Shoqata Atdhetare Dibra në Staten Island – New York, ka marrë faleminderime dhe përgëzime për këto aktivitete, në rrjetet sociale, Facebook, Tweeter, Instagram e tjerë, nga mijëra dibranë, jo vetëm në SHBA, por edhe nga qyteti i tyre Dibra e Madhe, dhe Europa, ku jetojnë më së shumti dibranët/
Nga Beqir SINA/
STATEN ISLAND NYC : Shoqata Atdhetare Dibra, në ishullin Staten Island New York, e ka nisur punën e saj, mbas zgjedhjeve të reja, me një serë aktivitetesh – Për katër muaj ajo ka pasur një “bum” aktivitetsh, të cilat tregojnë jo vetëm se kryesia e re, dhe kryetari i saj, po bëjnë një punë të shkëlqyer në komunitet, por se edhe është rritur isnteresimi dhe besimi tek shoqata dibrane , nga komuniteti dibran, sidomos, ajo që i ka munguar gjithë komunitetit, rinia dibrane në Amerikë, të rinjët e të rejat, edhe nga ato të lindura e të rritura në SHBA.Kryetari i ri Dashnor Mifatri, i cili e mori drejtimin e kësaj shoqate, në javën e fundit të janarit të këtij, viti, (22 Janar 2016), Shoqatës, nga më të parat në komunitet dhe më të dalluarat për komunitetin shqiptarë, në SHBA, me ekipin e zgjedhur prej tij, po e çon përpara shoqatën, dhe tregohet mjaft optimist për të ardhem e kësaj shoqate.
Ai së bashku me një grup të rinjësh e të reja dibrane, të cilët duket se janë mjaft entusiastë, dhe të përkushtuar, me nivel të lart shkollimi, marrë në disa nga universitetet prestigjoze këtu në Amerikë,e kanë ndryshuar pothuajse krejtësisht, edhe mënyrën e funksionimit të SHAD-it, pra, mbarëvatjen dhe pamjen e saj, duke i dhënë SHAD-it, një pamje të re, e cila fillon prej nga zyrat e saj, logon, paisjen me teknologji moderne, dhe ajo që të tërheq vëmendjen janë shtimi i aktiviteteve që po bashkojnë komunitetin dibran në këtë zonë.
E cila, ka qenë traditë dhe kulutrë në komunitetin dibranë. SHAD, sot duke u nisur nga përvoja e kaluar e drejtuar me mjaft sukses nga kryetarët paraardhës, po punojnë, që ti kthejnë atë bukurinë kësaj shoqate, e cila qe për dy dekada një Shoqatë shembullore në komunitetin shqiptarë me aktivitetet e saj madhështore, dhe me vlera dhe rëndësi të mëdha edhe në çështjen kombëtare.
Shoqata Atdhetare Dibra, në ishullin e “Dibranëve” Saten Island – New York, ku mendohet se jetojnë, aktualisht rreth 15 mijë dibranë, mbas zgjedhjeve të reja, dhe kryetarit e kryesisë, të gjithë të rinjë e të reja, përfshirë dhe përvojën e atyre, që e krijuan dhe e udhëhoqën këtë shoqat për dy dekada, me dinjitet, dhe sukeses, të plotë, po sjellin tani gjëra të reja jo vetëm në këtë shoqat, por dhe komunitetin dibranë në Amerikë.
Kjo, shoqatë, duke kërkuar për një mënyrë të veçantë, për të organizuar e mbajtur aktivitete në komunitetin dibran, organizojë fillimisht një aktivitet mbresalënës, me ato që ne krenohemi të gjithë, pra Nënat, tona, vetëm 3 muaj pas zgjdhjeve, duke vendosur në jetë, një ide të tyre lakmiqare, e cila, kishte të bëntë me njërën prej mënyrave, që ata kan zgjedhur për të gëzuar Nënat e gratë e tyre.
Pra, të kalojnin një ditë të këndëshme dhe argëtuese, pa lodhje, pa punët e shtëpisë, pa shoqërimin dhe mbajtjen e fëmijve nipërve e mbesave, ose si thanë ata me shakat e bukura dibrane, ”Vjerrat pa nuset e tyre, sepse, shkaja dibrane nuk mungonë, sipas tyre, dhe ndoshta nuset ishin më të gëzuarat një ditë pa vjerrat”, me një eskursion në Uashington, DC, Kopshtin e “Qershive Japoneze”, Shtëpinë e Bardhë,Memoralin Linkoln dhe ndërtesën e faëshme Kongresin, Capitol Hill.
Mirëpo, Shoqata Atdhetare Dibra, dy javë më parë në zyrat e reja të saj në Saten Island, në bashkëpunim me avokatin dibran Fatos Koleci, ua mundësojë të gjithë dibraneve, një ditë shërbimi falas( consulting) për çështjet të imigracionit, në komunitetin dibran.
Takimin e ashtuquajtur Prezantim : “Ask an Immigration Lawyer” – “Pyete Avokatin e Emigracionit ” me avokatin e njohur dibran në SHBA, Fatos Koleci, i cili është me experiencën e tij 20 vjeçare, u mbajtë më 7 maj, ku ai i dha disa këshilla, për hallet e problemet mbi çështjet e immigracionit.
Në faqen e internetit të SHAD, thuhet se Avokati Fatos Koleci, është angazhuar për edukimin e komunitetit tonë, të interesuar për të mësuar në lidhje me ligjet e emigracionit te SHBA-ve. Ai mbajti një prezantim gratis-falas, të titulluar “Pyete Avokatin e Emigracionit” si një shërbim për të ndarë njohurinë e tij të emigracionit dhe ekspertizën me publikun e gjerë.
Dibranët, në Nju Jork, e për rreth tij, duke marrë pjesë në këtë prezantim, u tha se ishin në gjendje të merrnin një konsultim ligjor, më të informuar për gjendjen( case) e tyre të veçantë të emigracionit.
Prezantimi si e cekem ishte i lirë(falas- free) dhe përfshinte, thonë ata, zhvillimet e fundit legjislative të emigracionit, informatat më të fundit nga USCIS (Shërbimi i Emigracionit dhe Nenshtetësisë i Shteteve të Bashkuara) dhe tendencat më të fundit në ligjin e imigracionit, sidomos mbas dekleeratave “bombastike” të kandidatit republikan Donald Trump.
Gjithashtu, shoqata Dibra, njoftoi se ata kan diskutuar edhe llojet e ndryshme të peticioneve (lutjeve) jo-emigruese dhe emigruese qe ekzistojnë në dispozicion, elementet pro dhe kundra të tyre, si dhe hapat e nevojshme që kërkohen për çdo procedurë.
Simbas tyre, ky i ashtuquajtur Prezantim : “Ask an Immigration Lawyer” – “Pyete Avokatin e Emigracionit ” me avokatin e njohur dibran në SHBA, Fatos Koleci ka qenë i përshtatur që të përfshijë çështjet e rëndësishme te emigracionit që janë me interes te veçante për të pranishmit.
Ata thonë se në projektimin e prezantimeve të tyre ishin disa çështje informuese dhe që ju ofrojnë metoda unike për zgjidhjen e problemeve, atyre dibranëve që kan me imigracionin. Prezantimi është i përbërë nga dy pjesë: një prezantim dhe një Pyetje dhe Përgjigje seancë.
Prezantimi i avokat Kolecit, ka mbuluar me këtë rast, një shumëllojshmëri të gjerë të çështjeve të rëndësishme të emigracionit, e cila u tha se ka për të vijuar nga nga një seancë me Pyetje dhe Përgjigje për çështje që i prokupojnë më së shumti në lidhje komunitetin dibran në SHBA.
Kurse, veprimtarinë më të fundit, ata e kan quajtur :”Një natë e bukur mes dibranëve në ishullin Staten Island në New York,” kështu të paktën na tha kryetari i kësaj shoqate Dashnor Danny Mifatri, e quajtë një mbrëmje rinore me rinjët e të rejat dibrane, mbajtur mesjavën e kaluar, tha ai , duke faleminderuar në mënyrë të veçantë, me ketë rast, edhe Adhurim Kajën, që na solli këtë foto – album, i cli fletë “më shumë se 1000 fjalë”, se sa bukur e kan kaluar këtë mbrëmje rinia dibrane në Amerikë.
Ai shkruan në statsuin e tij në medien sociale Face Book, se :” Shoqata Atdhetare Dibrane organizojë këtë eveniment,( aktivitet ) mbrëmje rionore, për komunitetin Dibran në Amerikë, sidomos, për të bërë së bashku, qoftë edhe me një natë si kjo, rininë Dibrane, e cila është shpresa dhe e ardhmja e jonë në këtë komunitet”.
Ideja e kesaj mbrëmje, shtoi kreu i dibranëve, është, që të takohemi të gjith se bashku në një ambient shumë shoqëror, ku të kishim mundësine të diskutojmë për shoqatën, aktivitete dhe mbarvajtjen e saj, si dhe për jetën tonë të përditëshme, të lidhemi dhe të jemi sa më afër me njëri tjetrin “ të japim ide, sugjerime për aktivitetet e ardhshme të shoqatës” tha zoti Miftari..
Andaj, kujtojë ai kemi thenë se Shoqata Atdhetare Dibra në Staten Island New York, është e hapur për të gjithë Ju! që jeni të gatshëm të punojmë bashkarisht për komunitetin tonë në Amerikë.
Kësaj mbrëmje të bukur me rininë Dibrane, në New York, njoftohet se iu bashkëngjittë edhe me një donacion të mirë edhe Klubi i Futbollit Korabi, nga New Yorku, anëtarët e tij, si dhe disa veprimtar e biznesmen të suksesshëm të tjerë dibranë në Nju Jork.
Siç tregojnë dhe fotgrafitë e Adhurim Kajës, mbrëmja rionore, për komunitetin Dibran në Amerikë, ka qenë një natë e bukur mes 150 dibranëve të pranishëm në eventin të parë të tyre, të kësaj natyre, këtu në Staten Island, New York.
Në fjalën përshëndetëse, kryetari i shoqatës, Dashi Mifatri, ka thënë se prezenca kaq e madhe e femrës – pra vajzave dibrane, ne këtë mbrëmje, natyrisht, që tregoi edhe atë nivelin e lart të kulturës dibrane, që sot po e bartin familjet dibrane në SHBA, duke e bër Shoqatën tonë, që të na shërbej të gjithëve, dhe sa më mirë, edhe fëmijëve tanë.
Ai ndau edhe faleminderim të perzemërt edhe për donatorët fillestar që siç thotë ai, “na dhanë shpresë se gjërat do të shkojnë në rrugën e duhur, dhe se s’jemi të vetëm në këtë sakrificë”.
Kreu i dibranëve, premtojë se ai dhe grupi(kryesia) e shoqatës, do t‘ju garantojë, që cdo dollar do të shkon në vendin e duhur! Mbasi: “Transparenca, tha ai është e domosdoshme këtu në Shoqatë, por mbi të gjitha ështe “Besa” që ne kryesia ju kemi dhënë që tju shërbejmë me krenarin më të madhe’”.
Të pranishmit nga ana e tyre e faleminderuan në vecanti kryetarin z. Dashnor Miftari, i cili me plot fjalën ka punuar më shumë se krejt ne kryesia, që këto aktivitete të jenë kaq e bukur! por edhe Bordi drejtues: Arbër Kuka, Nderim Marke, Bekim Pacuku, Besar Dika, Gazmend Kërkuti, Zarife Kolari, Ardita Torozi, Bekim Kosovrasti, Ibrahim Rexha dhe Bekim Papraniku.
Në fund është, për tu permendur edhe një fakt i veçantë se Shoqata Atdhetare Dibra në Staten Island – New York, ka marrë shumë faleminderime dhe përgëzime, nga dibranët, për këto aktivitete, në rrjetet sociale, Facebook, Tweeter, Instagram e tjerë, nga mijëra dibranë, jo vetëm në SHBA, por edhe nga qyteti i tyre Dibra e Madhe, dhe Europa, ku jetojnë më së shumti dibranët.