Ministria e Mbrojtjes e Forcës së Sigurisë në Kosovë, memorandum bashkëpunimi me Komandën Evropiane të SHBA/Në ambientet e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, {MFSK}, nën një ceremoni solemne, më datën 16 qershor 2016, u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë të FSK dhe Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lidhur me përdorimin e hapësirës të MFSK për Zyrën e Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes të SHBA, {US-ODC}. Në emër të MFSK, memorandumin e nënshkroi Sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie, ndërsa në emër të Ambasadës së SHBA, e nënshkroi Shefi i Zyrës për bashkëpunim në Fushën e Mbrojtjes. Memorandumi i Bashkëpunimit është në përputhje të plotë me marrëveshjen midis SHBA dhe Republikës së Kosovës, lidhur me Statusin e Forcave të SHBA në Kosovë, {SOFA}, nënshkruar në Prishtinë, më 18 shkurt 2012. Qëllimi i këtij memorandumi është lejimi i shfrytëzimit të hapësirave të caktuara të MFSK, për nevoja të Zyrës për Siguri e Bashkëpunim të SHBA në Kosovë, {US-ODS}. Zyra për bashkëpunim në fushën e Mbrojtjes është përgjegjëse për bashkëpunimin biletaral në fushën e mbrojtjes midis MFSK dhe strukturave ushtarake të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA, Komandës Evropiane të SHBA, të përfaqësuar nga Shefi i Zyrës për bashkëpunim në fushën e Mbrojtjes në Kosovë, {US-ODC}. {Zyra e shtypit e MFSK}.