• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Jeta, dhuratë e Zotit, ndarë me të tjerët

April 27, 2023 by s p

Portreti i një patrioti, VATRAN i hershëm, në një libër mbresëlënës.

Merita B. McCormack, MBA

UASHINGTON DC

Libri i shkruar nga Eris Rusi, bazuar mbi rrëfimet personale të shqiptaro-amerikanit Beqir Potka titullohet “American Dream”( Ëndrra Amerikane). Ai tregon aty historinë e jashtëzakonshme të bashkëatdhetarit tonë. Në libër flitet me detaje për realitetin e jetës shqiptare në periudhen e komunizmit, përjetimet e tij si femijë, ëndrrat si adoleshent, energjinë e vendosmërinë si i rritur, ecurinë e jetës në Perëndim dhe vendimin e marë që fëmijë për t’u aratisur nga Shqipëria. Në libër gjithashtu tregohet edhe trajektorja e gjatë e udhëtimit të tij drejt SHBA-së, përmes Greqisë, si edhe disa detaje nga ngjitja e tij në majat e suksesit ekonomik në vendin e mundësive.

Të gjitha këto, me vetë janë histori të veçanta, që prekin thellësisht njeriun duke ngjallur emocione të forta. Sidomos për ata që i kanë përjetuar ato kohë e kanë kaluar nëpër situata të ngjashme. Por çdo shqipfolës, i cilësdo gjeneratë qoftë, në një mënyrë apo në një tjetër do të gjejë aty një pjesë të vetvetes.

Ndërkohë, në të gjithë librin, filli që përshkon atë është fortësia e karakterit të një djali trim, guximtar, të vendosur, fëmijë i dashur e i respektuar ndaj familjes, dhe në veçanti një njeri që mban fjalën e dhënë.

Mbi të gjitha këto cilësi, besimi në Zot e mirënjohja ndaj Hyjit, Krijuesit të gjithëpushtetshëm, është me e dukshmja.

Beqiri dhe Erisi, në një bashkëpunim të frytshëm profesional, që përfundoi në një libër tepër mbresëlënës, kanë sjellë për lexuesin dhe për historinë e kombit tonë një vepër historiko-letrare që duhet të shërbejë si një model për të treguar biografitë e personaliteteve të veçanta, si një thesar historie kombëtare dhe si një udhëzues për ata që duan të arrijnë sukses jashtë vendit e sidomos në SHBA.

Libri fillon me një parathënie të shkurtër të vetë protagonistit, Mr. Potka, ku ai përcakton standardet e tij jetësore “Besimi në Zot dhe Etja për Liri”.

Dy shtyllat mbi të cliat Perëndimi ka ndërtuar shoqërinë, gjenden edhe në shpirtin luftarak të Korçarit, portreti i të cilit shpaloset në libër.

Pikërisht këto motive, Zoti, Familja, Liria e Individit shoqërojne çdo histori, çdo dhimbje, çdo tragjedi apo çdo fitore të protagonistit, vëllait tim të gjakut e të krahinës.

Mr. Potka shpreh mirënjohjen e tij në çdo situatë, ne çdo moment. Ai pastaj shijon frutin e besimit dhe të guximit. Të dyja shkojnë bashkë dhe lexuesi teksa shokohet nga një ngjarje që mund të jetë tragjike ose afër tragjikes, që mund të rezultojë ose që ka rezultuar në humbje jete, nga ana tjetër, ai merr zemër dhe forcohet kur mëson se si Mr. Potka e ka trajtuar situatën dhe se si ka vepruar. Natyrisht supernatyralen e ka gjithnjë pranë. E kjo sjell edhe qetësinë shpirtërore të rrëfyesit por që përcçohet bukur edhe tek lexuesi, e percjellë mjeshtërisht prej fjalës së shkruar nga Eris Rusi. Fjala më e përdorur për keto raste eshte fjala “Ringjallje”, që sinjalizon një risi jete, ngrysja e gdhirja, Lavdi Zotit që jemi gjallë e Lavdi Zotit për mundësinë e jetës. Sa bukur!

Erisi përshkruan takimet në memedhe me Mr. Potka në detaje të bukura, tërheqëse, letrarisht të goditura, me metaforat e duhura dhe mjeshtërisht, i vëmendshëm e ndjek fillin e bisedës ashtu si duhet, pa ndërprerje e pa shkëputje kohore. Ai vëzhgon me kujdes bisedën, pyet për detaje dhe disa herë në fillim kapitujsh bën edhe reflektime që sa herë t’i lexosh aq me të bukura tingëllojnë.

Libri fillon me kujtime e reflektime për familjen e origjinës në Lavdar, më pas në Dvoran të Korcës e përfundon me përshkrime momentesh familjare nga jeta aq bukur ndërtuar nga vetë Mr. Potka dhe bashkëshortja e tij Nevila. Ndoshta autorët nuk e planifikuan si të tillë, por mua më duket si një rreth i bukur që mban brenda një histori kaq të veçantë, e cila fillon me familjen, me ngrohtësinë familjare, me dashurinë prinderore që gjendej brenda asaj që Mr. Potka e konsideron si Shtëpi-Kështjellë dhe përfundon në të njëjtën ngrohtësi e dashamirësi që ai vetë, tashmë prind , e shijon me gruan e me femijët e vet, nën tingujt e muzikës, në çerdhen e tyre në Amerikë. Por ky rreth nuk fluturon në ajër e pa një bazë. Ai e ka bazën dhe mbështetjen në Zot. Mr. Potka, për ata që kanë edhe fatin e mirë ta njohin në person, shpesh herë shpreh mirënjohjen ndaj Zotit dhe e falenderon me zë të lartë e ballëhapur tek thotë: “Perëndia, më ndihmon, Perëndisë ju befsha kurban!” Ishte pikërisht kjo shprehje që u ka bërë përshtypje shumë personave tek kanë ndjekur intervistat e tij në fillim të vitit 2023, në televizionet e Shqiperisë, pas botimit të librit.

Brenda faqeve të librit lexuesi mëson detaje për varfërinë ekonomike shqiptare, për rezistencën e shqiptarit për të mos iu nënshtruar rregjimit dhe shtetit, luftën e brendshme shpirtërore dhe kujdesin për të mos rënë pre e viktimë e çarqeve të rregjimit, përballjen me egërsinë e komunizmit, arrestime, burgosje dhe çregullimet e një jete si ajo që provuam ne si komb në ato dekada të errësirës ideologjike, kur feja u ndalua, Ligji Natyral u zëvendësua me diktaturë politike.

Aty lexuesi mëson për pështjellimet, mendimet, premtimet dhe vendosmërinë për të marrë hapa nga ato që shumë kush kishte frikë t’i mendonte. Arratinë!

Në ato faqe lexuesi mëson për ndjenjat e bukura të dashurisë së parë, frika nga pakujdesitë në komunikim dhe dështimet personale që vinin si pasojë e jetës politike shqiptare në atë kohë.

Por në libër mëson dhe për virtytet e rinisë shqiptare dhe në rastin konkret të Mr. Potka. Një veti e tij është guximi dhe vendimarrja. Kjo bie në sy në rrëfimet e tij për jetën në Shqipëri, vetëdisiplinimi, premtimi, lidershipi në organizimin e arratisë por edhe më tutje në jetën pas ndodhive madhore të rinisë së tij.

Një qartësi e madhe , një disiplinë profesionale, një korrektësi që meriton respekt, të gjitha këto, formuar në Lavdar të Korçës, bartur ne Nju York, Boston e Nashville, manifestohen qartë tek ky personalitet amerikan me origjinë e me këmbë në tokën shqiptare.

Një gjë që nuk mund të lihet pa përmendur është rrëfimi në libër kur Mr. Potka perballet me situata të vështira. Ai në ato raste, jo vetem që nuk e le pas dore besimin, por ai intesifikon falenderimin, lutjen ndaj Perendisë, rrit shpresën e besimin në Zot dhe i jep shërbimin e tij te tjerëve. “Ne marrim kur japim”- kjo shprehje famoze e një shenjtori, e ka motivuar dhe vazhdon ta motivojë këtë shqiptar të sukseshëm në SHBA.

Në libër nuk mungon as humori dhe as vetë egzaminimi , me përulësi dhe dashamirësi. Mund të them se Mr. Potka është një thesar i yni të cilin unë e çmoj dyfish meqë e kam edhe nga ana ime!

Detajet e tjera, për të mos hequr kërshërinë e lexuesit nuk po i ndaj.

Por mund të them se libri në fjalë është një ndër të paktët libra në gjuhën shqipe që e kam lexuar brenda tre ditësh dhe më ka lënë mbresa të jashtëzakonshme. Faleminderit Mr. Rusi dhe Mr. Potka për dhuratën letrare e historike që na sollët!

Filed Under: LETERSI Tagged With: Merita B. MCCormack

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT