimtari të ndyshme shoqërore…Cilat janë ato, më kryesoret?
-Kam marrë përsipër që të jem avokate, në mbrojtje të të drejtave të njeriut, kryesisht të grave dhe vajzave, gjë që më sjell mjaft kënaqësi, pa prjashtuar shqetësimet e njohura. Në këtë kuadër, jam drejtore Ekzekutive e Qendrës së Këshillimit të Grave dhe Shërbimeve Sociale, si dhe koordinatore e rrjetit “Barazi në vendimmarrje”, për qarkun e Kukëst. Si veprimtare e shoqërisë civile, kam një përvojë 20–vjeçare.
Kënaqësi e veçantë për mua ishte ceremonia e vitit 2009, në Tiranë. Aty u përzgjodha një nga 10 njerëzit më me ndikim në bashkësi, në shkallë kombëtare.
3.Qyteti i Kukësit është afër Prizrenit e Gjakovës dhe tërë Kosovës…Çfarë lidhjesh ke me bashkatdhetarët tanë atje, si në fushën e krijimtarisë dhe të veprimtarive shoqërore?
-Përherë jam në bashkëpunim me ta, për çeshtje të letërsisë, artit, kulturës e më gjerë. Pika doganore e Morinës nuk na pengon aspak, që të ecim në të njëjtat rrjedha. Kur më nderuan e më dhanë çmimin e parë, në Akademinë Letrare “Esat Mekuli”, përfundimisht m’u rrënjos mendimi, se jemi “një”.
4.I kaluam, si pa dashje, tri pyetje dhe dikush mund të mendojë se e “harruam” krijimtarinë tënde…Por, jo! Pra, kam dijeni se, deri tani, ke publikuar katër libra me poezi. Cilët janë ata dhe tematika e tyre, sigurisht shkurt?
-Që në vegjëli kam botuar vjersha e skica, në revistat dhe gazetat e kohës. Ndërsa në vitet e fundit i kam mbledhur poezitë e mia në 4 libra, përveç një almanaku të botuar më 1991, ku jam perfaqësuar me 76 poezi dhe një ese.
Titujt e vëllimeve poetike janë: “Shiu i fundit”(Prizren 1999), “Nënqeshja e ëmbël” (Prizren, 2001 ), “Në akuj digjem”(Prishtine 2003) dhe “U jepem udhëve”(Prishtine 2005). Tematika kryesore e tyre është “gjerdani” i problematikave të ditëve të sotme, si dhe ndjesive, mendimeve dhe emocioneve femërore.
5.Po, libra të tjerë në “sirtar” ose dorëshkrim a ke, cila është përmbajtja kryesore e tyre dhe kur mendon që t’i publikosh?
-Se shpejti do të dalë në qarkullim një vëllim lirikash dhe më pas, në vjeshtë, një tjetër vëllim poetik. Pavarëisht të gjithave, (ndoshta, po e them pa modesti), para lexuesve do të jetë sërish: Vera, e thjeshtë, delikate në dukje, nën peshën e mendimeve dhe emocioneve të forta, nën mantelin e jetës si femër, grua, nënë e veprimtare shoqërore, përballë sfidave të kohës.
6.Jemi nga një qark, pra unë nga Malësia e Gjakovës (Tropoja) dhe ti nga Kukësi…Çfarë mund të tregosh për krijuesit e kësaj treve, sidomos për koleget e miket shkrimtare, poete e artiste?
-Me kënaqësi mund të them se, tashmë, ka çfarë flitet për letërsi e arte edhe në Qarkun tonë, Kukës. E kam fjalën për dukuri të reja stilistike dhe për më tepër mund të flitet për një letersi edhe me mjaft autore femra, si në poezi e prozë. Duke kërkuar ndjesë, që nuk mund t’i përmendi të gjitha këtu, psh, në rrethin e Tropojës janë të njohura krijueset: Brunilda Zllami, Nafije Salihaj, Enkelejda Tahiri, Pranvera Gjoni, Migena Ramaj, Elona Zhana, Valbona Hykaj, Fatjona Geci, Zyra Ahmetaj etj.; ndërsa në Kukës e Has: Nermin Spahiu, Zaide Noka, Haxhire Haxhiu, Majlinda Palushi, Sabajeta Peposhi, Ganimete Thaçi etj.
7.Besoj, erdhëm në fund të bisedës sonë dhe të falënderoj për përgjigjet tua, të shkurtëra, por domethënëse! Po, a ke merak të shtosh ndonjë gjë tjetër?
-Gjithmonë dua ta nënvizoj, pra dhe me këtë rast, në mbyllje të bisedës sonë: Uroj e shpresoj që të ketë më tepër vëmendje për letërsinë, artin e kulturën nga ata, që i paguajmë me taksat tona, edhe në tërë qarkun e Kukësit!

Filed Under: Kulture Tagged With: ARTIN E KULTURËN!, E SHPRESOJ QË TË KETË, MË TEPËR VËMENDJE, Murat Grcaj, per Letersine, VERA ISTREFAJ: UROJ

Artikujt e fundit

  • IRONIA DHE STILI NË DEBATET MES NOLIT DHE KONICËS 
  • MËRGIM XHEVAT KORҪA, IN MEMORIAM
  • Ardita Statovci, pedagoge pranë “Washington Conservatory of Music”: “Muzika është gjuhë universale që të mundëson ta prezantosh një copëz të identitetit e kulturës së vendit tënd në çdo anë të botës”
  • Përkujtojmë sot në përvjetorin e ndarjes nga jeta Fan Stilian Nolin, një figurë themelore të historisë dhe kulturës shqiptare
  • Festohet bukur 7-8 Marsi në Fialdelfia nga shoqata “Bijtë e shqipes”
  • Përtej mitit: identiteti si vetëdije shoqërore
  • Harmonia fetare në imazhin e një pulle postare
  • Mirash Ivanaj, 12 mars 1891-22 shtator 1953
  • Ramazani, tradita shqiptare e mikpritjes dhe harmonia ndërfetare
  • “Ajatollahu, fati i çdo sundimtari gjakatar”!
  • Departamenti i Shtetit ka publikuar një rregull përfundimtar për të ndryshuar Programin e Vizave të Imigrantëve të Diversitetit (“Programi DV”) që hyn në fuqi më 10 prill 2026
  • 50-VJET SHQIPËRIA PRITI!
  • Gjon Buzuku, nga cikli “Humanistë të hershëm shqiptarë shek XV-XVIII”
  • DIELLEZIM VLERASH PATRIOTIKE NE KUJTIM TE FAMILJES JASHARI NE FIRENCE ITALI
  • Zef Kolombi, mjeshtri i penelit dhe ngjyrave, një dritë e pashuar e artit shqiptar

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT