Nga Enver Bytyci /
Tirane 3 Maj 2016- Sot eshte nje dite historike. Kosova fitoi legjitimitet nderkombetar ne sportin me te rendesishem, ne futboll. U be anetare e FIFA-s. Perseri nje britanik u be avokati i saj, pa ndihmen e ekspertizen e te cilit nuk kishte shans. Nga ana tjeter, ne vazhdojme te mburremi me “forcat tona”. Ne kemi dhe patem vetem nje te drejte, te qajme nga gezimi, por jo te mburremi. Tani Kosova ka vetem nje detyre: T’i mbledhe djemte e saj e te krijoje ekipin e sfides e te fitores. T’i munde ne fushen kundershtare e te veten te gjitha ekipet, sidomos ato te Spanjes, Greqise, Qipros, Rumanise e Sllovakise. Pse jo dhe ekipet e Serbise e te Rusise. Atehere do ia vlente mburrja. Kjo do t’i jepte Kosoves legjitimitetin e plote nderkombetar. Kjo do ta sfidonte gjithashtu politiken e korruptuar. Por qe djemte e Kosoves te mblidhen nga ana e anes, duhet te kapercejne presionin e Shqiperise per te krijuar nje kombetare te perbashket. Duhet te kapercejne presionin e Zvicres, apo ku di une tjeter. Kombetarja e Kosoves eshte e duhet te jete me e mira ne Europe e ne bote. Kjo nuk eshte deshire, eshte mision. Nje mision qe i kalon emocionet e Kuq e Zinjve. Kush do t’ i mbaje bashke dy kombetaret, ben loje politike, prandaj nuk ka qellim qe me vendimin e sotem te realizohet nje mision. Prandaj i bej thirrje te gjithe djemve futbolliste te Kosoves, kudo qe jane neper bote a ne Shqiperi: Te bashkohen ne Prishtine e ta bejne Kosoven qendren e vemendjes futbollistike ne kontinent. Ju i keni te gjitha mundesite. Shansi sot erdhi ne duart tuaja. Mos e leshoni nga dora! Merrni po te mundeni me vete edhe Xhani de Biazin!