Ta pastrojme mjedisin/
Keto dite ka filluar nje nisme e mire ne Kosove: Aksioni “Ta pastrojme Kosoven”, per pastrimin e Kosoves nga mbeturinat e hedhura, pleherat. Kjo eshte nje nisme qe duhet perkrahur dhe qe ka qene dashte te filloje shume vite me pare, por me mire vone se kurre. Ne te gjitha vendet e perparuara, te kulturuara, te qyteteruar, mbrojtjes se mjedisit i kushtohet nje vemendje, rendesi te madhe, sepse eshte mjedisi ku veprojme, jetojme e rrisim familjet tona. Per fat te keq, ne Kosove dhe ne viset tjera shqiptare mbrojtjes, ruajtjes se mjedisit nuk i kushtohet rendesi e madhe, ne ende nuk e kemi zhvilluar vetedijen per nje veprimtari te tille me rendesi jetike. Kjo nisme, ky aksion nuk duhet te jete vetem nje veprim qe zgjat per nje kohe te caktuar, por duhet te jete nje kujdes, mision i perhershem, nje angazhim i te gjitheve – bashkeveprim e bashkerendim i puneve te organeve komunale – shteterore dhe qytetareve. Duhen siguruar pajisjet, caktuar pleherishtet (landfill) dhe duhet organizuar mbledhjen e rregullt te pleherave ne te gjitha vendbanimet. Eshte mire qe te vetedijesohen dhe te edukohen njerezit per rendesine e ruajtjes se mjedisit, sepse ne mjedise te pasterta, ne mjedise te shendosha jeta e njeriut eshte me cilesore, me e lumtur. Mjedisi i ndotur jo vetem qe e shemton pamjen e vendit, por edhe e rrezikon shendetin e qytetareve. Duhet patur parasysh edhe riciklimin e materialeve te ndryshme: metale, qelq, plastike, leter, etj. Ky proces jo vetem qe ndikon ne zvogelimin (redukimin) e vellimit te mbeturinave, por edhe mundeson riperdorimin e tyre ne forma te ndryshme dhe puneson njerez – te gjithe jane fitues.
Ta pastrojme skenen politike
Sikurse mjedisi ne Kosove qe ka nevoje per pastrim, ashtu edhe politika, jeta shoqerore – politike, institucionet kane nje nevoje te perngutshme e te domosdoshme per pastrim e ndryshim. Skena politike ne Kosove ka kohe qe eshte ne nje gjendje te trazuar e kaotike, ne nje gjendje te tensionuar e me plot nerva, shkaktuar nga indiferenca, mungesa e perkushtimit, seriozitetit te faktorit politik, partive politike te paprofilizuara mire, qe me fort u ngjajne klaneve e grupimeve te ngushta shoqerore sesa partive qe duhet te mbajne pergjegjesine, barren e zhvillimit te shoqerise kosovare. Kemi nevoje per nje politike te ndershme, te tejdukshme (transparente) me platforme e programe kombetare. Korrupsioni i larte, papunesia e madhe, krimi i organizuar, mosfunksionimi i duhur i institucioneve shteterore, akademike, amullia, mungesa e perspektives, shpreses per nje te ardhme te ndritur, jane vetem disa nga problemet e shumte me te cilat po ballafaqohet Kosova. Pergjegjesine me te madhe e mbajne politikanet dhe drejtuesit e korruptuar te shtetit te Kosoves, te cilet interesat, perfitimet personale i kane vene mbi ato kombetare, madje jane ne gjendje edhe ta copetojne vendin. Me politikane te tille qe me shume shahen e rrahen ne mes vete sesa t’i kryejne detyrimet e tyre kushtetuese, Kosova nuk mund te ecen perpara, nuk mund te gezoje perkrahje, mbeshtetje te gjere nderkombetare. Prandaj, eshte koha qe te gjithe te mendojne se kjo rruge nuk na shpie askund, vetem na çon drejt gremines. Sikurse mbeturinat qe duhen mbledhur e hedhur ne pleherishte, edhe skena politike e Kosoves mund te pastrohet me largimin nga skena e politikaneve te paafte e te korruptuar, arrogante, mashtrues e genjeshtare.
E di qe ky nuk eshte nje proces fare i lehte, sepse keto dukuri negative jene grumbulluar me dhjetevjecare (dekada) te tere, por megjithate duhet filluar nga diku. Qytetaret duhet te vetedijesohen dhe te mos i votojne keta politikane te korruptuar, te kompromituar dhe ne vend te tyre te votojne njerez te rinj e te afte, te pergatitur mire profesionalisht, njerez qe e duan vendin, popullin e tyre, njerez qe kane orientim e vizion pererndimor, njerez qe rrezatojne vlera dhe ne jete udhehiqen nga parime te larta njerezore.
Filadelfia, 16 shtator 2018
Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te komise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.