• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MËSIMET QË OFRON RUMANIA…

February 13, 2017 by dgreca

 “DRITA QË PO DEPËRTON TEJPËRTEJ KORRUPSIONIT”

                                       1-Frank-shkreli-2-300x183

Nga Frank Shkreli/

_86513085_029971431Për dy javë tani në Rumani po vazhdojnë protestat kundër korrupsionit politik në atë vend të anëtar të NATO-s dhe të Bashkimit Europian.  Ç’prej antarësimit në Bashkimin Evropian në vitin 2007, Brukseli i ka bërë thirrje vazhdimisht Bukureshtit zyrtar që të konsolidonte reformat demokratike dhe të luftonte korrupcionin qeveritar dhe politik, por siç duket jo me shumë sukses.  Megjithë temperaturat shumë të ulta të këtij dimri, këto protesta paqësore – të cilat në kulmin e tyre kishin një pjesëmarrje prej gjysëm milioni demonstruesish anti-qeveritarë — ishin më të mëdhat ç’prej shëmbjes së regjimit komunist dhe të ekzekutimit të diktatorit komunist rumun, Nicolae Ceausescu dhe bashkshortes së tij, në vitin 1989.  Ndërkaq,  përveç kryeqytetit Bukuresht, protestat janë përhapur anë e mbanë vendit, përfshirë ndër të tjera, edhe qytetet Cluj, Sibiu dhe Timisoara.

Viktima e parë e këtyre protestave anti-korrupsion duket se ishte   Ministri i Drejtësisë, Florin Iordanche i cili dha dorëheqjen javën që kaloi — në një përpjekje për të qetësuar protestuesit rumunë të zemëruar me korrupcionin e qeverisë social-demokrate.   Protestuesit dolën në rrugë për të protestuar kundër një dekreti anti-korrupcion të qeverisë, i cili sipas protestuesve, në të vërtetë, ishte një përpjekje për të dobësuar ligjin anti-korrupcion dhe kodet penale kundër korrupcionit të vendit, në përgjithsi.  

Ndërkaq, nën presion nga Brukseli dhe si përfundim i presioneve publike ndaj qeverisë për të luftuar korrupcionin, Rumania kishte emëruar më heret një prokuror të veçantë pranë Drejtorisë Kombëtare për Anti-korrupcion, i cili megjithë kufizimet në punën e tij, ka shënuar deri diku një sukses të dukshëm në hetimin e zyrtarëve të lartë, hetime të cilat thuhet se kanë përfunduar në arrestimin e disa prej “peshqve të mëdhej”, nën akuza për ushtrim të korrupcionit në detyrë.  Por duket se asnjë nga këto masa të ndërmarra deri tani nga qeveria rumune kundër korrrupcionit nuk i kanë kënaqur qytetarët rumunë, duke shkaktuar kështu që qindra mijëra prej tyre të dalin rrugëve të qyteteve kryesore rumune për të vazhduar protestat, për dy javë tani pa ndërprerje, — dhe jo vetëm kundër korrupcionit politik, megjithse zemërimi kryesor i tyre drejtohet kundër korrupcionit në radhët e të ashtuquajturit “establishmentit” politik.  

Korrespondenti i Radios gjermane Deutsche Welle, Peter Janku, në një raport nga kryqyteti rumun i cilëson protestat e rumunëve si një simbol se, “Evropianët janë të vetdijshëm tanimë se njerëzit nuk duan të pranojnë gënjeshtrat dhe padrejtësitë, si ato të udhëheqësve siç janë Putini dhe Erdogani.”  Korrespondenti gjerman ka botuar gjithashtu një fotografi të protestave masive në Bukuresht, ku mijëra protestues natën mbanin të hapur dritën e telefonave të dorës, duke e cilësuar atë dukuri si, “Drita që po depërton tejpërtej korrupcionit.”  Ndërkaq, ndër pllakartat  politike që mbanin në dorë protestuesit rumunë dalloheshin mbishkrimet: “Mos Vidhni!”, “Një Hajdut, Dy Hajdutë, Tre Hajdutë, Të Gjithë Hajdutë”, dhe “Poshtë Korrupcioni!”  Media të ndryshme raportojnë se, kërkesave të deritanishme anti-korrupcion të protestuesve — tani i është shtuar jo vetëm thirrja për dorëheqjen e qeverisë së qendrës së majtë të Kryeministrit Sorin Grindeanu por edhe kërkesa për një stil tjetër qeverisjeje, megjithse qeveria ka thënë se nuk do të japë dorëheqjen.

Euro News njoftoi dje se numri i protestuesve rumunë nuk është aq i madh sa ishte në fillim të protestave, por sipas këtij enti lajmesh, ata nuk janë të kënaqur nga koncesionet e deritanishme të qeverisë dhe mbeten edhe më të vendosur për plotësimin e kërkesave të tyre.   Euronews citon një prej prtotestuesëve, i cili duket se përfaqëson mendimet e shumë bashkqytetarëve të tij, të ketë thënë se përveç se janë në shesh gjithnjë për të protestuar kundër korrupcionit zyrtar, është shprehur se “Ne jemi këtu sepse dëshirojmë të kemi një komb, të kemi një shtet më të mirë.  Duam drejtësi. Duam që të drejtat tona të merren parasyshë dhe të resepektohen”, duke shtuar se, “Ne nuk jemi këtu në shesh për rritjen e pagave ose të pensioneve tona.  Ne gjëndemi këtu në mbështetje të një parimi, ne jemi këtu për një ideal, për një ideal që na bashkon dhe si të tillë jemi më të fortë”, u shpreh një protestues rumun për Euronews.   Ndërsa gazeta Nju Jork Tajms citon protestuesin Bogdan Bogdaniu, një ekspert i teknologjisë informative, i cili shpjegon për gazeten amerikane arsyen e tij të pjesëmarrjes në protestë.  “Unë kam ardhur të protestoj këtu, për t’u treguar atyre (pushtetarëve) se nuk mund të qeverisin në këtë mënyrë, ashtu si të duan vetë.  Nuk mund të na mashtrojnë më as nuk mund të na blejnë me para.  Rumunët janë zgjuar dhe nuk mund të na mashtrojnë më”, u shpreh protestuesi rumun për gazetën amerikane.

Dihet se korrupcioni vazhdon të jetë një sëmundje e rëndë shoqërore në shumicën e vendeve ish-komuniste, diku më shumë e diku më pak.  Kështuqë, mbështetsit e luftës anti-korrupcion anë e mbanë Evropës, i shikojnë protestat e qindra mijëra rumunëve kundër korrupcionit qeveritar, si shumë inkurajuese dhe shpresëdhënse.  I shikojnë si një zgjim i turmave të popullit që nuk durojnë më.  Për këtë, rumunët meritojnë respektin e të gjithë atyre që janë lodhur tanimë, jo vetëm me korrupcionin por edhe me despotizmin dhe keq-qeverisjen e pushtetarëve, jo vetëm në Rumani, por edhe anë e mbanë Evropës ish-komuniste – përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën.  Me lëvizjen e tyre popullore paqësore të këtyre dy javëve të fundit, rumunët janë gjithashtu shëmbull për të gjithë ata që seriozisht dëshirojnë të luftojnë korrupcionin në aparatin shtetëror duke treguar kështu vendosmërinë dhe vullnetin e masave të gjëra të popullit, në mbështetje të realizimit të premtimeve të dhëna e të bëra nga politikanët.  Klasa politike kudoqoftë, nuk guxon të mendojë se edhe pasi të ketë fituar shumicën, ajo ka një  ‘Card Blanche’ për të qeverisur, se mund të sillet si të dojë, madje edhe në një mënyrë që e konsideron veten mbi ligjin dhe se ligjet nuk janë për ta. Askush nuk guxon të jetë mbi ligjin.  Prandaj, lufta kundër korrupcionit — qoftë në Rumani, qoftë në Shqipëri ose në Kosovë dhe kudo tjetër — duhet të vazhdojë me protesta paqësore, sepse kjo është njëkohësisht edhe një luftë në mbrojtje të demokracisë së vërtetë dhe e të drejtave të barabarta para ligjit dhe drejtësisë, për të gjithë qytetarët, pa dallim.  

Filed Under: Politike Tagged With: Frank shkreli, MËSIMET, QË OFRON RUMANIA

Artikujt e fundit

  • “UNË JAM ANEMONE” NJË LIBËR NË KËRKIM TË DREJTËSISË DHE DËNIMIT TË KRIMEVE SERBE NË KOSOVË
  • DRITAN ABAZOVIQ, DRITE NE ERRESIREN POLITIKE TE BALLKANIT
  • Përvoja 15 vjeçare e Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit New York
  • Lunxhëria visi me heshtje dhe kambana me gjuhë
  • Piktorja gjen optimizmin e jetës përmes ngjyrave, stili abstrakt shkon përtej mendimit
  • Po Dibres, Jo “SKAVICES”!
  • Si i grabiste regjimi komunist emigrantët
  • Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi priti sot në takim shefen e Zyrës së Greqisë
  • “Arbëreshët midis realitetit dhe mitit: vështrim i shkurtër historiko-kulturor”
  • JOSHJA E PYLLIT TË KUQ
  • Nertila Sinameta mes Shqipërisë, Italisë dhe Kinës
  • SHENJTORËT SI PROMOVUES TË FQINJESISË SË MIRË
  • PRESIDENTI JOHN F. KENNEDY, BERLIN, 26 Qershor1963: “ICH BIN EIN BERLINER”, “Unë jam qytetar i Berlinit”
  • 7 KORRIK 2022, KUR “PRANVERA E PROTESTAVE” VJEN NË VERË
  • BISEDA E PRESIDENTIT BILL CLINTON ME HASHIM THAÇIN RUAJTUR NË BIBLIOTEKËN PRESIDENCIALE “WILLIAM JEFFERSON CLINTON”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT