• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PROJEKT LIGJ PËR MËSIMIN E GJUHËS SHQIPE NË MËRGATË

June 1, 2015 by dgreca

Në mbështetje të neneve 8 dhe 57 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në LIGJIN Nr. 69/2012 PËR SISTEMIN ARSIMOR PARAUNIVERSITAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË, Neni 11 (Arsimimi për fëmijët shqiptarë jashtë vendit), si dhe të përvojës katërmbëdhjetëvjeçare të mësimit plotësues të gjuhës shqipe nga mësues vullnetarë në Greqi e gjetkë,
KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË:
VENDOSI
Neni 1. 

Të njihet mësimi i gjuhës shqipe në mërgatë, shkollat dhe mësuesit.


Neni 2. Shpenzimet për shkollimin shqip të fëmijëve në mërgim miratohen si zë i veçantë në Buxhetin e Shtetit të Republikës së Shqipërisë. 


Neni 3. 
Shkolla shqipe në mërgim është pjesë organike e shkollës shqipe në Republikën e Shqipërisë.

Neni 4. 

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Arsimit dhe e Sporteve të lidhin aktmarrëveshje me të gjitha vendet pritëse të mërgimtarëve shqiptarë në mënyrë që mësimi të zhvillohet në mjediset shkollore, si gjuhë e dytë ose si mësim plotësues i Gjuhës Shqipe.

Neni 5.
Burim për financimin e mësimit të gjuhës shqipe në mërgatë janë:

a.- Buxheti i shtetit;

b– të ardhurat nga shërbimi konsullor në ambasadat dhe konsullatat e Republikës së Shqipërisë në botë:
 c.- dhurimet dhe sponsorizimet; 

d.- të ardhura të tjera të ligjshme.

Neni 6.
Këshilli i Ministrave të nxjerrë aktet nënligjore që rrjedhin nga ky ligj.

 Shënim: Ftoj deputetët, Presidentin, Kryetarin e Kuvendit, Kryeministrin, Ministrin e Punëve të Jashtme, Ministren e Arsimit dhe Sporteve, shoqërinë civile, median e shkruar dhe elektronike, të gjithë ata që e kanë në shpirt gjuhën e bukur shqipe, t’i mbështesin me të gjitha mënyrat mësuesit e gjuhës shqipe në mërgatë që fjala dhe germa shqipe të jetojë ndër breza…
Abdurahim Ashiku
Gazetar-ish mësues
Shënuar më 1 qershor 2015, Ditën Botërore të Fëmijëve

Filed Under: Mergata Tagged With: Ashiku, mergate, Mesimi i gjuhes shqipe

KRIJUESIT SHQIPTARË NË MËRGATË ME PRURJE TË REJA NË LETRAT SHQIPE

November 12, 2013 by dgreca

Shkruan:Shaban CAKOLLI/

Një pjesë e shkrimtarëve shqiptarë, që jetojnë dhe veprojnë në diasporë, kanë bërë dhe bëjnë përpjekje të vazhdueshme individuale apo në grupe të vogla, të lidhen me krijuesit dhe lexuesit vendas, përmes krijimtarisë artistike apo  takimeve të mundshme gjatë pushimeve,në organizime të përbashkëta letrare. Disa krijuesë, tashmë, janë edhe anëtarë të shoqatave letrare nëpër vendet ku jetojnë. Ka autorë që kanë botuar libra të veçantë në gjuhën gjermane, angleze, italiane apo franceze. Ata kanë zgjuar interesim të dukshëm. Për shembull, para një kohe, poezia shqipe që krijohet në Gjermaninë një antologji krijuesish në gjuhën gjermane”Antologjia moderne shqipe”, u paraqit si letërsia e  arrirë e krijuesëve shqiptar në këtë  shtet. Me  kalimin e kohes, disa libra të veçantë të krijuesve shqiptarë, apo në bashkautorësi me krijuesit gjerman, janë në proces botimi,  kan shkëmbyar njohuri midis dy kulturash shqiptaro-gjermane. Krijuesit shqiptarë në mërgatën evropiane, kanë bërë një prurje të re të vlerave letrare si në poezi poashtu edhe në prozë, por edhe në kritikën letrare. Herë-herë ju kemi  njoftuar me biografi shkrimtarësh e poetësh të cilët jetojnë dhe veprojnë në mërgim,por kësaj radhe do u njohim me poetin tanë në mërgim  z.Pal Sokoli.

Pal Sokoli njihet si një krijues i cili krijimtarinë e tij e nisi në moshën e njomë rinore në vendlindje.

Pal Sokoli ka botuar në periodikun letrar që nga vitet tetëdhjetë, në Revistën studentore “Bota e re”, në gazetat “Zëri i rinisë”, “Etja”, “Fjala”, “Rrezja”, si dhe disa cikle me poezi në Revistën letrare”Shtigje”, të Klubit letrar,”Gjon Nikollë Kazazi” të Gjakovës.

 

Me disa krijues të tjerë, ai mori në Wuppertal nismën e formimit të “Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani” dhe  vite me radhë´ishte sekretar i saj. “Gjithmonë, kur sheh se të rrezikohen vlerat e trashëguara, apo të sjella më veti në mërgatë, bëhen përpjekje për t’i mbrojtur ato. Kështu ede Pal  Sokoli ju përkushtua  me gjithë qenien  formimit të një Lidhjeje të Shkrimtarëve që jetojnë në Gjermani, për t’i bashkuar ata, për t’i nxitur të krijojnë. Dhe ja arritëm me formimin e LSHAKSH-në Gjermani. Me të kemi bërë promovimin e shumë krijuesve të rinj, kemi bërë promovimin e 70/80 veprave të krijuesve tanë. Kemi krijuar një urë lidhBiografia e Palit është e dhimbshme. Lufta i mori pesë vëllezër dhe një motër. Megjithatë Pali gjeti forcë që përmes poezisë të sfidojë të keqen dhe tragjedinë: „Krishtlindjet pa ju / Buzmat i gjeta të prerë / aty ku i linim gjithmonë/ thirrjes me çka po vjen / o buzmi bujar? / i mungonin zëra: / Simoni, Krista, Filipi, Pashkja, Gjergji, Kastrioti. / Buzmit i thahej ushqim / në cep të buzës / Sofrës nuk iu sollëm / më shumë se tri herë / mungonin hapat tuaj / vendet e zbrazëta dukeshin si plagë / Filipi, Simoni, Krista, Pashkja, Gjergji, Kastrioti.“ (Poezi e shkëputur nga libri “Kambanë e pëlcitur dhembja”, botuar 2005).Pal Sokoli u  lind më qershor të vitit 1959 në Radoniq, KK. Gjakovë . Ka kryer gjimnazin e shkencave natyrore”Hajdar Dushi” në Gjakovë. Fakultetin Filozofik,drejtimin Filozofi-Sociologji në Universtetin e Prishtinës. Ka të botuara katër vepra letrare dhe është i përfshirë në disa Antologji dhe vepra dhe revista  letrare. Poezitë e Pal Sokolit janë të botuara dhe të përkthyera në gjuhën gjermane, italiane, turke dhe rumune.

 

Familja Sokoli përndryshe i takon familjes së madhe, Paplekaj nga malësia e Gjakovës. Tradicionalisht familja Paplekaj- Sokoli ka ruajtur dashurinë për atdheun edhe kështu shpesh  kanë rënë në konflikt më rendin shoqëror ekzistues. Aktivitetet e kësaj familje u trashëguan më pushkë dhe pendë që nga të parët e tyre, aktiv në Lëvizjen Kaçake(Sadik Gjoni-Paplekaj), pastaj pjesëmarrës në Konferencen e Bujanit(Pashk Sadik-Paplekaj) aktiv për çlirimin e Shqipërisë dhe të Kosovës gjegjësisht të bashkimit kombëtar,(ballisti më i vjetër Zef Sokoli), si edhe pjesëmarrësin e rrugës famëkeqe dhe fatkeqe të Tivarit Brahim Deli Sokoli-(babai)i cili për pak kishte shpëtuar i gjallë. Në luftën e fundit 1999, kishte katër ushtar aktiv në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës(Gjergj Sokoli,  Filip Sokoli-martir, Viktor Sokoli dhe Kujtim Sokoli), njëri ndër të cilët edhe  epror(heroi- Gjergj Sokoli ). Kurse nga kjo luftë mbeten martir gjashtë anëtar të kësaj familje, Filip, Gjergj, Pashke, Siman, Kristë dhe Kastriot Sokoli.

-Pal Sokoli ka botuar dhjetera libra ne poezi,ne antologji poetike,librat e te cilit jane edhe të përkthyara në gjuhë të huaja,por ajo që më le mbresa është”KËMBANË E PËLCITUR DHEMBJA”.Për mendimin tim krijimtaria e Pal Sokolit ka arritur një prurje në veçanti përmbledhja poetike”Kambanë e pëlcitur dhembja”,të cilën e kanë shqyrtuar e vlerësuar kritik të njohur letrarë.E kam lexuar disaherë përmbledhjen poetike në fjalë,ku poezitë e tija janë në raport të mirë me lexuesit e mirëfilltë,komunikuese që ndërtojnë shpirtërisht raportin e poetit me poezinë dhe lexuesit.Krijimtaria e Pal  Sokolit është një lum vërshues,i cili buron nga thellësia e shpirtit të tij qoftë kur pasqyron kohën e kaluar,qoftë kohën në të cilën veprojmë,duke shprehur shpirtërisht dhe realisht ate që ndjenë,qoftë gëzimin apo dëshprimin,duke e ndërthurur mirë me vlerat e vargut në art.Poezia e Pal  Sokolit kapë tema të larmishme,figuracion,cilësi të përmbajtëjes,stil,çiltëri në gjuhën e të shkruarit,e cila mirëpritet te lexuesit dhe lexohet me ëndje.Poezia e mirëfilltë si është poezia e Pal Sokolit kërkon një lexues me njohuri letrare,me shije më të thellë në art dhe në një kontakt më të thellë në ndjenjat e veta.Poezia e Pal Sokolit është me një muzikalitet të lartë,lexuesi i vemendshëm mund të dalloj melodinë e saj që ajo bartë në vete,ajo mund të dëgjohet e shijohet me shqisat e lexuesit të vemendshëm,ashtu si përcillet me shqisa një melodi,vetëm se poezia në vend të notave ka vargun,e një varg i fuqishëm e bënë fisnikërinë e poezisë.Poezia e Pal Sokolit ndihmon lexuesin të pasurohet shpirtërisht,si i tillë Pal Sokoli mbetet i mirëpritur te lexuesit tanë dhe mjaft premtues.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: krijuesti shqiptare, mergate, Pal sokoli, Saban Cakolli

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT