Nga Ahmet Zani/
Vajza që shihni në fotografi është vogëlushja Melita Hoxha, e cila sapo ka mbushur pesë vjeçe. Vogëlushja 5 vjeçare do të habiste shumë njerëz që e rrethonin nga veprimet e saja. Me dy duart e vockla do të formonte shqiponjën gjatë një ceremonie familjare me të afërmit e saj. E veçanta e Melitës është se ajo jeton në shtetin helen me prindërit dhe qëndrimi në Shqipëri është i përkoheshëm në kohën e pushimeve. Me veprimet e saja me ndërthajren e duarve me Shqiponjën tregon se është shqiptare ndonëse në shtetin fqinj ay ku jeton ka mësuar se është e gjakut të shqipes ndaj treguesi i saj me simbolin e shqiponjës ka mallëngjyer të pranishmit. Melita e vogël është e dëshpëruar nga ajo që pret të fillojë shkollën në gjuhën greke duke i rrëfyer prindërve të saj se i duhen libra shqip të mësojë gjuhën mëmë. Teksa bisedonim me prindërit Dhurim dhe Alketa Hoxha, të cilët e kanë lidhur jetën e tyre në emigrim, tregojnë se Melita është vajzë shumë e zgjuar, ndonëse ka provuar plot tre operacione, dhe është e prirur të studjojë në një shkollë shqipe. Mundësitë janë të pakta të plotësojmë këtë dëshirë vajzës, por kemi mundur të gjejmë libra të ndryshëm në shqip ndonëse ende nuk e zotëron mirë të shkruajë apo dhe të lexojë, por pasioni është vetëm gjuha shqipe të nisë dhe klasën e parë në këtë shtator.
Këtë veprim që ajo ka demonstruar gjatë kësaj ceremonie, të njjëtin veprim realizon dhe në Athinë ku kemi qëndrimin dhe punën, madje pronari ynë dhe shumë shtetas të tjerë grekë e shohin shtrembër Meliten, kur kryqzon duart duke formuar shqiponjën, simbolin e Flamurit tonë kombëtar.
Pesë vjeçarja nga fshati Gjorëm i Kurbinit është një rast i rrallë i kësaj kategorie fëmijësh në emigrim, që kanë ndjenjën e simbolit të shqiponjës, ndonëse jashtë kufinjëve, e duan vendin e tyre, dhe duan të mësojnë gjuhën shqipe, por kjo e drejtë duket se është tepër e largët…