• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

JU TREGOJ PER URTI OSMANIN,“MËSUESE E POPULLIT”…

May 23, 2015 by dgreca

Nga: Prof. Murat Gecaj/
1.Ndoshta, jo të gjithë e njohin ose dinë, sa duhet, për Urti Osmanin-“Mësuese e Popullit”, me banim në kryeqytetin tonë. Ajo është bashkëshorte e të ndjerit prof. Shefik Osmani dhe tërë jetën është marrë me çështje të arsimit tonë kombëtar, me studime dhe botime në këtë fushë të rendësishme të jetës. Por, e dukshme u bë kjo gjë, sidomos, pas ndarjes përgjithnjë nga jeta të shokut të pandarë të jetës (Shkodër:20 maj 1923-Tiranë:21 korrik 2013). Megjithëse e moshuar, pra që i ka kaluar të 80-tat, ajo ia nisi punës me përkushtim të veçntë që t’i botonte dorëshkrimet e të shoqit, vazhdim i mjaft librave të tjerë të tij.
Shënoj këtu se, me raste, kam shkruar për këto botime, që Urtia përgatiti e botoi në vitet e fundit. Libri i parë i saj ishte “Përjetë me Shefikun”(Tiranë,2013). Siç kuptohet edhe nga titulli, me dhimbje, por edhe me krenari të ligjëshme, aty shkroi për jetën e tyre të përbashkët, punën e botimet, për udhëtimet në disa shtete, sidomos në diasporën shqiptare etj. Por ajo mendoi se nuk ishte e mjaftueshme që ta ndërpriste punën vetëm me këtë libër. Në Akdeminë e Shkencave u organizua një Konferencë përkujtimore, në nderim të prof.Shefik Osmanit. Temat e paraqitura aty, por dhe shkrime të tjerë, Urtia i botoi në librin tjetër, “Vlerësime për prof.dr.Shefik Osmanin”(Tiranë, 2014). Më tej, ajo i hapi dosjet me dorëshkrimet, që kishte lënë ende të pabotuara bashkëshorti i saj. Kështu, pas një pune këmbëngulëse, përgatiti dhe botoi librin e parë, pas ndarjes nga jeta të tij, pra me emrin e prof. Shefik Osmanit. Ai mban titullin “Ligjërata dhe shkrime të zgjedhura”(Tiranë, 2014)”.
Ndoshta, nuk është e nevojshme të ndalemi këtu në përmbajtjjen dhe vlerat e librave të prof. Sh.Osmanit, të mbetura dorëshkrim dhe që ka përgatitur e botuar, radhazi, Urti Osmani.
2.
Rasti e sollli që pas vizitës, që i bëmë këto ditë në shtëpinë e saj, me prof. Kolë Tahirin, psikolog e pedagog me banim familjarisht në Bruksel, që nga viti 1997, përsëri u takova sot për një kafe, me këtë studiuese dhe punëtore të palodhur. Ndër të tjera, e pyeta nëse e kishte mbaruar librin e radhës, sigurisht me emrin e bashkëshortit të saj. Ajo më shprehu kënaqësinë, se e kishte dërguar për shtypje, në ShB “Filara” të Tiranës dhe përmban ndihmesën e prof. Shefik Osmanit, në fushën e filatelisë shqiptare, të cilën ai e pati me aq pasion, gjatë tërë jetës. Por Urtia më tregoi se kishte dërguar në shtyp edhe librin e shtatë, pra atë me bibliografinë e botimeve të shumta të prof. Shefik Osmanit.
Të gjithë këta libra janë përgatitur në Shtëpinë Botuese “Filara” të Tiranës, me kujdesin e veçantë të çiftit Fatmiroshe e Fatmir Xhemalaj, të cilët Urti Osmani i falënderon përzemërsisht. Po kështu, ajo shprehet me mirënjohje për të gjithë miqtë e studiuesit, të cilët kanë dhënë ndihmesën e tyre, me redaktime, shkrime dhe recensionet, në këta libra.
Më tej, Uria u shpreh: “Mendoja se, me këta 7 tituj, e kisha mbaruar detyrën, që i caktova vetes, në botimin e librave, si për atë dhe të vetë Shefikut, që ai i la dorëshkrim. Por nuk ishte kështu. Duke shfletuar dosjet e tij, gjeta edhe mjaft punime të tjerë, kryesisht me tematikë çështjet e arsimit fillor. Pra, tani do ta vazhdoj më tej punën time, që të botoj edhe një libër tjetër të kësaj fushe, duke shënuar në të, Nr.2. Pra, do të jetë pas librit të mëparshëm për ciklin e ulët, i cili nuk ka vetëm pak kohë, që ka dalë nga shtypi”.
Ndër të tjera, Urtia më tregoi se libri i parë për ciklin e ulët ishte mirëpritur, si nga pedagogët, por kryesisht nga studentët e degës së atij cikli, në Universitetin e Shkodrës, të cilët janë njohur me përmbajtjen e tij. Sepse aty ata gjejnë trajtime me vlera, pra që u nevojiten, si në temat e kursit, të diplomave ose për masterin. Por, gjithashtu, unë mendoj se edhe në institucione të tjera të larta të vendit tonë, shtetërore ose private qofshin, është e dobishme që të shkojë e të përdoret ky libër, ashtu si dhe librat e mëparshëm, me emrin e prof. Shefik Osmanit.
Në fund të bisedës, me studiuesen e pasionuar Urti Osmani-“Mësuese e Popullit”, e falënderova përzemërisht për punën e palodhur e profesionale, që ka bërë, në publikimin e trashëgimnisë të pasur dhe të çmuar të bashkëshortit, prof. Shefik Osmani, Laureat i “Çmimit të Republikës” dhe “Mësues i merituar”. Aty, ne bëmë bashkë dhe një fotografi, për kujtim, me të cilën po e shoqëroj këtë shkrim modest.
Tiranë, 23 maj 2015

Filed Under: ESSE Tagged With: “MËSUESE E POPULLIT”…, JU TREGOJ PER URTI OSMANIN, Murat Gecaj

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT